Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Fjalori anglisht-shqip i termave kishtare

    Nje prej veshtiresive me te medha qe has kur perkthej nga anglishtja ne shqip materiale kishtare eshte shqiperimi i duhur ne shqip i termave kishtare: emrave te shenjtoreve, i toponimeve te vendeve ku zhvillohen ngjarjet, emrat e orendive dhe hierarkise se kishes, terma te liturgjise hyjnore, etj. Mbase kjo vjen edhe per faktin se une nuk e njoh aq mire sa duhet traditen orthodhokse shqiptare, prandaj kushdo qe ka nje njohje me te mire ne shqip te fjalorit kishtar, eshte i lutur qe te shkruaje ne kete teme dhe te ndaje me ne njohurite i tija. Qellimi eshte qe ne perkthimet kishtare te ruhet konseguenca ne perkthime me traditen tone te lashte kishtare shqiptare.

    Me poshte une do hedh fjalet qe une kam mesuar te shqiperoj sic duhet, por mund te kem edhe gabime ne perkthim, keshtu qe ata qe kane njohuri ne kete drejtim, mund te me korigjojne.

    Albo

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    God - Zot
    Godhead - Perėndi
    Jezus - Jisu
    Christ - Krishti
    Holy Spirit - Shpirti i Shenjtė
    Holy Ghost - Fryma e Shenjtė
    Trinity - Trinia
    Holy Trinity - Trinia e Shenjtė
    Bible - Bibla
    Old Testament - Dhiata e Vjetėr
    New Testament - Dhiata e Re
    Gospel - Ungjilli
    Scripture - Shkrimi (i Shenjte)
    Scriptures - Shkrimet
    Holy Scripture - Shkrimi i Shenjtė
    Holy Tradition - Tradita e Shenjte
    Church - Kisha
    Orthodox Church - Kisha Orthodhokse
    Saints - Shenjtorėt
    Fathers - Etėrit
    Elders - Pleqtė/Etėrit
    Patristic Writings - Shkrimet e Eterve
    Divine Liturgy - Liturgjia Hyjnore

    Saint John the Baptist - Shėn Joan Pagėzori (pagėzoi Krishtin ne Jordan diten e Theofanisė )
    Saint John the Evangelist - Shėn Joan Ungjillori (apostulli i Krishtit qe shkruajti njerin prej ungjijve dhe Apokalipsin )
    Saint John Chrystostom - Shėn Joan Gojarti ( Ka shkruajtur Liturgjine Hyjnore )
    Saint Basil the Great - Shėn Vasili i Madh ( Ka shkruajtur Liturgjine Hyjnore )
    Saint Mathew the Evangelist - Shėn Mateu Ungjillori ( Ka shkruajtur ungjillin sipas Mateut )
    Saint Luke - Shėn Lluka ( Ka shkruajtur ungjillin sipas Lukes, apostull i Krishtit )
    Prophet Elijah - Profeti Ilia

    ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Mė fal Albo qė po thyej rregullin duke shkruar nė kėtė forumin Orthodhoks, por do doja tė bėj njė korrigjim tė vogėl.

    God - Perėndi
    Lord - Zot
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Mė fal Albo qė po thyej rregullin duke shkruar nė kėtė forumin Orthodhoks, por do doja tė bėj njė korrigjim tė vogėl.

    God - Perėndi
    Lord - Zot
    Nuk e ve doren ne zjarr per kete, mund te kesh edhe te drejte, por fjalen "God" eshte referimi i pergjithshem i Zotit, kishtar apo shkencor, kurse "Lord" gjen perdorim ekskluzivisht ne terma kishtare, pra ka perdorim vetem kishtar. Flas per zhargonin e perditshem ne Amerike, pra anglishten qe flitet ne Amerike.

    Te dyja fjalet perfaqesojne te njejten gje, behet fjale vetem se kush eshte fjala e duhur korresponduese ne shqip.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Vėshtirėsia qėndron me mentalitetin Shqiptar. Ne shqiptarėt pėrdorim shumė shprehjet: "A beson ne Zot", "Dashtė Zoti", "Zoti ėshtė i madh", "Zoti tė ruajtė" etj, duke pasur parasysh nė Anlgisht fjalėn "God" apo nė Greqisht fjalėn "Theos", por nė fakt ne e kemi gabim. Ėshtė vetėm atėhere kur feja u lejua nė Shqipėri qė filloi tė pėrmėndet termi "Perėndi" qė ėshtė edhe pėrkthimi i saktė i fjalės "God" apo "Theos". Ndėrsa pėrkthimi i fjalės "Lord" qė nė Greqisht ėshtė "Kyrios" apo "Kirios", ėshtė "Zot".

    Ke tė drejtė kur thua se "Lord" gjen pėrdorim ekskluzivisht nė terma kishtare pasi fjala "Lord" ka njė kuptim mė intim pėr njerėzit sesa fjala "God". Fjalėn "God" zakonisht e pėrdorin ata qe duan tė bėjnė njė referim tė pėrgjithshėm, ndėrsa fjalėn "Lord" e pėrdorin ata qė kanė njė mardhėnje tė ngushtė me Zotin. Ja, tani psh. unė pėrdora fjalėn Zot duke pasur nė mėndjen time fjalėn Perėndi. Kaq thellė ėshtė i rrėnjosur tek ne shqiptarėt ky mentalitet saqe ėshtė e vėshtirė tė ndėrrohet. Gjithsesi, nėse duhet tė jemi tė saktė kur bėjmė pėrkthime, sa herė qė shohim fjalėn "God" duhet ta pėrkthejmė "Perėndi" dhe sa herė qė shohim fjalėn "Lord" duhet pėrkthyer "Zot".

    Edhe diēka tjetėr nė lidhje me fjalėn "shpirt" dhe "frymė". Nė Anglisht pėrdoren fjalėt "soul" dhe "spirit". "Soul" do tė thotė shpirt dhe i referohet shpirtit tė njeriut dhe "spirit" do tė thotė frymė qė mund t'i referohet frymės sė njeriut apo Frymės sė Shenjtė. Unė mendoj se pėrkthimi "Shpirti i Shenjtė" ėshtė i gabuar. Kėtė e them duke u bazuar edhe nė Greqishten, pasi nė Greqisht kemi fjalėt "Pneuma" apo "Pnevma" qė i referohet "Frymės" dhe "Psyxi" "Psihi" qė do tė thotė "shpirt". Nė Dhjatėn e Re, e cila ėshtė shkruar nė Greqishten e lashtė, nuk gjėndet as edhe njė herė tė pėrdoret fjala "Psihi" "Shpirt" duke ju referuar Frymės sė Shenjtė. Fryma e Shenjtė apo Shpirti i shenjtė qė pėrdorim disa herė ne shqiptarėt pėrdoret gjithmonė ne Greqisht me fjalėn "Agio Pnevma". Megjithatė nuk konsiderohet ndonjė gabim fatal tė thuash "Shpirti i Shenjtė" pasi ne e kuptojme se i referohet "Frymės se Shenjtė", por nėse duhet tė bėjmė njė pėrkthim sa mė tė saktė, ėshtė mirė tė pėrdoret termi "Fryma e Shenjtė." Nuk duhet tė shqetėsohemi se nė shqip "fryma" ėshtė ne gjininė femėrore, pasi nė greqisht ėshtė nė gjininė asnjanėse, por kjo nuk do tė thotė se Fryma e shenjtė nuk ėshtė njė person, personi i tretė i Trinisė. Ne themi: Ai, Fryma e Shenjtė....., ashtu sic themi Perėndia ėshtė i mire, jo Perėndia ėshtė e mirė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Albo


    nqs ti ke veshtiresi, si te gjithe ne, me mire sill ato terma ku ke veshtiresi, se sa ato qe di, qe te mund ti diskutojme.

    God=Theos=Perendi

    Lord=kyrios=Zot, zoteri (megjithese duhet mbajtur ne mend se ne DHR ne vendet ku kuotohet DHV, termi Theos (Jehova) jepet edhe me Kyrios, duke i dhene Kyrios-it kuptimin e Zoterise si Perendi. Ky ka qene edhe protesta e Deshmitareve te Jehovait..

    Godhead=Perendi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 07-02-2005 mė 18:15

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese ti meson fjalen e duhur ne shqip te nje fjale anglisht, eshte mire qe ta hedhesh ne kete teme pasi ata qe e lexojne dhe kane interes ne fushen e perkthimeve fetare, mund ta mesojne ate. Ne te njejten kohe, nese shikoni apo lexoni nje perkthim te gabuar, mund ta korrigjoni ose jepni mendim ndryshe. Po vazhdoj me disa fjale te tjera:

    Eucharist - Eukaristi
    Holy Communion - Kungata e Shenjte (apo Kungimi i Shenjte?)
    Communion - kungim
    Communicant - kungues (ai/ajo qe kungon)

    St. Paraskevi of Rome - Shėn e Premtja (ky ėshtė emri shqiptar pėr Shėn Parashqevinė)
    St. Anne - Shėn Ana
    Transfiguration - Shpėrfytyrimi (apo Transfigurimi??)
    Archangel Michael - Kryeėngjėlli Mihal
    Archangel Gabriel - Kryeėngjėlli Gavril
    St. Demetrius - Shėn Dimitri
    St. Spyridon - Shėn Spiridhoni
    St. George - Shėn Gjergji
    St. Philip the Apostole - Shėn Filipi Apostulli
    St Mary of Egypt - Shėn Mėria e Egjiptit
    St Nicholas - Shėn Kolli (Shėn Nikolla)
    The Most Holy Theotokos - Hyjėlindėsja e Tėrėshenjtė
    The Announciation - Shpallja ?????
    St Paul the Apostle - Shėn Pavli Apostulli


    Transcendence - Kjo eshte fjale pak e veshtire per shqipen. Une e perkthej si Persosmėri por nuk besoj se eshte perkthimi i duhur. God's transcendence - Persosmeria e Zotit???

    Providence - Kjo eshte nje tjeter fjale e veshtire per shqipen. God's Providence = Mbrojtjen e Zotit???

    pious - besimtar i devotshem ????

    Holy See - Selia e Shenjtė ???

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Announciation = Ungjillezimi (i Shen Maries, ne 25 Mars), keshtu quhet ne shqip, packa se termi ne anglisht ka nje kuptim me te gjere.

    Providence, vjen nga latinishtja pro-videre, dmth parashikoj, e ka kuptimin qe Zoti parasheh gjithshka e bazuar ne kete ai kujdeset per boten. Mgjth ne perkthime preferohet shqiperimi i ketij termi pa e ndryshuar fjalen, dmth providence.


    E njejta gje ndodh edhe ne termin latin, transcedence, qe perbehet nga trans-scedence, dmth tej-kalim. Zoti e tejkalon kuptimin edhe perceptimin e kesaj bote.
    Nuk ka te beje asesi me perfektshmerine si term.


    Pious = i devotshem, shpresetar


    holy see = selia e shenjte

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Mbase termat e meposhtme jane te njohura per ju, por meqenese si pune me duket e dobishme, po i shkruaj njehere se ndonjehere te vetekuptueshmet nevojiten jo pak.

    Resurrection=Ngjallja

    Incarnation=Misherimi

    Divine Liturgy=Mesha Hyjnore

    I Njeqenshem=Consubstantial

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Providence, vjen nga latinishtja pro-videre, dmth parashikoj, e ka kuptimin qe Zoti parasheh gjithshka e bazuar ne kete ai kujdeset per boten. Mgjth ne perkthime preferohet shqiperimi i ketij termi pa e ndryshuar fjalen, dmth providence.
    Ne kete moment ne perkthimet e KOASH-it ka mbetur si Perkujdesje me shume sesa si Providence. Besoj se ne kete rast shqiperimi eshte shume i sakte.

    Providence=Perkujdesje.


    Eucharist - Eukaristi
    Mos eshte Eucharisty dhe jo Eucharist? Po pyes meqe jam i sigurt se je shume here me i mire se mua ne anglisht, por thjesht s'me tingellon mire keshtu.

    Perdoret edhe falenderim, nga greqishtja Euxaristia.


    Communicant - kungues (ai/ajo qe kungon)
    Kete term nuk e di, por meqenese fut edhe faktorin femer ne ata qe kungojne (kleriket), mora mundimin te jap nje mendim timin.

    Ne qofte se Communicant eshte kungues (prifti, kleriku), atehere perkthimi duhet te jete: Ai qe kungon dhe te hiqet ajo, meqenese nje ajo nuk mund te kungoje.

    Por ne qofte se Communicant shpreh cdo besimtar qe merr trupin dhe gjakun e Krishtit gjate misterit, atehere duhet te perkthehet ai, ajo qe kungohet dhe jo ai, ajo qe kungon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ndreu : 09-02-2005 mė 14:40

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i dytė i KOASH nė 16-29 qershor 1929, Korēė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. Gjuha: Fjalori i Toskėrishtes nga Pano Tase
    Nga Pasiqe nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2006, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •