Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Si me ndodhi mua!!!

    Me kujtohet mire ajo dite.Ka qene shtator dhe plot 6 vite me pare.Gjashte vite qe vetem zemra i din se si kane kaluar.Nuk me pelqen te marr rolin e qaramanevet por thjesht deshiroj qe te zbrazem diku duke iu pyetur ne menyre vellazerore.

    Isha 16 vjec ajo ishte 14.Nuk e kisha pare qe prej shume kohesh.Papritur me drejtohet me pershendet.Nuk di se si por buzeqeshja e saj,syte e bukura blu dhe fytyra e bardhe e plote si hene mu nguliten thelle ne zemer.

    Ndjeva nje rendim te papritur,shpirti ne peshe,doja ta shihja gjithnje sidomos kur buzeqeshte me dhimbte ne shpirt .Gjithcka e saj me rrembente, floket e kuqe me onde vetullat e saj dhe sidomos perhyerjet tek syte kur qeshte o Zot.

    Ajo nuk jetonte ne qytetin tim.Ishte ne rrethin e te njohureve te familjes time por nuk kishim lidhje gjaku.Ajo do te rrinte nje jave tek dasma e nje djali(kushuriri im) qe ishte e ftuar dhe pastaj do ikte.Kjo gje ishte vdekje per mua.Nuk me hahej asgje, i menduar, dhe behesha teper xheloz kur rastesisht ne dasem mund ta prekte ndonjeri ne menyre ngacmimi kur kercenin vallezim.

    Dhe me ne fund erdhi dita qe do ikte.Une as gje nuk munda ti thoja.Vetem se ajo e ndjente ajo me kuptonte ajo e dinte se cfare fshihnin syte e mi.Te tjeret gjithashtu kishin kuptuar dicka.Ndersa une u mbylla ne vetvete e kisha zjarr ne zemer qe me digjte papushuar.Doja ta kem prane,te ishte vetem e imja e askujt tjeter.Ta shterngoja ne krah perjete,te vdisja ne preherin e saj.

    Dhe pak fillonte shkolla hyja ne vit dyte.Ditet te padurueshme,fillova gjithnje me teper te diferencohesha nga shoket.U dhashe mbas kitares,cigares dhe leximit.Nje dite mes tere asaj torture shpirterore,malli dhe dashuria me shtyu te merrja shokun tim me makine te nisesha per ne qytetin e saj nuk isha ne gjendje te rrija me pa e pare.E marr tek numri ne telefon tek numri i shtepise.E njoha zerin e saj fillova te dridhem nga emocionet dhe gezimi ne te njejten kohe.Nuk di por jeta me dukej kot pa ate.I thashe qe doja te takoja.Erdhi dhe me takoji e buzeqeshur si eshte perhere .Shkova vetem me te per te pire dicka,folem folem folem aq gjate sa qe me ne fund mbeta aq i habitur sa qe vdekjen e parashikoja por qe te me donte ajo mua kuuurr.Mu afrua me puthi ne faqe e me tha qe une i kam thene dhe mamit qe pa ty nuk rrij dot.Gati sa nuk ngriva

    Qe nga ajo dite me shume rrija atje se sa ne qytetin tim.Por nuk do te zgjaste shume gezimi kjo gje do te degjohet shpejt nga njerezit e mi dhe nga te familjes saj.Fillojne presionet nga vllai saj qe ishte shok me cunin e xhajes tim te cilit i thote se ajo eshte e vogel nuk ka moshe per fejese.Te shtepise me vihen kundra te gjithe dhe ma prejne shkurt qe o me ate o me ne.Ne te duam te miren ti akoma nuk ke moshe per gjera tilla shiko shkollen e sa e sa justifikime tjera qe desha sdesha une u detyrova vetem ti degjoja zerin ne telefon por kurre me per ta takuar.Ditet kalonin nje nga nje ajo rritej ne zemren time ne endrrat e mija qofte dhe per nje cast te vetem nuk e harrova.Nuk kisha se si nuk me shkonte ndonjehere ne mendje qe koha mund te ma largonte nga shpirti mallin dhe pasionin e zjarrte per ate vajze.

    Vitet kaluan gjithcka mes nesh u shkeput por perseri per aq kohe qe isha ne shqiperi ajo fjeti ne zemren time.Kur mora rruget e mergimit dicka e re filloi te lindte ne zemren time.Largesia paskan thene qe te vret.Nuk thone kot larg syrit larg zemres.Kishte gjashte vite qe ngrysja me zi e gdhija me vaj me ate ne zemer ndersa tani nuk e ndjej me.Me duket si nje pjese e vdekur prej meje.Ajo eshte e bukur dhe sot si atehere por shoh qe dashuria ime vdiq.Largesia dhe njerezit ma vrane zemren por sidoqofte jam i sigurt qe vendin e saj do ta zej ndonjera qe do te me doje me gjithe shpirt dhe une nuk do te kursehem kurre te ia shperblej.

    Ajo qe desha te iu pyes dhe qe bej cudi me veten time eshte se si ka mundesi qe per gjashte vite me rradhe e kisha zjarr ne shpirt dhe papritmas u venit derisa u shua fare.Mos valle gaboj?Them gaboj pasi u bene 3 vite qe nuk e shoh.A thua do te me rrahe zemra si dikur kur ta shoh perseri? Jam i konfuzuar ne kete pike.

    Ata qe kane perjetuar dicka te ngjashme mund te me keshillojne me gjeresisht

    me respekt per tere ata qe me lexuan deri ne fund

    I juaji DILLO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 14-09-2005 mė 12:28
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Dillo ,
    koha beri te veten , ilac i qetesise shpirterore .

    Ti ndoshta nje dite kur ta takosh dhe mund te ndjesh dicka por dhe cudi mos duket nese nuk ndjen fare , koha e gjate pa e pare e beri te veten ne shpirtin tend , zemren e vrare nga dashuria .

    Ishalla gjen ndonje tjeter qe te doje , dhe ta duash njesoj .

    Good luck
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mos e vra mendjen shume o lal. Te gjithe e kane kaluar pak a shume kete faze. Fillon rritesh, piqesh, harron, behesh me i forte dhe me pak i ndjeshem. <------
    Ky eshte cmimi qe duhet te paguash per te mos vuajtur. Jepi nje mundesi vetes dhe jeta do te te jape me shume se sa ti mendon.
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dill mo u bej dell..

    sot dhe gramshi me lapardhane kane internet kafe kurse celularet jan bere prone e cdo katundaro-qytetari.. kurse zanati vjeter i dergimit te letrave me poste vazhdon.. pra ti i ke pasur 124 mundesi lidhjeje me ate cucen..

    Ne se e ke dashur ske pas arsye ta harrosh.. por ne se ajo te ka harruar eshte tjater gje..

    Derisa ti ndjeve deshire te shkruash ketu do te thote se e do akoma ate vajze.. prandaj shkruaji asaj e na trego se cfar u be..

  5. #5
    vlonjate moj ti Maska e bija_e_detit
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    ne zemren tende pa te cilen sjetoj dot
    Postime
    365
    bashkohem me brarin fakti qe ti e kujton ate femren tregon qe ti akoma ke nje zjarr ne zemer....
    ti gjithmone me thua jeta eshte e bukur ndaj te kam jete

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Dillo ska gje me te keqe sesa ta dini te dy qe duheni dhe mos te jeni bashk. Mundohu ta gjesh. Po u drodhe nga gezimi dhe emocionet qe e pe dhe po te rahu zemra fort si atehere, go for it.
    Te uroj te jesh i lumtur dhe te kesh shume fat ne dashuri. Po nuk u be me ate vajz (me te cilen te uroj te vij dita dhe te jeni bashk), do behet me nje tjeter...por ne as nje menyr mos ler memorjen e asaj vajze te pengoj te biesh ne dashuri me nje tjeter.


    E.

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Dillo djali te pershendet Daje Odeoni me shume respekt.

    Dillo, o shpirt romantiku plakut te respektoj per menyren e bukur dhe plot ndienje se si e ke pershkruar kete histori dashurie, por te akuzoj mor Dillo djali qe genjen veten qe e ke harruar ate histori qe perjetsisht do te ndjeke nga pas si hija e henes tek ecen ne netet e erreta, them si hija e henes sepse eshte nje hije e venitur disi, por qe perseri egziston ne mendjen,zemren tende. Vete kjo teme pergenjeshtron ate c'ka ti thua se gjoja eshte shuar.
    Odeon plaku te uron me zemer qe kurre mos heqesh dore nga pasioni i atyre viteve dhe vetem kur te marresh faktin e mohimit nga e adhuruara juaj te mundohesh te harrosh, Te perpiqesh thote im Ate eshte virtyt i njerezve me karakter te forte dhe se ka thene keq sepse nuk vlen te dorezohesh.

    Me mjaft respekt dhe plot iinkurajim per dillo-n nga Dito.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Mua me duket se edhe neqoftese ajo te do akoma apo te ti ndizet prap zjarri ti nuk e meriton me ate.
    ps me fal po qe se te lendoj por sdija ta thoshja ndryshe
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Dillo ,
    koha beri te veten , ilac i qetesise shpirterore .

    Ti ndoshta nje dite kur ta takosh dhe mund te ndjesh dicka por dhe cudi mos duket nese nuk ndjen fare , koha e gjate pa e pare e beri te veten ne shpirtin tend , zemren e vrare nga dashuria .

    Ishalla gjen ndonje tjeter qe te doje , dhe ta duash njesoj .

    Good luck
    Te falenderoj Pink per kurajon qe jep.Jam mese i konfuzuar dhe nuk di cfare do te ndodhi.Me ka ngelur peng ne shpirt kjo ngjarje,s'me lejon te ec para.Tani me duket si boshllek dhe nuk vuaj me, por frikesohem se diten kur ta rishoh do te dridhem si dikur.Prandaj mbetem i pavendosur.I pavendosur qe te hedh nje hap dhe te lidhem me dike tjeter.Sepse ne keto gjera nuk me pelqejn shakate.Te pakten kam natyren e tille qe nuk kthehem mbrapa nese nje vajze i jap fjalen dhe eshte korrekte ne raport.Por nese provoj te njejten dhimbje pasion dhe zjarr perseri per te une nuk jam ne gjendje ti rrij besnik asnjeres.Kjo eshte e tera.Ajo akoma nuk eshte lidhur me njeri.Studion ne vit te dyte te shkolles larte.Nuk di me cte them te falenderoj qe me kurajove.

    Te respektoj

    DILLO
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    dill mo u bej dell..

    sot dhe gramshi me lapardhane kane internet kafe kurse celularet jan bere prone e cdo katundaro-qytetari.. kurse zanati vjeter i dergimit te letrave me poste vazhdon.. pra ti i ke pasur 124 mundesi lidhjeje me ate cucen..

    Ne se e ke dashur ske pas arsye ta harrosh.. por ne se ajo te ka harruar eshte tjater gje..

    Derisa ti ndjeve deshire te shkruash ketu do te thote se e do akoma ate vajze.. prandaj shkruaji asaj e na trego se cfar u be..
    Dell e kalu dellit jam bere o Brar.Nuk kam lene mbasdore as nje rast qe me eshte dhene por pa sukses.Sa e sahere gjate viteve qe isha pa dokumenta e kam marre ne telefon.Gjithnje me qante e ma ka perseritur qe helmin pij tjeter kend sdo te kem ne krah.Por familja e ndrydhte cdo inciative te sajen.Aq sa vitin qe shkoi kushriri saj vjen nga spanja ne itali kerkon takohet me mua.Me thote: gjera tilla me kane ndodhur dhe mua si cdo cuni por kujdes mos vazhdo te marresh ne telefon se bashke do kemi probleme.Nuk iu ofendova as iu nxeva i thash troc qe keto jane pune te miat dhe asaj, ty nuk te ineteresojne.Ne shqiperi asaj si mbeti asnje cast lirie.Ne shkolle e conte i vellai me makine,vetem qe mos takonte shoqet e mia qe i pata porositur te me jepnin numrin e ri te celularit i lente ne shoqeri te dashuren e tij kemba kembes.Numrin ia nderronin shpesh sepse sa do qe ia nderronin ata ajo ma jepte vete .Tek njerezit e mi frynin cunin e xhajes qe gjoja une po bezdis gocen e po i behem problem per studimet.Baba me thote qe ata jane miq tane e mos ba kalamanlliqe.Nena e saj nxirrte pretekstin qe gjoja une jam vetem me gjimnaz e nuk kam te ardhme .Tani qe kam filluar shkollen pasi bera dokumentat nuk di se cfare do te thote.Por gjeja qe di eshte se nuk e ndjej si me pare.Nuk e kam si dikur qe nuk kishte cast qe mos ta kujtoja.
    Por kam frike diten kur ta shoh.Ndoshta ne nje tjeter dasem ne fund shtatorit .

    Per cfare te ndodhi do tiu njoftoj
    Faleminderit per keshillat tuaja

    me respekt

    Dillo
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:04
  4. Ēfare ndodhi ne keshillin e Nikese???
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 23-08-2002, 22:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •