Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Prezantimi i pergjitheshem i fese Islame.

    Nga Mr. Ali Tantaui.
    Ē’ĖSHTĖ ISLAMI?

    Me njė rast u thashė nxėnėsve tė mi: “Sikur tė vinte njė i huaj dhe t’u thoshte se disponon vetėm me njė orė kohė tė lirė, dhe pėr kėtė kohė dėshiron tė mėsojė se ē’ėshtė Islami, si do t’ia shpjegonit ju atij Islamin pėr njė orė?” U pėrgjigjėn: “Kjo ėshtė e pamundur, ėshtė e domosdoshme qė tė studiojė teuhidin, texhvidin, tefsirin, hadithin, fikhun, usuli-fikhun dhe qė tė thellohet nė problemet dhe ēėshtjet nga tė cilat nuk mund tė dilet pėr pesė vjet.” Unė nė kėtė thashė: “Subhanall-llah, a nuk ka ndodhur qė njė beduin (fshatar, banor i shkretėtirės) tė vijė te Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tė qėndrojė tek ai njė ditė apo njė pjesė tė ditės, e qė pėr kėtė kohė tė shkurtėr ta mėsojė Islamin, qė mė pastaj t’ia pėrcjellė atė popullit tė vet, duke u bėrė udhėzues dhe mėsues i tij, misionar dhe pėrhapės i Islamit. E edhe mė shumė se kjo, a nuk e ka shpjeguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tėrė fenė me tri fjali nė hadithin mbi Xhibrilin [alejhis-selam], duke folur me tė mbi Islamin, imanin dhe ihsanin - bamirėsinė? Atėherė, pėrse tė mos e shpjegojmė edhe ne sot Islamin pėr njė orė?!”
    Andaj, ē’ėshtė Islami dhe si hyhet nė tė?
    Ēdo religjion, i vėrtetė apo i falsifikuar, ēdo shoqatė, e dobishme apo e dėmshme, ēdo parti, e mirė apo e keqe, i ka themelet dhe bazat e veta ideore dhe parimet ideologjike tė cilat pėrcaktojnė qėllimin e saj dhe orientojnė drejtimin e saj, duke i shėrbyer anėtarėve dhe pasuesėve tė saj si statut.
    Ai qė dėshiron tė anėtarėsohet nė ndonjėrėn prej shoqatave tė pėrmendura sė pari shikon nė parimet e saj, e nėse pajtohet me to, me subkoshiencė dhe me vetėdije i pranon pa kurrfarė dyshimi nė to, kėrkon tė hyjė nė shoqatėn pėrkatėse, tė inkuadrohet nė radhėt e anėtarėve dhe ithtarėve tė saj. E atėherė bėhet i detyruar t’i kryejė tė gjitha aktivitetet me tė cilat e obligon statuti i shoqatės dhe e paguan anėtarėsinė e caktuar. Pas kėsaj ėshtė i obliguar qė me veprimtarinė e tij tė tregojė sinqeritet nė pranimin e parimeve dhe principeve tė shoqatės, pandėrprerė duke i rikujtuar ato, nė mėnyrė qė tė mos veprojė diē qė u kundėrvihet atyre. Me moralin dhe sjelljet e tij tė paraqet shembull tė bukur tė atyre principeve, si dhe tė misionarit praktik tė tyre.
    Anėtarėsimi nė shoqatė, pra, do tė thotė: njohja e sistemit tė saj, besimi nė parimet e saj, tė nėnshtruarit pėrcaktimeve tė saj, si dhe veprimi praktik nė pėrputhje me ato pėrcaktime. Ky ėshtė qėndrimi i pėrgjithshėm, i cili ėshtė i aplikueshėm edhe nė fenė islame. Prandaj, ai qė dėshiron tė hyjė nė Islam sė pari duhet t’i aprovojė parimet e tij dhe pa ngurrim t’i pėrvetėsojė, ashtu qė tė bėhet musliman. Kėto principe, shkurtimisht, pėrbėhen nė besimin qė kjo botė materiale nuk ėshtė e vetmja qė ekziston, dhe se kjo jetė e dunjasė nuk ėshtė e tėrė jeta. Njeriu ka ekzistuar para lindjes, do tė ekzistojė edhe pas vdekjes. Nuk e ka krijuar veten, por ka qenė i krijuar para se tė ketė njohur veten. Njeriun nuk e kanė krijuar krijesat joorganike qė gjenden rreth tij, sepse ai posedon mendjen, kurse ato jo, porse e ka krijuar i Vetmi All-llahu i Madhėrishėm nga asgjėja (nga mosekzisentca), sikurse edhe tė gjitha kėto botėra. Ai ėshtė i Vetmi qė jep jetė dhe vdekje, Ai tė gjitha i ka krijuar, dhe nėse dėshiron do t’i shkatėrrojė. Ky Zot nuk i gjason asnjėrės nga kėto krijesa. Ēdoherė ka qenė, nuk ėshtė i krijuar, gjithmonė do tė jetė dhe kurrė nuk do tė zhduket. Ėshtė i Fuqishėm dhe fuqia e Tij nuk njeh kufij. Tė gjitha i di dhe asgjė nuk i ėshtė e fshehur diturisė sė Tij. Ėshtė i drejtė, por drejtėsia e Tij nuk pėrcaktohet me kriteret e drejtėsisė njerėzore. Ai i ka vendosur ligjet e gjithėsisė, tė cilat ne i quajmė ligje natyrore dhe tė gjitha i ka krijuar me masė. Ēdo sendi i ka caktuar detaje dhe formė, si dhe krejt ēka do t’u ndodhė qenieve tė gjalla dhe jo tė gjalla nga: lėvizja e qetėsia, konstantja e ndryshueshmėria, aktiviteti e pasiviteti. Njeriut ia dhuroi mendjen me tė cilėn ai gjykon pėr shumė gjėra, tė cilat ia ka nėnshtruar atij, dhe me tė cilėn realizon atė ēka vet e zgjedhė. Pas kėsaj jete tė pėrkohshme e ka krijuar jetėn e pėrhershme - botėn tjetėr, nė tė cilėn bamirėsi do tė shpėrblehet me Xhennet, ndėrsa mėkatari do tė dėnohet me Xhehennem.
    Zoti ėshtė Njė, i Vetmi, nuk ka shok i cili krahas Tij adhurohet, nuk ka kush qė tė afron tek Ai dhe qė ndėrmjetėson pa lejen e Tij. Ibadet i sinqertė i bėhet vetėm Atij - nė tė gjitha format.
    Tė gjitha krijesat e dukshme, qė dallohen me shqisa, si dhe ato tė padukshme i takojnė Atij. Disa nga ato janė jo tė gjalla, e disa tė gjalla, me obligime tė ngarkuara. Disave nga ato krijesa tė gjalla iu ėshtė veēori vetėm e mira, e ato janė melekėt (engjėjt); disa kanė veēori vetėm tė keqen, e ata janė shejtanėt (djajtė); ndėrsa karakteristikė e disa krijesave ėshtė edhe e mira edhe e keqja, e kėta janė xhinnėt dhe njerėzit. Ai, All-llahu i Madhėrishėm, i zgjedh disa nga njerėzit dhe u dėrgon melekė me ligj tė Tij - sheriat - qė t’u shpallė njerėzve, e ata janė pejgamberėt.
    Kėto sheriate (ligje) tė All-llahut tė Madhėrishėm janė tė pėrfshira (pėrmbledhura) nė libra dhe suhufe (fletushka), tė cilat janė tė shpallura nga lartė (qielli). E fundit nga ato e abrogon tė mėparshmen, apo e korrigjon. Libri i fundit ėshtė Kur’ani. Tė gjitha librat para Kur’anit janė shtrembėruar, apo janė zhdukur dhe harruar. Kur’ani ėshtė i vetmi qė ka mbetur i ruajtur nga ndryshimet dhe shkatėrrimi. Ndėrsa i fundit nga pejgamberėt ėshtė Muhammed Ibėn Abdull-llah El-Arebi El-Kurejshi. Me tė ėshtė vulosur pejgamberia, kurse fetė me shpalljen e tij, kėshtu qė nuk ka pejgamber pas tij.
    Kur’ani ėshtė kodi islam. Ai qė pohon se Kur’ani ėshtė nga All-llahu i Madhėrishėm dhe beson nė tė, pėrgjithėsisht dhe nė detaje, quhet besimtar. Besimi nė kėtė aspekt nuk ėshtė i njohur askujt pėrveē All-llahut tė Madhėrishėm, sepse njerėzit nuk i hapin zemrat, e as qė dinė se ē’ka nė to. Prandaj, qė muslimanėt dikė ta konsiderojnė si njėrin prej tyre, ėshtė obligim ta deklarojė kėtė besim nė shqiptimin e shehadetit. Ky shehadet ėshtė: “Besoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pos All-llahut, dhe besoj se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė i dėrguar dhe rob i Tij.”
    Kur i shqipton kėto fjalė, bėhesh musliman, d.m.th. banorė i vėrtetė i shtetit islam, nė tė cilin muslimani i gėzon tė gjitha tė drejtat, duke pranuar qė t’i kryejė tė gjitha obligimet me tė cilat e obligon Islami.
    Kėto obligime, apo detyrime fetare, janė tė pakta, tė lehta, dhe nė to nuk ka kurrfarė mėrzie e as vėshtirėsi.
    E para nga kėto ėshtė: Qė nė mėngjes, para lindjes sė diellit, t’i falė dy rekate tė namazit tė sabahut, qetė, duke thirrė nė tė Zotin e tij, duke lutur pėr mirėbėrėsi dhe duke mbėshtetur nga dėnimi. Para kėsaj merr abdest, apo thėnė ndryshe i lanė pjesėt e caktuara tė trupit, apo nėse ėshtė xhunub (i papastėr) lahet i tėri.
    Nė mes tė ditės t’i falė katėr rekate tė namazit tė drekės, e pastaj pak mė vonė edhe katėr rekate - ikindinė. I falė pas perėndimit tė diellit tri rekate tė namazit tė akshamit dhe nė fillim tė natės katėr rekate tė namazit tė jacisė.
    Kėto janė pesė namazet e obligueshme. Kryerja e tyre nuk zgjatė mė tepėr se gjysmė orė. Pėr kryerjen e tyre nuk ėshtė i caktuar vendi apo personi i caktuar - personeli fetar - pa tė cilin nuk do tė ishin tė plota. Nė to, sikurse edhe nė tė gjitha obligimet fetare, nuk ka ndėrmjetėsues nė mes tė muslimanit dhe Zotit tė tij.
    Obligimi i dytė: Nė vit ekziston muaji i caktuar nė tė cilin muslimani e ndryshon kohėn e ushqimit, ashtu qė mėngjesin e ha nė fund tė natės nė vend se nė fillim tė ditės, kurse e shtyen drekėn deri nė perėndim tė diellit, duke u pėrmbajtur gjatė ditės nga ushqimi, pija dhe marrėdhėniet seksuale. Ky ėshtė pėr shpirtin e tij muaji i spastrimit, pėr stomakun e tij muaji i pushimit, pėr trupin e tij muaji i riprovimit tė sjelljes dhe shėndetit tė tij. Ky muaj ėshtė njė nga format e angazhimit nė bamirėsi dhe barazi nė jetė.
    Obligimi i tretė: Nėse pas plotėsimit tė nevojave tė veta personale dhe nevojave tė familjes sė tij mbetet si tepricė njė pjesė e caktuar e pasurisė, pėr tė cilėn ai gjatė tėrė vitit nuk ka pasur nevojė, ėshtė i obliguar qė nga ajo pasuri - pas kalimit tė njė viti - tė ndajė dy e gjysmė pėr qind (2,5%) tė varfėrve dhe tė mjerėve. Pėr muslimanėt kjo dhėnie nuk paraqet kurfarė barre, ndėrsa ėshtė nė dobi tė madhe pėr ata qė kanė nevojė, dhe kjo paraqet shtyllė tė fortė tė ndihmesės sė ndėrsjellė dhe ilaē pėr sėmundjen e varfėrisė - njėrės nga sėmundjet mė tė rėnda tė shoqėrisė.
    Obligimi i katėrt: Islami nė bashkėsinė e vet i ka rregulluar takimet familjare, edhe atė:
    - Takimin nė nivel tė mbledhjeve tė lagjeve, tė cilat mbahen pesė herė nė ditė - si orėt e mėsimit nė shkollė. Kjo ėshtė kryerja e namazit me xhemat, me tė cilėn ēdo anėtar e pėrforcon dėgjueshmėrinė e tij ndaj All-llahut tė Madhėrishėm gjatė takimit pranė Tij. Frytet e kėtij takimi janė qė tė fortėt t’u ndihmojnė tė dobtėve, tė diturit t’i mėsojnė tė paditurit, tė pasurit t’u ndihmojnė tė varfėrve. Kohėzgjatja e kėtij takimi pėrafėrsisht ėshtė pesėmbėdhjetė minuta, ashtu qė nuk i paraqet pengesė punėtorit nė punė, e as tregtarit nė tregti. Nėse takimi pėrfundon, e ndonjė musliman nuk ėshtė i pranishėm nė tė, ai nuk dėnohet pėr mungesė, por i mbetet shpėrblimi i mangėt pėr mospjesėmarrje nė tė;
    - Takimi nė nivel tė tubimit tė lagjeve tė qytetit, i cili mbahet njė herė nė javė, e qė ėshtė namazi i xhumasė. Zgjatė mė pak se njė orė, ndėrsa pjesėmarrja nė tė ėshtė e domosdoshme pėr muslimanėt;
    - Takimi nė nivel tė mbledhjes sė qytetit, i cili mbahet njė herė gjatė vitit, e ky ėshtė namazi i bajramit. Pjesėmarrja nė tė nuk ėshtė e obligueshme, ndėrsa kohėzgjatja e saj ėshtė mė pak se njė orė;
    - Takimi nė nivel tė kongresit tė gjithmbarshėm musliman, i cili mbahet ēdo vit nė vendin e caktuar. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė cikli drejtues, veprimor dhe ideor. Muslimani ėshtė i obliguar qė tė jetė i pranishėm bile njė herė gjatė jetės - nėse ka mundėsi - e ky ėshtė haxhxhi.
    Kėto janė obligimet themelore fetare me tė cilat obligohet muslimani. Nė obligimet fetare bėn pjesė, gjithashtu, edhe tė pėrmbajturit nga veprat e caktuara, vepra pėr tė cilat tė gjithė njerėzit e menēur nė botė pajtohen se janė tė dėmshme dhe se ėshtė obligim qė tė largohemi nga ato, siē janė: mbytja e padrejtė, sulmi i njerėzve, dhuna e tė gjitha llojeve, pijet dehėse nga tė cilat humb vetėdija, amoraliteti i cili shkatėrron nderin, shėndetin dhe ngatėrron farefisninė, kamata, gėnjeshtra, mashtrimi, tradhtia, padėgjueshmėria ndaj prindėrve, betimi i rrejshėm, dėshmia e rrejshme, e tė ngjashme qė u pėrngjajnė kėtyre veprave tė shėmtuara dhe tė dėmshme, shėmtueshmėrinė e tė cilave e ndjen ēdo mendje e shėndoshė.
    Nėse muslimani e lė pasdore kryerjen e ndonjė obligimi, apo vepron diē nga ajo qė ėshtė e ndaluar, e pastaj kthehet dhe pendohet duke kėrkuar falje nga All-llahu i Madhėrishėm - Ai me tė vėrtetė do t’ia falė. Nėse nuk pendohet dhe nuk kthehet nga vepra e ndaluar, mbetet ende musliman dhe llogaritet nė radhėt e muslimanėve, mirėpo konsiderohet mėkatar dhe meriton dėnim nė botėn e ardhme - ahiret, me dallim se dėnimi i tij ėshtė i pėrkohshėm, e jo i pėrhershėm, siē ėshtė dėnimi i pabesimtarit.
    Por, nėse e mohon ndonjėrėn nga bazat, principet e besimit, apo dyshon nė to, e refuzon obligimin apo ndalesėn e bazuar nė ixhma (ixhma - pajtueshmėria e tė gjithė dijetarėve mbi njė ēėshtje), apo mohon madje njė fjalė nga Kur’ani, ai del nga feja - konsiderohet renegat dhe i mirret shtetėsia islame. Dezertimi nga feja ėshtė mėkati mė i madh nė Islam, ashtu qė ėshtė nė shkallė tė tradhtisė sė madhe nė ligjet bashkėkohore, dėnimi i sė cilės ėshtė - nėse personi nuk pendohet - vdekja.
    Muslimani ndonjėherė e lėshon ndonjė obligim apo bėn diē nga ajo qė ėshtė e ndaluar, duke e pranuar obligimin dhe ndalesėn, por megjithatė mbetet ende musliman, me atė se bėhet mėkatar. Ndėrsa, sa i pėrket besimit – imanit, ai ėshtė i pandashėm, ashtu qė sikur tė besonte p.sh. 99% tė principeve tė besimit, kurse njė e ka mohuar, ai konsiderohet si mosbesimtar.
    Ndonjėherė muslimani nuk ėshtė mu’min, ngjashėm sikur ai qė anėtarėsohet nė ndonjė shoqatė, prezenton nė mbledhjet e saj, paguan anėtarėsinė dhe i kryen obligimet e anėtarėve tė saj, por nuk i pranon principet e saj e as qė ėshtė i bindur nė vėrtetėsinė e tyre. Ai i bashkangjitet asaj shoqėrie vetėm e vetėm qė ta spiunojė atė apo qė t’i sjell dėm. Ai ėshtė hipokriti-munafiku, i cili nė gjuhė e shqipton shehadetin dhe sipėrfaqėsisht i kryen obligimet fetare. Mirėpo ai, nė realitet, nuk ėshtė besimtar, e as qė ėshtė i shpėtuar tek All-llahu i Madhėrishėm, ndonėse te njerėzit llogaritet si musliman, sepse njerėzit gjykojnė sipas manifestimeve tė jashtme, kurse vetėm All-llahu i Madhėrishėm i njeh fshehtėsitė dhe atė qė gjendet nė zemra.
    Prandaj, kur njeriu pranon principet ideore tė Islamit, e ato principe janė: besimi absolut nė All-llahun e Madhėrishėm, pa i i pėrshkruar Atij ndonjė shok apo ndėrmjetėsues, besimi nė melekėt (engjėjt), nė pejgamberėt, nė librat - shpalljet, nė jetėn e ardhshme, nė caktimin e All-llahut tė Madhėrishėm - kaderin, si dhe shqiptimi i shehadetit. Kush beson thellė nė tė gjitha kėto, e pastaj i falė namazet e obliguara - farzet, e agjėron ramazanin, nėse ėshtė i pasur e jep zekatin nė pasuri, nėse ka mundėsi e kryen haxhxhin njė herė gjatė jetės, largohet nga veprat e ndaluara tė cilat me ixhma janė tė ndaluara, ky person konsiderohet se ėshtė musliman - mu’min. Mirėpo fryti i besimit nuk vėrehet nė njeriun, as qė ndjehet kėnaqėsia e tij, e as qė konsiderohet musliman i plotė derisa nė jetėn e vet nuk ta ketė pasuar rrugėn e muslimanit - mu’minit.
    I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shumė shkurt, nė njė fjali, e cila konsiderohet si njė nga thėniet mė thelbėsore dhe mė koncize, e ka paraqitur programin e asaj rruge. Nė fjali e cila pėrmban nė vete ēdo tė mirė, tė mirėn e kėsaj dhe botės sė ardhme.
    Kuptimi i asaj fjalie ėshtė qė, besimtari gjatė kohės sė punės dhe pushimit, kur ėshtė nė vetmi dhe nė shoqėri, nė seriozitet dhe shaka, nė ēdo situatė nė tė cilėn gjendet, e ka ndėrmend se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i informuar pėr tė dhe se e shikon. Kėshtu, duke e pasur nė mendje se Ai e shikon, nuk bėn mėkate e as qė frikėsohet e dėshpėrohet, duke e ditur se Ai ėshtė me tė. Nuk ndjen vetmi duke e kujtuar Atė, e as qė ndjen nevojė pėr dikė duke kėrkuar nga Ai dhe duke e lutur Atė. Po edhe nėse e bėn ndonjė mėkat apo gabon - e natyrshme ėshtė qė tė gabojė - kthehet dhe pendohet, e All-llahu i Madhėrishėm me tė vėrtetė ia falė atij (gabimin).
    E gjithė kjo ėshtė marrė nga definicioni i bamirėsisė (ihsanit) nė fjalėt e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Ta adhurosh All-llahun e Madhėrishėm ashtu sikur ta shohėsh, sepse edhe pse ti atė nuk e sheh, Ai ty me tė vėrtetė tė sheh.”
    Kjo ėshtė nė pika tė shkurtėra feja islame.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Definicionet

    Ėshtė e domosdoshme qė nė kėtė kaptinė, nė tė cilėn flasim mbi besimin, tė shtjellojmė shpjegimin e disa shprehjeve profesionale karakteristike pėr fjalorin e dijetarėve, tė cilat shpesh pėrmenden edhe nė librat fetare. Kėto janė shprehjet: DYSHIMI, MENDIMI dhe DITURIA. Pėrmes shpjegimit tė kėtyre termave dėshirojmė tė arrijmė gjer te definicioni i besimit.
    Dekarti, nė metodėn e tij tė njohur, dhe para tij Gazaliu, nė veprėn El-Munkidhu mine-d-dalal, nisen nga dyshimi qė tė arrijnė gjer te besimi. Dekarti dyshon, duke e marrė dyshimin si rrugė e arritjes gjer te bindja, pra ē'ėshtė dyshimi?
    Sikur p.sh. tė gjendeshe nė Mekke, e dikush tė pyeste se a bie momentalisht shi nė Taif (qytet nė Arabinė Saudite), nuk do tė ishe nė gjendje tė pėrgjigjesh as me “po” e as me “jo”, sepse ėshtė e mundur qė nė atė kohė nė Taif tė jetė moti me shi, siē ekziston mundėsia qė qielli nė tė tė jetė i kthjellėt - pa shi. Mundėsia qė atje bie shi ėshtė, ta marrim shembull, 50%, kurse mundėsia qė tė mos ketė shi, poashtu, ėshtė 50%. Qė tė dy mundėsitė janė tė njėjta dhe nuk ekziston argumenti i cili peshon nė njėrėn apo anėn tjetėr. Ky ėshtė dyshim.
    Por sikur tė shikoje nė pjesėn lindore (e Taifi ėshtė nė pjesėn lindore), e tė shihje retė se si nga largėsia paraqiten nė skajet e horizontit, nė ty do tė dominonte - me pėrparėsi tė lehtė - mendimi se nė Taif bie shi. Ky dominim i lehtė i mundėsisė sė reshjes sė shiut quhet mendim. Nė kėtė rast ti thua: “Mendoj se tani nė Taif bie shi”. Mundėsia ėshtė, pėr shembull, 60% pėr PO, d.m.th. se bie shi, ndėrsa 40% pėr JO - se nuk bie shi.
    E sikur tė shihje se si retė janė shumuar dhe janė dendur, ėshtė vrenjtur dhe turbulluar dhe nga qielli shkrepė rrufea, te ti forcohet mendimi se nė Taif bie shi, kėshtu qė pėrgjigja: “Po, bie shi” ka mundėsi tė bėhet 70 apo 75%. Kjo ėshtė ajo qė dijetarėt tanė e quajnė mendim dominues. Nė kėtė rast ti atij qė tė pyet i thua: “Tek unė dominon mendimi se tani nė Taif bie shi.”
    Ndėrsa, sikur tė shkoshe nė Taif e me sytė e tu tė shihje se bie shi, duke e ndier atė nė fytyrėn tėnde, atėherė bėhesh i bindur nė rreshjen e tij. Kėtė bindje tė fortė (jekin) dijetarėt tanė e quajnė dituri apo njohje.
    Kėshtu, fjala dituri ka shumė kuptime:
    1. Dituria e pėrgjithshme, e cila ėshtė pėrballė paditurisė;
    2. Dituria e cila ėshtė pėrballė artit dhe filozofisė, kėshtu qė kimia dhe fizika janė shkenca, ndėrsa vizatimi dhe poezia janė arte. Qėllimi i njohjes nė kėtė kuptim ėshtė e vėrteta - realiteti, arma e saj ėshtė mendja, kurse mjeti i saj ėshtė tė menduarit, eksperimentimi dhe hulumtimi. Ndėrkaq qėllimi i artit ėshtė bukuria, arma e saj ėshtė ndjenja, ndėrsa mjeti i saj ėshtė shija;
    3. Dituria e cila ka kuptimin e bindjes sė fortė, e cila ėshtė pėrballė dyshimit dhe mendimit, dhe ajo ėshtė qėllimi i kėtij studimi.

    DITURIA E DOMOSDOSHME DHE TEORIKE

    Diturisė deri tek e cila arrihet me shqisa dhe me tė vėzhguar nuk i nevojitet argumenti. Nuk ėshtė e nevojshme tė argumentohet se kodra, tė cilėn e sheh pranė vetes, ekziston, sepse ti domosdo e di se ajo ekziston, sikur qė ēdonjėri i cili posedon logjikė, kur e sheh, e di se ajo ekziston. Kjo dituri quhet dituri e domosdoshme.
    Njohuria se sipėrfaqja e katrorit tė hipotenuzės sė trekėndėshit kėndėdrejtė ėshtė e njėjtė me shumėn e sipėrfaqes sė katrorit tė dy kateteve, dėshmon argumentin mendor. Shkencėtari apo studenti i cili arrinė gjer te njohuria e kėtij argumenti e di kėtė fakt, mirėpo njeriu i thjeshtė, i paditur, nuk ėshtė i njohur me kėtė, e as qė beson nė tė, madje edhe po ta shihte pranė vetes trekėndėshin dhe nė ēdo anė tė tij tė ishte i vendosur katrori, deri sa nuk arrinė te njohja e kėtij argumenti. Kjo njohuri quhet njohuri teorike, deri te cila arrihet vetėm me anė tė dėshmisė racionale.


    E VĖRTETA E DUKSHME DHE BESIMI

    Nė dituri teorike llogaritet ajo dituri tė cilės nė esencė i nevojitet argumenti dhe nuk ėshtė e kuptueshme me vet shqisat e as me vėshtrim, megjithatė ėshtė e pėrgjithshme dhe e shtrirė, ashtu qė ėshtė e njohur edhe pėr tė diturit edhe pėr tė paditurit, edhe tė madhit edhe tė voglit, dhe bėhet mė afėr diturisė sė domosdoshme. Shembulli i kėsaj ėshtė njohuria se pjesa e tokės ėshtė mė e vogėl se toka nė tėrėsi, se buka e filluar ėshtė mė e vogėl se ajo e plota. Edhe pse ėshtė fakt se nė esencėn e diturisė teorike kėrkohet argumenti, ti nuk do tė gjesh asnjė njeri i cili nė kėtė do tė dyshonte dhe tė kėrkojė pėr kėtė argument. Sikur nga fėmija i vogėl ta merrje ēokollatėn e plotė, e t'ia kthesh atė tė hapur, ai nuk do ta pranonte. Sikur tė mundoheshe qė ta bindėsh se ajo qė ia ktheve ėshtė mė e madhe, nuk do tė mund ta bindje, sepse fakti se njė pjesė ėshtė mė e vogėl se tėrėsia ėshtė e vėrtetė e dukshme, sikur qė erdhi argumenti i identitetit - apo fakti se ndonjėsend me tė vėrtet ėshtė ai send. Sikur dikush tė tė thoshte: “Mė argumento se ai laps tė cilin e mbanė nė dorė nuk ėshtė lugė e ēajit”, ti do t’i thoshe: “Kjo ėshtė e dukshme, nuk ka nevojė qė tė argumentohet, sepse lapsi ėshtė laps...”
    Tė vėrtetat e dukshme apriori janė fakte racionale tė cilat i pranojnė tė gjithė njerėzit dhe askush pėr to nuk kėrkon argument. Kur e vėrteta e qartė hyn nė nėnvetėdije dhe zė vend nė tė, duke lėnė gjurmė nė ide dhe vetėdije dhe duke e drejtuar njeriun nė tė menduarit dhe tė vepruarit e tij tė vetėdijshėm, ajo quhet fé (ideologji), ndėrsa bindja e fortė nė tė quhet iman (besim).
    Mirėpo, ne e dimė se njerėzit ndonjėherė besojnė edhe nė tė pavėrtetėn - gėnjeshtrėn. Shohim sot, nė mesin e ithtarėve tė drejtimeve (shkollave) tė shėmtuara dhe principeve tė rrejshme, ata tė cilėt janė mishėruar me to edhe me shpirt edhe me trup, i kanė pranuar fshehurazi e haptazi, duke sakrifikuar veten dhe pasurinė nė rrugėn e ndihmės pėr ato drejtime. A mund t'i quajmė kėta njerėz besimtarė?
    Pėrgjithėsisht “jo!” Megjithatė, mund t'ua pėrshkruajmė besimin duke e konstatuar si tė pavėrtetė nė tė cilėn besojnė, nė pajtim me fjalėt e tė Lartėsuarit: “A nuk i ke parė ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė njė pjesė e librit? Besojnė idhuj e djallėzi...” (En-Nisa: 51)
    Ėshtė e mundur t'ua pėrshkruajmė emrin e besimit duke e kufizuar me pėrshkrim, nė pajtim me fjalėt e tė Lartėsuarit: “Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetėm se duke i shoqėruar (zotra tjerė).” (Jusuf: 106)
    Mirėpo, sa i pėrket besimit nė kuptimin e ngushtė - specifik, nė kuptimin e tė cilit kthehet kur tė pėrmendet pėrgjithėsisht dhe vetėm nė tė udhėzohet, kuptimin nė tė cilin mendohet sa herė qė tė pėrmendet imani (besimi) dhe derivatet e tij nė Kur'an, sunnet dhe terminologjinė e dijetarėve, ajo do tė thotė:
    - Besimi nė All-llahun e Madhėrishėm si Zot i Vetėm; Sundimtar i Cili bėn ē'tė don dhe cakton si don; Zot qė vetėm Atij i drejtohet ibadeti (adhurimi), duke mos i pėrshkruar shok nė asgjė qė bėn pjesė nė kategorinė e ibadetit (adhurimit), dhe
    - Besimi nė gjithė atė qė i shpalli All-llahu i Lartėsuar tė Dėrguarit tė fundit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] prej lajmeve mbi melaiket, pejgamberėt, Ditėn e Gjykimit dhe caktimin e All-llahut tė Madhėrishėm - kaderin - nė tė mirė e nė tė keq.
    Poseduesi i kėtij lloj besimi ėshtė mu’min, e nėse diē nga kjo gjymton apo braktisė, apo luhatet nė pranimin e tij, apo dyshon nė tė, ai humb cilėsinė e imanit - besimit dhe pushon sė llogarituri nė mesin e besimtarėve.

    Vijon------
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nga Mr. Ali Tantaui...
    Pershendetje Indrit,

    A mund ta dime se kush eshte Ali Tantaui?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    REMUS RUS


    Filozofia islame nė Perėndim

    (Filozofia islamic` \n Occident)


    Fillimet e filozofisė islame nė Perėndim lidhen me sundimin e kalifit Muhamet ibn Abdul Rahman (852-886), udhėheqėsi i pestė umaxhad i Spanjės, i cili, krahas disiplinave islamike tradicionale, - tė drejtės kanunore (fiqh), hadithit, hermeneutikės kuranore dhe gramatikės arabe, - mbėshteti edhe studimin e astronomisė dhe tė mjekėsisė. Shekullin qė pasoi, Ali Hakami II (961 - 976) solli nga Lindja njė mori punimesh filozofike, duke hedhur themelet e njė biblioteke dhe tė njė medreseje nė Kordobė, nė pėrpjekje pėr tė rivalizuar me Bagdadin. Por teologėt tradicionalistė nuk po e shihnin me sy tė mirė zhvillimin e disiplinave tė reja tė filozofisė dhe tė logjikės. Ata e bindėn Hishamin II (976 - 1009), pasardhėsin e Al Hakamit II, tė gjegė nė sheshin publik traktatet e filozofisė, tė logjikės e tė astronomisė. Megjithkėtė, studimi i filozofisė po fitonte terren: Spanja islamike do tė shkruante njė kapitull tė veēantė nė historinė e filozofisėislame. Kjo u mundėsua falė klimės kulturore, shpirtėrore dhe politike nėn dinastinė e almovoravėve dhe tė almohadėve, ēka lehtėsoi zhvillimin e filozofisė e tė shkencave.


    1. Ibn Masarra

    a) Figura e parė e shquar e shkollės filozofike islame nė Spanjė ishte Muhamet ibn Abdullah ibn Masarra, lindur nė Kordobė nė vitin 883. Pėrgatitjen shpirtėrore dhe intelektuale, ai ia detyron, nė radhė tė parė, t'et, i cili, duke bėrė udhėtime tė dendura nė Orientin islam, u familjarizua me mėsimet e teologėve skolastikė (mu'tazila) dhe tė mendimtarėve ezoterikė (batini). Fatkeqėsisht, ai vdiq herėt, gjatė njė pelegrinazhi nė Mekė, duke e lėnė pėrgjysmė edukimin e tė birit 17 - vjeēar.

    Nė vitin 912, Ibn Masarra tėrhiqet nė Sierra, pranė Kordobės, ku do tė jetojė i qarkuar nga njėnumur i kufizuar dishepujsh. Qarqet intelektuale e paditėn si heretik e panteist. Pėr tė shpėtuar gjallė, mėrgoi, fillimisht nė Mekė e mė pas nė Medinė. Rivjen nė Spanjė nė kohėn e sundimtarit Abd al Rahman III. Edhe pse gjendja politike dhe intelektuale pat marrė sakaq njė kthesė pozitive, ai tėrhiqet sėrish nė Sierra, ku vazhdon tė bėjė jetė asketi, duke u dhėnė mėsim simbolik nxėnėsve tė vet. I dėrrmuar nga puna, vdes mė 931, nė moshėn 51-vjeēare.


    b) Cila ėshtė trashėgimia letrare qė la Ibn Masarra nuk dihet me saktėsi, por quhen tė tijat dy traktate: "Kitab al - Huruf" (Libri i shkronjave) dhe "Kitab al-tabsira" (Libri i shpjegimit depėrtues). Shkrimet e tij qarkulluan nė fshehtėsi ngaqė predikonte ide tė kundėrta nga ato tė filozofisė zyrtare dhe pikėrisht mėsime ezoterike tė llojit shiit dhe mistikėn e shifrave. Ai u largua kėsisoj edhe nga tradita filozofike e mirėfilltė. Vijat kryesore tė mendimit tė tij u rikonstruktuan nga Miguel Asin Palacios duke u mbėshtetur edhe nė shkrimet e filozofėve andaluzė Ibn Hazm nga Kordova, Saidi nga Toledo dhe Ibn Arabi.


    c) Ibn Masarra hyri nė lidhje me filozofinė empedokleane me anėn e Orientit mysliman. Kėtij burimi i shtohet edhe tradita kabbala, njė sėrė mėsimesh gnostike dhe, natyrisht, ezoterike myslimane.

    Pėr Ibn Masarra-n filozofia dhe psikologjia kanė funksion pėrcaktues nė procesin e njohjes. Njohja nuk reduktohet nė grumbullimin e tė dhėnave noetike, por kėrkon domosdoshmėrisht edhe pėrjetimin vetjak tė tė vėrtetave universale.

    Perėndia, Qėnia e pastėr, ėshtė Njė, parim ontologjik, i vetėm, i thjeshtė, i panjohshėm. Ajo e krijon botėn me rrezatim. Procesi rrezatues buron nga Lėnda shpirtėrore e krijuar, qė ka dy themele kryesore: dashurinė, qė Hyu e jep si themel tė unitetit dhe urrejtjen, e cila pėrfton ndarjen dhe pėrēarjen.

    Pėrpara krijimit, Qėnia e pastėr ishte e mbėshtjellė nga njė re e dendur, e padiferencuar, si rrezatim i parė i drejtpėrdrejtė dhe si shfaqje e plotėrisė sė thelbit tė vet. Kjo "re" formon Lėndėn e parė, nė tė cilėn janė ngjizur nė mėnyrė tė vetvetishme parimet vepruese: tė dashurisė dhe tė urrejtjes, duke qėnė njėherazi edhe realiteti i parė i kuptueshėm. Ndėr trajtat qiellore, e para dhe mė e rėndėsishmja ėshtė inteligjenca universale, sepse ajo ėshtė mbartėsja e shkencės hyjnore, me fjalė tė tjera ajo mban dijen e gjithēkaje qė ka ekzistuar, qė ekziston dhe qė do tė ekzistojė. Nga kjo inteligjencė universale rrezatohet trajta e Shpirtit universal, i cili lind Natyrėn e pastėr, shkallėn e fundit tė truallit tė krijuar tė dritės.

    Nga Lėnda e parė pėrftohen, njėpasnjėshmėrisht, tė gjitha qėniet shpirtėrore dhe materiale. Simboli i saj ėshtė froni i Perėndisė. Tė gjitha gjėrat kanė strukturė tė dyfishtė: njė realitet tė fshehtė apo okult, qė ėshtė qėnia autentike dhe njė tė dukshėm, qė ėshtė bota e prekshme.

    Procesi i rrezatimit pėrmban pesė shkallė ekzistenciale, tė cilave u korrespondojnė pesė substanca: elementi pėrparėsor apo lėnda e parė, inteligjenca, shpirti, natyra dhe lėnda dytėsore. Kėto pesė shkallė tė hierarkisė sė larmishme formojnė po aq shtylla mbajtėse tė gjithėsisė, i cili pėrfytyrohet si njė ngrehinė e vetme, ēatia e sė cilės ėshtė Hyjnore apo Qėnia e pastėr. Muret e ngrehinės simbolizohen nga qėniet e krijuara, me anėn e tė cilave pėrshfaqet jashtė thelbi hyjnor i gjithėsisė; hapėsira brenda ngrehinės pėrfaqėson natyrėn e panjohshme tė thelbit hyjnor, tek i cili mund tė arrish vetėm nėpėrmjet pėrvojės adhuruese njėsuese.


    d) Shkolla e Ibn Masarra-it ėshtė nga tė parat shoqata filozofike-mistike tė themeluara nė Spanjėn islamike. Ndėr pasuesit e tij mė tė njohur, pėrmendim Ismail ibn Abdullah Ruaynin (shekulli XI).

    Fryma e mendimit tė Ibn Masarra-it gjendet nė trajtė mė tė thjeshtė nė Shkollėn e Almerias, nė fillim tė shekullit XI, nėn sundimin e almoravėve. Nga korifenjtė mė tė rinj, kanė Abu-l-Abbas ibn al-Arif, i cili konceptoi njė rregullė tė re jetese (tarika) asketike; Abu Bakr al-Mallarkuin nga Granada, sidhe Ibn Barraxhan nga Sevilja (vdekur mė 1141).

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Qytetėrimi arab dhe Perėndimi


    Kontaktet e para tė Islamit me botėn latine kanė pasur karakter ushtarak, me pasoja negative mbi kėtė tė fundit. Vėnia nėn zotėrimin e arabėve e pellgut tė Mesdheut, nė shekujt VII - IX i shkatėrroi urat ekonomike qė lidhnin Perėndimin me Lindjen. Rrjedhoja ishte thellimi i ruralitetit tė ekonomisė dhe rėnia e kulturės e shoqėrisė perėndimore.

    Vetėm nė shekujt XI-XII vendosen kontakte tė frytshme midis dy botėve tė lartpėrmendura. Ėshtė koha kur qytetėrimi perėndimor hedh njė hap drejt njė etape tė re, falė gjallėrimit sė jetės qytetare dhe tregtisė. Bota latine mundi kėsisoj tė vendosė njė dialog me qytetėrimin urban islamik pasi rizbuloi, pas njė mijė vjetėsh, vlerat e kulturės dhe tė shkencės sė lashtė greke. Kėto ndikime depėrtuan nė Perėndim pėrmes disa zonash kontakti: Spanja arabe, Sicilia, e ndodhur prej disa shekujsh nėn sundimin islamik, sidhe shtetet latine tė Orientit, tė krijuara nga kryqtarėt.

    Disa shpikje tė rėndėsishme, qė arabėt i patėn marrė nga kinezėt, pėrmes Spanjės, u futėn nė botėn latine: busulla, letra, baruti i pushkės dhe mullinjtė e erės. Ndihmesė tė madhe dhanė arabėt me pėrhapjen e veprave greke qė ishin pėrkthyer nė arabisht nė Toledo dhe Palermo. Nė tė njėjtėn mėnyrė depėrtuan edhe shkrimet e mjekėve tė lashtėsisė, Hipokratit dhe Galeniusit, por edhe punime origjinale tė dijetarėve arabė, nė radhė tė parė tė Avicenės, "princit tė mjekėve". Ato u vunė nė themel tė zhvillimit tė mjekėsisė evropiane nė mbarim tė Mesjetės dhe nė epokėn e Rilindjes.

    Por ndikimet mė tė rėndėsishme tė botės arabe u shėnuan nė filozofi. Pėrfaqėsuesit e saj u pėrpoqėn tė paqtonin tė vėrtetat e Kuranit me ato tė shkencės logjike. Nė pėrpjekjet e bėra pėr kėtė qėllim, ata zbuluan autorėt antikė, nė radhė tė parė Platonin dhe Aristotelin. Mendimtari mė i shquar arab ka qėnė Averroes (1126 - 1198), qė mund tė krahasohet me filozofin mė tė madh tė Mesjetės, Tomas d'Aquino (1225 -1274). Duke sjellė nė mbėshtetje tė teorisė sė vet argumente nga tekstet e Aristotelit, Averroes bėn dallim midis tė vėrtetave tė Kuranit dhe atyre tė shkencės, duke e ndarė teologjinė nga filozofia.

    Idetė arabe depėrtojnė qysh nė shekullin XII duke dhėnė ndihmesė nė lindjen e skolastikės perėndimore. Nė shekullin qė pasoi, ndikimii filozofisė arabe ka qėnė tepėr i ndjeshėm nė metodat eksperimentale tė studimit tė dhe tė tematikės sė trajtuar nga filozofėt e mėdhenj latinė. Falė arabėve, Roger bacon, Toma d'Aquino dhe Alexandre de Hales, zbulojnė Platonin e sidomos Aristotelin. Dijetarėt arabė gėzonin nderim tė veēantė nė botėn perėndimore. Admirimi ndaj tyre duket, fjala vjen, tek Dantja dhe perandori Frederik II, i fundmi qė u edukua nė atmosferėn intelektuale tė Palermos, qytet ky i pėrshkuar tejetej nga ndikimet bizantine dhe arabe.


    CONSTANTIN BRĀNCUSI

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Pershendetje Indrit,

    A mund ta dime se kush eshte Ali Tantaui?
    Pershendetje vella!
    Ali Tantaui me sa di une ka qene nje mendimtar Islam me i cili ka kryer universitetin e Al Azharit ne kajro dhe ka punuar per transmetimin e fese Islame tek brezat e mevoneshem.
    Kjo eshte me dy fjale pasi nuk kam as vete me shume informacjon per te.
    Megjithate personalitetin e tij doe zbulojme nga shkrimet ne vazhdim.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Parimet E Besimit

    PARIMI I PARĖ

    Atė qė e ndiej me shqisat e mia, nuk dyshoj nė ekzistencėn e saj.
    Kjo ėshtė e vėrteta logjike, e pranuar, e gjithėnjohur. Mirėpo ėshtė evidente dukuria qė kur nė mesditė shkoj nėpėr shkretėtirė mė paraqitet qartė nė sy njė liqe i vogėl, e kur tė arrijė tek ai shoh vetėm rėrė (zallė), sepse atė qė e kam parė ka qenė fatamorganė. E fus pendėn e shkrimit nė gotė tė ujit dhe e shoh si tė thyer, kurse ajo nuk ėshtė e thyer. Njeriu merr pjesė nė ndonjė ndejė tė mbrėmjes, nė tė cilėn ėshtė biseduar pėr xhinėt dhe shpirtligėt, e pastaj duke u kthyer nė shtėpi, nėse rruga ėshtė e shkretė, pa kėmbėsorė dhe e errėt, ai mendjelehtė me imagjinatė tė gjerė sheh pranė vetes xhinin apo shpirtligun, e vėshtron dhe e ndien prezencėn e tij, kurse nė tė vėrtetė nuk ekziston asgjė nga ajo ēka sheh.
    Magjistarėt dhe falltorėt shfaqin sende tė ēuditsh¬me, tė cilat ti i sheh, e ato nė realitet nuk ekzistojnė. Pran¬daj, shqisat gabojnė, mashtrojnė dhe imagjinojnė, apo ima¬gjinon pronari i tyre, pra a pėr kėtė shkak tė dyshojmė nė ekzistencėn e asaj qė e ndiejmė? Jo, sepse sikur tė dyshoja nė tėrė atė qė shoh, dėgjoj dhe ndiej, do tė ngatėrroheshin tek unė tė vėrtetat - faktet me fantazitė dhe do tė bėhesha njėjtė si i ēmenduri.
    Mirėpo shtojmė edhe njė kusht pėr arritjen e njoh¬jes, apo bindjes sė fortė nė ekzistimin e asaj qė e ndjej, e ky ėshtė qė mendja nė bazė tė pėrvojės paraprake tė mos gjy¬kojė se ajo qė e ndiej ėshtė iluzion - imagjinatė apo mash¬trim i shqisave, ndėrsa mendja ėshtė ajo qė ėshtė mashtruar herėn e parė, duke menduar se fatamorgana ėshtė liqe uji, e kur e sheh pėr herė tė dytė, e di se ajo ėshtė fatamorganė. Mendja gjykon pas shikimit tė pendės sė thyer nė gotėn e ujit - herėn e parė - se ajo ėshtė e pathyer, siē edhe ka qenė, edhe pse syrit i duket e thyer.
    Sendet nė tė cilat shqisat gabojnė apo mashtrojnė janė tė kufizuara, tė pakta dhe tė njohura, kėshtu qė nuk e dobėsojnė parimin e pėrmendur, e as qė nė tė ndikojnė. Nė ato sende bėjnė pjesė edhe veprat e magjistarėve tė farao¬nit, si dhe ajo ēka veprojnė sot magjistarėt nė cirk.

    PARIMI I DYTĖ

    Ekzistojnė gjėra tė cilat nuk i kemi parė e as ndier, por thellė besojmė nė ekzistimin e tyre, njėlloj sikur qė the¬llė besojmė nė ekzistimin e asaj ēka shohim dhe ndiejmė. Thellė jemi tė bindur nė ekzistimin e Indisė dhe Brazilit, e nuk i kemi vizituar asnjėherė. Besojmė se Aleksandri i Madh e ka pushtuar Persinė, ndėrsa Velid ibn Abdul-Meli¬k¬u e ka ngritur xhaminė emevite, e nuk kemi prezentuar nė betejat e Aleksandrit dhe as qė kemi qenė dėshmitarė tė ngritjes sė xhamisė sė Emevive.
    Sikur ēdonjėri tė mendonte nė vete, do tė shihte se sendet nė ekzistimin e tė cilave beson, e nuk i ka parė, janė mė shumė nė numėr se ato tė cilat i ka parė (shtetet, qytetet dhe ngjarjet historike tė cilat kanė ndodhur dhe sot ndo¬dhin). E si ėshtė thellė i bindur nė ekzistimin e atyre sendeve, e nuk i ka ndier me shqisat e veta?
    Ėshtė i bindur thellė nė ekzistimin e tyre atėherė kur mbi to e kanė lajmėruar njerėzit tjerė, njėri pėrmes tjetrit, mundėsia e tė cilėve qė tė merren vesh mes veti e tė trillojnė kėto sende, e qė pastaj t’i transmetojnė rrejshėm, praktikisht ėshtė e pamundur.
    Prandaj parimi i dytė ėshtė: ashtu siē arrihet deri te bindja e fortė pėrmes shqisave dhe vėshtrimit, poashtu arrihet edhe pėrmes dėshmive tė transmetuesve, nė sinqe¬ritetin e tė cilėve besojmė, pėrmes lajmeve tė vėrteta.

    PARIMI I TRETĖ

    Sa ėshtė largėsia e njohurisė tė cilėn e arrijnė shqi¬sat, dhe a janė ato nė gjendje tė kuptojnė krejt ēka ekziston?
    Shembulli i shpirtit dhe i shqisave ėshtė sikur shem¬bulli i njeriut tė cilin sundimtari e ka burgosur nė kėsh¬tjellė, duke ia mbyllur tė gjitha dyert dhe dritaret, dhe duke mos i lėnė asgjė pėrveē disa vrimave tė vogla - tė ēarave nė muret e kėshtjellės, pėrmes tė cilave ai shikon lumin qė rrjedh nė anėn lindore, vrima nga tė cilat shihet kodra e cila gjendet nė anėn perėndimore, vrima nga tė cilat shikon pa¬llatin qė ngritet nė anėn veriore dhe vrima pėrmes tė cilave shikon fushėn e cila ėshtė e vendosur nė anėn jugore.
    Burgu ėshtė shpirti, kėshtjella ėshtė trupi, ndėrsa vrimat janė shqisat. Shqisa e tė pamurit mbikėqyr botėn e ngjyrave, shqisa e tė dėgjuarit botėn e zėrave, shqisa e shiji¬mit botėn e shijeve, shqisa e tė nuhaturit botėn e aromave dhe shqisa e tė prekurit botėn e sendeve.
    Tani pyetemi:
    1. A ka arritur ēdonjėra prej shqisave tė pėrmen¬dura tė zbulojė krejt atė ēka gjendet nė botėn mbi tė cilėn ka vigjėluar? Kur i burgosuri vėshtron pėrmes vrimės nga e cila shikon nė lum, ai nuk e sheh tė tėrin, por vetėm njė pjesė tė tij, njėlloj sikurse syri kur e vėshtron botėn e ngjy¬rave qė nuk e sheh tė tėrėn por vetėm njė pjesė tė saj.
    Unė nuk e shoh buburrecin kur lėvizė nė largėsi prej tri milash, edhe pse buburreci ekziston atje, e as qė i shoh bakteriet dhe mikroorganizmat nė gotėn e ujit tė pas¬tėr, edhe pse nė gotė gjenden me miliona bakterie. Poashtu nuk i shoh elektronet tė cilat qarkullojnė nė mes tė atomit siē qarkullojnė yjet nė kupėn e qiellit. Mė pastaj, ai buburrec posedon zė, por unė nuk e dėgjoj, sepse veshi im pranon vibracionet me forcė (intensitet) prej njėzet mijė deri nė njėzet e pesė mijė fona, dhe ēka ėshtė mė e dobėt se kjo nuk e dėgjon, e ēka ėshtė mė e fortė e shpon timpanin e veshit dhe shkakton dhembje. Unė nuk e ndiej erėn e she¬qerit, edhe pse buburreci dhe miza e ndiejnė dhe vėrsulen tek ai. Ndaj shqisat, nga botėrat mbi tė cilat iu ėshtė dhėnė pushteti, zbulojnė vetėm njė pjesė tė tyre.
    2. Mandej, a nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet botės sė ngjyrave, mbi tė cilėn vigjėlon syri, dhe botės sė zėrave, mbi tė cilėn vigjėlon veshi, tė ekziston njė botė tjetėr, tė cilėn nė esencė nuk e njoh, sepse nuk posedoj shqisė pėr njohjen e saj?
    A nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet lumit dhe kod¬rės - nė raport me tė burgosurin e kėshtjellės - tė ekzistojė njė kopsht i madh tė cilin ai as nuk e sheh e as nuk e njeh, sepse nuk gjenė vrimė pėrmes sė cilės do ta vėshtronte? Prandaj, a ka tė drejtė qė pėr shkak se nuk e sheh ta mohojė ekzistimin e tij?
    Njeriu qė ėshtė i verbėr qė nga lindja ka mundėsi qė pėrmes dėgjimit tė arrijė deri te njohuria se deti ėshtė i kaltėr, ndėrsa livadhi i gjelbėrt, por nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė se ē’ėshtė ajo kaltėrsi apo ai gjelbėrim. I shurdhėri pėrmes arsimimit kupton se meloditė pėrbėhen prej var¬gje¬ve, takteve dhe shkallėve - notave, mirėpo nuk ėshtė gjend¬je ta ndjejė vėrtetė esencėn e muzikės. Pra, a ka tė drejtė i verbėri ta mohojė ekzistimin e gjelbėrimit, apo i shurdhėri ta mohojė realitetin e melodisė, pėr shkak se nuk e ndien?
    Nė brendėsinė e dhomės me qetėsi tė madhe gjen¬den tė gjitha meloditė dhe tingujt tė cilat momentalisht emi¬tohen nga tė gjitha radio stacionet. Por ti nuk i ndien, sepse nuk janė ngjyrė tė cilėn e sheh me sy, e as zė tė cilin e dėgjon me veshė, ato janė valė tė njė lloji tjetėr, tė cilat kanė zė, por veshi nuk i ndien, mirėpo kur ta pėrdorėsh radion, e cila kėta tinguj - pasi qė i pranon nga radio stacioni - i kthen te ti, ti i dėgjon ato.
    Ti nuk i ndien ndryshimet e vogla tė shtypjes atmos¬ferike, sepse nuk posedon shqisė me tė cilėn do t'i ndijshe, mirėpo nėse pėrdorė barometrin, do t'i ndiesh, ashtu siē nuk i ndien vibracionet dhe dridhjet e qeta, mirėpo radari i ndien. Prandaj, ka shumė gjėra tė cilat nuk hynė nė sferėn e ndjenjave apo shqisave, sepse nuk janė ngjyra tė cilat shihen, zėra tė cilat dėgjohen, sende tė cilat preken, aroma tė cilave u merr erė, e as ushqim i cili shijohet. Pra, a kam tė drejtė qė ta mohoj ekzistimin e tyre vetėm pėr shkak se shqisat e mia tė kufizuara nuk i ndiejnė?
    3. A janė shqisat tė pėrsosura (tė pėrkryera)?
    Popujt e mėparshėm i kanė kufizuar shqisat nė pesė, duke mos pėrfytyruar mundėsinė e shtimit tė numrit tė tyre. Mirėpo sot te njeriu janė zbuluar shqisa tjera, tė reja, tė cilat All-llahu i Madhėrishėm i ka depozituar nė tė, e ajo qė pranon shtim - rritje nuk ėshtė e pėrsosur.
    Unė i mbylli sytė, pastaj i shtriej dorėn dhe e mbledhi, duke ndier se ėshtė e shtrirė apo e mbledhur, e nuk e kam prekur, as qė e kam parė. Me ēfarė shqise kėtė e kam ndier? E kam ndier kėtė me tė ashtuquajturit muskuj apo shqisa muskulore. Poashtu, ndiej lodhje apo plogėshti, ndiej mėrzi, gėzim dhe dekurajim, duke mos i ndie kėto me asnjėrėn nga pesė shqisat, por me tė ashtuquajturėn shqisė tė brendshme.
    Unė eci pa mu marrė kėmbėt, ndėrsa foshnja - nė fillim tė ecjes - rrėzohet. Biciklisti dhe argėtuesit e cirkut, tė cilėt ekzekutojnė ēudira, me cilėn shqisė e mbajnė baras¬pe¬shėn? Ekziston shqisa e tetė, e kjo ėshtė shqisa e baras¬peshės. Shkencėtarėt e kanė zbuluar vendin nė tė cilin All-llahu i Madhėrishėm e ka vendosur atė, e ajo ėshtė njė substancė e vogėl e lėngėt nė veshin e brendshėm, me ndihmėn e sė cilės mbahet baraspesha. Nė kuadėr tė ekspe¬ri¬mentimeve tė tyre kėta shkencėtarė e kanė eliminuar kėtė substancė te lepuri, ashtu qė mė vonė ka filluar te eci duke rrėshqitur, sikur tė ishte i dehur.
    Parimi i tretė, pra, ėshtė se nuk kemi tė drejtė qė tė mohojmė gjėrat vetėm pse nuk i ndiejmė ato me shqisat tona.

    PARIMI I KATĖRT

    Kemi thėnė se shqisat kanė aftėsi tė kufizuara, sepse unė me sytė e mi nuk shoh krejt atė qė ėshtė e dukshme. Kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo All-llahu i Madhėrishėm na ka pajisur me aftėsi, me tė cilat e pėrmbushim mungesėn e shqisave, e kjo ėshtė imagjinata apo fantazia.
    Unė edhe pse nuk jam nė gjendje ta shoh shtėpinė time nga Meka nė Damask, jam nė gjendje ta pėrfytoj atė sikur ta shoh. Prandaj imagjinata i plotėson shqisat. Pra, a i ka ajo kufijtė e vet, apo ėshtė e lirė, e pakufizuar? A jam nė gjendje tė pėrfytyroj diē qė me shqisa nuk e kam ndier?
    Imagjinata, sipas mendimit tė psikologėve, ėshtė dyllojė¬she: imagjinatė destruktive, siē ishte pėrfytyrimi im i shtėpisė nga Meka nė Damask, dhe imagjinata kreative apo konstruktive, siē ėshtė imagjinata e poetėve, tregimtarėve, piktorėve dhe artistėve tjerė. Shiko¬ni nė imagjinatat e kėtyre artistėve, a kanė imagjinuar diē qė nuk ekziston nė realitet?
    Skulptori qė ka gdhendur statujėn e Venerės ka ardhur me figurėn tė cilės ne nuk ia kemi parė ēiftin, e as atė tė cilės plotėsisht i ngjan apo i pėrgjigjet, mirėpo a ėshtė ajo diēka e re, apo skulptori i saj ka marrė pjesė nga realiteti dhe mes veti i ka ndėrlidhė? Ka marrė hundėn mė tė bukur tė cilėn ai e ka parė, buzėt mė tė bukura dhe trupin mė tė bukur, duke i ndėrlidhur kėto nė mes veti dhe kėshtu ka ardhur me diē tė re. Megjithatė kjo e reja ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e sė vjetrės.
    Nė statujėn e mėzatit asirian me krahė nė muzeu¬min e Parisit nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, pėrveē qė skulptori i tij ka marrė kokėn e njeriut dhe e ka vendosur nė trupin e mėzatit, e pastaj ia ka shtuar krahėt e shpendit. Pra, figura dhe pamja e re ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e vjetra.
    Po ashtu, shtaza e ēuditshme tė cilėn e ka pėrfyty¬ruar Kazvini, si dhe fantazia e poetėve, sado thellė qė kanė hyrė nė fushėn e metaforave, krahasimeve, metonimeve dhe hiperbolave magjike, ato nuk dalin nga suazat e bash¬kimit tė pjesėve - tė shpėrndara e tė shkapėrderdhen nga realiteti.
    Nėse do tė thelloheshim edhe mė shumė nė bashki¬min e jashtėzakonshėm tė kėtyre (pjesėve nga realiteti), do tė vėrenim se edhe vet imagjinata ėshtė e pafuqishme t'i merr me mend tė gjitha ato sinteza. Merrni pėr shembull njė pjesė nga bota e ngjyrave dhe njė pjesė nga bota e zėrave, dhe thuani se a ka kėnduar ndonjė kėngėtarė melodi me aromė tė pakėndshme, apo era pėrkatėse ėshtė e ngjyrės sė kuqe, e pastaj kėtė fotografi paraqitjani ima¬gji¬na¬tės suaj dhe do tė shihni se nuk jeni nė gjendje qė ta pėr¬fytyroni, edhe pse e tėra kjo fotografi nuk ka dalė prej botės reale.
    Ne nuk jemi nė gjendje qė tė pėrfytyrojmė melodinė me aromė, e as erėn e kuqe. Pastaj, mundėsitė tona janė t'i pėrfytyrojmė vetėm tri dimensione: gjatėsinė, gjerėsinė dhe lartėsinė, dhe nuk jemi nė gjendje ta pėrfytyrojmė rrethin pa cirkonferencė apo trekėndėshin pa kėnde. E atėherė si ta pėrfytyrojmė botėn e ardhme dhe atė ē’ka nė tė, duke qenė se ajo botė plotėsisht dallohet nga kjo? Me tė vėrtetė bota e ardhme nė raport me kėtė botė ėshtė si kjo botė nė raport me botėn e foshnjės nė stomakun e nėnės. Sikur tė ishim nė gjendje qė tė vėmė kontakt me foshnjėn nė brendėsinė e nėnės dhe ta pyetnim - po ta marrim se ėshtė nė gjendje tė na pėrgjigjet - duke i thėnė: “Ē’ka ėshtė gjithėsia?”, ajo do tė na pėrgjigjej: “Gjithsesi janė tė gjitha kėto dukuri tė cilat mė mbulojnė dhe kėto errėsira tė cilat mė rrethojnė.”
    Po t’i thonim: “Kėndej ekziston njė tjetėr gjithėsi, nė tė cilėn gjenden dielli dhe hėna, nata dhe dita, toka dhe deti, fushat dhe kodrat, shkretėtirat shterpė dhe kopshtet e shtruara!”, ai nuk do tė kuptonte domethėnien e kėtyre fjalėve, e edhe sikur t'i kuptonte, nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrfytyronte kuptimin e tyre tė vėrtetė. Andaj, Abdullah Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thėnė: “Nga gjėrat e ahiretit nė dunjallėk janė vetėm emrat - emėrtimet (e tyre)!” (Thėnė ndryshe, vetėm emrat e asaj qė gjendet nė dunjallėk dhe ahiret janė tė pėrbashkėta, derisa esenca plotėsisht ndryshon). Pėr kėtė arsye vera (qė pihet sh.p.) nė botėn e ardhme nuk ėshtė si vera nė dunjallėk, as zjarri i Xhehen¬ne¬mit nuk ėshtė si zjarri i dunjallėkut, e as ura e Siratit, e shtrirė pėrtej Xhehennemit, nuk ėshtė si urat tjera tė shtrira pėrmbi lugina e lumenj.
    Pra, parimi i katėrt ėshtė: imagjinata njerėzore ėshtė nė gjendje ta pėrfshijė vetėm atė deri tek e cila kanė arritur shqisat.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Parimi I PestĖ

    Kur syri e shikon thuprėn e drejtė, tė thyer nė gotėn e ujit tė pastėr, mendja nuk mashtrohet me atė qė syri e ka parė, sepse e din se thupra ende ka mbetur e drejtė. Kur syrit i duket rėra e shkretėtirės si ujė, mendja e di se ajo ėshtė fatamorganė - mashtrim, dhe se nuk ėshtė ujė, por rėrė. Kur ta shikojmė magjistarin nė cirk se si nxjerr nga goja njėqind faculetė, kurse nga mėngėt e sakos njėzet lepuj, mendja kupton se ajo ėshtė fanitje dhe mashtrim. Pra, mendja ėshtė bėrė gjykatės, dhe ky gjykim i saj ėshtė largpamės. Mirėpo, a ėshtė ajo (mendja) gjykatės mbi tė gjitha, dhe a ėshtė largėsia e gjykimit tė saj e pafund?
    Mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė kuptojė asgjė, deri sa nuk pėrkufizohet me dy gjėra: me kohė dhe hapė¬si¬rė. Pra, atė qė nuk ėshtė e pėrkufizuar me kohė dhe ha¬pėsirė mendja, vetvetiu, nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė.
    Sikur profesori i historisė tė thoshte: "Ka shpėrthyer lufta nė mes arabėve dhe persianėve, mirėpo nuk ėshtė zhvilluar kjo luftė para Islamit e as pas tij, e as nė ndonjė kohė tjetėr, por nė tė vėrtetė ka shpėrthyer”, kėtė ti nuk do ta kuptoje apo besoje, e as qė do ta pranoje. E sikur profe¬sori i gjeografisė tė thoshte: "Ekziston qyteti i cili nuk ėshtė nė rrafshinė e as nė kodėr, as nė tokė e as nė det, nuk ėshtė nė Tokė e as nė gjithėsi, as nė ēfarėdo hapėsire, mirėpo ai ekziston”, ti kėtė nuk do ta kuptoje, e as qė do t'i besoje atij.
    Prandaj, mendja nuk gjykon ndryshe, pėrveē se me kufijtė e kohės dhe hapėsirės, ashtu qė pėr atė qė ėshtė jashtė atyre kufijve, nga ēėshtja e shpirtit, caktimit tė All-llahut tė Madhėrishėm, lartėsisė dhe cilėsive tė Tij, mendja nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė pėr to.
    Pastaj, mendja ėshtė e kufizuar. Nuk mund tė gjyko¬jė mbi tė pakufizuarėn, e as qė ėshtė nė gjendje ta kuptojė atė. Prezentoja vetes amshueshmėrinė e besimtarit nė Xhennet! Mendja e besimtarit ėshtė e bindur se ajo ėshtė e vėrtetė dhe kjo bindje (jekin) i ka ardhur pėrmes lajmit tė tė sinqertit, tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Mirėpo, shiko vallė mendja jote a e kupton amshueshmėrinė? Koncentro mendimin mbi tė, e do tė shohėsh se si e pėrfytyron qėndrimin e tyre nė Xhen¬net njė shekull apo dy, njėqind, njė milion apo njė mijė milion shekuj, pastaj do tė konstatosh se mendja jote mbetet e pafuqishme dhe pyet: "E ēka pas kėsaj?" Ajo dėshiron qė me atė ta caktojė kufirin. Ajo nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė amshueshmėrinė, e kur tė pandehė arritjen deri te ajo, vie nė kundėrshtim i cili dėshmon mbi kotėsinė dhe mashtrimin e saj.
    Filozofi gjerman, Kanti, e ka shkruar librin e njohur nė tė cilin vėrteton se mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė bie gjykime pėr diē tjetėr, pėrveē se mbi botėn materiale. Mirė¬po atė tė cilėn e ka thėnė Kanti shumė mė parė e kanė thėnė dijetarėt tanė, duke e pėrsėritur dhe vėrtetuar aq shumė, sa qė ėshtė bėrė si fakt nė pėrgjithėsi i njohur, kurse tė folurit mbi tė - pėrsėritje e zakonshme. Dijetarėt tonė kanė shpje¬guar me argumente matematikore se “rrethi i ēoroditur - circulus viciosus” (qė ēdo send shkakton tjetrėn dhe kėshtu me radhė gjer nė fund) ėshtė i gabuar dhe gėnjeshtėr.
    Njėri nga argumentet mė tė afėrta tė tyre ėshtė ky: nga pika (M), p.sh. nxjerr dy rreze, d.m.th. dy vija tė drejta tė cilat largohen nė mes veti, dhe pandeh (pėrfytyron) gjatė¬sinė e ēdo vije deri nė pafundėsi (B, B). Pastaj i bash¬kon kėto dy vija me vija diagonale nė distancė tė barabartė (C-H; C1 - H1; C2 - H2), dhe kėshtu deri sa nuk tė arrish deri te vija (B, B). A ėshtė ajo vijė e kufizuar apo e paku¬fi¬zuar?
    Nėse thua se ėshtė e kufizuar, do tė tė thuhet se ajo vijė ėshtė ndėrmjet dy pafundėsive. Prandaj si mund tė jetė e kufizuar? E nėse thua se ėshtė e pakufizuar, e merr pėrgjigjen se ajo ėshtė vijė e cila i bashkon dy pika (B, B), prandaj si mund tė jetė e pakufizuar?
    Pra, ajo ėshtė e kufizuar dhe e pakufizuar, e kjo ėshtė kundėrthėnie!
    Pra, ėshtė vėrtetuar se mendja humb baraspeshėn (ērregullohet tė perceptuarit e saj) kur bėn pėrpjekje qė tė gjykojė mbi tė pakufizuarėn, njėlloj siē bie nė kundėrthėnie absurde kur tė gjurmon mbi atė qė nuk ka fund – pafun¬dėsinė.
    Mendja, pra, nuk ėshtė nė gjendje qė tė gjykojė, e as qė ėshtė i drejtė gjykimi i saj, pėrveē se mbi sendet e kufi¬zuara materiale. Ndėrsa sa i pėrket asaj qė ėshtė jashtė kufijve tė materiales, apo tė padukshmes - botės metafizike, mendja mbi tė nuk mund tė gjykojė. E ajo qė e ka vėrtetuar Kanti, e para tij edhe ulemaja jonė, gjendet nė librin Sher¬hul-Mevakif nga Sejjidi, mesazhi El-Meksadul-Esna nga Gazaliu dhe nė librat tjerė tė dogmatikės.

    PARIMI I GJASHTĖ

    Tė gjithė njerėzit, edhe besimtarėt edhe pabesim¬ta¬rėt, ata tė cilėt janė rritur nė shtėpitė e ibadetit (adhurimit), nė xhamia dhe kisha, apo tė edukuarit nė strehimoret e amoralit dhe rezillėqeve, kur i godet ndonjė fatkeqėsi e madhe - katandisje fati, nga e cila humbin durimin dhe nuk gjejnė ilaē, nuk kėrkojnė ndihmė dhe mbrojtje nė asnjė nga kėto krijesa, por kėrkojnė ndihmė dhe strehim te fuqia e cila ėshtė prapa atyre krijesave, fuqia tė cilėn nuk e shohin, por nė shpirtra dhe zemra e ndiejnė ekzistimin, madhėsinė dhe lartmadhėrinė e Tij.
    Kjo i ndodh njė numri tė madh tė nxėnėsve dhe studentėve nė ditėt e provimeve, si dhe shumė tė sėmurėve kur dhembjet iu shtohen dhe mjeku bėhet i paaftė pėr ta. Tė gjithė i kthehen Zotit tė tyre dhe i pėrkushtohen Atij me adhurim. Pra, a keni pyetur ndonjėherė se ē'ėshtė shkaku i kėsaj dhe tė ngjajshmės me kėtė? Si e dimė ne qė ndonjėri i cili bie nė vėshtirėsi i kthehet All-llahut tė Madhėrishėm? Tė gjithėve na kujtohen ditėt e luftės sė kaluar dhe asaj tė parės, se si njerėzit iu kanė kthyer fesė duke kėrkuar stre¬him tek All-llahu i Madhėrishėm. Komandantėt dhe epro¬rėt janė drejtuar kah tempujt dhe e kanė orientuar ushtrinė nė namaz - lutje.
    Kam lexuar nė revistėn El-Muhtar artikullin e pėr¬kthyer nga njė revistė tjetėr, tė botuar nė ditėt e luftės, nga njė i ri - parashutist (nė kohėn kur parashutistėt dhe aterimet kanė qenė diē e re), i cili tregon ndodhinė e tij, ku ai thotė se ėshtė rritur nė shtėpi nė tė cilėn askush nga anėtarėt e saj nuk e kanė pėrmendur Zotin, e as qė Atij iu kanė lutur - falur. Ka mėsuar nė shkolla nė tė cilat nuk ka pasur orė mėsimi fetar e as mėsues besimtarė, dhe se ėshtė edukuar me edukatė materialiste (laike), apo mė mirė thėnė, ashtu siē edukohet kafsha, e cila nuk di tjetėr pėrveē ushqimit, pijes dhe mbarėsimit. Mirėpo kur ėshtė lėshuar herėn e parė me parashutė, duke e parė veten se si bie, para se parashuta tė ketė filluar tė hapet, ai kishte filluar tė lutet me gjithė zemėr: “O Zot, o Krijuesi im!”, duke u ēuditur nga i erdhi ky besim.
    E bija e Stalinit, e cila ėshtė rritur dhe edukuar nė vorbullė tė mosbesimit, para disa kohe i ka botuar memoa¬ret e veta nė tė cilat pėrmend se si i ėshtė kthyer besimit, edhe vet duke iu ēuditur kėsaj kthese. Mirėpo nė kėtė nuk ka kurrfarė ēudie, sepse besimi nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė diē qė ėshtė e fshehur nė ēdo shpirt. Ajo ėshtė natyrshmėri - njė nga instinktet esenciale njerė¬zore, siē ėshtė p.sh. instinkti seksual, e njeriu ėshtė kafshė e cila beson.
    Megjithėkėtė, kėtė natyrshmėri njerėzore ndonjė¬herė e mbulojnė epshet, dėshirat, pasionet dhe nevojat ma¬teriale jetėsore, e kur ta tronditin tmerret, rreziqet dhe vėsh¬ti¬rėsitė ai hedhė nga vetja atė mbulesė dhe paraqitet besimi. Pėr kėtė shkak ai i cili nuk beson quhet kafir, kurse nė gjuhėn arabe fjala kafir ka kuptimin: “Ai i cili mbulon”. Ėshtė interesante se mbėshtetjen e kėsaj ideje e kam gjetur nė dy deklarata, tė largėta mes veti sipas kohės, hapėsirės, kushteve dhe qėllimit, mirėpo tė njėjta sipas kuptimit.
    Deklaratėn e muslimanes sė njohur, tė devotshmes Rabije El-Adevijes, dhe deklaratėn e shkrimtarit tė njohur francez, ateistit Anatoll Fransoa, i cili pėr shkakun e ateiz¬mit dhe mosbesimit tė vet thotė: “Njeriu bėhet besimtarė kur si rezultat i analizės sė urinės i paraqitet se ka sė¬mun¬d¬jen e sheqerit (nė kohėn kur insulini nuk ka qenė i njo¬hur)...” Ndėrsa Rabijes i ėshtė thėnė: “Filani ka sjellur njė mijė dėshmi mbi ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm”, kurse ajo nė kėtė ėshtė buzėqeshur dhe ka thėnė: “Mjafton njė dėshmi.” E pyetėn: “Cila ėshtė ajo?” Nė ēka u pėrgjigj: “Sikur tė udhėtoje i vetmuar nėpėr shkretėtirė, e nė njė mo¬ment tė rrėshqet kėmba dhe bie nė njė bunar nga i cili nuk je nė gjendje tė dalėsh, ēka do tė bėjė atėherė?” Bashkė¬bi¬seduesi i saj tha: “Do tė thėrrisja: O Zot...”, “Kjo ėshtė dėshmia”, iu pėrgjigj Rabija.
    Besimi nė All-llahun e Madhėrishėm ėshtė nė thellė¬sinė e shpirtit tė ēdo njeriu. Kjo ėshtė e vėrteta tė cilėn ne muslimanėt e njohim, sepse All-llahu i Madhėrishėm na ka lajmėruar se besimi - imani ėshtė natyrshmėri (instinkt) me tė cilėn i ka krijuar njerėzit. Kėtė tė vėrtetė evropianėt mė vonė e kanė zbuluar. Dirkemi, profesor i njohur francez i filozofisė, e ka shkruar librin nė tė cilin thekson se besimi nė ekzistimin e Zotit ėshtė e vėrtetė e qartė - aksiomė. Ėshtė e pamundur qė njeriu tė jetojė dhe tė vdesė duke mos menduar mbi Zotin e kėsaj gjithėsie. Mirėpo ndoshta ka qenė mendjeshkurtėr dhe nuk ka arritur gjer te Perėndia e vėrtetė, por ka adhuruar gjėrat tjera pėrveē Tij, duke konsi¬deruar se ata janė zot apo e afrojnė te Zoti.
    E kur tė ndodh diē e re, kur del ndonjė telashe dhe vie ēasti i rrezikut, ai i kthehet tė vetmit Zot, All-llahut tė Madhėrishėm dhe i hedhė zotėrat e rrejshėm. Mushrikėt e fisit Kurejsh kanė adhuruar Hubelin, Latin dhe Uzatin, gurėt dhe statujat. Hubeli ėshtė statujė nga voska e kuqe, tė cilėn e ka sjellur Amėr ibn Luhajj nga Siria, nga Shami. I kanė thėnė se ėshtė zot i madh dhe i fuqishėm, e kur e mori dhe e vuri mbi deve, rrugės i ra dhe dora e kėsaj statuje u bė copė e grimė, prandaj ia bėnė njė dorė tjetėr nga ari. “Zot” tė cilit iu thye dora! Por edhe krahas kėsaj e kanė adhu¬ruar! E kanė adhuruar nė momentet e rehatisė dhe sigurisė, kurse kur lundronin nėpėr det dhe kur valėt shqe¬tėsoheshin (turbulloheshin), duke paralajmėruar fantaz¬mėn e pėrmbyjtjes, nuk kanė thirrur: “O Hubel”, por: “O All-llah.”
    Kjo ėshtė e dukshme edhe sot me rastin e anije thyer¬jeve, gjatė shpėrthimit tė zjarrit, me rastin e rrezikut apo keqėsimin e sėmundjes, ti atėherė do t’i shohish ateistėt se si i kthehen fesė!
    Pėrse? Pėr shkak se besimi ėshtė insinkt, dhe defini¬cioni mė i plotė pėr njeriun ėshtė se “ai ėshtė kafshė reli¬gjioze”. Shikoni kėta materialistė - pabesimtarė kur t’iu vie vdekja! A mendoni se Marksi dhe Lenini kur e kanė parė vdekjen (janė bindur nė arritjen e saj) kanė thirrur mjetet prodhuese tė cilat i kanė adhuruar, apo kanė thirrur All-llahun? Bėhuni tė bindur se nuk kanė vdekur para se t’i jenė lutur Zotit, por atėherė kur lutja nuk bėnė dobi. Edhe Faraoni ka bėrė tirani dhe mendjemadhėsi duke folur:
    “Unė jam mė i madhi zot i juaji”, ndėrsa kur e pėrfshiu atė pėrmbysja tha: “Besova se nuk ka Hyjni tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt (izraelitėt)...” (Junus: 90)
    Nė simpatinė e dashurisė tė cilėn e ndien i dashu¬rua¬ri qėndron argumenti se besimi ėshtė natyrshmėri – ins¬tinkt te njerėzit (shpirtėrat e tyre). Dashuria ndaj All-llahut ėshtė fotografi e zvogėluar e besimit, si dhe njė nga format e ibadetit.
    Francezėt, pasi qė mes tyre kishte dominuar lėnia e fesė, fjalėn “adhurim” e kanė pėrdorur pėr dashurinė. Nė kėtė i kanė pasuar edhe disa nga ne, tė cilėt janė evropia¬ni¬zuar, kėshtu qė nė bisedat e tyre filluan tė flisnin: “E do dhe e adhuron” dhe “e ka dashuruar deri nė adhurim”, e kjo nuk do tė thotė asgjė tjetėr, vetėm se adhurimi ėshtė manifestim natyral i besimit nė Zotin, ndėrsa dashuria njėra nga format e besimit.
    I dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i zbaton tė gjitha dėshirat e tij, ngjashėm vepron edhe besim¬tari ndaj All-llahut tė Madhėrishėm (i nėnshtrohet dhe i zbaton urdhėrat e Tij). I dashuruari nuk ēanė kokėn dhe nėse tė gjithė njerėzit hidhėrohen nė tė, vetėm qė ai tė cilin e do tė jetė i kėnaqur me tė. I njėjtė ėshtė edhe rasti i besim¬tarit me All-llahun e Madhėrishėm. Nuk i vė veshin hidhė¬rimit tė gjithė njerėzve, vetėm qė Ai tė jetė i kėnaqur me tė. I dashuruari i frikėsohet tė dashuruarit tė vet, i frikėsohet hidhėrimit tė tij dhe ėshtė i kėnaqur me tėrė atė qė rrjedh nga ai. Pra, dashuria (tė dashuruarit) ėshtė dėshmi se besi¬mi - imani ėshtė instinkt natyror te njerėzit.

    Vijon---------
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    TĖ Kufizuarit Terminologjik

    Atė qė e kemi thėnė mė parė nuk do tė thotė se dashuria ndaj All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė e njėjtė sikur dashuria ndaj personit tė dashuruar. Jo, sepse i dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i frikohet, ėshtė i kėnaqur me sjelljet e tij dhe i jep pėrparėsi kėnaqėsisė sė tij pėr shkak tė kėnaqėsisė tė cilėn e ndien, sepse ai nė tė e do vetveten. E sikur, pėr shembull, Lejlėn ta kishte kapluar rrebulli (sėmundje e lėkurės sh.p.) dhe t’ia kishte shėmtuar fytyrėn, hundėn apo sytė, Mexhnuni nuk do t’i afrohej, e as qė do tė ndiente pėrmallim pėr tė. Madje do tė ikte dhe do tė largohej prej saj. Ky ėshtė dallimi nė mes dashurisė ndaj krijesės dhe Krijuesit.
    Kėto janė dy dashuri tė ndryshme, mirėpo gjuhėt njerėzore, pėr shkak tė ngushtėsisė dhe paaftėsisė sė tyre qė tė pėrfshijnė kuptimet shpirtėrore, pėrdorin tė njėjtėn shprehje pėr shumė kuptime. Kėshtu kur themi: “Filani i don pamjet kodrinore”, “filani e don historinė”, “filani e don orizin me mish”, ndėrsa “prindi e don fėmijėn e vet”, “Mexhnuni e don Lejlėn”, ndėrsa “besimtari e don All-llahun e Madhėrishėm”, ēdonjėra nga kėto dashuri dallohet nga tjetra. Shembulli i kėsaj ėshtė edhe fjala “bukuri”. Ky ėshtė njė nocion, ndėrsa ne e pėrdorim nė njė mijė kuptime. Nė kėtė bėjnė pjesė edhe fjalėt tona: “All-llahu dėgjon dhe sheh” dhe “filan njeriu dėgjon dhe sheh”, me fjalė tjera, nuk ėshtė i shurdhėr, e as i verbėr, mirėpo tė dėgjuarit dhe tė pamurit e Tij nuk ėshtė i ngjashėm dėgjimit dhe shikimit tė robit (njeriut), sepse All-llahu i Madhėrishėm nuk i pėrngjan asnjėrės nga krijesat, e as qė Atij i pėrngjet diē, dhe tė gjitha ajetet qė flasin mbi cilėsitė (sifatet) e All-llahut tė Madhėrishėm janė tė pėrmendura nė kėtė kuptim. All-llahut tė Madhėrishėm asgjė nuk i pėrngjanė.

    PARIMI I SHTATĖ

    Parimi i shtatė ėshtė qė, njeriu me intuitė ndien se kjo botė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston dhe se prapa kėsaj fshihet bota e panjohur shpirtėrore, duke i vėrejtur reflekset tė cilat nė tė e dėrgojnė. Kjo pėr shkak se njeriu e sheh se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra (tė kufizuara), ashtu qė kur ta realizojė qėllimin dhe ta arrijė kufirin kėnaqėsia pushon tė jetė kėnaqėsi dhe shndėrrohet nė “shprehi”, ashtu qė zhduket ėmbėlsia dhe mrekullia e saj dhe bėhet si anekdotat e mėsuara pėrmendsh apo si ndonjė tregim i vjetėr.
    I varfėri shikon veturėn e tė pasurit e cila kalon pranė tij dhe shikon vilėn e tij pranė sė cilės qėndron, dhe mendon nė vete se e tėrė bota do tė ishte e tij sikur tė posedonte diē tė tillė, mirėpo atėherė kur kjo do tė bėhej e tij, ai nuk do tė ndiente atė ėndje dhe kėnaqėsi. I dashuruari e kalon tėrė natėn pa gjumė, duke imagjinuar mbi takimin me tė dashurėn, duke menduar se tėrė kėnaqėsitė e dunjallėkut janė nė dashurinė ndaj saj, e kur e marton atė qė e ka dashur dhe kalojnė dy vite nė martesė, treten tė gjitha ato shpresa, shuhen kėnaqėsitė dhe nga ato i mbesin vetėm kujtimet. I sėmuri lėngon nga sėmundja dhe vuan duke pėrfytyruar se e tėrė kėnaqėsia ėshtė nė shėrim dhe kalimin e dhembjeve, e kur t’i kthehet shėndeti dhe harron ditėt e sėmundjes, nuk sheh mė nė shėndet asgjė nga ato kėnaqėsi qė i pėrfytyronte. I riu e dėshiron me gjithė shpirt “famėn”, duke u gėzuar kur ndonjė radio - stacion e kumton emrin e tij apo ndonjė gazetė fotografinė e tij, e kur tė arrinė famėn dhe kur emri dhe personaliteti i tij tė dėgjohet, fama i bėhet gjė e rėndomtė.
    Mandej ndodh qė njeriu ta dėgjojė melodinė nė natėn e qetė, tė cilėn e kėndon kėngėtari i dashur pėr tė, ashtu qė e mallėngjen nė thellėsi tė shpirtit dhe e ngrit nė botėn shpirtėrore. Ose lexon rrėfimin nga shkrimtari i shkathėt dhe e ndien sikur ai e udhėheq rrugėve tė botės magjepse, nė tė cilėn pėrveē mrekullive ka edhe poezi e aromė, e kur rrėfimi tė pėrfundon, ndien sikur ka qenė nė ėndrrėn e ėmbėl tė mallėngjyer nga e cila ėshtė zgjuar, kot duke tentuar qė t’i kthehet ėmbėlsisė dhe joshjes sė saj.
    I pėrjeton momentet e njohjes - zbulimit kur shpirti pastrohet pėrmes tė menduarit dhe pėrsiatjes duke u liruar nga presioni i materies, ashtu qė nė krihet e pastėrtisė dhe pavarėsisė ngritet deri sa nuk arrin te kufiri prej tė cilit e sheh Tokėn dhe atė qė gjendet nė tė aq tė imėt sa qė nuk meriton shikimin, pėr shkak se ndien kėnaqėsi shpirtėrore dhe ėndje sė cilės nuk i ėshtė e barabartė kėnaqėsia e ushqimit tė cilėn e ndien i urituri, as kėnaqėsia tė cilėn e ndien dorėshliri ndaj tė pafatit, e as kėnaqėsia e pasurisė dhe autoritetit pėr varfėnjakun e mjerė.
    Shpirti vazhdimisht pretendon dhe synon atė, botėn mė tė lartė shpirtėrore, botėn e panjohur nga e cila ka tė njohura vetėm kėto reflektime, tė cilat shpėrndahen para se t’i paraqiten, i humbin dhe i zhduken kėto momente tė kėndshme - fryma freskuese, tė cilat shkapėrderdhen para se tė paraqiten. Atėherė kupton se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra, se kėnaqėsitė shpirtėrore janė me vėllim mė tė madh se ato materiale, dhe se lėnė gjurmė mė tė thella nė shpirt. Siē bėhet thellė i bindur (nėpėrmjet intuitės, e jo dėshmisė racionale) se kjo jetė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston, dhe se bota e panjohur, e fshehur pas botės sė materies, ėshtė e vėrtetė ekzistuese pėr tė cilėn shpirtėrat mallėngjehen, duke u pėrpiqur qė tė ngjiten tek ajo, por nga kjo e pengon ky trup i dendur i cili nuk e lejon qė lirisht tė fluturojė kah ajo (bota shpirtėrore). Ky ėshtė argumenti psikologjik mbi ekzistimin e botės tjetėr.

    PARIMI I TETĖ

    Besimi nė ekzistimin e botės tjetėr ėshtė rezultat i domosdoshėm i besimit nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm. Shpjegimi i kėsaj ėshtė se, All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i drejtė, e i Drejti nuk lejon dhunėn, dhe as qė e lė tiranin pa dėnim, sikur qė nuk e lė tė shkelurin pa drejtėsi. Megjithatė, ne nė kėtė botė shohim ata tė cilėt jetojnė dhe vdesin si mizorė - e nuk dėnohen, dhe ata tė cilėt jetojnė e vdesin si tė shkelur - pa drejtėsi. E ēka do tė thotė kjo? Dhe si ndodhė kjo pranė ekzistimit tė Zotit tė Madhėrishėm dhe drejtėsisė sė Tij? Kjo jep tė kuptosh se “bota e ardhme”, nė tė cilėn bamirėsi do tė shpėrblehet ndėrsa mėkatari tė dėnohet, ėshtė e domosdoshme.
    “Tregimi” nuk mbaron me pėrfundimin e kėsaj bote, sepse, sikur nė TV tė shfaqej ndonjė film, e tė ndėrpritet nė mes tė shfaqjes dhe tė kumtohet se filmi ka “pėrfunduar”, askush nga shikuesit nuk do tė besonte nė kėtė, dhe do tė thėrrisnin: “Ēka ka ngjarė me heroin”? Ku ėshtė mbarimi i tregimit? Ata presin nga autori qė tregimin ta realizojė deri nė fund dhe tė nxjerrė nė shesh pėrfundimin e heronjėve tė tij. E tillė ėshtė gjendja me Krijuesin e njerėzve. E si, pra, njeriu i menēur tė besojė se “tregimi i jetės” pėrfundon me vdekje. Si, kur llogaria ende nuk ėshtė rregulluar, e as tregimi nuk ėshtė plotėsuar? Andaj mendja bėhet thellė e bindur se ky kozmos ka Zotin e vet, dhe se pas kėsaj bote ėshtė ahireti - bota e ardhme. Se ajo botė e panjohur, njė refleks shkėlqimi tė sė cilės shpirti e ka vėrejtur nė melodinė e qetė dhe nė tregimin gjenial, dhe nė momentin e inspirimit e ka ndier erėn e saj, nuk ėshtė bota e idealit tė cilėn e ka krijuar Krijuesi i Platonit. E ka vėrejtur se kėnaqėsia mė e madhe e dunjallėkut - kėnaqėsia e marėdhėnies seksuale - nuk zgjatė mė shumė sė gjysmė minuti, dhe ka arritur deri te njohja se ajo ėshtė vetėm njė shembull i kėnaqėsive tė ahiretit. Ajo ėshtė kafshata e ushqimit tė cilėn e shijon, e nėse tė pėlqen, e blen dhe e han deri sa tė ngopesh, apo si modeli i tregtarit tė cilin e sheh, e nėse je i kėnaqur me tė, e kėrkon mallin. Me tė vėrtetė ajo kėnaqėsi ėshtė fotografia e zvogėluar (shembulli) e kėnaqėsive nė botėn tjetėr, tė cilat janė tė pėrhershme dhe nuk kanė kufij, te tė cilat ndien kėnaqėsi qė nuk shndėrrohen nė “shprehi – rėndomshmėri” si kėnaqėsitė e kėsaj bote, por amshueshėm mbesin kėnaqėsi, bėhen gjendje tė pėrhershme.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Besimi NĖ All-llahun E MadhĖrishĖm

    Besimi nė All-llahun e Madhėrishėm pėrmban katėr pikėpamje:
    1. All-llahu i Madhėrishėm ekziston pa krijues dhe pa shkaktarė.
    2. Ai ėshtė Krijues i tė gjitha botėve.
    3. Ai ėshtė Zot dhe Sundues i ēdo gjėje.
    4. Ai ėshtė i Vetmi Zot i Cili meriton tė adhurohet, duke mos i bashkangjitur shok.


    EKZISTIMI I ALL-LLAHUT TĖ MADHĖRISHĖM

    Nė parimin e gjashtė kemi thėnė se besimi nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė e vėrtetė themelore dhe e qartė, te njohja e sė cilės arrihet me intuitė, para se tė pranohet me dėshmi racionale. Atė fare nuk ėshtė e nevojshme ta dėshmojmė, edhe pse argumentet e vėrtetėsisė sė saj gjenden nė ēdo send. Nuk do t'i parashtroj kėto argumente, sepse ato janė aq tė shumta sa qė nuk jemi nė gjendje t'i numėrojmė tė gjitha. Dijetari i Damaskut, shejh Xhemaluddin el-Kasim, i ka pėrmendur shumė nga ato nė librin e vet Delailu et-tevhid, edhe pse e ka shkruar para mė se gjysmė shekulli, dhe pranė gjithė kėsaj sot janė paraqitur argumente tė reja tė cilat i ka zbuluar shkenca moderne, e tė cilat kanė qenė tė panjohura para pesėdhjetė vitesh. E kush shikon nė librin All-llahu zbulohet nė epokėn e shkencės tė cilėn e kanė shkruar tridhjetė dijetarė eminent nga lėmi i shkencave natyrore dhe astronomike, pastaj nė librin Shkenca fton nė fe, do tė hasė se si dijetari i vėrtetė, ashtu edhe njeriu i rėndomtė, janė besimtarė, dhe se ateizmi paraqitet te pseudodijetarėt, tė cilėt kanė kuptuar njohuri tė vogla dhe me to kanė shkatėrruar besimin natyral (Islamin). Nuk kanė arritur gjer te dituria e vėrtetė, e cila fton nė besim, ashtu qė kanė ra nė mosbesim.
    Nė kėta dy libra gjenden artikuj tė cilėt paraqesin frytin e pėrsiatjeve tė kėtyre dijetarėve, siē ėshtė p.sh. Frank Alen, i cili ka dėshmuar se mėsimi mbi amshueshmėrinė e botės, siē e thotė kėtė filozofi grek, ėshtė absurd dhe i pamundur dhe se shkenca ka zbuluar se ēdo send ka moshė, thėnė ndryshe, ka fillimin, i cili e mohon amshueshmėrinė e tij. Kėto janė fjalėt e Robert Moris Bexhit, zbuluesit tė radarit, pastaj kimistit Xhon Klivlend dhe fizikanit Xhon Herbert.
    Do tė dėshiroja tė lexoja kėta dy libra dhe tė ngjashme me kėta, e ato janė tė shumta. Nuk do tė doja qė pėrsėri t'i numėroj argumentet e vjetra tė ekzistimit tė All-llahut tė Madhėrishėm, ato argumente me tė cilat janė shėrbyer apologjetėt, e as ato argumente nė tė cilat janė mbėshtetur kėta dijetarė. Do tė pėrqėndrohem vetėm nė argumentet kur'anore, e ato janė tė qarta, tė dukshme, tė pakontestueshme, tė fuqishme, tė shprehura nė gjuhėn tė cilėn e kupton edhe njeriu i rėndomtė, ndėrsa e ngopin shpirtin e dijetarit qė e kupton domethėnien e tyre, duke u mahnitur me fuqinė, precizitetin dhe qartėsinė e tyre. E qė tė dyve, pra, laikut dhe dijetarit, nuk i mbetet asgjė tjetėr pėrveē se tė thonė: "Kjo ėshtė e vėrteta!" All-llahu i Madhėrishėm na paralajmėron nė Kur'an, vetėm me njė fjalė, se dėshmia pėr ne ėshtė nė qenien tonė. E si atėherė ta mohojmė gjykimin, vėrtetėsinė e tė cilit e konfirmon diē qė ėshtė e shkruar nė ballėt tonė?! I Lartėsuari thotė: "Edhe nė veten tuaj, a nuk e shihni?" E ndiejmė nė thellėsi tė shpirtrave tanė se Ai ekziston, kėrkojmė strehim tek Ai nė vėshtirėsitė dhe fatkeqėsitė e mėdha. Me anė tė natyrės sonė e cila beson dhe instinktit tonė pėr besimin, shohim argumentet nė qenien tonė dhe nė botėn rreth nesh. Nėnvetėdija beson instinktivisht nė ekzistencėn e Tij, ndėrsa vetėdija beson nė bazė tė argumentit. E si atėherė ateisti e mohon All-llahun e Madhėrishėm, kur vet ai ėshtė argument i ekzistimit tė Tij?!
    Ai i ngjan atij i cili mbanė pronėn tėnde nė dorėn e vet, dhe thotė se nuk e ka marrė, e as qė e ka prekur, apo si ai qė i ka rrobat e lagura, nga tė cilat pikon uji, e thotė se as qė i ėshtė afruar ujit. Kjo ėshtė e vėrtetė qenėsore, por pse shumicės sė njerėzve kjo nuk ua tėrheq vėmendjen?! Pėrgjigjja nė kėtė ėshtė: Pėr shkak se nuk mendojnė mbi veten! Kanė harruar All-llahun e Madhėrishėm, prandaj Ai ka vendosur qė ata ta harrojnė veten - (Kur'ani). Ata ikin nga vetvetja, i frikėsohen ndarjes, nuk mundet asnjėri nga ata qė tė mbesė vet me veten pa punė (pa ndonjė aktivitet). Pėr kėtė ashkak argėtohen me biseda boshe, me ndonjė libėr tė pavlefshėm, apo me ndonjė punė e cila i preokupon dhe nė tė cilėn u kalon jeta, sikur tė ishin armiq tė vetvetes, armiq qė i urrejnė dhe nga tė cilėt ikin. Sikur jetėn personale - e ajo ėshtė kapitali kryesor i tyre - ta bartin nė shpinė, e tė cilėn duan ta hudhin pėr t'u liruar nga ajo (jeta).
    Shiko, shumicėn e njerėzve do t'i gjesh duke ngrėnė e pirė, flejnė dhe zgjohen, lakmojnė kėnaqėsitė, largohen nga dhembjet, pėrpiqen tė sendėrtojnė tė mirėn nė kėtė botė pėr vete, familjen e tyre dhe pėr ata tė cilėt i dojnė. Njėri nga ata, pėr shembull, zgjohet, pastron trupin e vet, vesh rrobat, hanė, shkon nė punė, punon pėr tė krijuar pasuri dhe pėr ta shtuar profitin. Pastaj kthehet nė shtėpi, drekon dhe pushon. Mandej prapė kthehet nė punė, apo vendosė qė tė dėfrehet. Kėrkon me ēka ta plotėsojė kohėn e lirė, ta shpenzojė jetėn nė tė, derisa nuk ndien pėrsėri uri, qė prapė tė ushqehet, apo e mposhtė dremitja dhe flenė. Pastaj e pret ditėn e re dhe e pėrsėritė programin nga dita e mėparshme. I kujtohet e kaluara e tij, e ajo nuk ėshtė asgjė tjetėr, vetėm se ditė tė cilat i ndien se i ka pėrjetuar nė kėtė botė. Mendon mbi ardhmėrinė e tij, e ajo nuk ėshtė asgjė tjetėr, vetėm se ditėt pėr tė cilat supozon se do t'i pėrjeton nė dunjallėk.
    Ndėrsa sa i pėrket muslimanit, ai nuk kėnaqet nė jetė qė vetėm tė ha dhe tė pi, tė punojė dhe argėtohet, por pyet: Nga kam ardhur? Ku shkoj? Ē'ėshtė fillimi? Ē'ėshtė fundi? Vėshtron dhe vėren se jeta e tij nuk ka filluar me lindje, qė tė pėrfundojė me vdekje. Sheh se ka qenė embrion nė barkun e nėnės para se tė ketė lindur, ndėrsa para se tė bėhej embrion ka qenė spermė nė kurrizin e babait, e para kėsaj ka qenė gjak i cili rrjedh nė damarėt e babait, e ai ėshtė formuar nga ushqimi tė cilin e ka ngrėnė, e ushqimi ka qenė bimė e cila ka mbirė nga toka, apo kafshė e cila ushqehet me bimė. Kėto janė etapat gjatė tė cilave ka kaluar para lindjes, e pėr tė cilat nuk di asgjė. Zinxhiri i gjatė, numri i vogėl hallkash tė cilat janė tė dukshme, e tjerat i fsheh nga sytė tanė errėsira e plotė. E si do ta krijojė vetveten me mendjen dhe vullnetin e tij, e ai ka qenė para se tė ketė pasur mendje dhe vullnet? Askush nga ne nuk di pėr veten para vitit tė katėrt tė jetės. Askujt nga ne nuk i kujtohet lindja e vet! Kush e mban mend lindjen e vet? Kujt i kujtohet koha kur ka qenė nė barkun e nėnės? Nėse ka ekzistuar para se tė ketė ditur pėr ekzistimin e vet, a ėshtė e mundur tė pohon se e ka krijuar veten? Pyete pėr kėtė ateistin, nėse e takon, dhe thuaji: “A e ke krijuar veten me vullnetin dhe mendjen tėnde? A je ti ai i cili e ke krijuar veten tėnde nė barkun e nėnės? A ti e ke zgjedhur atė grua qė tė bėhet nėnė? A e ke sjellur ti akusheren qė tė nxjerr nga barku? Atėherė, pra, mos je krijuar nga asgjėja, pa krijues?” Kjo ėshtė absurde dhe e pamundur. A thua mos tė kanė krijuar kėto krijesa tė cilat kanė qenė para teje, kodrat, detet, dielli, planetėt?
    Dekarti nė kohėn e eksperimentimit tė skepticizmit, sipas sė cilės ėshtė i njohur, ka dyshuar nė ēdo gjė, por kur ka arritur te vetja, nuk ka mundur tė dyshojė nė ekzistimin e vet. Sepse ai ėshtė personi i cili dyshon, e ėshtė e domosdoshme qė te dyshimi tė ekziston ai i cili dyshon. Prandaj e ka thėnė thėnien e tij tė njohur: “Mendoj, pra ekzistoj!” Ekziston, nuk ka dyshim nė ekzistimin e vet, e kush pra e ka krijuar? A e kanė krijuar kėto qenie materiale? Kėto janė sende qė nuk kanė mendje, e ai ėshtė intelekt. A mund tė tė japė mend ai i cili nuk ka mend? Ai qė nuk posedon diē, as nuk mund tė japė diē. I tillė ka qenė qėndrimi i Ibrahimit [alejhis-selam], babait tė pejgamberėve, kur e ka parė babain e vet duke skalitur statujat me daltė dhe duke e pėrpunuar nga guri figurėn tė cilėn populli i tij e merrte si perėndi. Guri tė cilin e pėrpunon dora e njeriut, e pastaj ai e adhuron!? Zot tė cilin e punoj dhe kėrkoj nga ai qė tė krijojė atė qė unė e dėshiroj!? Kėtė mendja e shėndoshė nuk e pranon. E ku ėshtė atėherė Zoti i Vėrtetė? Filloi Ibrahimi [alejhis-selam] tė hulumtonte dhe tė mendonte. Ra nata dhe u paraqit nė qiell ylli shkėlqyes. Nuk doli nga toka sikur guri nga i cili pėrpunohen statujat. Nuk e ka punuar njeriu me dorėn e vetė, qė pastaj ta adhuron. I tha popullit tė vet se e ka gjetur “Zotin e Vėrtetė”. Nė kėtė u lajmėrua Hėna dhe u zhduk ylli. Sheh se Hėna ėshtė mė e madhe dhe mė shndritėse, dhe tha se Hėna ėshtė Zoti. Pastaj lindi Dielli, i cili largoi pishtarin e hėnės dhe drita e tė cilit e pėrfshiu Tokėn. Ibrahimi [alejhis-selam] tha: “Ky ėshtė Zoti”. Por Dielli perėndoi dhe e la Tokėn nė errėsirė. Ēfarė ėshtė ky Zot i cili perėndon dhe e braktisė mbretėrinė e tij? Jo, Dielli nuk ėshtė Zoti i Cili mė krijoi. As kėto krijesa nuk janė zotėra. E as unė nuk jam Zot. Nuk e krijova vetveten, e as qė jam i krijuar nga asgjėja. Mbetet vetėm njė mundėsi dhe ajo ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė, e tė gjitha tjerat janė tė pavėrteta: pas tė gjitha kėtyre sendeve qėndron Zoti i Gjithėfuqishėm, i Cili i ka krijuar ato, mua dhe tė gjitha sendet tjera. Kėto argumente Kur’ani i ka prezentuar nė njė fjali tė vetme, e cila paraqet muxhize - cilėsi mbinatyrore tė shpalljes sė Zotit tė Madhėrishėm - dhe dėshmi e pakontestueshme pėr ateistin, i cili i nėnshtrohet arsyes dhe e respekton, e kjo ėshtė ajeti: “A janė tė krijuar nga asgjėja, apo vetveten e kanė krijuar?!”
    Pseudodijetarėt, ateistėt e kufizuar, thonė se “natyra ėshtė ajo e cila e krijoi njeriun, ajo ia dhuroi mendjen”. Disa mėsues kėtė na e thonin kur ishim tė vegjėl, nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore dhe pas saj; ata mėsues tė cilėt e kishin ndier erėn e “kulturės sė re”, sė pari nga Istanbulli, e pastaj nga Parisi, dhe kanė menduar se janė tė arsimuar. E fjala “tė arsimuar” apo “arsimuesit” ka pasur nė atė kohė kuptimin tė cilin sot e ka fjala “progresiv”. Ēdo kohė i ka fjalėt dhe shprehjet e veta me tė cilat na mashtrojnė, siē i kanė mashtruar indianėt nė Amerikė me perla dhe rroba tė larme, qė nė zėvendėsim me kėtė t’ua marrin tokėn e tyre. Mė vonė, kur u rritėm, kemi pyetur: “Ē’ėshtė natyra?” Fjala natyrė (tabia) nė gjuhėn arabe ka formėn e aktivit, ndėrsa kuptimin e pasivit dhe objektit. E nėse ėshtė e ndėrtuar dhe krijuar, kush e krijoi? Thanė: “Natyra ėshtė rastėsi, ligj i probabilitetit dhe mundshmėrisė.” Kemi pyetur: “A e dini se kujt i gjason kjo bisedė?” I gjason shembullit tė dy njerėzve tė cilėt kanė humbur rrugėn nė shkretėtirė, dhe nė atė bredhje kanė hasur nė njė pallat tė madh, tė bukur e tė rregulluar me mure tė stolisura, me qilima tė shtrenjtė, me orė, me llambadare. Njėri nga ata tha: “Me tė vėrtetė kjo ėshtė vepėr e ndonjė mjeshtri tė madh”. E tjetri ia ktheu: “Kėtu ka qenė njė shkėmb i madh, e ka ndodhur njė vėrshimė, erė e madhe dhe faktorė tjerė meteorologjik, dhe me kalimin e shumė shekujve, rastėsisht, ka rezultuar muri.” “E qilimat?”, e pyeti i pari. “Fluturoi dhe u shpėrnda leshi nga delet, e pastaj ėshtė bashkuar. Mandej ka ardhur ngjyra, e ėshtė ngjyrosur ai, dhe kėshtu ėshtė formuar ky qilim i mrekullueshėm.” “E orėt?”, i tha: “Hekuri ėshtė shkrirė me ndikimin e faktorėve kohorė, pastaj ėshtė grimcuar dhe janė formuar rrathėt, dhe me kalimin e shumė shekujve ka rezultuar kjo formė.” A nuk do tė thoni se ky njeri ėshtė i marrė? A rastėsitė kanė bėrė qė qeliza e mėlēisė, e cila shihet vetėm me anė tė mikroskopit, tė kryen operacionet kimike pėr tė cilat nevojiten vegla tė shumta me tė cilat do ta mbushje njė dhomė tė madhe dhe tė cilat prapė se prapė mund tė kryejnė vetėm njė pjesė tė atyre operacioneve?! Kjo qelizė e shndėrron nė glukozė tepricėn e sheqerit qė gjendet nė gjak, kullon vrerin, e rregullon holesterolin nė gjak, prodhon rruaza tė kuqe tė gjakut, kurse kryen edhe operacione tjera. A thua rastėsitė kanė bėrė qė nė gjuhė tė gjenden 9000 gjėndra pėr tė shijuar, nė ēdo vesh nga 100.000 qeliza pėr dėgjim, nė ēdo sy 130.000.000 qeliza tė cilat e pranojnė dritėn.
    Pastaj Toka dhe mrekullitė e fshehtėsitė e saj, ajri i cili e rrethon atė, qeniet e gjalla tė cilat i mban nė vete e tė cilat nuk shihen, pastaj format e mrekullueshme tė fjollės sė borės e cila bie. E ka krijuar me aq precizitet, ka bėrė mė tė aso bukurie e cila ėshtė zbuluar tek nė kohėt e fundit. Vėshtroje Tokėn dhe mineralet e saj, fshehtėsitė tė cilat janė tė depozituara nė tė, llojet e kafshėve dhe bimėve, shkretėtirat kolosale, detet e gjera, kodrat e larta, luginat e thella. Mandej krahasoje (Tokėn) me Diellin, e do ta shohėsh atė tė vogėl, tė parėndėsishme nė raport me tė dhe madhėsinė e tij. E Dielli i cili ėshtė mė i madh se Toka me miliona herė, nė krahasim me galaksionin ėshtė sikur kokėrr e rėrės nė shkretėtirėn mė tė madhe. Dielli, i cili ėshtė larg nesh mė tepėr se njėqind milion kilometra, nėse do ta matnim largėsinė e tij me vitet e dritės (e shpejtėsia e dritės ėshtė 300.000 km/s), nga ne ėshtė larg 8 minuta. Sa ėshtė atėherė largėsia e yjeve, drita e tė cilave arrinė deri te ne pėr miliona vite tė dritės? Viti i dritės i pėrgjigjet dhjetė mijė miliarda kilometrave. Sa kilometra ka atėherė nė milion vite tė dritės? Kėto galaksione, nga tė cilat njėra ėshtė rrugė e Qumėshtit, pėr tė cilėn astronomia nuk di mė tepėr, pėrveē se qė ajo ėshtė regjion i ndriēuar, ndonėse kanė madhėsi kolosale tė cilėn mendja nuk mund ta pėrfytyron, lėvizin me shpejtėsi tmerruese e cila kalon kufijtė e numrave. E si atėherė tė mos vie deri te ndeshja mes tyre? Kam lexuar nga njė astronom, se mundėsia e ndeshjes sė tyre ėshtė e ngjashme me mundėsinė e ndeshjes sė gjashtė bletėve sikur tė ishin nisur pėr nė atmosferėn e cila e rrethon Tokėn. Hapėsira e kėsaj atmosfere, nė krahasim me bletėt, ėshtė sikur raporti nė mes tė kėsaj atmosfere dhe galaksioneve tė panumėrta.
    I tėrė ky kozmos ėshtė nė qendėr tė lėmshit kolosal, i cili paraqet “semau ed-dunja-n” - qiellin mė tė afėrt. Ky lėmsh ėshtė masė konkrete dhe trup, e jo hapėsirė e zbrazėt. Top i cili pėrfshinė kėtė gjithėsi dhe atė qė gjendet nė tė, si sistemi diellor dhe yjet tjera, ndaj tė cilave Dielli ėshtė sikur molla ndaj bjeshkės, dhe galaksioneve nė tė cilat gjenden yje tė panumėrta, e mbyllė kėtė kozmos pėrbrenda. Ky lėmsh, i cili ėshtė i mbrojtur dhe i siguruar, ka dyer tė cilat hapen dhe mbyllen. All-llahu i Madhėrishėm e ka bėrė atė kupė, e cila ka thellėsi. Pas saj ėshtė gjithėsia, All-llahu i Madhėrishėm e di gjerėsinė e saj, e cila ndoshta ėshtė sa kjo e para, apo mė e madhe nga kjo, tė cilėn e pėrfshin lėmshi tjetėr mė i madh; pastaj gjithėsia e tretė dhe lėmshi i tretė. Pastaj e katėrta, e pesta, e gajshta dhe gjithėsia e shtatė. Pėrmbi to gjenden trupa tė madhėsisė dhe gjerėsisė sė jashtėzakonshme, e ata janė Arshi dhe Kursia.
    E mrekullia mė e madhe dhe njė nga argumentet mė tė mėdha tė ekzistimit tė All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė se kjo gjithėsi ekziston edhe nė atė formė tė zvogėluar, sa qė mendja nuk mund ta kuptojė precizitetin dhe imtėsinė e saj, njėlloj sikur qė nuk mundet ta kuptojė gjerėsinė e gjithėsisė, e ky ėshtė atomi. Ai nuk mund tė shihet ndryshe, pėrveē se me ndihmėn e mikroskopit elektronik. Ai ėshtė trup tė cilin shkencėtarėt e vjetėr dhe filozofėt e kanė quajtur monadė - pjesė e cila mė nuk mund tė ndahet. Nė qendrėn e kėtij atomi gjendet kozmosi – mikrokozmosi, dhe nė tė ka bėrthama rreth sė cilės qarkullojnė elektronet, siē qarkullojnė yjet nė gjithėsi. Bėrthama nė krahasim me atomin ėshtė si kokrra e grurit nė krahasim me njė pallat shumė tė madh. Ai vet ėshtė mė i rėndė se 1800 elektrone. Pra, a ėshtė tėrė kjo vepėr rastėsie? I gėzon besimtarėt qė kėto fjalė boshe, siē janė “natyra”, “rastėsia”, mė nuk shqiptohen nga gjuhėt e shkencėtarėve. Kanė mbetur ende nė pėrdorim vetėm te laikėt, tė cilėt mendojnė se dinė, e nuk janė as afėr shkencėtarėve tė vėrtetė.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •