Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-07-2003
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga Brari
    E Merkure, 09 Shkurt 2005


    BERISHA, NUK ESHTE NEVOJA TE NDIHESH I TURPERUAR



    Nga Sami Milloshi

    SHBA



    Keta qe ne Tirane i quajne "Selia Roze", po qe une do t'i quaja thjesht "Selia e Zeze", dhe qe kane tete vjet qe qeverisin, jo qe nuk kane vullnetin te bejne nje regjistrim te emigracionit, por, per me teper, ata as qe ia kane dale te frenojne lumin e vrullshem te emigranteve drejt Perendimit.

    Nuk e kuptokam kete pjese te zotit Milloshi... e pse u dashka te ndaloje njeri kete "lumin e emigracionit". Po zoti Milloshi vete pse nuk kthehet ne shqiperi???Keshtu do e pakesonte nje pike ne ate "lumin" e tij.Perse nuk ndejti ne shqiperi???Keshtu nuk do ishte fare pjese e atij "lumi". Nuk e kuptoj si ka mundesi qe te flase nje pjese e kesaj plage shqiptare ne kete forme...per veten e tij.Mos ndoshta po hedh idene e nje rimbyllje te kufijve?!?!?!Apo thjesht nje shkrim per tu shtuar ne "luften personale per nje atdhe me te mire"?

    ...thjesht me vjen keq,pasi nuk i takon atij,mua apo te gjithe te tjereve qe nuk jane ne shqiperi, te denojme per fenomenin "emigracion",te cilin jemi ne qe e krijuam,ushqyem dhe ndertuam...
    Ndryshuar për herë të fundit nga eagle_eye_andi : 14-02-2005 më 15:15
    bingo !!!

  2. #12
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga eagle_eye_andi
    Nuk e kuptokam kete pjese te zotit Milloshi... e pse u dashka te ndaloje njeri kete "lumin e emigracionit". Po zoti Milloshi vete pse nuk kthehet ne shqiperi???Apo thjesht nje shkrim per tu shtuar ne "luften personale per nje atdhe me te mire"?

    ...thjesht me vjen keq,pasi nuk i takon atij,mua apo te gjithe te tjereve qe nuk jane ne shqiperi, te denojme per fenomenin "emigracion",te cilin jemi ne qe e krijuam,ushqyem dhe ndertuam...
    Me fal nese hoqa pjese nga gjithe shkrimi, por me duket se ke keqkuptuar esencen e shkrimit. Imigracioni nuk eshte nje fenomen pozitiv apo nje tregues i mire per nje qeverisje, ne te kundert, tregon se sa e pasuksesshme eshte qeveria. Imigracioni vjen per faktin se nuk ka pune, ka persekutim politik, ose persekutime fetare etj. Ne rastin tone, Shqiperia, ne ikim se nuk kemi pune ose kemi persekucion politik. 100 MIJE SHQIPTARE E LENE VENDIN C'DO VIT. Atehere pse dhe si mund te kthehemi ne ate vend ku c'do njeri mundohet te largohet se nuk shohin drite ne fund te tunelit.

    Une personalisht kam qene prezent ne takimin e Dr. Berishes me komunitetin Shqiptar ne NY, dhe sic e shoh une ai ka reaguar ndaj nje kerkese qe i beri ky komunitet. Gjithashtu, mesa kam lexuar dhe degjuar, ka qene dhe nje levizje ne vitin '96 per te bere te mundur votimin nga emigracioni.

    Personalisht, jam pro votimit nga jashte, por jo brenda nje kohe 4 deri ne 8 vite. Kjo per arsyen se vota nuk eshte e siguruar ne Shqiperi, atehere si mund te jete e siguruar per mua qe votoj nga Amerika. Kur institucioni zgjedhor te jete i pavarur nga influenca politike e nje ose tjeter partije politike, atehere do te jete me lehte edhe per ne te votojme.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Ny,us
    Postime
    5
    politika nuk sjell asnje te mire

  4. #14
    siciliano Maska e camorra
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    itali catania
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Dude_t
    politika nuk sjell asnje te mire
    ca eshte kjo moi dudde po pa pa politike asgje nuk behet ,, a e di ti dude se xhdo gje eshte politike ,, moi dude po si pasteje kush sjell gjera me te mira se politika,, pa ma thuj moi dude ..... mos i keqkuptoni gjerat nuk eshte faji i politikes po i politikanve ,,, cdo gje behet me politike ne bas te xhdo gjeje eshte politika se nese nuk do kishte poitke do kishte vetem lufte ok jo se politka nuk sjell lufte po ,,, me shume ndalon luftra jupershendes camorra napoli
    o korçare o ngela beqar fare

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    Vota e emigranteve eshte detyrim

    Te gjithe kete vit flasin dhe diskutojne per te votuar emigrantet shqiptare.
    Sigurisht do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur dhe nje vleresim per vete klasen politike ky akt.
    Por fatkeqesisht eshte vit elektoral dhe kjo nuk shkon per shtat.Secili kerkon ta perdore per kapital politik sepse edhe ato qe e thone nuk e besojne se mund te ndodhe.
    Brenda Shqiperise dhe shiko cfare parregullsishe deri ne ndryshim rezultati te vorimit dhe jo te organizosh dhe te numurosh votat e emigranteve.
    Nuk ka shtet ne bote qe te jete indiferent ndaj emigracionit kur jashte kufijve te vendit ndodhen 40 perqind e popullates.
    Por persae klasa èpolitike nuk foli dhe nuk morri asnjehere ne mbrojtje emigrantet shqiptar neper bote ne veshtiresite e ndryshme qe ato po heqin per tu legalizuar apo integruar dhe mbi te gjitha te kerkonte te krijonte mundesi per rikthimin e tyre apo kushte lehtesuese per binvestime te tyre ne atdhe si investitore te huaj.
    Prandaj une mendoj qe kjo eshte nje fushate elektorale per te fituar pike ndaj ketij fenomeni delikat dhe problematik.

  6. #16

    Ndoshta pas ketyre zgjedhjeve.

    Ideja e hedhur ne treg per perfshirjen e shqiptareve qe ndodhen jashte vendit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare u leshua se pari nga z.Ilir Meta e tani se dyti nga z.Sali Berisha.
    Tregu shqiptar i politikes zien e vlon nga idete por vetem nga idete sepse kur vjen puna pastaj te zbatimi i tyre ne praktike ngec sharra ne gozhde.
    Si do te mundej te perfshiheshin shqiptaret nga jane e nga s'jane ne zgjedhje brenda nje periudhe kaq te shkurter kohe kur ende ne Shqiperi nuk ka nje liste te sakte votuesish?
    Ende shumica dhe pakica nuk kane nje bashkerendim per ndarjen e re zgjedhore dhe se regjistrimi i i perfolur i zgjedhesve ende nuk dihet se kur do te perfundoje?
    Kur ende ne Shqiperi njeri i bie thumbit e tjetri patkoit befas lypet pjesemarrja dhe e shqiptareve jashte vendit ne zgjedhje.
    Ne vazhden e aftesive shqiptare per te pjelle pseudoide ne pseudomomente duket qarte se kjo ide nuk eshte gje tjeter vecse nje pasqyrim i thelle i krizes se ideve ne te cilin eshte zhytur politika shqiptare dhe se me drejt do te ishte te zevendesohej fjala zgjedhje me zgjidhje.Shqiperia dhe shqiptaret gjenden jo perpara zgjedhjeve por perpara zgjidhjeve.
    E zgjidhje behet nga njerez te rinj,me ide te reja,me mentalitet tjeter por qe fatkeqesisht ende taborret politike nuk e kane pare te udhes te perfshijne dhe te nxisin njerez te tile por besnike partiake dhe fanatike.
    Vetem te shohesh nje nate ne TVSH fytyrat e politikaneve te sotem neper udhetimet e shpreses apo neper udhetimet e prerjes se shiritave e kupton se ku ka ngecur ora e tyre.
    Sado qe mundohen te pjellin pseudoide ata mbeten te njejtet dhe publiku i marrosur pas asfalteve cuditerisht pelqen te udhehiqet nga te njejtet.
    Nese ne Shqiperi do te kryhen kete here zgjidhje te drejta,te lira dhe te ndershme athere lind besimi dhe tek shqiptaret qe jane jashte por qe me zemer ndodhen brenda e te cilet ne fund te fundit kjo politike dhe keta politikane i hodhen jashte.

  7. #17
    Kush jeni ju te gjith ?
    Anëtarësuar
    13-02-2005
    Vendndodhja
    NRW Gjermani
    Postime
    5
    Une jam i mendimit qe eshte edrejta e cdo shtetasi shqiptar te votoj kudo qe jan .
    por-------------- Por nje Pyetje?
    sa emigran ka me dokumenta te rregullta?
    dhe pse nuk shkonn ai Z. Berisha ne greqi ose Itali ose gjermani per legalisim Dokumentash
    lehtesimi per hyrje ,dalje nga shqiperia me dokumenta te rregullta ,ai ka pyt Greket Z.Berisha pse shqiptare duhet ta nderrojn emrin ne greqi ?
    nuk po flas per disa qe gjoja Paskan shpetuar ne USA (Amerik) dhe i viziton Z. Berisha ose Nano Mos me keqkuptoni Ju lutem.
    boll 15 vjet Kemi ne demokraci, Akoma nuk Munden te komandojn nje shtet me 1Molion banor se tetjeret Kan hik Jasht Nga e keqia.
    ka ardhur koha qe ne shqiptaret ti kthehemi punes dhe ti tregojm Botes qe edhe ne duam te udhetojm me te njejten anije .

  8. #18
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Pa dashur te hyje ne polemika te kota politike, dua thjesht te shqyrtoj ate cka Z. Berisha ka thene. me vjen keq qe duke lexuar thuajse te gjitha postimet e meparshme, konstatoj se mes nesh ende nuk ka nje ndjenje qytetare te mireformuar. ajo cka eshte propozuar nga kreu i opozites shqiptare, mendoj se eshte nje nder propozimet me gjeniale qe jane thene keto 15 vjet pluralizem, dhe kete e bej, jo per shkak preferencash apo militantizmash te kota, qe ketu tek Forumi nuk kane ndonje rendesi, por e them per shkak te nje analize shume te thjeshte qe me poshte do te tregoj. Shteti shqiptar, me cilendo parti ne krye, me cilindo spekter politik te perfaqesuar, ne fund te fundit duhet te perfaqesoje interesat, jo vetem politike te elektoratit. Atehere, nese popullsia e Shqiperise, mendohet te jete rreth 7 milione, te shperndare ne te gjithe boten, perse mos t'u jepet edhe atyre e drejta e votes? Eshte vendi i tyre, si rrjedhim eshte nje e drejte e tyre themelore qe te parashtrojne apo te kerkojne kerkesat e tyre me ane te te drejtes themelore qe eshte e drejta a votes. pa dashur te futem shume ne debati mbi teorite e demokracise, apo fenomenin qe ajo paraqet, mendoj se vetem duke analizuar fjalen "demokraci" del kuptimi dhe funksioni i saj i vertete. Demos (popull), kratis (qeverisje); pra kuptimi me primitiv eshte qeverisje e popullit, dhe populli shqiptar nuk eshte vetem ai qe banon ne R.SH. shume prej jush mund te kene kontestacione mbi kete menyre paraqitjesh faktesh, atehere le te analizoje nje gje te thjeshte. perse duhet te kete emigrante ne Greqi, ne numer te konsiderueshem (flitet per rreth 500 mije persona)? sepse Shqiperia nuk i ofron konditat qe atij i duhen, nuk i ofron mundesine ekonomike, mundesine sociale, dhe shume e shume mundesi qe besoj i perkasin nje tjeter teme. megjithate, ne qofte se emigrantit (qofte nga Greqia, qe e kemi marre si shembull, qofte nga vende te tjera) i ofrohet mundesia e votes, atehere ai me konceptet qe ka, dhe kerkesat e tij, mund ti shprehe lirisht me voten e tij, ne menyre qe te sjelle ndryshimin ne vendin e tij. pra, cdo emigrant, TEORIKISHT duke patur nje ndergjegjje qytetare (me lehte e kategorizueshme ne nacionalizem apo patriotizem) mund te ndikoje ne ndryshime ne vendin e tij me ane te votes. problemet qe kane emigrantet shqiptare ne Greqi, jane te njohura jo vetem ne opinionin publik kombetar por edhe ne ate internacional, atehere sa interes ka nje person te rri ne nje vend jo te tijin, ne te cilin trajtohet keq (kuptohet, flas per shumicen), nderkohe qe me ane te votes se tij, mund te sjelle ne permiresimin e vendit te tij, dhe te vije ne vendin e