Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Kohë me ty Maska e Pog17
    Anëtarësuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga rudo
    TIRANE (21 Shkurt) - "Gati nje e treta e popullsise shqiptare ka emigruar dhe pjesa me e madhe e emigranteve eshte rinia dhe forcat me aktive per pune Keta shqiptare qe jetojne jashte vendit, nuk ushtrojne te drejten e tyre te votes".
    Sipas statistikave te fundit thuhet se mbi 16 milion shqiptare jetojne ne diaspore.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  2. #22
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Keta 16 milione zoteri kane superioritet te vendosin fatin e 3 milioneve brenda ne Shqiperi?

    Posi nga kolltuket e Europes dhe Amerikes me urdher te peshkut votojme Partine e Ballit Kombetar. Diaspora nuk duhet te votoje per Shqiperine por te perkrahe Shqiperine sepse po punojne 99.99% e tyre per hesap te tyre ne diaspore. Shqiptaret ne Shqiperi kane te drejte te votojne per Shqiperine.

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Samsung,
    Shqiptaret e diaspores jane ata qe e mbajne Shqiperine, duke ikur vere per vere, duke dhene para nenave, e motrave e vellezerve dhe duke harxhuar para atje, dhe duke mbajtur me oksigjen nje qeveri prej maskarenjsh. Po normalisht qe zoterise tende, Zalosnje nuk mund t'ju shkoje poshte qe emigrantet ne Shqiperi te behen pjese aktive e atij komuniteti, pasi do thoshte nje pavarsi shume here me te madhe ekonomike per Shqiperine.
    Se mos te rrej mendja qe shkruajta per te ndryshuar mendjen. Ti je me mision te caktuar ne forum, problemi eshte qe ky mision prish trute e dynjase perparimtare, ose pak me shume perparimtare se sac duhet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Ceshtja e votimit te emigranteve, sidoqe shume e drejte, per momentin eshte vetem demagogji. S'po e gjejne dot emrin ke lista ata qe jane ne vend, e po bokan lista per emigrantet keta. Emigrantet ju duhen sa per te cu leke ne Shqiperi, po se vujne se s'vujne, se kane probleme, se nuk kane, nuk e ka ca koken njeri deri me sot.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga ErionB
    Me fal nese hoqa pjese nga gjithe shkrimi, por me duket se ke keqkuptuar esencen e shkrimit. Imigracioni nuk eshte nje fenomen pozitiv apo nje tregues i mire per nje qeverisje, ne te kundert, tregon se sa e pasuksesshme eshte qeveria. Imigracioni vjen per faktin se nuk ka pune, ka persekutim politik, ose persekutime fetare etj. Ne rastin tone, Shqiperia, ne ikim se nuk kemi pune ose kemi persekucion politik. 100 MIJE SHQIPTARE E LENE VENDIN C'DO VIT. Atehere pse dhe si mund te kthehemi ne ate vend ku c'do njeri mundohet te largohet se nuk shohin drite ne fund te tunelit.
    .
    Emigracioni eshte nje fenomen ne baze negativ (pa i mohuar edhe anet pozitive...por qe jane pak). Emigracionin populli shqiptar e ka perjetuar prej shekujsh,qe ne kohen e stergjysherve tane.

    Dhe nese Z.Berisha ka ndjere turp dhe keqardhje qe bashkekombesit e tij nuk mund te votojne, nuk ka njeri ne bote qe ta shfajesoje dhe ti lehtesoje sado pak ato shpatulla te mbushura me gjithfare padrejtesish.Nuk dua te analizoj ketu Sala apo Nano por mos te harrojme se largimi masiv i popullit shqiptar (ne kohet moderne) filloi bashke me karrieren politike te Z.Berisha,"simboli i lirise se popullit te shtypur shqiptar"...
    bingo !!!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Greqi. Athine
    Postime
    1

    Thumbs up

    po po duhet te votojne. pse jo?
    Vetem ketu ne Athine ku une jam tani jane reth 600 000 Shqipetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MENIS : 22-02-2005 më 09:43 Arsyeja: me shume

  7. #27
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    si gjithnje ne disa shkrime konstatoj me keqardhje humbjen e shpreses dhe besimin e paket qe ekziston mbi Shqiperine. sidomos, Eagle eye andi, qe me ane te mesazhit te tij, une arrita te kuptoj se fajin per eksodin masiv te emigranteve ne 1991 e paska Z.Berisha. me vjen sinqerisht keq qe mendohet nje gje e tille, sepse largimi ishte e gjitha rezultat i politikes shtypese dhe e kufijve te mbylluar qe rregjimi i meparshem kishte operuar. nje zog qe rri tere jeten ne kafaz, eshte mese normale qe do te dale sa me shpejt te jete e mundur kur i hapet dera e kafazit. fatkeqeisht ne Shqiptaret, thuajse gjithnje nuk mbahemi te fenomeni qe eshte, por te menyrat se si eshte bere...jo me kot me vjen ne mendje nje shembull shume i thjeshte, kur Z.Nano ishte pergjuar nga Z.Lesi, dhe nuk tha njeri "Hajde te burgosim Z.Nano, sepse eshte marre me kontrabande dhe korrupsion (per te cilin ne aludojme se jemi ne lufte aktive..)" por thuajse kudo nga qeveria u tha se menyra e pergjimit te Z.Lesi ishte antikushtetuese...
    edhe ketu, me pak rezignacion, konstatoj se po kapemi pse jane larguar dhe si jane larguar emigrantet, dhe nuk po nalaizohet ideja baze: A duhet te votojne emigrantet??
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Failed Rapper
    si gjithnje ne disa shkrime konstatoj me keqardhje humbjen e shpreses dhe besimin e paket qe ekziston mbi Shqiperine. sidomos, Eagle eye andi, qe me ane te mesazhit te tij, une arrita te kuptoj se fajin per eksodin masiv te emigranteve ne 1991 e paska Z.Berisha. me vjen sinqerisht keq qe mendohet nje gje e tille, sepse largimi ishte e gjitha rezultat i politikes shtypese dhe e kufijve te mbylluar qe rregjimi i meparshem kishte operuar. nje zog qe rri tere jeten ne kafaz, eshte mese normale qe do te dale sa me shpejt te jete e mundur kur i hapet dera e kafazit. fatkeqeisht ne Shqiptaret, thuajse gjithnje nuk mbahemi te fenomeni qe eshte, por te menyrat se si eshte bere...jo me kot me vjen ne mendje nje shembull shume i thjeshte, kur Z.Nano ishte pergjuar nga Z.Lesi, dhe nuk tha njeri "Hajde te burgosim Z.Nano, sepse eshte marre me kontrabande dhe korrupsion (per te cilin ne aludojme se jemi ne lufte aktive..)" por thuajse kudo nga qeveria u tha se menyra e pergjimit te Z.Lesi ishte antikushtetuese...
    edhe ketu, me pak rezignacion, konstatoj se po kapemi pse jane larguar dhe si jane larguar emigrantet, dhe nuk po nalaizohet ideja baze: A duhet te votojne emigrantet??
    Nuk thashe qe Z.Berisha eshte shkaktari i eksodeve,por mos te harrojme qe shqiptaret kane ikur nga shqiperia edhe ne 92,93,94,95,96,97... pra jo vetem ne fillim te demokracise por edhe ne kohen e qeverisjes demokratike... Pra nuk thashe Z.Berisha shkaktar.Thjesht thashe nje te vertete qe karriera e tij politike ka filluar ne te njejten kohe me eksodet,mos ndoshta thashe ndo1 genjeshter??? Por ama emigracion ka pasur edhe me vone,qe do te thote qe edhe qeverisja e atehershme nuk paska qene ajo qe priste populli perderisa edhe 5 vjet pas ardhjes te demokracise njerezit iknin ne emigrim.

    Une e kisha fjalen tek ai shkrimi ne fillim te temes ku i vihej faji Z.Nano dhe "selize se zeze" dhe ajo selia blu dilte e pafaj,madje majde dilte edhe se po mbante ne shpirt dhembje pse shqiptaret jashte kufijve nuk votojne dot mgjse nuk eshte faji i tyre....me kuptoni drejt ku e kam thelbin.

    Per sa i perket ceshtjes se temes: une dua te votoj per te vendosur sado pak ne fatin e shqiperise,por kjo nuk arrihet me 2 fjalime te dikujt diku,por duke punuar.Kush ka ide si mund te realizohet kjo sa me mire ti paraqese,dhe jo te thote:ky nuk e beri,eshte i keq;une po e them qe duhet bere,une jam i mire....po ky i miri e ka zgjidhjen???Nese po hajde te punojme ta realizojme,nese jo atehere fjalet e tij skane vlere,te shkoje tu mbushe koken me perralla te tjereve qe i besojne se mua sme bejne efekt...

    Si pergjigje per Failed Rapper: ende nuk e ke kuptuar se Z.Lesi i perdori ato "fakte" teresisht te trilluara thjesht per te shpetuar imunitetin e vet?Pse nuk i paraqiti ato faktet e tij kaq te forta dhe te verteta ne prokurori?Perse foli e foli dhe ne fund asgje nuk vertetoi materialisht???...ke pergjigje per kete? Une e mendoj se ajo ishte thjesht per te krijuar mjegull,keshtu do te shpetonte ujku...ashtu sic edhe shpetoi.
    bingo !!!

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti kërkoi nga qeveria që të regjistronte emigrantët në zgjedhjet e ardhshme

    Moisiu: Emigrantët duhet të votojnë

    N.Perndoj

    TIRANE - Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kërkoi dje përgatitjen e një politike të re për emigracionin, në punimet e tryezës për Strategjinë Kombëtare të Migracionit, organizuar nga qeveria shqiptare, IOM dhe Misioni i BE-së në Shqipëri. Duke kërkuar një ndryshim rrënjësor në politikat e migrimit, kreu i shtetit tha se “ka ikur koha kur shteti dhe institucionet e tij nuk bënin asgjë më shumë sesa numëronin anijet me emigrantë që largoheshin nga ky vend. Stadi i sotëm i emigracionit kërkon që shteti të marrë më shumë përgjegjësi, në mënyrë që çdo shqiptar emigrant në botë të jetë i pranishëm në vëmendjen e tij. Ky është një detyrim kushtetues dhe një nevojë kombëtare”. Në këtë kuadër presidenti Moisiu ripërsëriti idenë e tij për krijimin e një ministrie për shqiptarët në botë, detyra e të cilës do të ishte “koordinimi në nivelin më të lartë i të gjitha strukturave të shtetit, përgjegjëse për problemet e emigracionit si dhe menaxhimi i politikave të migracionit”. Në fjalën e tij, presidenti Moisiu është ndalur në të drejtën e emigrantëve shqiptarë për të votuar edhe kur ndodhen larg atdheut. “Si kryetar i shtetit, bashkohem me nismat e deritanishme e i kërkoj pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë dhe administrativë që të krijojnë kushtet dhe të garantojnë të drejtën e votimit të çdo qytetari shqiptar, kudo që ai ndodhet. Edhe nëse nuk arrihet për këto zgjedhje, në zgjedhjet e tjera duhet të realizohet patjetër. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me përjashtimin nga vota të një të tretës së votuesve, e cila realisht është kontribuesja kryesore në të ardhurat financiare të vendit”, – tha presidenti Moisiu. Ai tërhoqi vëmendjen e shtetit shqiptar, shteteve pritëse dhe organizmave ndërkombëtarë për problemet e krijuara vitet e fundit me emigrantët shqiptarë. Më tej në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar tha se parandalimi i emigracionit kërkon “zbatimin konkret të strategjive, politika efektive zhvillimi, hapje të vendeve të reja të punës, luftë konkrete ndaj korrupsionit, rritjen e mundësive për studim dhe kualifikim, organizimin e emigracionit ligjor dhe liberalizimin e regjimit të vizave, si dhe me forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit të vendit”.

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E drejta e votës për diasporën është një ide shumë e mirë, mendoj unë, sepse kështu e afron më shumë diasporën duke treguar respekt për ta, dhe poashtu edhe rrit numrin e atyre që duan të kthehen dhe të kontribuojnë në atdhe. Dihet se kthimi i sa më shumë shqiptarëve është shumë me interes sepse shumica e tyre janë në gjendje për të bërë ndonjë investim atje, kanë marrë edukim në shkollat më të mira të botës, kanë marrë përvojë jete demokratike etj. etj.

    Poashtu, ministria e shqiptarëve në botë është ide shumë e mirë, mendoj unë, sepse kështu ndihmohen komunitetet shqiptare jashtë atdheut përveç në fitimin dhe respektimin e të drejtave të tyre edhe në një organizim më të mirë të tyre, që tërthorazi dtth. ndihmë në një aftësim të tyre më të madh për të kontribuar në çështjet e ndryshme tona kombëtare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •