Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Mëngjezi i zgjimit kombëtar e qytetar në Shqipëri

    2005 - PD e Shqiperise dhe Momenti Historik

    Mengjezi i zgjimit kombetar e qytetar nuk ka agu akoma ne Shqiperi...!

    nga Prof. Sami Repishti


    Kemi shume arsye me besu se votimet e pergjithshme te ketij viti ne Shqipeni do te fitohen nga kandidatet e Partise Demokratike te Shqiperise. Ne se parashikimi im eshte i drejte, deshiroj te jem i pari te them: URIME!

    E para, per arsye se PD gjindet para nje momenti historik qe imponon ndryshimin e gjendjes ekzistuese - e deshpruese - ne atdheun tone, si rrjedhim i keq-qeverisjes tetevjecare te Partise Socialiste te Shqiperise, nje grupim politik qe eshte sot sinonim me krimin e organizuem, korrupsionin e pakontrollueshem, dhe mentalitetin bolshevik qe refuzon njohjen e shtetit ligjor, dhe inkurajon arbitraritetin e "aparatcikeve" - shtypjes se nje popullsie qe vuen ne heshtje.

    E dyta, PD gjindet para laternatives se paevitueshme te bashkoje popullin shqiptar te ndame nga padrejtesite qeveritare, e te perbuzun nga "klasa e re" e hajduteve pa cipe, te ngrite nivelin e shoqenise civile sot akoma e traumatizueme nga nje gjysem shekulli tiranie komuniste, te forcoje institucionet shtetnore sot te skllavnueme nga aparati politik i partise ne fuqi, te luftoje krimin e organizuem e korrupsionin qe ka marre perpjestime institucionale, te cliroje njehere e mire sistemin gjyqsor nga politika partiake e dites, te inkurajoje debatin e lire e te qytetnuem ne nje shoqeni civile shqiptare te ndergjegjshme per rolin e saj, dhe permbi te gjitha te inkurajoje zhvillimin e nje shtypi te lire e masmedia qe sherbejne me besnikeri lirine e fjales, shtypit dhe manifestimit publik ne sherbim te qytetareve te lire. Njekohesisht, PD gjindet para detyres supreme morale te denimit te krimit dhe krimineleve ish komuniste, tue fillue me dokumentimin e krimeve komuniste ne Shqipeni, dhe zhvillimin e procesit te rindertimit moral dhe pajtimit qytetar.

    Angazhimi i rinise, OJQ-ve, dhe institucioneve fetare eshte i domosdoshem

    Tue parafrazue nje shprehje amerikane, PD duhet te tregoje respekt te mirefillte per aspiratat dhe mendimet e popullit shqiptar!

    Simbas mendimit tim, para se gjithash PD duhet t'i dedikohet konsolidimit te institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor ne Shqipeni. Ajo duhet te jete vetem nje instrument qe sherben nje qellim te ketill. Konsolidimi i institucioneve kerkon nje plan, nje pikesynim, dhe nje ekzekutim ku nuk ka vend arbitrariteti i "udheheqsit" te pazevendsueshem. Konsolidimi i institucioneve kerkon forcimin e sistemit te perfaqesimit te plote, te drejte, aktiv. Ai kerkon ndryshimin e qendrimit te shtetit kundrejt te gjithe qytetareve, perforcimin e mentalitetit te kulturuem demokratik, dhe sidomos perforcimin e nje "civil culture" ku qytetaret e lire respektojne njeni tjetrin si qenie njerezore te lira dhe me dinjitet e te drejta te barabarta, ku "armik" eshte vetem ai qe kryen krimin dhe denohet nga gjykatat e pavaruna, dhe ku "kundershtari" trajtohet me te njejtin respekt qe cdo njeni nga ne deshiron te trajtohet ne nje gjendje te ketille.

    Ardhja ne pushtet e PD-se nuk duhet te jete thjesht rrjedhim i gjendjes se kolapsit politik, ekonomik, dhe moral ku ka ra sot vendi yne; ardhja e PD-se ne fuqi duhet te jete kryesisht rezultati i nje mesazhi pozitiv qe lidh ate me popullin, dhe nevojat e vendit tone te perbashket. Per kete, PD duhet te kete parasyshe se eshte thelbesore qe bota e brendshme dhe e jashtme te mos shikoje tek demokratet shqiptare nje kercenim, e aq ma pak nje rrezik, dhe se demokratet shqiptare nuk jane pjese e nje kombi kokeforte, dhe pa asnje konsiderate per interesat nderkombetare. PD duhet te kete parasyshe se nje fushate elektorale negative jo vetem pakeson aftesite e detyrimeve tona civile, por rrezikon vete legjitimitetin e te gjithe procesit elektoral para publikut, vendas dhe te huej.

    * * *

    Per tete vjet me rradhe, PS ka krijue dhe ushqye nje atmosfere rebelimi permanent si rrjedhim i frymes se arbitraritetit te trasheguem nga partia nane, PKSH (PPSH). E ardhun ne pushtet me dhune, e mbajtun me dhune dhe mashtrim e korrupsion te pa kontrollueshem, kjo parti politike neo-diktatoriale do te perdore cdo mjet qe te mbetet ne fuqi, e kryesisht korrupsionin e zgjedhjeve te lira, sic tregon shembulli famekeq i Dushkut.

    Eshte nje detyre madhore qe PD - e permiresueme nga gabimet e randa te se kaluemes qe i kushtoj humbjen e pese zgjedhjeve lokale dhe te pergjithshme - te marre persiper detyren e thellimit te dallimeve ne mes te dy partive kryesore, PS dhe PD, dhe jo te minimizoje ata; te theksoje kontradiktat e propagandes populiste te partise ne fuqi; te flas drejt per se drejti dhe me za te nalte tue tregue se kush fiton dhe kush humb nga keto zgjedhje dhe perse; dhe te ngule kambe ne superioritetin e virtyteve personale te atyne qe perfaqesojne parime te ketilla demokratike. PD duhet te angazhohet ne beteja me substance dhe jo ne akte simbolike.

    Metodat e kesaj beteje lejojne edhe kompromisin. Ne situata te ketilla eshte shume e rrezikshme paraqitja me rroben e "obstruksionizmit", si nje parti "qe pengon". Ky imazh qe i vishet PD duhet heqe me cdo kusht, dhe PD duhet te tregoje se eshte e pergatitun me bashkpunue me "kundershtarin", kur eshte fjala me arrite qellime thelbesore kombetare, sic jane hymja ne Bashkimin Europian, mbrojtja e te drejtave te shqiptareve ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi, forcimi i shtetit ligjor, dhe mbrojtja e ish te persekutuemeve antikomuniste.

    (vijon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 05-02-2005 më 22:09 Arsyeja: gabim te titulli

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    vazhdim

    PD duhet te binde elektoratin e gjane se nuk do te mohoje ose kundershtoje asgja nga ajo qe populli shqiptar konsideron te nje randesie thelbesore. Para nje ndasie te theksueme, te shkaktueme nga politika e gabueme dhe e komprometueme e PS, ndjehet sot nevoja historike e nje force kundershtare qe terheq besimin e popullit te dekurajuem, thyen "fortesen" socialiste, dhe fiton voten e mijera socialisteve te shgenjyeme qe kerkojne nje rrugedalje te re. Kete duhet te baje PD ne votimet e ardhme.

    A do te jete PD ajo force qe do te fitoje nga momenti historik i zgjedhjeve te lira me sigurue voten e lire e te drejte, dhe me ndertue nje ure qe shpie Shqipenine ne shoqenine e institucioneve,, ne Shqipenine si shtet ligjor? A po do te falimentojne ne kete mision historik, e do te perfundoje ne sistemin e qeverisjes e sundimit autokrat?

    Koha do te tregoje ne se Shqiperia do te gjeje nje burre shteti qe refuzon politiken e dites si parim udheheqes, nje udheheqes qe nuk ven "Partine" mbi "Atdheun", e qe nuk harron se edhe "kundershtari" eshte qytetar i lire i nje atdheu te perbashket. Sepse, ka vetem nje Shqipeni per te gjithe, dhe jo dy Shqipeni per dy parti! Edhe ne qofte se pranojme patriotizmin qe frymezon klasen politike shqiptare - qe nuk kemi te drejte te mohojme! - eksperienca e se kaluemes na detyron me mendue se "udheheqesit shqiptare" duen vehten ma shume se "partine", dhe "partine" ma shume se "Shqipenine". Ky kategorizim eshte edhe krimi i tyne.

    Ne Shqipeni, demokracia duhet te zevendsoje mentalitetin predominant te "njeshit".

    Shume shqiptare te hutueme nga mjerimet e jetes se perditeshme, po harrojne cdo dite ema shume pervojen gjysem shekullore te tiranise komuniste ne Shqipeni. Historia e teksteve shkollore nuk e zen me goje pothuejse fare, siur te ishte nje fenomen i zakonshem, nje "ndryshim qeverie" rutinor. Per ndryshim nga venet tjera ish komuniste, por i ngjasem me ate te Kores se Veriut dhe te KOmboxhes se Pol Potit, komunizmi ekstrem shqiptar ka qene aq i terbuem, shkaterrimtar dhe i gjithembarshem sa qe nuk ka lejue asnje forme disidence, ashtu sic u cfaq ajo ne vendet tjera lindore. Ne fakt, komunizmi ne Shqipeni ka shkaterrue "identitetin shqiptar", frymen tremije vjecare te rezistences kunder shtypjes, vendore ose te jashteme, simbol i aspiratave tona per liri.

    Heshtja vdeksore qe mbuloi Shqipenine per pesedhjete vjet nen komunizem korruptoi fibren morale te popullsise, deri ne ate pike sa qe, sot, masat e gjana duket sikur nuk njohin ma nje sistem te ri te shtypjes qe i shtype perseri cdo dite, as qe jane ne gjendje me hjedhe shikimin kah nje e ardhm premtuese. Sot, PS me institucionet e "shtetit" qe ka ndertue, perdore kete "shtet" si arme shtypese, si instrument i nje lufte politike qe synon shkaterrimin e demokracise.

    Nje pengese artificiale, PS ne fuqi eshte sot fatkeqsisht prodhimi i shoqenise shqiptare te vrare nga tirania komuniste ma shume se deshirojme te pranojme. Megjithate, ajo mbetet nje imponim artificial. Atehere, si t'a quejme gjendjen e sotme ne Shqipeni, "pranim" apo "imponim"? Akoma nuk jemi te ndergjegjshem se largimi i perhereshem nga skena i PKSH (PPSH) ka lane mbrapa nje shoqeni qe aspiron me qene e lire, e njekohesisht, e ndergjegjeshme qe ka si trashegim nje shoqeni tribalistike, plot probleme te pazgjidhuna, pa institucione te shoqenise civile, dhe pa udheheqes te pranueme nga populli. Mengjezi i zgjimit kombetar e qytetar nuk ka ague akoma ne Shqipeni...!

    Ajo qe dime sot ashte se trashegimi i rande i PKSH (PPSH) mban ne kambe padrejtesine e insitucionalizueme. Mbeturinat toksike, pjese te pandame te sistemit komunist ne Shqipeni, jane shembuj te perditeshem ne ate vend. Ky trashegim po konsolidohet cdo dite e ma shume ne Shqipeni, dhe po te mos luftohet sistematikishte dhe pa nderpremje, do te perfundoje te jete "themeli" i shoqenise shqiptare: arbitrariteti i institucionalizuem.

    Ky ashte nje imoralitet i pafalshem! Kjo eshte padrejtesi e ngritun ne piedestal! Ky eshte nje turp qe dridhe eshtnat e te vdekunve, viktima te se djeshmes, dhe ato te viktimave te sotme te friksueme. Eshte nje detyre patriotike urgjente, dhe thellesisht morale per te gjithe qytetaret shqiptare me ndergjegje te paster, me perballue historine tone te se kaluemes se vajtueshme, dhe heroike njekohesisht, me nxjerre ne shesh krimin nga thellesite e erresines ku eshte krye dhe qe ka mbete akoma i fshehun, me demaskue kriminelin e ata qe e frymezuen, e pergatiten, dhe e ndersyen ne krim kunder popullsise te pafajshme. Duhet spastrue Shqiperia nga plehrat qe rrezikojne jeten e saj. Dhe kjo bahet nga nje shoqeni civile qe ka perkrahjen e sinqerte te nje qeverie demokratike.

    Kjo eshte nje detyre e PD-se ne fitoren e ardhme. Po te mbetet e mallkueme nga viktimat e pafajshme qe kerkojne drejtesi ashtu sic bahet ne cdo shoqeni te qytetnueme, po te mbetet e perbuzun nga ish te persekutuemit qe akoma enden rrugeve te Shqipenise me familjet e tyne pa strehe, PD nuk do te fitoje kurre. Sepse ish te perndejkurit nga komunizmi perbajne shtyllen ma te forte dhe ma te ndergjegjeshme te PD-se dhe kapitalin e saj te pashterrshem moral. Une, ish i persekutuem, kerkoj denimin e krimit komunist ne Shqipeni, denimin e kriminelit komunist ne Shqipeni, dhe e kerkoj me za te nalte!

    Udheheqes te PD-se! Fitorja e juej pa drejtesi do te jete nje fitore e zbrazet dhe e perkoheshme! Kete mos e harroni asnjehere!

    *Prof. Sami Repishti eshte ish i burgosun politik (1946-56), aktivist per te drejtat e njeriut.

    Baldwin, New York.

    (artikulli nga Gazeta Illyria, #1414, 28-31 janar 2005)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Profesori nxjerr ne drite realitetin shqiptar dhe paradokset qe e mbajne kete realitet ne kembe, paradokse qe jane kthyer ne gangrene ne keto 8 vjet qe ka arritur kocken e cdo shqiptari qe i duhet te jetoje ne mes te ketij realiteti, apo duhet ta mbaje si njolle ne identitetin e tij kombetar si shqiptar ne bote.

    Problemi per PD dhe per demokracine shqiptare nuk ka qene asnjehere humbja e besimit te fitores ne zgjedhje, pasi ajo fitore eshte e garantuar pa strategjine me te vogel te PD, vetem me keq-qeverisjen socialiste te ketyre 8 vjeteve ku qeveria ka ndruar me shume here duar, se ne 93 vjetet e historise se shtetit shqiptar. Ajo qe demokracia shqiptare dhe pluralizmi politik (jo vetem PD) ka vuajtuar, eshte minimi i gurit te themelit te demokracise shqiptare: institucionit te votes se lire. Politika me e mire, strategjia me perfekte, kandidatet me te pergatitur nuk vlejne kur procesi zgjedhor eshte nje farse e montuar nga nje rreth i vogel njerezish qe duan te qendrojne me pushtet me cdo cmim.

    Misioni madhor i PD dhe gjithe partive progresive ne Shqiperi ne zgjedhjet e ardhshme nuk eshte thjeshte fitorja e zgjedhjeve, por fitorja e shqiptareve te thjeshte me voten e tyre te lire mbi ata qe jane gati tu imponojne atyre vullnetin e pakices. PD ka 4 vjet qe eshte ne pushtet dhe ka korrur suksese te njepasnjeshme politike ne opozite, qe nuk do te ishte ne gjendje qe ti korrte dot sikur te ishte ne pushtet. Kundershtari i vete politik jo vetem eshte izoluar nga faktori nderkombetar, jo vetem eshte braktisur nga elektorati i majte qe po vuan si cdo shqiptar pasojat e keqqeverisje, jo vetem eshte braktisur nga partite e vogla satelite, por ka pesuar edhe nje carje te madhe ne lidershipin e partise me daljen ne skene te nje partie te re te majte te formuar ne forme proteste dhe denoncimi ndaj lidershipit aktual te PS. Fitorja me e madhe politike e PD ne keto 8 vjet opozite qe shume pak analiste arrijne ta shohin eshte fakti se durimi i PD per te ardhur ne pushtet, eshte shperblyer me nje moment historik jo vetem per PD por per gjithe shqiptaret: sot te gjithe shqiptaret jane opozite, pasi nuk kane se si te pranojne si te tyre moralin e te korruptuarit, moralin e padrinos, moralin e grykesit, moralin e te shthurrurit qe nuk nderon as te vdekurit e jo me te gjallet, moralin e dikujt qe nuk eshte i zoti te mbaje as nderin e familjes se tij!

    Nuk eshte sot koha qe te urojme PD, apo ta kuptojme kete perplasje te madhe ne Shqiperi si nje "lufte politike". Kjo nuk eshte aspak nje lufte politike, kjo eshte nje lufte vlerash, nje lufte e atyre qe duan te shohin nje Shqiperi ku sundon ligji demokratik qe aplikohet njesoj mbi te gjithe dhe jo klanet, ku te gjithe shqiptaret arrijne te punojne e permiresojne jeten e tyre nga viti ne vit dhe nuk rrine e shikojne se si nje pakice pasurohet ne kulm, dhe nje shumice kercet dhembet nga uria. Eshte nje lufte midis atyre qe duan te vendosin me voten e tyre te lire fatin e Shqiperise, dhe atyre qe nuk u behet vone per fatet e Shqiperise por per bizneset e tyre te felliqura.

    Eshte nje beteje midis atyre shqiptareve qe jane gati te marrin persiper pergjegjesite e tyre si shqiptare duke dale qe te numerohen ne sheshet e Shqiperise, duke treguar se ata duan ndryshim me voten e tyre, ashtu sic bene edhe gjeorgjianet edhe ukrahinasit vetem muaj me pare. Edhe ata ishin ne te njejtat pozita si shqiptaret sot, por ata nuk pranuan diktatin e nje pakice mbi vullnetin e shumices, por mbushen sheshet e vendit qe te numerohen nga ajo pakice dhe nga mbare bota.

    Prandaj, kush eshte shqiptar le te votoje dhe te numerohet. Ky do te ishte jo vetem nje sukses politik, por nje moment historik per ne shqiptaret pasi do te shenonte mbylljen e epokes se tranzicionit shqiptar. Shqiptaret nuk do te ishin me te zote vetem qe te krijonin parti politike apo te hidhnin nje vote, por do te ishin ne gjendje qe ta mbronin ate vote nga hajdutet, trafikantet, burokratet e korruptuar.

    Liria asnjehere nuk eshte falas dhe te jesh i lire do te thote te njohesh dhe vleresosh sic duhet koston e lirise. Per 8 vjet shqiptaret kane mundur te provojne ne kurrizin e tyre koston e mungeses se lirise. Le te shpresojme se ne diten e zgjedhjeve te ardhshme shqiptaret do te rrezojne me vote ate qe u rrembye me gjak.

    Albo

  4. #4
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb ~ReLoAd~

    Aktuale!

    Çështja Kombëtare > "Mëngjezi i zgjimit kombëtar e qytetar në Shqipëri"

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •