Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 149
  1. #121
    ProDrini
    Anëtarësuar
    16-11-2007
    Vendndodhja
    ME/IQ
    Postime
    11
    Me perjashtim te nngjyrave te mbyllura, tjerat me pelqejn.

  2. #122
    Korcare Maska e korcarka91
    Anëtarësuar
    27-12-2008
    Vendndodhja
    qytetin e serenatave
    Postime
    28
    Kam nga te gjitha ngjyrat por me teper te zeza,pink,te bardha(Te verdhen nuk e preferoj fare)

  3. #123
    ' Maska e Earta
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Postime
    336
    Ngjyren e zeze.
    **** ** ** ***** ** ***!

  4. #124
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    te zez dhe jeshile ....
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #125
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga prishtinase Lexo Postimin
    te zez dhe jeshile ....
    Kombinim lufte
    Sui generis

  6. #126
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    haha jo armend sme shkoi mendja atje thjesht m epelqein ato ngjyra dhe fustanat i kam me at ngjyr
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-09-2008
    Postime
    1
    HI mua mpelqen ngjyra e kafte sepse i pershtatet cdo stine

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Postime
    11
    Per mua varet nga stina dhe nga gjendja shpirterore... Psh ne vere per mua e zeza s'ka hijeshine e duhur. Une i dua te gjitha ngjyrat (perjashto variantet fosforeshente)

    Para ca kohesh vura re qe ne garderoben time as vet nuk e di pse mbizoteronte e zeza, dhe mendova... sa keq ta privosh veten nga ngjyrat e mbrekullueshme qe te tjetersojne me vezullimin e tyre. Dhe qe ate dite stop blerjeve te zeza, garderoba ka me shume kolor tani dhe une ndihem e lire te lodroj neper ngjyra te gjej ngjyren qe i pershtatet dites time. Sot dita ime ka emrin E bardhe.

  9. #129
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372

    Ngjyra juaj e preferuar flet për ju

    Psikologja nga Hamburgu, Angelika Fas zbulon çka ngjyra juaj e preferuar flet për ju...

    ROZE: triku juaj- qëllimet e vogla

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    Ngjyra rozë e nxit aftësinë e të menduarit. Disa detaje të tilla në tavolinë tuaj të punës do të bëjnë mrekulli të vërtetë. Nëse ngjyra juaj e preferuar është rozë:
    Ju jeni të gjallë dhe keni sens për detaje. Ia vendosni vetës qëllime të vogla dhe dini ta shpërbleni vetën për suksesin e arritur. Punët më të mëdha për ju nganjëherë paraqesin ngarkesë andaj preferoni t’ua lini të tjerëve.

    VJOLLCE: ju jeni krijues

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:

    Ngjyra vjollce nënkupton kreativitet dhe prirje ndaj artit. Muret e ngjyrosura në vjollce do t’iu relaksojnë dhe qetësojnë. Nëse ngjyra juaj e preferuar është vjollcë:
    Juve iu pëlqen ekstravaganca, jeni krijues dhe dini të pikturoni, shkruani apo merreni me dekorime. Shumica konsiderojnë se jeni kokëfortë, por kush iu njeh e di se sa keni rëndësi për të. Ju keni stil që kënaqet me ushqim ekzotik.

    VERDHA: çdo ditë është fillim i ri

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:

    E verdha heq mendimet e këqija, inspiron dhe vepron duke iu nxitur. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e verdha:
    Ju që herët në mëngjes jeni të zgjuar dhe plot pritje të ditës së re. Jeni plot ide e nëse rastësisht vjen deri tek grindja ju dini t’i pajtoni palët në konflikt. Atmosfera harmonike ka rëndësi për ju. Ju pëlqen puna ekipore dhe keni sens për humor.

    KUQE: pasion, forcë dhe dominim

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:

    Ngjyra e kuqe mban forcën dhe dominimin. Kush dëshiron të jetë i vërejtur do të vesh diçka të kuqe dhe me këtë të tregojë natyrën pasiononte dhe impulsivitetin. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e kuqe:
    Ju jeni luanësh e vërtet. Plot vetëbesim, çka synoni këtë e realizoni. Nuk iu pëlqen t’iu komandojnë. Andaj grindeni shpesh po ata që ju njohin e dinë se jeni të ndjeshëm, madje edhe romantik. Në lidhje jeni të pasionuar dhe merrni iniciativë.

    PORTOKALLET: ju e njihni vetëm pozitiven

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    Ngjyra e portokallit flet për njeri të hapur dhe të gatshëm për shoqërim. Ndreq disponimin dhe kuzhina me këtë ngjyrë do të freskojë në orët e hershme të mëngjesit edhe gjumashet me të mëdhenj. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e portokallit:
    Ju jeni të gëzuar dhe të kthjellët dhe gjithçka e shihni vetëm në anën pozitive. Me lehtësi iu leni përshtypje të tjerëve. Ndryshimi i planit për ju nuk paraqet kurrfarë problemi. Përveç kësaj ju kënaqeni në kontakt fizik- përqafimet e miqve dhe njerëzve të afërt kanë rëndësi për ju.

    KAFET: do t’ia dal, sigurisht!

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    E kafenjtë nënkupton qetësi, durim dhe qëndrueshmëri. Nëse jeni nën stres, vishni diçka ngjyrë kafe dhe do ta keni më lehtë. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e kafet:
    Ju jeni praktik, me këmbëngulje i ndiqni qëllimet tuaja dhe dini të kënaqeni. Vështirësitë nuk mund t’iu qesin nga takti: gjithmonë gjeni zgjidhje e cila i kënaq të gjithë.


    GJELBERT: ngjyra e vetëbesimit

    Çka do të thotë kjo ngjyre:
    E gjelbra shton koncentirmin. Këshilla: kur shkoni në bisedë të rëndësishme vishni diçka të gjelbër. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e gjelbër:
    Ju jeni person i besueshëm dhe i gatshëm që të dëgjoni gjithkënd. Për ju ka rëndësi siguria, por njëkohësisht jeni të hapur ndaj opinionit.

    ZEZA: elegancë, kokëfortësi, sharmë

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    Ngjyra e zezë ka efekte të misterit. Nëse visheni në të zeza do të dukeni elegante dhe sharmante. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e zeza:
    Iu bënë që rrethi ta ketë vëmendjen tek ju, e jo në gardërobën tuaj. Kur duhet të sillni vendim nuk i merrni parasysh ndjenjat por vetëm argumentet.

    KALTER:
    uji i qetë rrënon bregun...

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    Ngjyra e kaltër simbolizon miqësinë, qetësinë dhe baraspeshën e brendshme. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e kaltër:
    Ju shpesh dukeni si me kokë në re, por gjithmonë jeni aty për t’iu ndihmuar miqve. Dini t’i vlerësoni mirë mundësitë tuaja, por edhe njerëzit rreth jush.

    BARDHE: vetëm pa kaos!

    Çka do të thotë kjo ngjyrë:
    E bardha është simbol i rendit dhe pastërtisë por edhe rezervave. Nëse ngjyra juaj e preferuar është e bardha: Ju jeni shumë të ndjeshëm. E doni pastërtinë dhe situatën e qartë. Në rrethin tuaj gjithçka duhet të jenë në rregull. Dini të caktoni prioritete në punë, ashtu edhe në jetën private.

    express spekter*
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 10-04-2009 më 19:52 Arsyeja: Editim Shkrimi.
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  10. #130
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Ngjyra Blu me pelqen shum.
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cila ngjyrë u shkon buzëve të mia?
    Nga ABIGAIL në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 06:50
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Të mësojmë shqip nga njëri-tjetri
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 412
    Postimi i Fundit: 13-07-2007, 17:18
  4. Jeta Ngjyre M..i
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 08:14
  5. Mesturacione me ngjyre
    Nga ErImArSi në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •