Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ndryshime ne kushtetuten shqiptare

    PS: Tryeze partish per ndryshimet kushtetuese

    Ndryshimet ne nenet e Kushtetutes, te propozuara dy dite me pare nga kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, nuk jane pritur me entuziazem nga socialistet. Duke mos u pozicionuar plotesisht pro apo kunder propozimit te Berishes, sekretari per Marredheniet me Publikun ne PS, Bardhyl Agasi, ashtu si dhe sekretari i Pergjithshem Gramoz Ruci, pohojne se duhet, jo vetem kohe per t'i realizuar, por edhe krijimi i situates dhe klimes se favorshme politike, permes diskutimeve te gjera. "Nese do te flasim per ndryshime kushtetuese, nuk duhet qe ato te realizohen thjesht per KLSH-ne, por te kene nje sens me te gjere, sic eshte rene dakort edhe per permiresim te gjithe institucioneve. Ato duhet te diskutohen, jo vetem ne forumet e PS-e, por edhe permes specialisteve, deri ne nje tryeze partiake qe do te vendose me gjakftohtesi para se te merren vendimet per ndryshime", ka thene Agasi, ne pergjigje te deklarimit te Berishes per krijimin e Gjykates se Llogarive, duke realizuar edhe shndrrimin e Kontrollit te Larte te Shtetit. Sipas Agasit, socialistet mbeten te gatshem per te bashkepunuar me opoziten qe te realizojne reformat neper institucione.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Partia Demokratike pėrgatit platformė pėr amendimin e disa neneve tė Kushtetutės

    Nė Partinė Demokratike drejtuesit e Departamentit pėr Ēėshtjet Ligjore, kanė pėrgatitur njė platformė, qė pėrmban njė sėrė propozimesh pėr amendimin qė u duhet bėrė disa neneve tė Kushtetutės sė Republikės. Kjo platformė pritet tė bėhet publike, nėse Kuvendi vendos pėr ngritjen e njė komisioni parlamentar pėr ndryshime nė Kushtetutė, bėjnė tė ditur ekspertėt ligjor tė PD‑sė. Sipas tyre, ky komision ėshtė propozuar nga disa drejtues tė partive tė vogla aleate tė PD‑sė, tė grupuara nė koalicionin "Bashkimi pėr Fitore", si dhe ėshtė mbėshtetur nga Kryetari i PD‑sė, Sali Berisha. Pika e parė e Kushtetutės qė duhet amenduar, sipas ekspertėve ligjorė tė PD, ėshtė neni 20 i Kushtetutės, qė ka tė bėjė me pakicat. "Pika 2 e nenit 20 thotė se pakicat kanė tė drejtė tė shprehin lirshėm, pa u ndaluar dhe pa u detyruar,

    pėrkatėsinė e tyre etnike". Kėshtu ekspertėt gjykojnė se ky nen "pėrbėn njė bazė kushtetutese qė shqiptarėt me anė tė dhunės, terrorit, mashtrimit apo me mjete tė tjera, tė deklarohen tė njė kombėsie tjetėr, prandaj ai duhet amenduar". Pikė tjetėr e kėsaj platforme ėshtė edhe kėrkesa pėr tė amenduar nenin 108 tė Kushtetutės, ku nė pikėn 1 thuhet, "njėsitė e qeverisjes vendore janė Komunat ose Bashkitė dhe Qarqet". Sipas demokratėve, ndarja e vendit nga 38 rrethe dhe 12 prefektura qė ishte, nė 12 qarqe, mund tė shfrytėzohet qė zonat minoritare tė paraqiten jo mė si rrethe tė vogla, por si qarqe tė mėdha, gjė e cila krijon shumė probleme. Kjo problematikė, nėnvizojnė ata, lind sepse qarqet kanė tė drejtė tė organizojnė referendum, tė ndryshojnė ēdo lloj ligji, deri dhe varėsinė e tyre. Njė vend tė rėndėsishėm nė platformėn e PD pėr amendime nė Kushtetutė, zė edhe ēėshtja e pronės. Sipas tyre, neni 41 i Kushtetutės, "jo vetėm qė nuk garanton pronėsinė, por nė tė kundėrt garanton lirinė e shtetit qė tė shtetėzojė dhe konfiskojė, si dhe tė marrė nė pėrdorim, pronėn e pronarėve shqiptarė dhe tė huaj, sipas dėshirave tė qeverisė". Sipas tyre nė pikėn 4 tė nenit 49 bėhet fjalė pėr "kompesim tė drejtė", nė kohė kur nė tė gjitha kushtetutat perėndimore flitet pėr "kompesim tė plotė". "Prona ėshtė e kėrcėnuar nė pikėn 3 tė nenit 41 tė Kushtetutės, nė tė cilėn thuhet se `ligji mund tė parashikojė kufizime nė ushtrimin e tė drejtės sė pronės". Kjo klauzolė nuk ekziston nė asnjė Kushtetutė perėndimore, ndaj gjykojmė se duhet amenduar", nėnvizojnė ekspertė juridik tė PD‑sė. Gjithashtu ata janė tė mendimit se duhet rishikuar edhe neni 18 pika 3 e Kushtetutės, nė tė cilin krijohen hapėsira subjektive pėr diskriminim, pėr sa kohė qė pėr njė qeveri tė ekzistojė "njė pėrligjie e arsyeshme dhe objektive". "Paragrafi 3 i nenit 18 tė Kushtetutės, (i cili thotė se "askush nuk mund tė diskriminohet pėr shkaqe tė pėrmendura nė paragrafin e 2, nėse nuk egziston njė pėrligje e arėsyeshme dhe objektive, pra qė pėrligj diskriminimin), sipas ekspertėtėve ligjor tė PD‑sė "ėshtė njė dhunim flagrant i Konventės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, nenit 14 tė saj, qė ndalon ēdo formė diskriminimi". Pikė tjetėr e platformės sė demokratėve pėr amendimin e Kushtetutės, ėshtė edhe neni 15 i saj, qė ka tė bėjė me Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve. Sipas tyre, nė nenin 15,

    paragrafi i 1 thuhet se "KQZ pėrbėhet prej 7 anėtarėsh, tė cilėt

    zgjidhen pėr njė mandat 7 vjeēar, 2 anėtarė zgjidhen nga Kuvendi,

    2 nga Presidenti dhe 3 tė tjerė nga Kėshilli i Lartė i

    Drejtėsisė". "Pėr KQZ‑nė dhe ndėrtimin e tij, nuk ka asnjė nen nė asnjė Kushtetutė perėndimore, ndaj dhe reforma nė kėtė institucion duhet tė jetė e thellė dhe shumėplanėshe" arsyeton PD.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PD kerkon ndryshime ne Kushtetute

    Ngjela: "Ndryshimet kushtetuese tashme jane te domosdoshme pasi kushtetuta ka shfaqur mangesi dhe vakuume ne shume momente te praktikimit te saj qe nga koha e miratimit. Ajo qe do te kembengulim ne te amendohet eshte pjesa ku Kushtetuta percakton kompetencat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te organizimit te zgjedhjeve ne Shqiperi"

    Opozita do te kerkoje ne Kuvend krijimin e nje komisioni te posacem parlamentar qe do te merret me hartimin e amendimeve kushtetuese. Sekretari i Marredhenieve me Publikun ne PD, Spartak Ngjela, deklaroi dje se kjo do te jete nisma kryesore e PD-se ne fillim te sesionit te ri parlamentar. Partia Demokratike ka ngritur paraprakisht ne kete kuader nje grup ekspertesh juriste, i cili po pergatit pikat kryesore ku Kushtetuta ka nevoje per ndryshime. Sipas Ngjeles zyrtarizimi i kesaj kerkese do te behet menjehere ne fillim te punimeve te parlamentit, duke parashtruar edhe argumentat se perse duhen bere keto amendime. "Ndryshimet kushtetuese tashme jane te domosdoshme pasi kushtetuta ka shfaqur mangesi dhe vakuume ne shume momente te praktikimit te saj qe nga koha e miratimit. Ajo qe do te kembengulim ne te amendohet eshte pjesa ku Kushtetuta percakton kompetencat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te organizimit te zgjedhjeve ne Shqiperi", tha Ngjela. Nderkaq per kete eshte duke punuar edhe komisioni bipartizan. Por, sipas tij, jashte vemendjes se ketyre ndryshimeve nuk do te ngelen edhe kompetencat e Gjykates Kushtetuese, e cila e ka komprometuar veten gjate dy proceseve zgjedhore me nderhyrjen e saj duke dhene vendime qe kane permbysur rezultatat e dala nga votimi. Ngjela ka vleresuar ne kete kuader edhe hapat e pare te bere per fillimin e reformes institucionale, vazhdimit te se ciles do t'i sherbejne edhe propozimet e PD-se per te amenduar Kushtetuten ne pikat e saj me te dobeta. Nderkaq ndryshimet e pritshme kushtetuese ne rast te ngritjes se nje komisioni te posacem parlamentar, do te perfshijne edhe pjesen e Kushtetutes qe percakton kompetencat e pushtetit lokal. Sipas Ngjeles, me amendimet qe do te behen, do te kerkohet nje pavaresi me e madhe e pushtetit lokal nga ai qendrori, gje qe aktualisht mungon.

    A.R
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Re: Ndryshime ne Kushtetute

    Kushtetuta nuk eshte e perjetshme.

    Amendim do te thote se ne teresi kushtetuta pranohet, behen disa shtesa. Ky eshte nje qendrim i ri i opozites, gje e cila do te thote se e pranon ne parim kushtetuten e vitit 1998.

    Tashme po kerkohet amendimi i kushtetutes, gje e cila eshte nje procedure jo vetem e pranueshme, por edhe e domosdoshme.

    Ceshtja nuk eshte te behet apo te mos behet amendim i mkushtetutes, por nevoja per amendim lindi prej "realitetit te ri" politik, pra mareveshjes pozite-opozite dhe domosdoshmerise se perkueshmerise institucionale sipas asaj marreveshjeje?

    Ne se do te ishte ashtu, amendimi i kushtetutes eshte koniuktural, nuk behet ne rruge te drejte.
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •