Takimi me zonjën Albright.Në ditët para finales së Konferencës së Rambujesë,e cila nis më 18 shkurt,pas ofrimit të draftit të dytë të Marrëveshjes kalimtare nga ana e juristëve të Grupit të Kontaktit,ne si delegacion do të kemi shumë vizita dhe takime me ndërmjetësit ndërkombëtar,ambasadorët Hill,Petrisch dhe Mayorski,me ministart e jashtëm Robin Cook dhe Hubert Vedrine,të cilët ishin bashkëkryesues të Konferencës dhe,më në fund,apo më së pari për nga rëndësia,me zonjën Madeleine Albright,sekretarja amerikane e Shtetit.Zonja Albright do të na vizitojë të dielën,më 14 shkurt,kur tashmë ishte e kuptueshme që Konferenca për Kosovën do të zgjatej edhe një javë,sepse mbrenda afatit njëjavor Marrëveshja nuk ishte arritur.Albright do të qëndrojë shkurt me delegacionin e Kosovës,sa për të na dhënë porosit e saja të qarta.Pra,ajo kërkonte prej nesh të pranonim Marrëveshjen kalimtare,në të kundërtën SHBA.-tënuk do të mund të vazhdonin ta ndihmonin Kosovën dhe zgjedhjen e çështjes së saj.
Albright theksoi që askush nuk mundtë na ndalonte ne të ëndërronim pavarësinë,por që tash për tash duhej të ballafaqoheshim me Marrëveshje kalimtare.Ajo pastaj tha se në mesin tonë mund të gjendet edhe një Gerry Adams (lider i njohur politik i Sin Feinnit,krahu politik i IRA-s),i cili mund të bënte atë hapin vendimtar prej luftës kah paqja.Zonja Albright qartas aludonte në Hashim Thaçin,i cili edhe foli i pari në emër të delegacionit të Kosovës.Hashimi (Thaçi) në fjalën e tij,hiq kurtoazinë e zakonshme në këto raste,e cila ishte e sinçertë kur i adresoheshim zonjës Albright,paralajmëroi gatishmërinë tonë që deri në fund të punojmë për të bërë marrëveshje të mirë kalimtare për Kosovën,e cila në fund duhej të mundësonte deklarimin e qytetarëve të Kosovës për statusin final.Foli edhe dr.Ibrahim Rugova,i cili në atë përzierjen e tiju të zakonshme të fjalive,ku gjysma mbesin të papërfunduara e gjysma tjetër jo fort të kuptueshme,megjithatë arriti të porosisë zonjën Albright se ne nuk ishim për ”pavarësi mekanike” të Kosovës por,sidoqoftë,është mirë të kemi njëherë pavarësinë e pastaj të hyjmë në proceset integruese me të tjerët.
Nuk vonoi shumë dhe në delegacionin tonë,atë të dielë,do të vijë haberi për takimin që Kryesia jonë duhej të kishte me kryesinë e delegacionit serb,me ndërmjetësimin dhe pranionë e zonjës Albright.Ky ishte i pari dhe i mbrami takim i përfaqësuesve të dy delegacioneve.Përkundër përpjekjeve të shumta të palës serbe,e cila përmes ambasadorit rus Boris Mayorski afishonte gatishmërinë e saj për t'u takuar me ne,në delegacionin e Kosovës me të drejtë mbizotëronte pikëpamja se nga këto takime nuk mund të dilte gjë prej gjëje dhe se më së miri ishte të vazhdohej me qasjen e deritashme,e cila preferonte punë të veçantë të secilës palë me juristët e Grupit të Kontaktit.Takimet eventuale midis nesh vetëm se mund të keqpërdoreshin nga pala serbe,për t'i shfrytëzuar ato so gatishmëri të Beogradit për të dialoguar me ne dhe si mungesë të vullnetit tonë për marrëveshje.Gjithësesi,në këtë ballafaqim të kryesive të dy delegacioneve zonja Albright kishte qenë tejet transparenet në ofrimin e ”shkopit” dhe të ”karrotës”,për ne dhe për serbët;ne në rast tëw dështimit,do të humbnim përkrahjen amerikane (dhe do të fitonim bombat serbe,këtë nuk e kishte thënë,por kjo nënkuptohej),ndërsa pala serbe,në rast të refuzimit të nënshkrimit do të humbasë shansin për kthim në bashkësinë ndërkombëtare dhe do të fitonte bombat e Paktit NATO.
Ditët që pësuan,deri në fundin e çuditshëm,përplot kthesa të Konferencës për Kosovën,treguan se porosit e zonjës Albright nuk gjetën veshë tek delegacionet negociuese në Rambuje!
KAPITULLI KATËR
LUFTË NERVASH
”Më besoni...,Albright është mikesha juaj më e madhe në Washimgton.Ajo nuk mund po kupton ç'është duke ndodhur kështu me ju,pse nuk po u besoni garancive të Washingtonit...!”
Morton Abramowitz delegacionit të Kosovës,21 shkurt 1999,Rambouillet.
VAJTJA E DYTË E AMBASADORIT Christopher Hill nga Rambujea në Beograd,të mërkurën më 17 shkurt,nuk do të sjellë ndryshime në pozicionet e Slobodan Milosheviqit ndaj projektit të Konferencës për Kosovën.Herën e parë Hill,në takimin kokë më kokë që pati me kryetarin e RFJ-së,e porositi Milosheviqin se SHBA-të e as shtetet e tjera të Perëndimit nuk e kanë ndërmenf të negociojnë me të,në Beograd,Marrëveshjen e Rambujesë,dhe se kësaj here nuk do të kishte kthim prapa në procesin e zgjedhjes së çështjes së Kosovës.
Milosheviqi refuzon të takojë Hillin.Këtë herë ambasadori Hill kot kishte pritur të shihej me kryetarin e Rfj-së.Ai nuk kishte dasgur fare të takonte Hillin,duke dëshiruar kështu të sforconte pozicionin e refuzimit të plotë të ofertës së rambujesë,posaçërisht kur bëhej fjalë për vendosjen e 28 mijë trupave të Paktit NATO në Kosovë,që parashihej në Aneksin ushtarak.Kur Hill,gjatë takimit të mbajtur në beograd,në pjesën e parë të Konferencës së rambujesë,i kishte thënë Miloshqviqit se në mesin e KFOR-it do të ketë edhe trupa ruse,gjë e cila duhej t'ia lehtësonte këtij vendimin.Milosheviqi ia kishte kthyer:”...Punë e madhe...Ne nuk i duam trupat ruse në Kosovë dhe në RFJ.Mezi i kemi dëbuar në vitin 1948,pas prishjes sonë me Moskën (Milosheviqi këtu aludonte në ndërprerjen e marrëdhënieve midis Jugosllavisë së Josip Broz Titos dhe Informbyrosë,e cila kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik),kështu që tash nuk duam t'i kthejmë prapa...”.
Refuzimi i Milosheviqit për ta takuar Hillin,megjtihatë,kishte disa pasoja pozitive për ne dhe për pozicionin amerikan në këtë konferencë.Kështu,keqsjellja e tij e përmirësonte qasjen e ”dorës së fortë” të preferuar nga amerikanët dhe britanikët e të mospërkrahur shumë nga francezët dhe italianët,në fillim të kësaj konference.
Në pjesën e parë të Konferencës së Rambujes,diplomatët e rëndësishëm amerikanë dhe britanik,gjatë takimeve me ta,zhvilluar kryesisht në korridoret apo në oborrin e Kështjellës,më dëftonin që Parisi zyrtar,veçmas,hezitonte të këmbëngulte në karakterin pro NATO të Misionit ushtarak në Kosovë.Dukej që Franca,megjithatë,vlerësonte se mund të bëhej një miksazh,një përzierje midis NATO-s dhe OKB-së,për të krijuar një mision ushtarak,mnase më të pranueshëm për Rusinë,pikësëpari,e ndoshta edhe për RFJ-në.Dështimi i misionit më të ri të Hillit në Beograd dhe refuzimi gati dhjetë ditësh i delegacionit serb për të bashkëpunuar me grupin e juristëve ndëkombëtar të Konferencës së Rambujes,ndikoi që Franca dalëngadalë t'u afrohej pozicioneve amerikane dhe angleze.Pastaj,pritja e kotë e Hillit në Beogradë ndodhi vetëm 24 orë, a më pak,para se presidenti Bill Clinton të takohej në Washington me kryetarin e Francës Jasques Chirac.Ky skandal diplomatik me siguri që kishte mbërri në Washington,ku është përdorur si argument shtesë i presidentit Clinton në bisedë me Chiracun për rolin e Paktit NATO në Kosovë.Në konferencën e përbashkët për shtyp të Clintonit dhe Chiracut kuptohej njëjtësimi i qëndrimeve për Kosovën i dy liderëve perëndimorë.Kjo ishte me rëndësi të madhe,jo vetëm pse Franca ishte mikëpritëse e Konferencës për Kosovën,por edhe për shkak të domosdoshmërisë së zgjerimit të rrethit të shteteve perëndimore të cilat mbështesin Amerikën në shtrëngimin e regjimit serb.Më në fund dihej,që roli i Parisit ishte vendimtar në vitin 1995,kur ishte fjala për krizën në Bosnjë-Hercegovinë.Vetëm pas përkrahjes së plotë të Parist zyrtar,washimgtoni arriti të kthente mbarë procesin e ndaljes së luftës në Bosnjë.
”Bomba” që plasi në delegacionin tonë.Përkundër lajmeve të mira nga Washimgtoni,të cilat dëshmonin gatishmërinë e Washingtonit dhe të Parisit për të hedhur bomba mbi RFJ po qe se regjimi serb refuzonte Marrëveshjen,të enjten,më 18 shkurt,një ”bombë” do të pëlcasë në delegacionin tonë.
Krijoni Kontakt