-
Larguar.
Husserl
Husserl
Kush ishte Husserl dhe mbi cfare ka shkruar?
-
-
Larguar.
Husserl-i, filozofi gjerman, i aplikoi termin Fenomenologji sistemit te tij pershkrues (descriptif) te ndergjegjes ne marredheniet me objektet. Analiza e tij e realitetit te objekteve ka influencuar shume filozofe te ketij shekullit tone. Ne studimin e tij mbi fenomenet psikologjike dhe pershkrimet e termave qe ai perdor, arrin ne perfundimin semplicist qe e mira dhe e liga jane dy koncepte te nje fenomeni, sepse ne psikodinamizem njerezor, jane te dy shprehja e njejte e ndergjegjes sone, sepse afrohen aq shume njera me tjetren, saqe perkufizojne njera-tjetren, keshtu qe ne njohim distancen dhe ndryshimin mes tyre, kur ato vijne ne kontakt me ekzistencen.
Duke studiuar analizen deskriptive te ndergjegjes, ne marredhenie me objektet, filozofi gjerman zhvillon nje lloj Etike mjaft origjinale dhe nje mesazh per te dy shekujt qe jetoi: i 19-ti dhe i 20-ti.
Vlerat morale: e mira, e verteta, dashuria, kariteti, te vena perballe: e liga - genjeshtra, urrejtja, egoizmi, grabitja, na japin perfundimet e zbulimeve te ligjeve te Etikes.
Po te meditojme me ndergjegje ne paqe dhe, po te mendojme me ligjet e logjikes se ftohte mbi keto fenomene kundershtare dhe kundershtuese dhe kontradiktore te ndergjegjes, arrijme ne konkluzionin qe ku mbaron kufiri i njeres, fillon kufiri i tjetres dhe, njekohesisht, duket e zorshme te shohim qarte, ku gjendet ai kufi apo ata kufij percaktues.
Kur themi, "Pertej se mires dhe se liges, ne duam te themi nje perkufizim abstrakt te nje ndjenje konkrete, nje zone mendimi dhe ndjenje qe i veshtron fenomenet njerezore me gjakftohtesi, nje zone e lire ku vendoset ndergjegjja jone asnjanese si nje soditese nga qielli, sikur ne nuk jemi pjese e kesaj bote. Per te dhene nje shembull te varfer, them: sikur nje njeri te na prese mishin e trupit tone me gershere deri sa te vdesim dhe te na pyese: a na dhemb tortura? ne do t'i pergjigjeshim "jo" dhe se nuk i kemi meri te cmendurit fanatik e paranoik qe po na torturon. Shpirterisht, kjo eksperience ka ndodhur, per afer pesedhjete vjet, tek une dhe jam i lumtur te them: aq dinte tirani, aq beri i mjeri vocrrak i paditur.
Por ky eshte, nje ushtrim gjimnastike mendore e ndergjegjes sone, shume i zorshem, qe vetem disa poete, filozofe dhe shenjtore e kane arritur ne perkryermeri (perfeksion). Kjo nuk eshte nje (ekskuze) arsye qe te na trembe dhe te heqim dore nga ndermarrja e madhe morale. Duke ushqyer, duke rritur, duke edukuar esencen tone dhe, njekohesisht, duke zvogeluar deshirat e ekzistences sone, me doreheqje nga cdo egoizem, ambicion, pasion, arrijme ne paqen qe jep lumturi. Kjo paqe i ngjan pak paqes biblike dhe me kete frymezim jane shkruar disa vargje, qe, edhe ne mos pacin fatin e bukur te perfektibilitetit, qe quhet poezi, te pakten, te jene shprehje morali, etike, estetike ose besimi.
Isuf Luzaj
Pertej Se Mires Dhe Se Liges
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt