Kriza morale e njeriut bashkėkohor dhe edukata islame
Hyrje
Tėhuajėsimi dhe izolimi i njeriut, filozofia e
absurdit, pakuptimėsia, degjenerimi dhe pesimizmi janė karakteristika tipike tė shoqėrisė bashkėkohore dhe paralajmėrime serioze pėr krizėn shpirtėrore dhe morale tė njeriut bashkėkohor. Kėta tregues simptomatikė tė krizės morale dhe apatisė spirituale tė botės bashkėkohore janė tė pranishėm dhe imanentė nė tė gjitha sferat e veprimtarisė njerėzore: art, teatėr, film, letėrsi, politikė, ekonomi, shkencė E. From ka pohuar se pėrkundėr pėrparimit material, lirisė politike dhe seksuale, bota kah mesi i shekullit XX mentalisht ėshtė mė e sėmurė se qė ka qenė nė shekullin XIX.
Ndėrsa tashmė, kur e kemi kaluar shekullin e XX dhe jemi nė fillim tė shekullit XXI, prej nga pakuptimėsia, pesimizmi, anarkia morale qė krijon vetėm breza tė frustruar, tė degjeneruar, tė kompleksuar, qė rrėnojnė individin dhe shoqėrinė. Statistikat pohojnė se Suedia, Japonia, SHBA-tė dhe shtetet tjera perėndimore me standard dhe progres materialo-teknik mė tė lartė, por edhe me shfrenim dhe rėnie shpirtėrore morale mė tė lartė, paraqesin vendet me pėrqindje mė tė lartė tė suicidalitetit (vetėmbytjeve / vetėvrasjeve).
Shkaku i kėsaj gjendjeje ėshtė ndikimi i kuazi-ideologjive dhe kuazi-lirive qė po ofrohen dhe infiltrohen nė thellėsinė e shpirtit tė njeriut dhe shpesh shpie nė dehumanizimin e personalitetit, humbjen e vlerave etike, mungesėn e kritereve normale pėr vlerėsim objektiv tė njėmendėsisė etj.
Nga ana tjetėr, tėhuajėsimi i njeriut nga vetvetja, tėhuajėsimi nga vlerat e veta autentike, tėhuajėsimi nga Zoti e tė tjera, e privon njeriun nga baraspesha shpirtėrore dhe mundėsia e perceptimit dhe qėndrimit korrekt tė lirisė autentike vetjake.
Mohimi dhe pėrjashtimi i Zotit nga jeta individuale dhe shoqėrore doemos bartėsin e kėtij mohimi dhe pėrjashtimi do ta shpie nė kundėrthėnėshmėri, absurd dhe pakuptimėsi, sepse qenia njerėzore, edhe pa dėshirėn e saj, natyrisht e kėrkon Krijuesin e saj, Zotin. Prandaj, pėr edukimin si proces tė formimit tė personalitetit tė atij qė edukohet me tė gjitha kualitetet fizike, intelektuale, estetike dhe tė punės me synim tė pėrgatitjes sė tij tė shėrbejė pėr tė mirėn e shoqėrisė dhe tė vetvetes ka kuptim tė flitet vetėm nga aspekti i fesė. Kurse edukimi edhe ėshtė pikėrisht ajo kategori nė tė cilėn manifestohet baraspesha e materiales dhe shpirtėrores te njeriu dhe rreth njeriut, nė tė cilėn zė fill stabiliteti i individit, i familjes, i bashkėsisė e edhe civilizimit dhe nė tė cilėn liria njerėzore nuk ėshtė sprovė, por dhuratė e Zotit. Natyrisht, ky ėshtė qėndrim jo nga aspekti materialist, ku deformohet personaliteti i tė edukuarit duke e pėrjashtuar nga ai si qenie bivalente komponentėn e tij shpirtėrore, por nga aspekti shpirtėror, i fesė, i cili duke e konsideruar kompleksivitetin e qenies njerėzore dhe prejardhjen e tij qė bazohet nė Fjalėn e Zotit, zhvillon dhe kultivon te njeriu i ri pikėrisht ato vlera qė njeriu i bartė si shenjė parazanafillore tė Krijuesit tė tij.
Burimet themelore tė edukimit islam:
Kurani dhe Hadithi
Kurani dhe Hadithi janė dy burimet themelore pėr edukimin e njeriut. Ata mėsojnė nė principet, metodat dhe mjetet themelore tė edukimit, duke theksuar funksionin edukativ si njė ndėr kategoritė thelbėsore tė shoqėrisė njerėzore, kategoritė mbi tė cilat zė fill stabiliteti dhe ekzistimi i njė bashkėsie.
Ēdo fėmijė me lindjen e tij ka predispozicionet pėr besim tė drejtė. Ėshtė detyrė e edukatorit qė me veprimin e tij edukues njeriun ta shpie nė jetė nė pastėrtinė e vet natyrore , nė rrugėn e virtyteve, nderit dhe pėrkryeshmėrisė natyrore, nė tė cilėn udhėzon Kurani dhe Hadithi.
All-llahu i madhėruar thotė:
O ju qė besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. (Et-Tahrim. 6).
Kushti i parė qė fėmija ta fitojė njė edukatė tė mirė ėshtė shtėpia prindėrore. Nė te lindet, fiton pėrvojat e para, bindjet, shprehitė e mirėsjelljes, tė cilat shkallėrisht transformohen nė nevojat e tij mentale dhe fizike dhe pėrbėjnė bazamentin e personalitetit tė tij tė ardhshėm.
Nė hadithet e Muhammedit a. s. gjejmė mėnyrė tė hollėsishme se ēfarė duhet tė jetė familja muslimane. Edukimi i tij duhet tė jetė nė bazėn fetare, ku do tė pėrfshihen devotshmėria, sinqeriteti ndaj All-llahut, ti ruhen mėkateve dhe tė sendėrtojnė detyrimet fetare. Madje, edhe kriter pėr pėrzgjedhjen e tė fejuarve ėshtė edukimi , qė nėpėrmjet anėtarėve tė ndershėm, besnikė dhe pėrparimtarė tė ndėrtojnė familje, bashkėsi dhe shoqėri tė shėndoshė. Pėr kėtė qėllim Muhammedi a. s. urdhėron prindėrit ti mėsojnė fėmijėt e tyre me besim, shkrim-lexim, not, kalėrim, shkathtėsi luftarake dhe pėrdorimin e armėve dhe ti ushqejnė me ushqim hallall. Kurani kėrkon qė fėmija tė ushqehet me gjithithje deri nė dy vite, sepse ai ėshtė i pazėvendėsueshėm. Muhammedi a. s. thotė:
Kush ushqehet 40 ditė me ushqim hallall, All-llahu e ndriēon zemrėn e tij me dritė dhe e bėn atė burim tė urtėsisė si nė mendim ashtu edhe nė vepra.
Disa nga faktorėt e edukimit tė drejtė
El-Gazaliu, dijetari i njohur musliman, faktin se dija, urtėsia, dashuria dhe butėsia linden nga ushqimi hallall e shpjegon si vijon:
Ushqimi hallall e pastron zemrėn, e ndriēon atė dhe e aftėson pėr pranimin e njohjes: ēdo gjė tjetėr ėshtė e pavlerė nė krahasim me edukimin islam. Ēdo gjė qė e ka njeriu nė kėtė botė mund tia merrė djalli, tia djegė zjarri, tia vjedh vjedhėsi, por edukimi i mirė dhe dituria ėshtė pasuri e amshueshme qė na mbijeton nė kėtė botė, e sipas saj pėrcaktohet fati i pėrhershėm nė botėn tjetėr.
Rol tė veēantė nė edukim ka shembulli vetjak i prindėrve. Fėmijėt miratojnė thuajse ēdo gjė qė e shohin te prindėrit apo te rrethi me tė cilėt komunikojnė. Muhammedi a. s. duke i kėshilluar prindėrit ka thėnė:
Prindi nuk mund ti lė trashėgim mė tė mirė, mė tė ēmueshėm dhe mė tė vlefshėm fėmijės sė tij se edukim tė mirė.
Kush ka vajzė dhe e edukon, e ushqen dhe shpenzon nė mėnyrėn mė tė mirė nė tė pasurinė qė i ka dhėnė All-llahu, ajo pėr tė do tė jetė krahė i djathtė dhe i majtė ndaj zjarrit drejt xhennetit.
Fėmija ėshtė fryt i zemrės, njė nga lulet aromatike tė xhennetit.
Omeri r. a., halif tejet racional dhe largpamės nė veprime, nė ankesėn e njė prindi se i biri ėshtė i padėgjueshėm ndaj tij, reagoi rreptė, duke e fajėsuar prindin se nuk i ka plotėsuar obligimet e tij ndaj fėmijės. Ēdo prind do tė jetė pėrgjegjės individualisht pėr edukimin e fėmijės dhe ēdo mosukses nuk do tė mund ta arsyetojė me mungesė kohe, me padije, i zėnė me tregti, me pleqėri, me rini.
Obligimi i prindėrve pėr edukim tė mirė ndaj fėmijėve ėshtė tredimensional:
1. Obligim prindėror ndaj fėmijėve pėr shkak tė ardhmėrisė sė tyre mė tė lumtur e mė tė mirė;
2. Obligim prindėror ndaj vetvetes pėr shkak tė pėrgjegjėsisė vetjake pėr pasardhėsit e tyre;
3. Obligim prindėror ndaj bashkėsisė, sepse fėmijėt tonė nė tė ardhmen janė anėtarė aktivė tė bashkėsisė shoqėrore, kreatorė dhe organizatorė tė jetės sė saj.
Atmosfera nė tė cilėn edukohet fėmija dhe fryma e edukimit duhet ti shmanget pesimizmit, disponimit tė errėt dhe skajshmėrive dhe duhet zhvilluar e kultivuar vlerat dhe virtytet me vlerė tė pėrhershme. Ndėrrimi i brezave ėshtė faktorė me rėndėsi pėr edukim tė drejtė dhe joharmonizimi i tyre sjellė shpeshherė rritjen e jazit dhe dezorientimin dhe lajthitjen e rinisė. Andaj zhvillimi i ndjenjės sė pėrgjegjėsisė te brezi i ri ėshtė me rėndėsi esenciale. Vorbullat e jetės qė do ti paraqiten njeriut tė ri nė forma tė ndryshme (nėpėrmjet sportit, modės, muzikės, mediumeve tė shkruara, elektronike, teatrit, programeve shkollore laiciste dhe antitradicionale, literaturės pėrgjithėsisht dhe shumė formave tė tjera, nuk do ta befasojnė njeriun e ri. Njeriu i ri do tė jetė i armatosur me kundėrarmėt pėrkatėse dhe efikase moralin e tij tė fuqishėm kuranoro-sunnetik, islam.
Pasojat e edukimit jo tė drejtė
Tė gjitha rreziqet qė i paraqiten njeriut gjatė jetės kryesisht kanė njė emėrtues, e ai ėshtė epshi, instinkti i shfrenuar, degjenerimi moral. Nėse ai e infekton individin, do tė infektohet tėrė bashkėsia. Pėr kėtė arsye, edukimi duhet orientuar para sė gjithash drejt administrimit tė epsheve. Epshi duhet ti nėnshtrohet arsyes, e kjo do tė bėhet nėse njeriu ndjek udhėzimin e All-llahut. Nėse epshi i shmanget arsyes, ai do tė bėhet i vrazhdė, mizor, do ta humbė baraspeshėn e vlerave njerėzore dhe do ta degradojė njeriun . Jemi dėshmitarė tė realitetit se dominimi i epsheve ēon nė mėkate, krime tė shumta. Nė kėtė rrafsh avanson prostitucioni dhe kurvėria me tė gjitha pasojat e tyre mbi individin, familjen, bashkėsinė dhe shoqėrinė.
All-llahu i lartėsuar thotė:
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe. (El-Isra, 32).
Pėr ti parė ilustrativisht pasojat e mosaplikimit tė kėtij ajeti kuranor do ta pėrkthejmė njė citat tė autorit tė madh boshnjak, Munir Gavrankapetanoviq, i cili tėrė jetėn ia kushtoi idealeve tė islamit:
Sikur varret e shumta tė flisnin mbi tė keqen e kurvėrisė dhe mbi sėmundjet qė i sollėn vdekje kurvarėve, do tė ishte histori i dėshpėrueshme mbi tragjedinė e shumė njerėzve tė rinjė tė cilėt kanė mundur tė kenė jetė tė lumtur sikur mos tė vepronin kėto tė kėqija. Kjo histori do tė ishte njė akuzė dhe gjykim i rėndė i kurvėrisė si njė ndėr mėkatet dhe tė kėqijat mė tė rėnda tė gjinisė njerėzore. Sikur tė mund tė tuboheshin dhe tė dėgjoheshin psherėtimat dhe klithmat e atyre tė cilėt fizikisht dhe shpirtėrisht kanė vuajtur pėr shkak tė dhėmbjeve dhe tmerreve qė ua kanė shkaktuar sida, sifilisi, gonoreja dhe sėmundjet tjera venerike, do tė ishte kjo psherėtima e tė pėrvuajturėve qė vetė e provokuan fatkeqėsinė e vet. Sikur fėmijėt e pafajshėm tė verbuar nga gonoreja, apo fėmijėt tė gjykuar me vdekje pėr shkak tė posedimit tė virusit HIV pozotiv nga nėnat e infektuara, apo fėmijėt me sėmudnje tė rėndė dhe tė degjenenuar nga sifilisi, tė mund ta ngrisnin zėrin, do tė ishte ky zė i akuzave tė tmerrshme, ehoja e tė cilėve do tė jehonte nė horizontet kozmike. Sikur fėmijėt e mbytur nė mėnyrėn mė tė llahtarshme, pa mėshirė tė zhdukur nė barkėt e nėnave, tė mund tė pyeteshin pėrse me kėta tė pafajshėm ėshtė vepruar aq vrazhdėsisht, do tė tronditej ēdo zemėr dhe shpirt njerėzor. .
Nėse hulumtojmė fatin e fėmijėve tė lindur nga marrėdhėniet seksuale jashtėligjore / jashtėmartesore, pėrgjigjen do ta gjejmė lehtė nė realitetin e hidhur te fėmijėt qė pa pa fajin e tyre u gjenden nė vorbullin e marrėzive tė tė rriturve, nė absurdin e filozofisė moderniste dhe postmoderniste perėndimore tė aktualitetit tonė, me moton: seks i lirė, dashuri paramartesore, institucioni i familjes institucion i demoduar e tė tjera, duke u endur rrugėve, apo duke i vendosur nė shtėpitė pėr ri/edukim, nėpėr burgje, pa kujdes dhe pa ardhmėri, duke kėrkuar kuptimin e jetės sė tyre me anė tė veprimeve tė tyre kriminale.
Pėr kėtė arsye, besimi dhe kurvėria nuk mund tė jenė tė pranishme njėkohėsisht te njeriu.
Muhammedi a. s. qartė e ka pėrkufizuar gjendjen e kurvėrisė me hadithet vijuese:
Kurvani deri sa bėn kurvėri nuk ėshtė besimtar.
Ruajuni nga kurvėria, sepse kurvėria sjellė katėr pakėndshmėri: shmang bukurinė dhe dritėn nga fytyra, pengon dhe ndėrpren nafakėn, nxit urrejtjen e tė Mėshirshmit dhe ėshtė shkaktar i vuajtjes sė pėrhershme nė zjarrin e xhehennemit.
Kur All-llahu dėshiron ta shkatėrrojė njė vend, lejon tė paraqitet kurvėria dhe pamorali nė atė vend.
Kur tė pėrhapet kurvėria, do tė shumėzohet numri i robėrve.
Kurrė nuk ėshtė paraqitur kurvėria nė njė popull e qė nuk janė paraqitur sėmundjet nga tė cilat stėrgjyshėrit e tyre nuk kanė vuajtur.
Kur tė paraqitet homoseksualiteti Allahu ia privon mėshirėn atij populli. Dhe nuk ėshtė me rėndėsi se nė ēfarė fatkeqėaie do tė pėsojė.
Lezbeizmi bėn pjesė nė prostitucion.
Kėto hadithe domosdo nxisin nė mendime dhe nė gjetjen e pėrgjigjjeve pėr gjendjen tonė tė paraluftės dhe tė pasluftės. SIDA / AIDS-i, sėmundje e importuar nga Amerika me tė madhe po pėrhapet edhe te ne, pikėrisht pėr shkak tė amoralit dhe shfrenisė nė shoqėri. Kjo gjendje largon nga mėshira e Zotit dhe ēon nė fatkeqėsi dhe pėsim.
Anarkia morale dhe prostitucioni nė veēanti plotėsisht e rrėnon natyrėn e njeriut, personalitetin e tij dhe shoqėrinė. Shtetet me kuazi-liri seksuale kanė probleme tė mėdha me moshėn e pjekur qė nuk e ruajnė martesėn dhe me rininė qė nuk hyn nė martesė. Shtetet me zhvillim tė lartė industrial kanė probleme tė theksuara me natalitetin nė vendet e tyre, d.m.th. me produktivitetin e popullit, por edhe me problemin tjetėr se nė kėto vende impotenca seksuale te tė rinjtė ėshtė rritur drastikisht.
Vlen tė theksohet edhe ēėshtja terminologjike e lirisė seksuale, e cila fetarisht, moralisht, juridikisht dhe filozofikisht ėshtė e paqėndrueshme! Nuk mund tė quhet liri diē qė nuk pajtohet me vetė natyrėn njerėzore, liri diē qė i robėron epsheve, pasionevc e instinkteve negative. Kjo liri ėshtė varshmėri jomorale dhe shfrenuese. Njeriu plotėsisht i lirė ėshtė ai qė drejton me epshet e veta dhe vepron nė pajtim me natyrėn dhe rregullat qė i ka caktuar Krijuesi i madhėruar:
Thuaj: Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta apo tė fshehta, ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė. (El-Araf, 33).
Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė pastėr pėr ta Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme . (En-Nur, 30-31). Etj.
Sot nė Evroperėndim kemi tė shtrirė seksin grupor dhe heterogjen. Ka humbur ēdo ndjenjė e pastėrtisė morale. Personat e kėtillė humbin ēdo ndjenjė tė besnikėrisė martesore dhe jetės sė virtytshme. Pėr tė tillėt jeta martesore pas njė kohe bėhet monotone dhe e bezdisshme. Ēdo rast i ri pėr tė paraqet sprovė tė re para se cilės lėshojnė pe, u jepen emocioneve tė egra. Tė tillėt nuk mund tė hyjnė nė martesė, e nėse hyjnė e prishin shumė shpejtė, sepse aty nuk qėndron as minimumi i dinjitetit njerėzor.
Nėse edhe qėndron martesa e tillė, ēfarė edukimi do tė ketė fėmija nga prindėrit e tillė, si do tė zhvillohet nė atmosferėn e raporteve jonatyrore dhe jo tė shėndosha njerėzore, si tė ndėrtojė dinjitetin e vet kur para syve tė tij, nga mė tė dashurit e tij, shkelet dhe thyhet ai dinjitet nė mėnyrat mė tė vrazhda.
Pėrfundim
Edukimi islam kėrkon nga prindėrit qė fėmijėve tė tyre tua tregojnė rrugėn e Kuranit dhe Hadithit lidhur me ndėrtimin e besimit, moralit dhe mirėsjelljes nė qenien njerėzore dhe me rrugėn e ruajtjes nga amorali dhe skajshmėritė tjera. Bota perėndimore pėrkundėr pėrparimit tė madh material, parakushteve teknike-teknologjike qė njeriu aktual mė shumė ti pėrkushtohet ndėrtimit tė tij moral e shpirtėror, megjithatė ka ra nė krizė morale tė pėrmasave tė mėdha. Kjo lajthitje e madhe fetare e morale tregon se njeriu ėshtė larg udhėzimit hyjnor, pėrkatėsisht po anashkalon dhe zhlerėson udhėzimin hyjnor nė procesin e edukimit.
Kapėrcimi i kėsaj gjendjeje kėrkon qė edukimi fetar tė kthehet te individi, nė familje, nė shkolla tė tė gjitha niveleve dhe nė institucionet tjera. Po ashtu, edukimi nuk nėnkupton vetėm mėsimin teorik, por edhe aplikimin e tij. Arsimimi dhe edukimi duhet tė ecin bashkė me individin dhe bashkėsinė. Ngecja e njėrit apo i tjetrit segment shpie ose nė ateizėm ose nė misticizėm.
Islami ėshtė rrugė e mesme dhe ndjek mesin. Skajshmėritė i dėnon dhe gjykon si tė pasuksesshme.
Literatura:
1. Grup autorėsh, Duhovnost i mentalno zdravlje, Sarajevė, 2002.
2. Lari, Sayid Mujtaba Rukni Musawi, Islam i zapadna civilizacija, Sarajevė, 1998.
3. Izetbegoviq, Ali, Islami ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, botimi I, Prizren, 1990.
4. Esh-Shafiij, Ebu Tahir Muhammed ibn Jakub El-Fejruz Abadi, El-Kuranul-kerim ve bihamishihi Tenvirul-mikbasi min tefsiri ibn Abbasi, botimi I, Bejrut, Lubnan, 1409 h./1988, fq. 560-561.
5. Imam Neveviu, Rijadus-salihin, botimi I, Shkup, 1416/1995.
6. Hasan Ēengiq, Temat islame, Shkup, 1413/1993.
7. Ibrahim Amini, Etika bashkėshortore, Tetovė, 2000.
8. Alija Izetbegoviq, Islami ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, Prizren, 1992.
9. Dragos Kalajic, Smak sveta, Beograd, 1979.
10. Izbor poslanikovih hadisa, pėrgatiti Jakup Memic, Sarajevė, 1985.
11. Tejsiru l-mesir ila ehadithi l-Xhamii s-sagir, Pėrgatiti Salih Indzic, Travnik, 2001.
Krijoni Kontakt