JU RRËFEJ PËR RACËN SHQIPTARE
(botim i viti 1945; ribotim 1997)
(Nga prof.dr.Jakov Milaj)
Shumë kohë përpara anthropologve,filologë,poetë,gjeografë,historjanë e udhëtarë të ndryshëm,që kanë kaluar nëpër Shqipëri,ose që kanë njohur,në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit,ndonjë grup Shqiptarësh,nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mire që të jet’ e mundur tiparet e këtij populli,që bie në sy për madhështi e bukuri.
Si na shihnin të huajt
Ami Boue,si qindra të tjerë që s ‘po i përmendim,është prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij”La Turquie d’Europe”(Paris 1842): “ata iu përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malësorvet zvicëranë më fytyrë vezake,më hundën e gjatë e të hequr,me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e më trajtat e hedhura”.
Cypren Robert-i,që ka njohur vetëm gegët,në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thotë se Shqiptarët kanë “sy të vegjël,shikim të drejtë e të ngulur,vetulla të holla,hundë të mprehtë,kokë të gjatë,ball të sheshtë,qafë tepër të gjatë,krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervozë”.
Nga shkrimtarë të tjerë,dikush thotë se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qieli dhe flokët e verdhë e gati t ‘ artë; dikush tjetër-Pouqueville-i,për shëmbull-shkruen se syt i kanë te zezë.Këto shënime,me gjithë se në përgjithësi flasin mire për ne,qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të bësoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar.Por,mos të rrojmë se këto nuk janë veçse verë të percipëshme e më të shumtën e herës,sentimentale.Vetëm në një pike,që të gjithë auktorët,janë të një mendimi:në bukurinë plastike të Shqiptarëvet.Dhe ,kjo bukuri,pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë.Por,këta të fudit,hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë,me ndonjë përjashtim të vogël,njësin fizike të tipit shiptar dhe,bashkë me ketë,origjinën e njejtë të races sonë.
Por ,studimet më të plota mbi racën t‘onë,janë bërë prej shkënctarvet austriake A.Haberlandt e V.Lebzelter,prej Eeninger-it,prej studjonësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugene Pitard.Dy të parët,gjatë Luftës së Madhe u mblodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze.Bënë studime mbi një grup vullnetraësh,që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër të vogël civilash e të burgosurish shqiptarë,që ishin kapur prej Serbëve.
Janë matur 140 vetë,të tërë meshkuj,madhor me verse njëzet vjeç e lart dhe,që të gjithë,më sa duket,t ‘ardhur nga krahinat e Gegëris.Studimet etyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie”XVII,me titullin”Zur physischen Anthropologie der Albanesen”.
Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet,por prej vetë Shqiptarëvet.Ndër emrat e autorëve të shumët q’u përmenden më lartë,lëxonjësi do të ketë vënë re se,ka edhe disa ballkanas që s ‘janë mjaftuar me studimin e racave të tyre,pork anë future hundën edhe në përshkrimin e races sonë.Për të zbuluar origjinën
T’onë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të races,që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historis[.
Dallimet fizike,paprekshmëria e racës
Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë,pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë.Këta nuk kanë patur kontakt të barabartëme të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera.Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetrim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.Vetëm ai grup i Ilirve që më vonë u çuajt me emrin Shqiptar,qëndroi m’i pastërti dhe,me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetërimit të huaj,mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.
Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dime emrat.
Kontributin që kjo race i ka sjellë botës,në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje.Tregon,për kundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.
Sipas Pittard-it lartësia trupore mesatare e gegëve është 1.683 mm;ajo e Toskëve 1,673 mm.Si shihet,grupi i Gegëve të Dobruxhës jep një lartësi mesatare 1 mm më të vogël nga mesatarja e Glueck-ut,pra gati të barabartë me lartësinë e kosovarve dhe 10 mm më e ulët nga ajo,që kanë gjetur Haberlandt-i e Lebzelter-i,ndërsa Wniger-i ka vënë re se”në mes të Gegëve e të Toskve nuk ka asnjë ndryshim në lartësin e trupit”.
Sikur të krahasojmë shtatin e Shqiptarvet me atë të popujve fqinj,dalin në dritë disa fakte shumë interesante.Përtej detit Adriatik gjendet një nga zonat me njërëzit më të shkurtër t’Evropës.
Karta e Biasutt-it,e botuar në volumin e pare të veprës”Razze e Populi della Terra”,është një pasqyrë e saktë e lartësisë trupore të popullsive që banojnë kundrejt bregdetit shqiptar.
Që nga Ankona e gjer në thembër të çizmës italike,e gjithë pjesa qëndrore,jugore e ishullore e Gadishullit e’ Apeninevet,përmban njerz që kanë një lartësi mesatare prej 158 deri ne 162,9 cm,pra 6 deri 10 centimetra më t’ulët se atë të Shqiptarëvet.
Nga kjo kuptohet se:për sa i përket kësaj veçorije,kryqzimet midis Shqiptarvet dhe Italijanvet gjatë shekujve të kaluar duhet të kenë qenë shumë të kufizuara për të most hënë se praktikisht nuk kanë eksistuar fare.Në lindje të tokës së zënë prej popullit shqiptar gjendet Bullgaria.E ndan prej sajë Maqedhonija më njerz race të perzierë,shumica e të cilëve e mban vehten si bullgarë.Bullgarët,sipas Wateff-it,kanë një lartësi mesatare prej 1.665 mm.Përpjestimi i njerzve të lartë nga ata të krahinave lindore:ai arrin mesatarisht në 1.678 mm do me thenë në një lartësi krejt të barabartë me atë të Shqiptarvet që gjen Pittard-i,ose 15 milimetra me t’ulët nga ajo që na japin Habrelandt-i dhe Lebzelter-i.Del ,pra,në shesh se ata q’i thonë vehtës Maqedhonas duhet të kënë shumë gjak shqiptar dhe,për sa i takon lartësis mesatare,ndryshojnë mjaft prej bullgarvet të vërtetë.
Treguesi qefalik dh e veçantitë
Në veri të Shqipëris ethnike ndodhen Serbë,Boshnjakë e Malazezë.Që të tre këta popuj kanë trup më të lartë nga Shqiptarët.Për të parët Deniker-i jep shifren mesatare 1.709 mm,që mund të shtohet në studime të mëvonshme.Weissbach-u në 3.802 boshnjakë,që ka matur ,ka gjetur si lartësi të mesme 1.726 mm.Lartësi thuaj se të barabartë me këta kanë edhe barabartë më këta kanë edhe Malazezët.
Në jugun e vendit tone gjenden Grekët,të cilët kanë një lartësi trupi gati të njënjëshme me ne:1.670 mm.Kjo veçori e disa të tjera,që do të shohim më vonë,bëjnë të besosh se shumica e Grekvet,posaçërisht pjesa perëndimore,janë të një race me Shqiptarët,e bile,janë Shqiptarët,që kanë humbur gjuhën dhe,nëpërmjet shkollës e të Kishës,kanë trajtuar një ndjenjë kombëtare që,shpirtërisht,i ndanë prej nesh.
Gjatsija e gjymtyrve të poshtme,në grupin e matur prej Pittard-it,kalon prej 711 milimetra në 872 milimetra; mesatarisht kapet në 792,6 mmm; kjo gjatësi shtohet rregullisht në përpjestim më lartësinë trupore.Raporti mesatar i gjatsis së shalëve në gjatsin e përgjithshme të trupit është 47,25.
Shqiptarët kanë pra bustin më të zhvilluar nga të gjithë popujt e Ballkanit;kurse gjymtyrët e tyre,megjthëse të gjata,vijnë pas gjymtyrëve të Sërbëve e të Tyrqve.
Weninger-i ka gjetur ndër Gegë një gjerësi koke që kalon prej 145-172 mm me frekuenca më të shumta në 147-170 mm edhe ndër toskë një gjerësi që kalon prej 148-179 mm; me frekuenca më të dendura në 151-171 mm.
Në materialin e studiuar prej tij është vërtetuar se Toskët e kanë kryet më të gjërë nga Gegët.
Tregonjësi qefalik është veçorija anthropologjike më e rendësishme;që bën të dallohet raca shqiptare nga racat tjera.Është shumë i lartë dhe prandaj vërteton se populli i ynë është,në përgjithësi,shumë kokë-shkurtër.
Për serit e ndryshme të Shqiptarvet,që ka matur Pittard-i,tregonjësi mesatar arrin në 86,4 dhe për atë që ka matur Haberlandt-i e Lebzelter-i është pak më i ulët 86,14..
Është shum’ e vështirë të gjendet,për sa i takon knjë popull tjetër që të ketë veçorira më të dukshme,shkruan në librin e tij lapidar”Raca Shqiptare”,në ribotimin e vitit 1997 autori erudite prof.dr.Jakov Milaj.
Shkroi: Mr.sc. Flori Bruqi
LITERATURA E SHFRYTËZUAR :
1.Aliu,M. :”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima na kronolosku dob., Doktorska disertacija,1992,Sarajevo.
2.Bozina,M.I. : Morfoloske osobine jugoslovenskih naroda,etnoantropoloski problemi,knjiga 11,Beograd,1990.
3.Bruqi,Flori. : ”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet trupore,Flomed,Prishtinë,botimi 1,2003 dhe botimi 2,2004.
4.Bruqi,Flori. : Ndikimi sistematik i ushtrimeve fizike në strukturën e personalitetit të sportistit,Flomed,2003,botimi 1 dhe Flomed,2004,botimi 2.
5.Bruqi,Flori. : Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportiestë para dhe pas vrapimit 400 metra,Punim magjistrature,Prishtinë,2005.
6.Durakovic,M.M.,i suradnici,Morfoloska antropometria u sportu,Zagreb,1995.
7.Milaj,Jakov”Raca Shqiptare”,Tiranë,1945 dhe 1997.
posted by flori-press at 6/13/2005 11:40:00 MD
Krijoni Kontakt