Sic shihet qarte ne forum dhe ne mbare boten, ka shume pakenaqesi ndaj politikes se jashtme te Amerikes. Shumehere vendimet qe duken te lehta nuk jane aq te thjeshta sa duken. Nese JU do te ishit president i Amerikes per 4 vjet, cfare ndryshimesh do te benit ne politiken qe zgjedh Amerika? Cfare vendimesh imediate do mernit?
Meqe hapa temen po postoj i pari duke i ndare ne Vendime te Jashteme dhe te Brendeshme. Ju qe nuk keni interes per politiken e brendeshme te Amerikes mund ta lini menjane ate pike. Le ti permbahemi temes, brenda mundesive, mos e kalojme ne sulme personale (duke filluar nga une i pari) dhe te tregojme mirkuptimin dhe tolerancen tone.
Ne Politiken e Jashtme, vendimet Imediate qe do merja.
1. Zgjidhje e luftes ne Irak. Do jepja si afat perfindimtar i terheqjes se trupave nga Iraku 60 dite. Gjate kesaj kohe, do u beja kerkese shteteve arabe, nese ishin te interesuara te dergonin mision paqeruajtes ne Irak. Do organizoja Ushtrine dhe Policine Irakene, sa te mundesha, dhe do mbeshtesja financiarisht keto institucione per 1 vit nga dita e terheqjes se trupave.
2. Do shkepusja menjehere ndihmen financiare te te gjitha shteteve qe nuk mbeshteten ne luften ne Irak, perfshi shtetet asnjanese. Nje pjese e ketyre ndihmave do ja kaloja shteteve qe ndihmuan ne luften e Irakut me nje mesazh falenderimi personal, pjesa tejetr ekonomise se vendit.
3. Ne konfliktin Izrael-Palestine do jepja shancin e fundit per mareveshje. Nese palet nuk binin dakort dhe marveshja implementohej brenda 1 viti, do nderprisja te gjitha ndihmat ushtarake dhe financiare ndaj Izraelit, ndihmat financiare ndaj palestines, dhe do refuzoja te njifja shtetin Palestinez.
4. Do terhiqja te gjitha trupat ushtarake nga Gjermania dhe shtetet europiane qe nuk mbeshteten luften ne Irak. Do rrisja doganen e importit te mallrave qe prodhoheshin ne keto shtete, dhe do ulja doganen e mallrave te importuara nga shtetet mbeshtetese.
5. Do nderprisja gradualisht importin e naftes nga shtetet Arabe. Do perqendrohesha ne shtetet e tjera, si Venezuela dhe ne rezervat e vendit, perfshi Alasken. Do ndihmoja ne studimet shkencore per gjetjen e burimeve alternative te energjise, dhe perdorimin e tyre.
6. Do terhiqesha nga Traktati i Kyotos, duke i dhene mundesi keshtu industrise se rende te merte fryme.
7. Nuk do dergoja asnje ushtar Amerikan ne misione paqeruajtese apo konflikt ushtarak qe nuk cenonte interesat e Amerikes apo shteteve aleate.
8. Do forcoja ligjet e Emigracionit, duke parandaluar hyrjen e elementeve terroriste ne vend. Do analizoja individualisht cdo emigrant arab te futur ne Amerike ne 7 vitet e fundit. Do rrisja taksat e ketyre emigranteve, per te paguar per kontrollin qe u ushtrohej.
9. Do beja prioritet gjetjen dhe egzekutimin e Bin Ladenit. Nuk do hiqja asnje ushtar nga Afganistani derisa Bin Laden te gjendej.
10. Do shtoja agjentet e sherbimeve sekrete Amerikane ne vendet Arabe dhe ne vendet qe paraqisnin rrezik per vendin.
Ne Politiken e brendeshme:
1. Do privatizoja Social Security.
2. Do rrisja taksat e personave qe kane te ardhura mbi $200,000 ne vit. Do rrisja taksat e kompanive qe kane "outsourcing". Do ulja taksat e kompanive te vogla dhe personave me te ardhura me pak se $25,000 ne vit. Do ulja taksat e beqareve pa femije.
3. Do i jepja perparesi MediCare, duke lejuar ate te hynte ne negociata per te vendosur cmime tavan me Kompanite qe prodhojne ilacet. Do lejoja importimin e ilaceve nga Kanadaja dhe shtetet e tjera qe i ofrojne me cmim me te lire se Amerika, per sa kohe keto ileace te jene ne standartete e Amerikes
4. Do ulja kohen e asistences ndaj te papuneve ne 3 muaj.
5. Do shfuqizoja ligjin qe vendos kuote racore ne pune dhe shkolla. me i afti fiton vendin e punes pavaresisht nga raca.
6. Do rrisja ndihmen ndaj 'Homeland Security", policise, ushtrise dhe sherbimeve sekrete.
7. Do ndaloja martesat e homoseksualeve, por do pranoja nje ligj qe u jep te drejte partnereve te trashegojne ne rast vdekjeje, pa patur nevoje per testament, si dhe uljen e taksave ne nivelin e te martuarve.
keto ishin disa nga pikat kryesore qe une do doja presidentin e ardhshem te ndermerte. jepni mendimet tuaja.....
Krijoni Kontakt