Pavaresia duhet! edhe ne qoftese nuk plotesohen "pike per pike" te gjitha standartet....
______________________________
Presidenti i ICG-sė Gareth Evans thotė se alternativa e vetme pėr Kosovėn ėshtė pavarsia
Barry Wood
5 shkurt 2005
VOA
Trupa tė NATO-s nga mė shumė se dhjetė vende vazhdojnė tė jenė njė prani e rėndėsishme paqeruajtėse nė Kosovė. Shpėrthimi i dhunės nė mars tė vitit tė kaluar la disa vetė tė vrarė dhe dhjetėra tė tjerė tė plagosur kur shumica shqiptare sulmoi shtėpi dhe kisha tė pakicės sė vogėl serbe.
I alarmuar nga mungesa e deklaratave tė qarta politike nga fuqitė e mėdha, njė grup kėrkimor me seli nė Bruksel lėshoi njė raport muajin e kaluar, nė tė cilin bėn thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Ish ministri i jashtėm australian, Gareth Evans, i cili shėrben si president i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, thotė se nuk sheh asnjė alternativė tjetėr veē pavarėsisė:
"E vėrteta, tha zoti Evans, ėshtė se treni ėshtė larguar nga stacioni. Kthimi i Kosovės nėn regjimin e Beogradit nuk do tė ndodhė. Komuniteti ndėrkombėtar nuk to ta lejojė njė gjė tė tillė. Rrethanat nė terren nuk do ta lejojnė njė gjė tė tillė. Status kuoja nuk mund tė ruhet. Gjendja ekonomike, tha zoti Evans, ėshtė nė gjendje shumė tė rėndė dhe ajo nuk mund tė futet nė rrugėn e rimėkėmbjes derisa tė zgjidhim tė gjitha ēėshtjet e statusit dhe ato ligjore.
Por, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė pavarėsinė, Serbia e kundėrshton atė. Ministri i jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi, Vuk Drashkoviē, shpjegon: Nė bazė tė kartės sė Kombeve tė Bashkuara, tha zoti Drashkoviē, ėshtė e pamundur nga pikėpamja ligjore tė shpallet njė shtet i pavarur nė territorin e njė shteti tjetėr tė pavarur kundėr vullnetit tė kėtij shteti. Kjo ėshtė e qartė. Mirėpo, statusi i Kosovės, theksoi zoti Darshkoviē, nuk mund tė jetė i njėjtė me atė qė ajo kishte para 10 qershorit tė vitit 1999.
Pavarėsia e Kosovės duhet tė miratohet nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, tė paktėn dy nga anėtarėt e tė cilit, Rusia dhe Kina, e kundėrshtojnė pavarėsinė..
Kombet e Bashkuara ngulin kėmbė qė para se tė fillojnė diskutimet rreth statusit pėrfundimtar, autoriteti i zgjedhur i Kosovės duhet tė demonstrojė se vepron nė pėrputhje me standardet evropiane tė qeverisjes. Zoti Drashkoviē thotė se kėto standarde ende nuk janė pėrmbushur[Sigurisht qe z. Drashkovic do thote ashtu, eshte ne interesin e tij...]:Kjo do tė thotė qė tė gjithė serbėt e dėbuar nga Kosova pas 10 qershorit 1999 duhet tė jenė nė pozitė tė kthehen, do tė thotė riparimi i mė shumė se 40 mijė shtėpive serbe dhe i kishave e manastirve 150 shekuj tė vjetėr, do tė thotė qė nė Kosovė duhet tė garantohet njė mbrojtje e nivelit evropian pėr serbėt dhe pakicat e tjera dhe njė model evropian i decentralizimit tė pushtetit.
Zoti Evans i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave mendon se standardet mund tė pėrmbushėn dhe pėrfundimisht mund tė arrihet njė koncensus midis tė gjitha palėve: "Ne duhet tė dalim nga kjo amulli dhe rruga pėr tė ecur pėrpara ėshtė tė njihet realiteti i trenit tė pavarėsisė. Por, ne duhet tė krijojmė edhe kushtet pėr njė gjė tė tillė, tė cilat do tė garantojnė mbrojtje tė vėrtetė pėr njerėzit qė u nevojitet brenda Kosovės dhe tė bindim komunitetin ndėrkombėtar se ne nuk po krijojmė njė kazan tė ri trazirash. Kjo gjė, tha zoti Evans, mund tė arrihet pėrmes njė pranie tė vazhdueshme vėzhguese ndėrkombėtare pėr njė kohė tė pacaktuar. Kjo mund tė arrihet pėrmes njė pranie ndėrkombėtare nė gjyqėsorin e Kosovės, kjo mund tė realizohet pėrmes disa kufizimeve ndaj njė Kosova tė pavarur pėr sa i pėrket bashkimit me Shqipėrinė ose njė territori fqinj." [Pjese e standarteve kjo?....]
Nė kėtė drejtim vihen re disa shenja pėrparimi. Kryeministri i ri i Kosovės, Ramush Haradinaj, si edhe zoti Drashkoviē flasin hapur rreth nevojės pėr dialog midis Beogradit dhe Prishtinės. Por megjithatė, atje vazhdon mospajtimi i plotė rreth ēėshtjes sė pavarėsisė.
Krijoni Kontakt