E dashur zonje!
Ka shume gjera ne kete bote qe nuk zgjdhen po mirren ashtu,siq vijne mbare apo mbrapsht,pasi nuk eshte ne doren tone qe ti zgjedhim.Por,dhe shpesh na bije te mbjellim faren e ndonje peme te bukur e te na mbije nje shkurre xhembace.Me e shumta qe mund te bejme ne kete rast eshte qe te krasisim e ta bejme ne njefare menyre te bukur ose te besojme qe eshte e tille qe do te thote te vete-mashtrohemi(edhe vetmashtrimi eshte nje menyre per te jetuar).
Dhe mund te ndodhe nga njehere qe ”pikon qielli”por rralle,teper rralle fatemiresisht apo fatekeqesisht.
Them se i lejohet nje marrezi mendimi e tille nje te arratisuri nga Galera(burgu),qe me hengri gjysmen e jetes.Me kishin akuzuar qe kisha vrare djallin pasi kasha lindur dragua,po kur nuk me gjeten krahe,me thane se kisha ngritur gishtin kundra zotit.
Pas shume e shume e vitesh vujtje erdhi nje dite casti i shumepritur i arratisjes sime.S’bsoj se ka nevoje te te them se cfare eshte liria per nje te burgosur.Por se di se ku eshte e shkruar qe ne te mos kenaqemi tamam kurre.Te mos e shijojme kenaqesine e asgjeje deri ne fund thuase kjo do na mbyste.Edhe pas arratis’sime nuk qesh ashtu sic e mendova lire.
Po me duhet te endem ashtu sic e din edhe ti me emra e indetitete te tjere.Te paraqitem ndryshe nga aji qe jam;-prape te me marre malli te kthehem here pas here ne burgun tim ku kam lene shenjat e mi,kam lene aq shume sa te mos rri shume pa e pare sepse here pas here me;
“Afroheshin e me perkedhelnin si Engjejt e se Keqes,
per te me prishur qetesine e prehjen e shpirtit tim,
per te me coroditur e rrezuar nga ai Shkemb Kristal
ku isha ulur e prehesha i qete e vetmitar...(B),

Ju ktheva here pas here endrrave te mia por me sa duket ato ishin arratisur tashme ose kishin rene ne gjume.Nuk guxoja as’me behej ti therisja pasi nuk e dija ne isha aji i mepareshmi qe ti ndiqja.
E ne keto caste te hutimit tim ku ende spo dija nga te shkoja,kur liria ime s'qe ashtu sic e enderroja,te njoha ty.
Me mire vone se kurre-pate thene dikush.Ti ashtu ndoshta pa dashur,me gjallerine tende fillove tu japesh jete ketyre endrrave,ti zgjosh.Dhe ato atehere me rrethuan si dikur.Ndaj e dashur zonje,mos te zere meraku aq shume se ti qenke treguar”mizore”me mua.A s’me thua ne ka dhenje me te madhe se SHPRESEN?
Kjo ishte ajo qe me mungonte dhe kjo eshte ajo qe tashme po e rris nen rason e murgut.Edhe dicka zonje duhet ta kesh parasysh:
-Kurre nuk te pyet dikush-a te te dua? Dhe kurre nuk zgjidhet ne kete rruge.Dhe prape,kurre nuk mund te sugjerosh dike qe te doje,aq me shume ta detyrosh ate.E prape,kurren e kurres nuk mund te ndalosh dike qe te te doje.
Dhe per kete e dashur zonje,do jem prane e perkrah teje ashtu sa mund te jem,sado i cuditshem qe te dukem


“-Crendesi ka se cili mund te jete realiteti jashte meje, nese ai me ndihmoi te jetoj, te ndiej qe jam dhe ate cka jam?,,(B).

Yti Votren.