Më duhen libra për Microprocesorë dhe Microkompjuterë, nëse dini ndonjë sajt ku mund të marrë librat e plotë, jo ata qe duhet paguar se per momentin nuk kemi lekë, haha.
Pres ndihmen tuaj!
Më duhen libra për Microprocesorë dhe Microkompjuterë, nëse dini ndonjë sajt ku mund të marrë librat e plotë, jo ata qe duhet paguar se per momentin nuk kemi lekë, haha.
Pres ndihmen tuaj!
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Besart mund te behesh me konkret se cfare librash kerkon ?
nuk e duroj dot i-ne pa pike.
Kërkova gjitheqka per Microprocesor dhe Microkompjuter, nese mund te me gjeni do te beni mire, edhe pse gjeta diqka por neper fotokopje,
tung
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Kompanitë që prodhojnë mikroprocesorët, kanë shumë dokumentacione por janë shumë të avancuara dhe besoj se nuk do të hynin në punë.
Librat që studiohen në shkollë trajtojnë procesorë të thjeshtuar dhe merren vetëm me simulin e tyre. Një klasë të tillë e mora vjet në universitet dhe më poshtë mund të shkarkosh leksionet dhe detyrat që u prezantuan atje.
Janë dy klasa njëra pas tjetrës dhe quhen "System Architecture I & II". Siç e kupton edhe nga emri, mësohet për arkitekturën e sistemeve kompjuterike duke filluar me sistemin binar, gjuha asembli, regjistrat dhe vazhdon pastaj me gjuhën VHDL, llogjikën aritmetike, memorjen virtuale, cache, bus, deri tek procesorët. Gjithashtu trajtohen pak edhe përpiluesit e programimit, simulatorët dhe sistemet operative.
Këto leksione janë për vitin e tretë të informatikës dhe inxhinierisë kompjuterike dhe janë nxjerrë nga librat:
- David A. Patterson and John L. Hennessy, Computer Organization and Design: The Hardware/Software Interface, Second Edition, Morgan Kaufman Publishers, ISBN: 1558604286, 2nd edition (September 1997).
- Sudhakar Yalamanchili, VHDL Starter's Guide, Prentice Hall, ISBN: 0-13-519802-X, 1st edition, 1997.
Arkitektura e Sistemeve I
Arkitektura e Sistemeve II
Versione të tjera të këtyre klasave mund ti gjesh këtu.
Nga menuja në krahun e majtë mund të lexosh leksionet në formatin PDF, ose Powerpoint. Gjithashtu gjen edhe detyrat (assignments), projektet, punimet e laboratorit dhe programet e simulimit.
Nqs të vijnë në ndihmë unë i kam ruajtur materialet e dorëzuar për atë klasë dhe mund të t'i dërgoj.
Të paralajmëroj se janë materiale shumë të vështira.
Nuk e di për sa kohë do jenë faqet më lart, prandaj nqs i shikon të vlefshme, ruaji në kompjuterin tënd.
Edi
Edi nuk gjej fjalë te te falenderoj.
Gjitha te mirat.
Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!
Kush ka mundesi te me tregoje ku mund te gjeje librin "The Student's Guide to VHDL" e Peter Ashenden
Ju falenderoj paraprakisht edhe per ndonje guid tjeter te ketij lloji.
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Një version të vjetër të librit që kërkon mund ta gjesh këtu. Janë 7 kapituj të librit VHDL Cookbook të shkruajtur nga Peter Ashenden që më vonë i ka publikuar edhe në librin "The Student's guide to VHDL". Libri është në formatin PS dhe të duhet të instalosh ghostscript dhe gsview për ta lexuar në Windows.
Kodi VHDL i librit të Ashendenit.
Një guidë/libër për VHLD. Guida është në Anglisht dhe Gjermanisht.
Manual i VHDL. Ka shembuj me kod dhe ilustrime.
Manual tjetër i VHDL (plot 144 faqe PDF)
Referencë për VHDL
Edi
Edspace te falenderoj shume,je me te vertete shume i gatshem,gjithmone.
Tani po provoj ti shkarkoj dhe ti mesoj.
Ciao
Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit
Krijoni Kontakt