tij, qe i ofron te njejtat kushte ne vendin ku ishte? dhe ne fund dua edhe t'ju sjell ne kujtese, metoden amerikane te zgjedhjeve, ku cdo person i pajisur me pashaporten amerikane qe nuk ndodhet ne SH.B.A. mund te votoje me ane te emailit, apo te postes. Kujtoj ketu shembullin e zgjedhjeve mes George Bush dhe Al Gore. Mendoj se mendimi i Z. Berisha, eshte nje nder me te miret e politikes "moderne" shqiptare, e nje politike ku populli prej 15 vjetesh (dhe me shume se kaq) eshte detyruar vetem te degjoje, degjoje, degjoje, nderkohe qe tani ka mundesine reale qe te shprehe hapur mendimin e tij, apo e thene me thjeshte tani ka mundesine qe ai te flase, e politika e shtetit te tij te degjoje....
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  9. #19
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    TIRANE (21 Shkurt) - "Gati nje e treta e popullsise shqiptare ka emigruar dhe pjesa me e madhe e emigranteve eshte rinia dhe forcat me aktive per pune Keta shqiptare qe jetojne jashte vendit, nuk ushtrojne te drejten e tyre te votes". Me kete shqetesim Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, bashkohet keshtu me ate pjese te politikes qe kerkon regjistrimin e emigranteve shqiptare ne listat e zgjedhesve. Keto deklarata Moisiu i beri sot ne konferencen mbi Strategjine Kombetare te Migracionit, ku merrnin pjese perfaqesues te shtetit shqiptar, perfaqesues te IOM-it dhe te aktoreve te tjere rajonale qe ndertojne strategjite e emigracionit. Presidenti Moisiu theksoi se ka nevoje urgjente per hartimin dhe zbatimin e politikave qe mundesojne shnderrimin e emigracionit ne nje partner aktiv ne vendimmarrjen, zhvillimin dhe integrimin e vendit. Moisiu shprehu entusiazmin e tij per faktin qe emigrantet po konsiderohen gjithnje e me shume, burime te cmuara e te pandara njerezore te shoqerise. Presdienti i vendit kerkoi qe shteti te marre me shume pergjegjesi, ne menyre qe cdo shqiptar emigrant ne bote te jete i pranishem ne vemendjen e tij. "Nje tjeter detyrim kushtetues - theksoi Moisiu - eshte garantimi i te drejtes se votes per te gjithe qytetaret shqiptare. Edhe nese nuk arrihet per keto zgjedhje, ne zgjedhjet e tjera duhet te realizohet patjeter qqe cdo shqiptar te ushtroje te drejten e votes, pavaresisht se ku ndodhet". Ne perfundim te fjales se tij Moisiu tha se bllokimi i trafikut klandestin nuk mund te arrihet vetem me forcimin kufitar, ai duhet te shoqerohet me politika efektive zhvillimi, hapje te vendeve te reja te punes, lufte konkrete ndaj korrupsionit, rritjen e mundesive per studim dhe kualifikim, organizimin e emigracionit ligjor dhe liberalizimin e regjimit te vizave, si dhe me forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit te vendit. Ne Tirane zhvilloi sot punimet konferenca mbi Strategjine Kombetare te Migracionit dhe Planin Kombetar per veprim. Ne kete takim u mblodhen per here te pare te gjithe aktoret vendore, rajonale e nderkombetare te politikave te migracionit. db/db(NEWS24/BalkanWeb)

  10. #20
    Kohë me ty Maska e Pog17
    Anëtarësuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Praktikisht kjo ide eshte e pamundur per diasporen te votoje. Dhe nqs atyre i jepet e drejta per te votuar, vota e tyre eshte e bazuar mbi "premisa false" dmth duke u bazuar vetem nga fjalimet boshte te kanditateve sepse vezhgimet e diaspores jane vetem nje perceptim i thjeshte, dhe nuk eshte nje perpjekje per te pare me sy ate qe tregojne shifrat dhe arsyetimet kritike.

    P.s Perderisa ke pashaporte shqiptare, i ke te gjitha te drejtat kushtetuese edhe nqs je larg shqiperise.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •