Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Filmat më të preferuar për 2004-ën

    FILMAT e mi MË TE PREFERUAR për 2004-ën - (dalë dhe parë ne kinema nga 1/1 -31/12 2004)

    TOP 10 :

    10° position: "Lost in translation" de Sofia Coppola (USA)

    9° position: "The mother" - Roger Michell (Angli)

    8° position: "Retour à Kotelnitch" - Emmanuel Carrère (France)

    7° position: " Buongiorno notte" - Marco Bellocchio (Itali)

    6° position : "Spring, summer, autumn, winter...and spring" - Kim Ki-duk (Korea e Jugut)

    5° position : "The life is a miracle" - Emir Kusturica (Serbia-Mali i Zi)

    4° position : "Memories of murder" - Joon-ho Bong (Corea e Jugut)


    3° position : "2046"- Wong *** Wai (Hong Kong)


    2° position: "The Brown Bunny" - Vincent Gallo (USA)



    1 position: ex æquo- 2 filma :
    - "UZAK" - Nuri Bilge Ceylan (Turqi)

    - "Tropical malady" - Apichatpong Weerasethakul (Taïlande)



    Vijnë më pas:

    11e position : " Eternal sunshine of the spotless mind" de Michel Gondry (USA)
    12e position : "The pation of the Christ" - Mel Gibson (USA)
    13e position : "S21" - Rithy Pan (Camboxhia)
    14e position: "Rois et reine" de Arnaud Desplechin (France)
    15e position : "Sang et or" de Jafar Panahi (Iran)
    16e position : "Café lumière" de Hou Hsiao Hsien (Taivan)
    17e position : "5x2" de François Ozon (France)
    18e position : "Big fish" de Tim Burton (USA)
    19e position : "Nuit sans lune" de Artan Minarolli (Shqiperi)
    20e position : "Gerry" de Gus Van Sant (USA)
    21e position : "Nobody knows" - Kore-Eda Hirokazu (Japoni)
    22e position : "21 grammes" de Alejandro Gonzales Inarritu (USA)
    23e position : "Monster" de Patty Jenkins (USA)
    24e position : "Clean" Olivier Assayas (France)
    25e position : "10e chambre- instants d'audience" de R. Depardon (France)
    26e position : "Caterina va en ville" de Paolo Virzi (Itali)
    27e position : "Kill Bill 2" de Quentin Tarantino (USA)
    28e position : "Los muertos" de Lisandro Alonso (Argentine)
    29e position : "Le pont des arts" de Eugène Green (France)
    30e position : "La demoiselle d'honeur" de Claude Chabrol (France)
    31e position : "Maria plein de grace" de Joshua Marston (Colombie)
    32e position : "La mauvaise éducation" de Pedro Almodovar (Espagne)
    33e position : "La mère" de Christophe Honoré (France)
    34e position : "Anatomie de l'enfer" de Catherine Breillat (France)
    35e position : "Le grand voyage" de Ismaël Ferroukhi (France-Maroc)


    çmim special per téléfilmin "SARABAND" - Ingmar Bergman (Suedi)

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Autori,
    Ke vënë një listë aty më sipër me titujt e filmave më të preferuar për ty (2004)

    Pyetja ime është : A me gjithë mend i ke parë ti këto filma apo të pëlqejnë titujt?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    MI CORAZON,
    Sigurisht qe i kam pare keto filma!
    U ka dashur te saktesoj qe behet fjale per filma te shfaqur ne kinemate franceze (vendi ku jetoj eshte Franca) dhe koha e daljes se ketyre filmave ne kinemate e ketushme (1 janar-31 dhjetor 2004) ndofta mund te mos korrespondoje me daljen e tyre ne vendin e origjines (psh. USA, ose Japoni, apo Kore apo ....)

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Dmth sa keq qenkam unë.
    Nuk kam pa asnjë nga ato më lartë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Autor - 2004 ka qene viti me i varfer per mua. Medet, i kam pare a s'i kam pare 20 filma kete vit!!! Megjithese te mendosh se 9 nga keta 12 muaj i kam kaluar ne Shqiperi, nuk do te me vesh shume faj

    Nga 2004 mund te veçoj:

    - City of God
    - Eternal Sunshine
    - The Saddest Music in the World (nuk e di nese ky ka dale ne kinema - une e pashe gjate Vancouver Film Fest vjet, dhe e pashe serisht para dy javesh ne DVD. Guy Maddin eshte regjisori, nese e gjen dot DVD shife ne nje ekran te madh televizori pasi menyra e realizimit ka te beje shume)

    Ndersa filmi me i bukur kete vit per mua, jo jo, me i bukuri per shume vite me radhe eshte Dogville.

    Flm per listen, pasi tani do te kem ç'te kerkoj per te marre me qera javes tjeter. Kete jave ngaqe nuk isha fare ne brendesi te filmave te rinj mora:

    - Fitzcarraldo (Hercog + Kinski - me mire nuk behet)
    - Wounds - Serbia - si gjithmone tragjiko-komik
    - Far away, so close (Wim Wenders, ilaçi im per dite te ngrysura)
    - Zus + Zo - skanidinav, rremuje e i bukur
    - Irreversible - ky i fundit u perfol si film shume i erret, megjithate mua nuk me la ndonje mbrese te vecante.

  6. #6
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    10) SAW
    9) Punisher
    8) The PAssion
    7) Farenheit 9/11
    6) Kinsey
    5) The children of the brothels
    4) Ju-on
    3) The day after tomorrow
    2) TROY
    1) OSAMA
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    se pari, nje pyetje : a ke pasur mê pare pseudonimin "Lulka", ne forumin e vjeter ? Nese PO, akoma dhe mê mire!! Para disa ditesh, bera THJESHT per kuriozitet nje "search" ne google, ku vendosa keto dy fjale : "tarkovski" dhe "shqiptar" (per te konstatuar nese ndokush e njeh Tarkovskin) dhe dola tek forumi i vjeter ku ishte dhe mesazhi i "Lulkes".
    Pra, siç mund ta kuptosh, te preferuarit e mi jane po ashtu Lynch, Bergman, Tarkovski, Hercog, Felini, Kubrick, Von Trier, Kusturica, Fritz Lang ...

    Sa per "Dogville": sikurse ta pret mendja, SIGURISHT qe e kam pare dhe stërparë (eshte tek sirtari i DVD-ve), POR "Dogville" ka dale ne 2003-shin (ne France), keshtu qe ai eshte filmi im i preferuar (ne vend te pare) ne 2003-shin, dhe JO ne 2004-ën (po te duash, te dergoj TOP10 tim te 2003-shit). Sigurisht qe eshte nje nga filmat e mi MË te preferuar te TE GJITHA kohrave, por ndofta jo MË i preferuari, sepse ai "vend" eshte i zene tashmë dhe nuk di se cili film do t'ja marri fronin: fjala eshte per "MULHOLLAND DRIVE" te David LYCH-it. Me thuaj nese e ke pare, jam tejet kurioz.

    Sa per 2004-en: siç e thua vete, paske kalu 70% te kohes ne Shqiperi ... viti ishte GOXHA i pasur ne filma te mire (ti e kupton se ç'quaj me "filma te mire" ) . Mbi te gjitha, TE PAKTEN, mos humb te fundit te Hong KarWai-t, "2046" edhe pse, une qe jam nje i apasionuar i pakorrigjueshem i "In the mood for love" (filmi eshte ne listen e 5 filmave te mi më te preferuar TE TE GJITHA KOHRAVE!!) mbeta paaak i "zhgenjyer" nga "2046"... nejse, ç'eshte "gustosh"...

    Po ashtu, harrova KRYESOREN: gjate 2004-es, doli edhe kryevepra e fundit (pas 30 vjetesh "heshtje") e Ingmar BERGMAN-it , "Saraband" , telefilm (nuk di si mund ta gjesh... do jete e veshtire, por une mund te bej nje "dhurate": filmin e kam ne DVD dhe mund te bej nje kopje dhe ta çoj me postë- hehe- problemi eshte se e kam, per dreq, te dubluar ne frengjisht, se keshtu e dhà tv francez ...)

    Kete vit kinemaja aziatike ishte ne kulmin e saj ! Sidomos Koreano-Jugorja!! Siç e konsaton vete nga lista, jane jo pak filma qe vijne prej andej ...

    hehe, "Fitzcarraldo" !! SIGURISHT qe eshte kryeveper !! (sa vetë kane lënë kockat gjate xhirimit te filmit ... )


    Po e mbyll ketu; me shkruaj diçka per sa te pyes me lart
    merci :-)

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Heh, me ke kapur ne orar te punes, po puna ime me filma eshte, keshtu qe kete po e quaj mesazh pune, jo qejfi

    Lulka isha e Henri jam, po si puna e asaj Ujku qimen e nderron... edhe kjo.

    Mulholland Drive - ehe, ehe, ehe dhe jo. Dmth e kam pare, me pelqeu, me pelqeu shume, po jo aq sa per te qene filmi me i bukur per mua. Ne fakt Lynch une e dua ashtu sic e kam njohur ne fillim - me Wild at Heart, Fire: walk with me etj.
    Saraband nuk e di se ku mund ta gjej Aktor, por neser kur te shkoj te kthej 5 filmat qe mora me qera te shtunen, do marr dhe nje kopje te kesaj listes tende e do shoh se cilet nga keta mund te kene mberritur ketu. Nderkohe ti po deshe, beju i dobishem e posto nje liste me filma qe une mund te mos i kem pare, te te gjitha koherave, qe te edukohem dhe une pak )

    Pashe Cabaret Balkan para nje muaji. Me gjithe mend per t'u pare.
    Woyzeck per mua ishte me i fuqishem sesa Fitzcarraldo. E ke pare? Dua te blej nje kopje te Woyzeck po eshte film i vjeter dreqi e kushton mbi $90 per nje VHS qe eshte pare me dhjetera here.

    Ika ika se jam ne pune. Listen ti

  9. #9
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Dmth sa keq qenkam unë.
    Nuk kam pa asnjë nga ato më lartë.

    Storm ka dhe me keq se ty....

    une sa afroheshin drejt filmave me te pelqyer (drejt 1-shit dmth) edhe titujt sme pelqenin...

    po ky klasifikim nga eshte bere se paska fituar Turqia dhe Tailanda cudi?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    e para e punes, SHKËLQYESHËM qe je dhe "Lulka", sepse nga ç'lexova mesazhet e tua tek forumi i vjeter, ti pelqen identikisht te njejten kinema si une, keshtu qe ma "lehteson" punen: ç'liste zeza te postoj une ?? Ti i ke pare edhe Stalker-in e Tarkovskit, edhe "Citizen Kane" e Welles-it, edhe .... edhe ...(nuk e vë ne dyshim qe Cubick-un e njeh totalisht, sikunder Bergmanina po Von trier-in, qe me ç'kuptoj, e ke më te preferuarin e te gjitheve :-) ; keshtu qe gjemoju filmave te 2004-es, por, ne fund te mesazhit, po te propozoj edhe TOP10-in tim me filmat e 2003-shit, se ndofta kane dale veçse ne 2004-en tek ti (ose vice-versa).

    Me ke bo me qesh me titujt e filmave te Lynchit, sepse ne lexim te pare, nuk po merrja vesh gjë: po shpjegohem: ne fakt, "Wild at heart" ne France ka dale me titullin "Sailor & Lula", ndersa "Fire: walk with me" nen titullin "Twin Peaks".
    Sigurisht qe i kam pare, por mbetem besnik i asaj qe Mulholland Drive eshte apotheoza e Lynch-it !! Filmin e kam pare rreth 12 here (ne mos me shume), shto ketu qe kam lexuar forum-e te tëre ne Internet, rreth filmit, keshtu qe e di "shpjegimin" e tij deri ne detaje. Me thuaj a e ke kuptuar apo jo(nese e ke pare te PAKTËN dy here... perndryshe, e pamundur te zbulosh historine e filmit. Më thuaj per kete: NUK e kam hiç pêrtim te postoj nje mesazh me GJITHE shpjegimet, deri ne detaje: gjithshka ka shpjegim, edhe pse ne dukje, gjithshka eshte rokamboleske !
    By the way, ja vlen SHUMË edhe "Lost hightway", i parafundit i Lynchit, por besoj se e ke parë.


    Sigurisht qe e kam pare Woyzeck-un dhe Fitzcarraldo-n. Per mua, te dy jane te fuqishem! Herzog ... no comment !

    Tani do te me thuash diçka: ne ate forumin e vjeter, nje pseudonim me emrin "Amarcord" shkruan diçka qe më intrigon shume: ajo thote se i pelqejne filmat " e Tarkovskit dhe filmat e tij (the sacrifice,andrei rublev.jane ata filmat e zymte qe jep tvsh-ja dhe qe dikur sja dinim vleren)" .
    Wow: thua TVSH-ja te kete pas dhene filma te Tarkovskit ?? NUK besoj! Une kam vecse 36 vjec, por gjithesesi, me kujtohet mire se ç'jepte TVSH-ja, por kurrsesi nuk besoj qe te jene shfaqur ne Shqiperi filma te Andrej Tarkovskit (per më teper qe ai i ka nxjerre filmat e tij ne periudhen e viteve 65-80, vite kur ne nuk kishim asnje mardhenie me URSS. Më thuaj diçka ç'mendon per këtë.

    Tani po te postoj edhe listen TOP 10 te 2003-shit, duke te derguar pershendetjet e rradhës.

    10° position: "Mystic River" de Clint Eastwood (USA)

    9° position: "Punch drink love" de Paul Thomas Anderson (USA)

    8° position: "Dolls" de Takeshi Kitano (Japon)

    7° position: "Les sentiments" de Noémi Lvovski (France)

    6° position: "Le retour" de Andrey Zvyaginstev (Rusi)

    5° position: "The Hours" de Stephen Daldry (USA)

    4e° position : "Oasis" de Lee Chang-Dong (Corée du Sud)


    3° position: ex æquo: (dy filma)

    - "Les invasions barbares" de Denys Arcand (Canada)
    - "Respiro" d'Emanuele Crialese (Itali)


    2° position : "Since Otar left" de Julie Bertucelli (France-Gjeorgji)


    1° position: - "Dogville" de Lars von Trier (Danemark)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfarë ngjyre preferoni në rroba ...??
    Nga Piskavica_ në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:49
  2. Filmat e huaj historik (mitologjik) !
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 17:38
  3. TOP10 - 2005 (filmat më te preferuar)
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 12:21
  4. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •