Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gruaja nė treg

    GRUAJA NĖ TREG


    Ardian Vehbiu

    Kronikat e shtypit, rrėfimet private dhe pėrvojat vetjake janė tė mbushura me histori vajzash dhe grash viktima tė dhunės, herė nga shoqėria e autoriteti patriarkal nė pėrgjithėsi, herė nga djemtė e burrat me tė cilėt bashkėjetojnė ose kanė tė bėjnė. Tė tilla incidente tė narrativizuara janė, pėr fat tė keq, tipike dhe si tė tilla shtjellohen nė mėnyrė tė pavarur nga mundėsitė modeste tė protagonisteve pėr tė marrė nė dorė jetėn e tyre. Kanė tė bėjnė me trazirat sociale nė Shqipėri dhe sidomos me kalimtarinė nga mbijetesa nė nėnjetesė, duke prekur drejtpėrdrejt qėndrueshmėrinė e familjes tradicionale shqiptare; e cila – me ndarjet e prera tė roleve midis sekseve dhe ekzekutimin teatral tė kėtyre roleve nė jetėn e pėrditshme – ėshtė ajo vetė viktimė parėsore e njė dukurie kėsisoj.
    Njėlloj tipike ėshtė edhe si nė histori tė tilla problematika seksuale-erotike plekset me problematikėn e marrėdhėnieve prind-fėmijė, dhe nė pėrgjithėsi me dėshirėn pėr “liri” nė femra ekonomikisht tė varura prej tė tjerėve shpesh meshkuj (babait, burrit, tė dashurit).
    Qė pėrmasa seksuale e eksperiencės po tepdiloset si pėrmasė e realizimit tė lirisė vetjake, kjo gjithsesi tregon se pėr shumė gra dhe vajza shqiptare imperativi i mbijetesės tanimė ka pushuar sė vepruari, ēka vlen sidomos pėr ato raste kur shqetėsimit pėr martesė dhe pėr tė lindur e rritur fėmijė i mbivendoset nevoja pėr realizim seksual.
    Mirėpo shoqėria shqiptare ėshtė njė shoqėri e paharmonishme, ku kushtet ekonomike pėr lirinė shoqėrore tė femrės ende nuk ekzistojnė; pavarėsisht nga dėshirat, idetė, projektet dhe mitet feministe qė gėlojnė gjallėrisht nė mjediset intelektuale urbane dhe tė shoqėrisė civile. Termin “nėnjetesė” e pėrdora mė lart pikėrisht pėr tė pėrshkruar njė situatė ku emancipimi i gruas, pėrndryshe i pashmangshėm, kanalizohet nė mėnyrė tė tillė qė pushteti i vjetėr autoritar dhe etik i mashkullit patriarkal tė zėvendėsohet me pushtetin e ri material dhe ekonomik tė mashkullit si subjekt ekskluziv i autoritetit publik.
    Nxjerrja nė treg e hireve femėrore, ose gatishmėria pėr favore seksuale, erotike ose afektive pėrkundrejt njė shpėrblimi material ose simbolik, karakterizon kryesisht ato shoqėri fallocentrike ku mashkulli ėshtė seksi sundues par défaut. Duke ofruar pėr shitje vlerat e veta nė pazarin mashkullor, femra tregton me lirinė pėr ta pėrdorur trupin e vet sipas dėshirės; por qė kjo tė ndodhė, duhet edhe qė femra ta zotėrojė kėtė liri paraprakisht. Prandaj prostituimi masiv i femrės shqiptare nė Shqipėri dhe nė Perėndim vėshtirė se mund tė analizohet vetėm me mėnyra sentimentale. Ideja se prostitutat janė viktima tė njė shoqėrie tė padrejtė i pėrket tanimė njė imazherie melodramatike tė kapėrcyer. Nė tė vėrtetė, pėr shumė femra qė i kanė hyrė kėsaj rruge, prostituimi ėshtė njė rrugė pėr t’u vetafirmuar brenda njė konteksti social fund e krye tė sėmurė.
    Nė njė numėr rastesh dhune tė publicizuara dhe tė analizuara mirė nė mediat, vuajtjet e femrės urbane ose tė urbanizuar shqiptare tradhtojnė edhe njė tė ardhme fund e krye meskine qė viktimat ia dėshirojnė ose i pėrgatitin vetvetes. Modeleve tradicionale tė jetesės nė Shqipėrinė e sotme i kundėrvihen forma vulgare tė materializmit tė shfrenuar; dhe anulimit tė djeshėm tė femėrsisė erotike brenda logjikės tė riprodhimit demografik i pėrgjigjet tanimė super-femėrzimi si erotizėm i objektifikuar. Nė kėtė pikė feministet duan dėgjuar me durim, megjithėse shpesh mė kot i fryjnė zjarrit tė luftės midis sekseve, nė njė kohė qė rrėnjėt e sė keqes duan kėrkuar nė transplantimin e mekanizmit tė tregut nė fushėn e stėrholluar tė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore. Nė kundėrshtim me feminizmin vulgar, unė mendoj se mashkulli patriarkal josadist dhe josociopat, qė keqtrajton ose shpėrfill gruan bashkėshorte ose partnere teksa kėrkon favore mishtore tė mantenutės-sekretare ose thjesht tė prostitutės nė rrugė, ėshtė po aq viktimė e kėtij modeli tė ri social sa edhe femra pėrkatėse.
    Pėr ta thėnė ndryshe: drama e burrit qė zhdėp gruan, e babait qė mundon tė bijėn ose e vėllait qė keqtrajton tė motrėn nuk buron thjesht nga vuajtja fizike dhe shpirtėrore e viktimės, por edhe nga vuajtja ekzistenciale e dhunuesit vetė; sepse ky i fundit nuk i shpėton dot morsės sė njė konteksti qė e shtrėngon ta shprehė dashurinė nė trajta objektivisht tė dėnueshme. Narrativat qė me tė drejtė gjejnė hapėsirė nė mediat dhe kronikat e pėrsėritura tė viktimizimit tė dhunshėm tė grave nga burrat, i referohen logjikisht kontradiktės midis etikės familjare tradicionale dhe infektimit tė familjes nga modelet e reja tė pėrshtatjes me tregun – parė si vend gjeometrik i komunikimit midis privates dhe publikes. Nga kjo pikėpamje gruaja qė pėrfundon nė spital me nofull tė thyer pse e goditur prej tė shoqit ėshtė kundėrfigurė perfekte e bukuroshes me bikini nė kopertinė tė po asaj reviste qė denoncon sentimentalisht nofullthyesin.
    Modeli patriarkal vėrtet i jep mashkullit njė rol kryesisht aktiv dhe femrės rol kryesisht pasiv nė kontekste familjare dhe mė gjerė; por dhuna e prodhuar brenda kėtij modeli nuk do marrė si produkt i natyrshėm i respektit ndaj traditės ose riprodhimit tė saj tė vetvetishėm. Pėrkundrazi, ėshtė shenjė qė modeli nuk po arrin t’u pėrshtatet mė rrethanave. Shoqėria shqiptare ėshtė e paharmonishme edhe sepse po vonojnė tė ravijėzohen nė tė modele tė qėndrueshme tė familjes qė t’i pėrgjigjen triumfit tė materializmit, tė tregut, tė parasė dhe tė ekzibicionit tė pasurive. Tek e fundit, sistemi social i organizuar rreth shkėmbimit dhe akumulimit monetar nuk u pėrftua nė Shqipėri si rezultat i ndonjė zhvillimi tė brendshėm tė natyrshėm, por u adoptua me ngut dhe shpesh me rrugė amatoriale nga tuhafė qė kujtonin se do ta “ndėrtonin” kapitalizmin njėlloj sikurse ndėrtonte dikur Enveri socializmin, nė bashkėpunim me hajdutė, mercenarė dhe rrugaēė profesionistė.
    Krahasimisht me Shqipėrinė e djeshme, realiteti i sotėm kėndell njė vizionim tė sė ardhmes nė trajta tė pahijshme tė nginjjes materiale, nė kuptimin qė Sokratėt e vuejtun po duket ta kenė humbur dyluftimin mitik me derrat e kėnaqun. Kjo pėrmbysje nė etikėn e emancipimit vetjak, nė meshkuj e nė femra, ka ndikimin e vet vendimtar edhe nė fatet e gruas nė shoqėri. Nė tė vėrtetė, erotika e rizbuluar e femrės urbane gjatė viteve tetėdhjetė do parė si produkt i njė pėrpjekjeje nė mos intelektuale, tė paktėn estetike dhe krijuese pėr t’iu afruar njė vizioni kolektiv – Perėndimit – qė joshte me tabunė e tė paarritshmes; njėlloj sikurse materializmi i femrės shqiptare urbane shihej lehtė si metaforė e dėshirės pėr qytetėrim dhe tė drejta civile. Nė atė dekadė ēlirimi i femrės imponohej edhe si simbol edhe si pararendje e ēlirimit tė krejt shoqėrisė nga zgjedha totalitare, ose sundimi i padisputueshėm i autoritetit, sa kohė qė pushteti politik dhe pushteti patriarkal po deshifroheshin rėndom si dy trajta tė sė njėjtės dukuri rrėnjėsore.
    Sot, pėrkundrazi, erotizimi i jetės sociale tė vajzės dhe gruas shqiptare, i pėrcjellė bujshėm edhe nga mediat, nuk ėshtė pa lidhje me organizimin e tregut si njė kalejdoskop dėshirash. Nė njė kontekst tėhuajzues ku realizimi i vetvetes kundrohet nė optikėn e mundėsisė pėr tė komunikuar lirisht brenda atij kalejdoskopi, vetė tregu merr trajta njėlloj tė erotizuara tė njė kundėrfigure femėrore. Prandaj seksualizimi i problemeve sociale tė gruas nuk do parė dhe aq si pėrmasė e lirisė sė fituar ose tė lakmuar, sesa si dukuri anėsore e qarkullimit frenetik tė parasė nė mjedise urbane ku nuk prodhohen mė as vlera materiale, as fėmijė; por vetėm raporte tė pushtetit dhe teknika tė shantazhit politik dhe ekonomik pėr rishpėrndarje pasurish pak a shumė tė paligjshme



    06/02/2005
    KATEGORIA: Analiza
    Marre nga :
    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=68248

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Mė pelqeu analiza e Ardian Vehbiut. Te pakten nuk ndalet ne ate qe eshte e siperfaqshme por thellohet dicka me teper! Po cfare thone feministet e forumit?

  3. #3
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Kleviso ska feministe forumi jo ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2005
    Postime
    11

    Post Nje cike si shume e gjate kjo!

    Cfare do te thote?
    Adresa e faqeve personale vetem ne profil, jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    S`e lexoj dot kaq tė gjatė!

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  3. E ndava nga gruaja, por...
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 13:05
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •