
Postuar mė parė nga
Henri
Pa ma pasur frikėn kėsaj radhe bėj durim edhe mė dėgjo. E nėse do te marresh nje sy gjumė gjatė kohės qe une do flas, a belbezoj a mėrmėrit (se kam per t'i bėrė tė gjitha kėto e mė shumė) kujtohu tė zgjohesh kur tė shqiptoj "ja pra"; at'herė do t'i kem dalė nė fund gjithė kėsaj marramendjeje, pėrplasja e shthurur e sė cilės po mė bezdis mė shumė se dhembja e njė dhėmballe tė syrit. E kėto tė fundit te therin vertet kur kujtohen te dhembin.
Kam filluar vėrtet t'i respektoj ata qė mė thonė se me mungon vullneti. Qoftė ata qė ma hedhin kėtė "akuzė" ne ikje e sipėr, pas nje ore lutjesh e pėrsiatjesh pėr tė luajtur futboll a per te shkuar per ski me ta, qoftė ata qė ulen durimisht bri meje, mbledhin gjithe gjakun e ia kthejne ngjyrėn nė dhimbje, e fjalet i masin me kutin e ndienjės. Madje kėta tė dytėt i respektoj mė shumė, deri nė dashuri. Pėr tė vetmen arsye se kanė marrė mundimin tė mė njohin.
Ja pra, qė tani
oh jo jo, mos u zgjo, nuk kam mbaruar akoma, mė fal
qė tani e tutje, tani qė tė gjithė ata-tė cilėt ma shkundin plogėshtinė e pėrtėrijnė deshiren time per ti degjuar- e dinė mė nė fund se mua mė mungon vullneti, unė nuk kam pse fshihem mė. Ndaj tė ula kėtu bri meje sot, qė tė jesh ti i pari qe do tė mė shohėsh tė zhveshur.
- Ke njė ēakmak?
- Ke njė cigare pėr mua?
- Kam.
- Shkėlqyeshėm!
- Mbaji dy, e kam paketėn plot sot.
Hundėn ma ēpon njė erė e qelbur kėllirėsie. Goja e palarė, flokėt e kthyera nė postiqe nga pakrehja ose ndonje mi i ngordhur e i plasur nė djerrinėn pas shpinės sė tij duhet te jenė patjetėr mbartėsit e kėsaj qelbjeje parazitare. Unė jam vetėm gjashte a shtate minuta larg shtepise, dhe kur mendoj se do te jesh aty duke me pritur, u jap hov kėmbėve e zbėrthej kopsat e trikos pėr tė nxituar mė lirshėm. Jeta ime do tė ishte shume mė e lehtė e gazmore sikur klima te ishte ne varesine time, me sakte, ti binte asaj barra te vishej sipas trilleve te trupit a mendjes sime. Po ty nuk te thirra per tu ankuar pėr klimėn, pasi mesa kam parė ti i vuan po njesoj si une kapriēot e saj.
Qė kėtej e tutje unė kam vendosur tė mos bėj asgjė, madje tė mos bėj as asgjėnė. Por para se tė tė pėrshkruaj mė imtėsisht sesi do tia dal mbanė kėsaj, prit te te tregoj pse dhe si e mora kete vendim. Jo, nuk ishte thjesht nje nga ėndrrat e mia tė radhės qė mė pėshpėriti nė vesh se duhej tė filloja tė mos bėja asgjė, megjithėse duke pasur parasysh veprime tė tjera tė miat qė janė kushtėzuar nga zhbirime ėndrrash, nuk mė habit fare fakti se hamendja jote e parė ishin ėndrrat. Thellė thellė, shkas i kėtij vendimi ka qenė njė lloj i veēantė i familjes ėndėrrore ėndrrat me sy hapur e trurin zgjuar. Dreq, po mė ngatėrron tani, ēpate qė i pėrmende ėndrrat?!
Me sy hapur, e trurin zgjuar. Mė tepėr se kaq. Qėkur smbahet mend kam filluar mė parė tė di se ēdo tė bėhesha sesa cila isha. Cila isha nuk kishte rėndėsi, kurse lista e atyre qė doja tė bėhesha a bėja rritej e trashej e stėrgjatej, aq sa dikur fillova ti shkruaj tė gjitha nga frika se mos harroja ato ēkisha bėrė mė parė e ia shtoja sėrish atyre ēmė prisnin. Fillimisht stivoheshin ide nga tė katėr anėt, pėrfshi kėtu edhe copa intervistash tė atyre qė kishin rendur para meje, tė famshėm, me xhepat plot arritje e sy tė vetėtimtė. Koha ishte ky thes i madh qė pėrpinte ēti hidhja pėrbrenda, e prapė mė dukej se mund tė nxinte dhe njė herė aq. Jo se tani thesi ėshtė mbushur plot, as shenja tripsjeje nuk kanė filluar tė shfaqen; asgjė ska ndryshuar pėrveē njė ere myku qė nuk e di si tia heq.
Mė kujtohet shumė qartė hera e parė qė vura rč semė mungonte vullneti. isha duke u hallakatur mbi njė rrugė pak a shumė kryesore dhe aty tre katėr metra mbi tokė shihja sesi tė gjithė rendnin aq shpejt sa mu duk sikur unė spo lėvizja fare. Ndera duart nė ajėr dhe shtyta pėrpara, me ngulm doja tė shihja cili ishte nė krye tė rendjes. Duhet tė jem vėrtitur me ditė tė tėra, boja e flokėve kis hfilluar tė dalė nė ēaēkė tė kokės e thonjtė po mė harkoheshin nga pjesa e pėrparme e mollėzave. Rendja e atyre para meje vazhdonte, e pėr njė ēast hodha sytė pėrreth, sikur tė kėrkoja ndihmė, dikė qė tė mė shjpegonte me fjalė tė kuptueshme se ēpo ndodhte. E vetmja gjė qė pashė, ishte vendndodhja ime, nė po tė njėjtėn rrugė nga ku isha nisur. Bri sahatit njėqind e ca vjeēar me njė ngjyrė aq tė shpėlarė sa nė ditė me re duhej ti bėja sytė katėr qė ta shmangia nga rrugina e ajrit. Epo bota rreth ėshtė, haha, portokallja. E kėshtu, stinėt e para qė pasuan unė nuk lėviza nga ana e sahatit; gjeja tė parin njeri qė mė kapte syri, prisja sa tė kryente rrethin e rendjes e tė kalonte prapė aty, e masja rėniet e sahatit. Diku nė atė rendje, tė gjithė ata qė vezhgoja gjenin dikur kohėn tė ndalonin diku, tė rrėmbenin ndonjė pallto a makinė tė re, a tė pillnin tre a katėr kopje tė vetveteve e ti sillnin dhe ata nė ujėvarėn e trupave.
Nė veri, qytetit ia zėnė frymėn njė varg malesh tė hirtė. Sot ata janė zbardhur vetėm nga qafa e sipėr, e pjesa tjetėr e trupit po e njėjta gri metalike tru-gėrvishėse. Skajet e qiellit janė tė dy tė kaltėr; kjo pamje i pėrmbush tė gjitha kushtet pėr njė kartolinė ku harmonia e ngjyrave dhe objekteve nė tė ėshte bukuri e pastėr. Ftohtėsia e shkrirė njėsh me oksigjenin ka degdisur ēdo grimcė pluhuri a lagėshtie jashtė kufijve tė ajrit. Ēdo gjeth i parėnė ėshtė kthyer tashmė nė tė kuqėrremtė nga pritja. Paraardhėset e tyre, tė dergjura nė trotuare, mbledhin gjithė ēu ka mbetur nga gjelbėrimi i dikurshėm pėr tė lėshuar njė ofshamė tė fundit tek pėrqafohen nėn shollėn e shkujdesur tė kėpucėve te mia. Edhe ato, si unė enden po tė njėjtave udhė pėr ti vulosur me qenien e tyre. Prodhojnė, shpenzojnė, ndėrtojnė, dhjesin. Ca dhjesin duke e pėrkufizuar kėtė tė fundit si gjėja qė u jep mė shumė kėnaqėsi nė jetė. Nė fakt, mesa kam ndierė dhe vetė, kėnaqėsia mė e madhe e dhjerjes vjen fill pas njė kapsllėku tė pamėshirshėm. Andaj vras mendjen nėse kjo kėnaqėsi ėshtė triumf i ērobėrimit nga kthetrat e zorrės apo festim i njė lindjeje tė re.
ishim tek gjethet? Harroji gjethet. Ose njehsoji me ciklin e pėrfunduar nė pranverė tė dallėndysheve, ciflat e shkalafitura tė borės, klithmat shurdhuese Eureka tė tė gjithė shekujve qė shpesh bashkohen nė kumbimin e tyre nė njė rezonancė timbėr shpėrthyese. Madje, po tė anashkalohet fyerja e ripėrsėritshme qė i bėhet xhinsit aq tė lashtė tė tyre, edhe krimbat mund tė futen nė kėtė masė shkrirje. Kuajt, kuajt mos mi ler pėrjashtė, njehsoji dhe ata nė vorbull se janė tė bukur.
Njehsoji me mua po deshe. Nė formė, aromė, arritje, shpėrbėrje
Sapo vendimi i mesiperm te vihet ne zbatim, ne trurin tim nuk do pipėtijė mė as miza. As ti!
Ja pra!
Krijoni Kontakt