Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Marëveshje midis BE dhe qeverisë shqiptar për liberalizimin e vizave

    BRUKSEL / Raporti i hollësishëm gati në fund të vitit

    BE kërkon studim për heqjen e vizave në Ballkan


    --------------------------------------------------------------------------------



    BRUKSEL

    Ballkanasit mund të lëvizin lirisht në Europë, por vetëm nëse kjo nuk sjell pasoja negative për BE-në. Parlamenti Europian i ka kërkuar dy ditë më parë ekzekutivit të BE-së një studim të hollësishëm lidhur me pasojat e liberalizimit të vizave në rajonin e Ballkanit. Sipas një raporti të publikuar në faqen e internetit të Bashkimit Europian, në këtë studim do të përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, vende që aspirojnë heqjen e regjimit të vizave. Parlamentarët europianë i kanë kërkuar institucionit ekzekutiv të Bashkimit Europian që deri në fund të vitit të hartojë një studim për ndikimin që do të kishte qarkullimi i lirë i banorëve të Ballkanit në vendet e BE-së. "Komisioni Europian duhet të kryejë një studim mbi ndikimin që mund të ketë lehtësimi i dhënies së vizave për vendet e rajonit dhe ta prezantojë atë në fund të vitit. Në këtë studim duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë shqetësimit lidhur me lëvizjen e studentëve të Ballkanit në territorin e Bashkimit Europian, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe atyre të klasës politike", theksohet në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. Parlamentarët europianë kërkuan nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Komisioni Europian, që të rrisin bashkëpunimin për sigurinë në pikat kufitare me Ballkanin, si pjesë e strategjisë në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme për rajonin. Sipas tyre, ky përforcim i kontrollit të kufijve duhet të kombinohet me liberalizimin e vizave. Parlamenti Europian u ka bërë thirrje edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin sigurinë në zonat kufitare, në mënyrë që liberalizimi i regjimit të vizave të mos sjellë probleme për vendet e BE-së.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Sigurisht qe pula jote eshte me e madhe se imja, madje edhe bari i livadhit tend eshte me i gjelbert se ai i livadhit tim...
    Europes te gjitha te keqiat i vijne nga jashte, -sidomos prej nesh!
    Nje prove te tille e bene me Bullgarine dhe Rumanine, pse duhet te bejne prove dhe me vendet e tjera te ballkanit? Mos valle jemi me te keqinj ne?
    Mjaft e diskriminim racial dhe fetar!
    Nejse, vendi i tyre eshte, vete e bejne dhe ligjin.

    God bless America; go go USA!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une them te mos hiqen.
    Kush do i ndali emigrantet pastaj?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    plako do shum kjo mos haro jemi shqiperi ne hahahhhh sna lene dot te lir se po na dhan doren neve i marim krahun hahhhhhhhh
    po ishalla behet te levizi shqiperia e lir

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Lajm i mire!

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Stormangel, une nuk e di se ku jeton ti(mendoj se je ne USA), por problemi i levizjes se lire te qytetareve eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut.
    Jo shume per kete, por jane teper te shumte shqiptaret qe e vuajne ne kurriz te tyre kete çeshtje.
    Fakti qe ti mund te jesh rehat nuk do te thote qe gjithe te tjeret jane rehat, dhe se ata qe synojne te largohen nga Shqiperia nuk jane te gjithe kriminele. Ka dhe njerez te ndershem ndermjet tyre, madje, me plot goje po ta them se shumica derrmuese e atyre qe vuajne jane te ndershmit, dhe se shumica e pjeses qe mbetet(keqberesit), behen te tille per shkak te ketij shtrengimi te sistemit te vizave, dhe shkeljes se kesaj te drejte themelore te njeriut.
    Duhet te tregohesh me i ndjeshem per probleme te tilla.

    Se fundmi, e theksoj per heren e njemijte: refuzimi i vizave per qytetaret e Shqiperise, dhe pengimi me çdo kusht i levizjes se lire te ketyre te fundit eshte shkelje kategorike e kartes se te Drejtave Te Njeriut, nenshkruar ne Helsinki prej te gjithe shteteve "demokratike" te botes se lire; eshte diskriminim racial, eshte diskriminim fetar, eshte diskriminim kulturor.

    Bibla thote; mekati pjell mekat, dhe ky qendrim Europian(edhe amerikan) penalizon nje komb te tere(une flas per Shqiperine, dhe nuk kam nge t'u dal avokat popujve te tjere; Shqiperia eshte rast urgjent). Ky qendrim Europian po krijon kriminele dhe organizma mafjoze, si ne Shqiperi, ashtu dhe gjetke... Une habitem si mund te jesh i/e pandjeshem/me per te tilla çeshtje. Me vjen keq...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Evropa Perendimore mund te jete entuziaste per idealin e Evropes se Bashkuar, por ne te njejten kohe eshte tejet e shqetesuar nga demografia e saj. Gjermania nga populli me i madh i Evropes Perendimore njehere e nje kohe, sot eshte vendi i pare ne numrin me te vogel te lindjeve ne Evrope. Italia vazhdon te kryesoje listen si populli me i plakur i Evropes. Vendet e tjera te Evropes Perendimore nuk bejne perjashtim. Kjo do te thote qe 20-30 vjet si sot, keto popullsi jo vetem qe nuk do te njohin rritje demokrafike, por do te njohin nje rritje drastike ne uljen e numrit te popullisise, plakjen e fuqise puntore, detyrimisht renien e ekonomise. Nje ekonomi me e madh ka nevoje per me shume krahe pune, me shume mendje, me shume energji.

    Nga do te vine keto krahe pune?

    Alternativat jane kina, india dhe gadishulli arabik, zona me e mbipopulluar e botes qe ka arritur shifra rekord. Problemi eshte se te treja keto zona, prodhojne aziatike jo evropiane dhe evropianet pleq nuk e kane arritur akoma ate stadin amerikan te diversitetit te rracave.

    Kush ngelet alternativa me e mire? Zona ballkanike, qe edhe pse mund te jete e prapambetur, te pakten eshte rrace e bardhe dhe jane evropiane. Krahas Ballkanit edhe Evropa Lindore, prandaj zgjedhjet ne Ukrahina (me 70 milion banoret e saj) ishin te nje rendesie strategjike per Evropen e Bashkuar.

    Te shkosh ne Evrope si refugjat eshte nje gje. Te jetosh atje duke punuar, eshte dicka tjeter. Ekonomite evropiane ende nuk kane arritur te tejkalojne 1% e rritjes ekonomike keto vitet e fundit, dhe shtetet sociale te ngritura behen nje pengese e madhe per ekonomine e vendeve evropiane.

    Gezohuni qe mund te levizni ne Evrope pa vize, por mos kujtoni se do te jeni ne gjendje qe te jetoni me pune ne Evrope.

    Albo

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Banished, nuk ka dyshim qe Europa kercenohet nga mbeturinat e Shqiperise!
    Sipas interpolit, ne nje analize te 2003, rreziku me i madh per Europen nuk eshte as Moska, as Bin Ladeni dhe as Kadafi por eshte mafja shqiptare!

    Une jam pro nje sistemi me te cilin do i lejohet vetem disa shtresave te caktuara te shoqerise shqiptare qe te dalin jashte (para se te hyjme ne BE - kur do lejohet tek te gjithe). Kriminelet dhe hajdutet duhet te mbyllen me hekura brenda Shqiperise dhe mos dalin jashte se vetem keq i bejne imazhit shqiptar. Pra ne faze te pare t'i lejohet vetem studenteve, shkencetareve, artiseteve, pensionisteve dhe profesionisteve/zanatcive kurse te tjereve nuk duhet t'i lejohet ne kete faze qe ndodhet Shqiperia sepse ekziston rreziku te shkojne per tu punesuar dhe kjo gje ka dy te keqija 1) vizat do jepen per vizite dhe jo per qendrim dhe keshtu Shqiptaret do behen perseri te paligjshem dhe kjo nga njera ane do i uli imazhin vendit perballe konventave europiane dhe nga ana tjeter mund te nevrikosi Europianet te cilet mund t'ia heqin te drejten te gjitheve per vizite dhe 2) do ulet me teper popullsia e re e Shqiperise, dmth. do ulet forca punetore nese kemi parsysh qe Shqiptaret mezi po presin t'i jepet nje rast qe ta braktisin atdheun!

    Albo Europa e Bashkuar perben zonen me te industrializuar te Planetit, ka reth 40 % te prodhimit industrial mbarboteror (me shume se SHBA, Japonia, Kina dhe se Rusia). Keto 5 vjetet e fundit po kalojme nje krize ekonomike por megjithate zhvillimi europian njeh shifra te larta, biles kjo krize duket se po ndikon me shume SHBAn sic po tregojne vlerat e dollarit. Hapja e BE po sherben me nje fare menyre si pengese e vogel ne fuqine ekonomike amerikane sepse BE e ka me te lehte te fusi prodhimet e saj ne Europe etj. Nuk duhet ta harrojme gjithashtu se sot Europa perben tregun me te madh per prodhime teknologjike, sepse Europa pas Komunizimit po zhvillohet dhe keshtu njerezit kane me shume kerkesa ne kundershtim me zonat e tjera te Planetit (me perjashtim shtetet e pasura te Lindjes se Mesme ku perseri kane me shume lidhje me BE). Nga andej e tutje BE ploteson kerkesat e ketyre vendeve europiane me prodhime teknologjike me te lira se ato amerikane. Zhvillim po njeh edhe Lindja e Larget (Azi Jug-Lindore) por keto vende kane zhvilluar nje teknologji aq te forte vitet e fundit saqe nuk kane nevoje as per prodhimet europiane dhe as per ato amerikane. Keshtu duket se disa industri amerikane (sidomos ajo e makinave) po veshtiresohen nga konkurenca europiane dhe japoneze. Keshtu SHBA vetem ne industrine luftarake i ka duart e lira por dhe aty nuk duhet te harrojme se tregu me i madh, qe eshte Europa (sidomos BE) nuk ben blerje te medha armesh, me perjashtim Turqine qe nuk eshte ne BE, ose sepse nuk gjendet ne krize ose sepse i prodhon vet (ne BE harxhimet ushtarake arrijne shifrat reth 1.9% te GNP kombetare kjo perben shifren me te ulet ne planet po te kesh parasysh sa harxhon Izraeli, Egjypti, Turqia, Pakistani, India, SHBA etj.). Keshtu bleres masiv te SHBA mbeten disa shtete te varfera afrikane dhe aziatike dhe keshtu SHBA mundohet te hapi luftra te reja atje ku nuk ka shkak dhe te fusi ne loje edhe vendet e pasura. Te gjitha keto i shkruajta per te kuptuar se kush po kalon krize me te madhe ekonomike sot. Gjithashtu nuk duhet te harrojme se ne vitin 2010 do vihet ne fuqi Tregu i Perbashket Mesdhetar dhe keshtu Europa do behet me te vertet, pervec shifrave, zona me mireqenjen me te madhe ne Planet!

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Kryeplak... kesaj rradhe do t'ju bej verejtje.

    Mbase gjerat qe keni shkruar i keni shkruar sa per t'i permendur; gjithsesi nuk eshte kurre keq te besh autokritike.

    Ju duhet ta dini shume mire se kriminaliteti shqiptar, ose te ashtuquajturat "MAFIA" shqiptare jane me teper sajim i Evropes per te fshehur shkeljen e te drejtave te njeriut kundrejt shqiptareve.

    Te mos na genjeje mendja se qenkemi gjithmone gabim; qe gjithmone po na thone te verteten, qe gjithmone po na flasin per mire.
    Jo, kemi te drejte edhe ne.
    Te mos bejme gabimin per te pranuar fjalet e Evropes, ose te botes se jashtme si shabllon, keshtu po i krijojme vetes karakter skllavi. E perseris, eshte ajo bote qe na kritikon aq shume, qe kurre nuk ka bere nje hap pozitiv kundrejt shqiptareve!
    Prandaj te mos kalojme nga hipokrizia ne "infrakrizì", apo "ultrakrizì" dhe te fillojme te mendojme qe qenkemi gjithmone gabim!

    Dihet mire tashme, qe MAFIA nuk mund te jetoje e ndare nga politika.
    Kur mafia del jashte skemave dhe struktures se politikes, kemi krijim guerriljesh ose grupe te armatosura, ose çeta, etj. Mafia konsiderohet si "tumor" i politikes se nje vendi.
    Prandaj, eshte perralle lidhja e egzistences se kesaj mafieje ose kriminalitetit me shkeljen aktuale e te drejtave te njeriut qe ben Evropa dhe bota "demokratike" - ndalimin e qarkullimit te lire te personave.(asnjera nuk mund te justifikoje tjetren) Mafia shqiptare eshte alibia qe Evropa ka krijuar per te justifikuar shkeljen e te drejtave themelore te njeriut(shqiptareve); dhe qe po perpiqet kaq shume te na e fuse me dhune ne mendje edhe ne te tjereve.
    Nese problemi i Evropes do te ishte vertete MAFIA shqiptare, atehere do te penalizoheshin politikanet shqiptare dhe mbare politika shqiptare. Do te priteshin marredheniet diplomatike me nje shtet MAFIOZ.
    Ndersa sot kemi: Marredheni te shkelqyera diplomatike ne nivelet me te larta dhe ato me te ultat, dhe Marredhenie diskriminuese politike evropiane-popull shqiptar.

    Ne jemi te varfer, Kryeplako, por jo per kete fakt hame bar, dhe aq me pak te jemi lope. Edhe ne kuptojme diçka, nuk jane vetem evropianet.

    Ju thoni:


    "Kriminelet dhe hajdutet duhet te mbyllen me hekura brenda Shqiperise dhe mos dalin jashte se vetem keq i bejne imazhit shqiptar"

    A jeni vertet i sigurte qe imazhi shqiptar do te rregullohej keshtu?
    Nese te dhenat e Evropes do te ishin te sakta, atehere kami te bejme me nje tragjedi! -Te mbyllesh brenda nje shteti aq te vogel gjithe ata kriminele, atehere te mos prese Evropa stabilitet as ne Shqiperi dhe as ne Ballkan.
    Te mbyllesh gjithe ata kriminele brenda nje shteti aq te vogel dmth t'u japesh te drejten te zgjidhen me votim te lire(e drejte eshte keshtu), qe ne te vertete do te perkthehej, t'u japesh te drejten te uzurpojne nje shtet!
    A do te linim vertet nje pershtypje me te mire???? Nejse... per te zbatuar ate rregull qe propozoni ju eshte themelore qe ne fillim te identifikohen kriminelet!
    Nese do te binte fjala per ndonje hajdut makinash, mund edhe te kapej e te "hekurosej", por, as mos ju shkoje ne mendje se ashtu mund te luftohej "MAFIA" qe na frikesoka kaq shume Evropen; perkundrazi, duke bere ashtu do te krijohej nje "ZONA FRANKA" ku kjo Mafie(qe sigurisht nuk egziston fare) do te kishte dore te lire ne gjithshka. Keshtu, ne rastin me Fatlum do te kishim "Kolumbianizimin" e Shqiperise.

    A e dini ju se trajtimi i tille i shqiptareve prej Evropes eshte mjeti me i madh i perfitimit te "mafias" shqiptare? E kujt do t'i interesonte qe populli shqiptar te trajtohej ndryshe? !!!vetem atij qe e heq mbi kurriz!!!-popullit shqiptar.
    Nuk do t'i interesonte fare politikes shqiptare, nuk i intereson fare. Dhe kjo eshte mese e kuptueshme, derisa politikanet shqiptare kane konto bankare per t'i shtene lakmine ose marazin edhe Bin Ladenit.

    A e dini juve qe Shqiperia kurre nuk ka bere kerkese(aplikuar)per te hyre ne BE???
    A e dini ju qe te aplikosh per te hyre ne BE eshte falas dhe nuk kerkon asnje shpenzim?
    A e dini ju qe te gjitha vendet evropiane jane "te mirepritur" te aplikojne?
    Ta perseris edhe nje here, ju kerkoj te falur...por: A E DINI QE SHQIPERIA KURRE NUK KA APLIKUAR PER TE HYRE NE BE??? E pra aplikimi nuk ka as kritere per te plotesuar dhe i vetmi kusht qe duhet te plotesoje Shqiperia per te aplikuar eshte...- !TE APLIKOJE!(mbase s'kemi flete formati dhe na vjen turp ta shkruajme kerkesen ne ndonje flete fletoreje...)

    Mbase gjerat jane siç them une, mbase jane siç thote Evropa.

    Une nje gje e di me siguri 100%: Jam shqiptar, jam i ndershem per t'u ngrene me sy, dhe nuk gezoj te drejten per te qarkulluar lirisht ne BE ose dhe gjetke!

    Besoj me gjithe shpirt se nuk bej perjashtim nga shumica derrmuese e popullit tim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 10-02-2005 më 11:44
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Ne nje studim qe Deutche bank ka nxjerre eshte se sot 30 nder 100 punetore jane pensionista ne EU 15. dhe po te vazhdohet keshtu ky numer do t e rritet dhe parashikohet qe ne vitet 2040 te arrije qe 70 nder 100 punetore te jene pensionista. Ne kete aspekt bashkohem me ty albo Evropa eshte plakur dhe po plaket dita dites. Por mos harro se ne pra qeniet njerezore sot ne 2005 fare thjesht mund te zevendesohemi me teknologji . Per kete Gjermania ka numrin me te larte te papunesuarve ne EU, pasi eshte shteti me teknologji me te avancuar ne kontinent, dhe po te hiqet rritja e ekonomise se Gjermanise dhe Italise ne EU pjesa tjeter pati nje rritje prej 3% te ekonomise. Per mendimin tim levizja e lire e ballkanesve ne Europe eshte dicka e pozitive, por qe te jemi realista kjo gje nuk ka per te ndodhur edhe per 25 apo 30 vjetet e ardhur. O albo qe te mos na behet ne qejfi qe keta kane nevoje per ne per rinovim popullsie pasi ka Polake,cek, slloven e slovake sa ta haje dreqi.Keshtu qe te mos merakosemi se nuk na le kushe te lire te levizim neper Europe. Nuk e di se nga dalin kete informacione, qe jane krejtesisht te pabesueshme.
    mateo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •