Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Eh sikur te ndodhte me verte...

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Do ishte mjaft mire si ide per ti prere rrugen abuzimeve te shumta ne cdo drejtim dhe do perforconte kontrollin e mjaft gjerave qe kryhen ne menyre ilegale. Per shqiptaret do te ishte mendoj nje liri e dyte per te harruar ambasadat e huaja me rendesine e tyre hiperbolike.

    Dito.

  3. #13
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam nje kliente, punonjese e nje ambasade te huaj ketu! Ka status shume te rendesishem! Kur e kam pyetur ne takimin e pare se ku punon, ma tha me gjysem zeri qe ishte punonjese ambasade dhe m'u lut qe te mos e marre vesh njeri sepse ndihet e dhunuar ne ambjente ku prezantohet per shkak se direkt i kerkojne viza. I thashe qe te mendonte pak se si ndiheshin shqiptaret qe rrijne me ore te tera para deres se ambasades dhe shume prej tyre largohen te zhgenjyer me refuzim. Cfar kane keta njerez ndryshe nga "europianet e vertete"?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 22-03-2005 më 18:11
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga banished
    Se fundmi, e theksoj per heren e njemijte: refuzimi i vizave per qytetaret e Shqiperise, dhe pengimi me çdo kusht i levizjes se lire te ketyre te fundit eshte shkelje kategorike e kartes se te Drejtave Te Njeriut, nenshkruar ne Helsinki prej te gjithe shteteve "demokratike" te botes se lire; eshte diskriminim racial, eshte diskriminim fetar, eshte diskriminim kulturor.
    Cila e drejte njerzore shkilet?
    Mundesisht me referime qe ta lexojme te plote.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Gje shume e mire do te ishte nese do te hiqeshin keto vizat sidomos per ne studentet me shume . Neve po na ben vetem BULLGARIA zbor { E cila futet ne 2007 ne BE } 50 euro vize, leri vendet e tjera qe per te marre 1 vize duhet te rrish ne ambasade me muaj te tere . Do ishte gjeja me e mire heqja e vizave, qe dhe studentet shqiptare te kishin mundesi te sdudjonin jasht shtetit { Lirshem, dhe jo si rober te viteve 50 }. . . Ishalla plotesohet kjo gje

    Kokashta
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  6. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga StterollA
    Cila e drejte njerzore shkilet?
    Mundesisht me referime qe ta lexojme te plote.
    Shkelet e drejta themelore e njeriut qe sanksionon levizjen e lire te personave!
    Shkelet e drejta e njeriut qe sanksionon barazine e tij para ligjeve dhe autoriteteve. Shqiptari, per shkak te perkatesise se tij raciale, etnike apo fetare i ka keto te drejta te mohuara, te gjymtuara, te cenuara apo te perdhosura. Nuk po shprehem pse po behen keto veprime, sepse e kam thene shume here ketu ne forum; por thjesht, te merrni nje sekonde dhe te mendoni per gjendjen ku ndodht shqiptari sot para ligjeve dhe autoriteteve evropiane apo me gjere.
    Une disa here i kam dhene referencat e kartes se te drejtave te njeriut ketu ne forum, prandaj dhe nuk po i perseris ketu.
    Nuk dua qe te mendoni se pse po behen te tilla veprime, apo, pse jemi ne kete gjendje; e drejta eshte e drejte, dhe nuk mund te behet ndryshe ne saje te shkaqeve apo sikureve, apo pseve. E verteta eshte qe karta e te drejtave themelore te njeriut e firmosur nga te gjitha shtetet e Evropes perendimore, pa perjashtim, po shkelet ne lidhje me shqiptaret(jo vetem me ne, edhe me shume te tjere, por, ata te tjeret nuk me interesojne, me intereson Shqiperia dhe shqiptaret!).
    Nese ju nuk e keni lexuar asnjehere karten e te drejtave themelore te njeriut(te Helsinkit) atehere keni te drejte te pyesni. Por, une nja dy here e kam referuar ketu me "link" karten e te drejtave themelore te njeriut. Per fat te keq, tani nuk kam shume kohe qe te kerkoj te gjitha postimet e mia dhe te jap edhe njehere referencen ketu. Do t'ju lutesha ta benit vete, nese keni kohe. Pas leximit te kartes se te drejtave themelore te njeriut do ta kuptonit fare mire se si shkelen ato kur behet fjale per shqiptaret...
    Me nje fjale, une do te thoja qe ESHTE PER TE ZENE KOKEN ME DUAR!
    Prandaj mos kujtoni se po flas kot pa e ditur se ca po them, vetem e vetem nga nje "urrejtje skizofrene"(sic mund te mendoje dikush) qe mund te kem per Evropen...
    Gjithe te mirat....
    Ja ku iu ktheva dhe njehere... Shpresoj qe ato gjera qe kam thene deri tani do te marrin nje kuptim me te plote sapo te lexoni karten e te drejtave te njeriut. Nuk ka vend per sqarime ne te, per kete gje, lexoni nenin e fundit te kartes. Te me falin ata qe nuk dine anglisht.
    Gjeta nje tjeter ketu, per ta lexuar, shtypni ketu
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-03-2005 më 16:25
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga banished
    [SIZE=2][FONT=Palatino Linotype]
    Shkelet e drejta themelore e njeriut qe sanksionon levizjen e lire te personave!

    Article 13.
    (1) Everyone has the right to freedom of movement and residence within the borders of each state.

    (2) Everyone has the right to leave any country, including his own, and to return to his country.


    Perkthim:
    Artikulli 13

    1- Cdokush ka te drejten e levizjes dhe rezidences brenda kufijve te secilit shtet.

    2- Cdokush ka te drejte te leri cfaredo vendi , perfshi dhe te tijin dhe te kthehet ne te.

    Artikulli i mesiperm nuk besoj se i jep dikujt ( cdo shqiptari ne rastin tone) te levizi ku ti shkrepet nga nje shtet ne tjeterin, pa kufizim, pa leje. Faktikisht cdo qytetar shqiptar qe jeton si nje Shqiperi, si ata qe jane emigrante te ligjshem ne vende te tjera e ushtrojne kete te drejte.

    Artikulli i mesiperm i jep te drejte cdo njeriu te leri vendin e vet nese deshiron, nuk obligon shtetet ku ty e mua na shkrepet tiu zeme deren te na pranojne!!!!!

    Visa dhe kerkimi i saj nuk shkel te drejtat e njeriut, as i kufizon ato. Cdo shtet ka te drejte nderkombetare te DIJE se cilin person do te fusi brenda ne territorin e tij, perse do ta vizitosh dhe sa dhe ku do te rrish! Viza eshte nje leje qe nje shtet ta jep ty, ne menyre qe ti ta vizitosh ate. Nuk ekziston asnje lloj e drejte e tille qe ty te japi mundesine te jetosh ku te duash ti ( ne cdo shtet qe deshiron te shkosh). Te kesh mundesine te shkosh nga nje shtet ne tjeterin pa vize, eshte privilegj, jo e drejte njerezore! Privilegj te cilin disa qytetare te shteteve e gezojne sepse kane marreveshje te anasjellta ndermejt tyre!

    Perpara se te bertasim se bota po na shkel te "drejtat" dhe nuk na pranon ti zeme deren me ore e pa ore, bejme mire te shikojme nese keto te drejta i gezojme ne shtetin tone! Prandaj vella i dashur, te shikojme te rregullojme vendin tone, perpara se te hapim gojen per te rregulluar shtetet e tjera!
    "Who is John Galt?"

  8. #18
    Shqiptaret me te drejte kerkojne nje levizje te lire ne Bashkimin Evropian se ne fund te fundit ajo eshte alternativa jone.
    Mirepo per fat te keq kesaj kerkese te shqiptareve nuk i pergjigjet dot BE sepse shteti shqiptar eshte i paafte te kontrolloje levizjet ilegale nga e per Shqiperi e per me teper ende nuk ka nje regjister te sakte te shtetasve.Se po te kishte nje regjister te sakte te shtetasve do te kishte dhe nje dokumentacion te rregullt nga organet e pushtetit lokal.
    Nuk eshte thjesht se "kriminaliteti" i larte eshte pengese per kete sepse shqiptaret krahasuar me fqinjet e tjere bullgare,rumune apo dhe kroate nuk kane tregues me te larte por pengese pervec atyre qe thashe me lart eshte dhe ekzistenca e problemeve politike te pazgjidhura ne Ballkan (Presheva,Bujanovci e Medvegja,Kosova,Maqedonia,Mali i Zi dhe Serbia,Bosnje-Hercegovina si dhe ekzistenca e nje fronti te ftohte ne mes Greqise dhe Shqiperise).Per me teper problem shqetesues eshte dhe fakti se ende ne Shqiperi nuk ka nje normalitet politik dhe nje varferi te theksuar.
    Integrimi dhe levizja e lire do te ishin ceshtje me te lehta sikur te pakten Shqiperia te kishte nje normalitet politik gje qe do te conte ne ndertimin e institucioneve te besueshme per vete shqiptaret e per BE.
    Pra shqiptareve ju kerkohet minimalisht ndertimi i nje shteti funksional me pushtete te ndara dhe qe veprojne ne perputhje me ligjin se ne fund te fundit nese krimi ngre krye athere kjo eshte tregues i dobesise se shtetit dhe jo nje semundje e shoqerise shqiptare.
    Ne nje shkrim te meparshem pata theksuar e desheroj ta theksoj serish se para shqiptareve ka sot nje alternative-jo zgjedhje por zgjidhje politike per t'u shkeputur nje here e mire nga e kaluara e larget dhe e afert.

  9. #19
    Permetar4life Maska e Permeti_Boy
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    Permeti
    Postime
    111
    PO TE Behej ku plan do ishte...Nje munsi per ne shqiptaret ...pasi ...Ne kemi dhe shume problem Ne Marjen E vizave Shumica e shqipatarve ne bote..Livizin ilegalisht .....Por nga nje ane Kemi nje Gabim shume te madh....Ne Europa na Hap Dyert Ne hyjem brenda .....Plackisim ....Dhe dalim Ne fund nga Dritarja ......Neje Fai Eshte i Jone Ne c do vend te botes ne na ka dale nami.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Permeti_Boy : 27-03-2005 më 20:16

  10. #20
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Për vjedhjet tona...

    Citim Postuar më parë nga Permeti_Boy
    PO TE Behej ku plan do ishte...Nje munsi per ne shqiptaret ...pasi ...Ne kemi dhe shume problem Ne Marjen E vizave Shumica e shqipatarve ne bote..Livizin ilegalisht .....Por nga nje ane Kemi nje Gabim shume te madh....Ne Europa na Hap Dyert Ne hyjem brenda .....Plackisim ....Dhe dalim Ne fund nga Dritarja ......Neje Fai Eshte i Jone Ne c do vend te botes ne na ka dale nami.....
    Nuk është problem pse ne vjedhim por eshtë problem për europën se vjedhjet dhe krimet tona që nuk janë krejt tonat çka na ngarkohet,i mëshehë e mbronë shteti shqiptar,që nuk është shtet!
    Vizat nuk hiqen gjer atëherë kur shteti shqiptar do të jetë në gjendje të garantojë pagesën e dëmeve tona në europë dhe këto edhe me kamatë !Gjer atëherë duhet të presim dhe të përpiqemi ta bëjmë shtetin tonë funkcional dhe të aftë juridikisht dhe ekonomikisht për këtë gjë!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •