justifikime per te mohuar botimin e listave...hmh
_______________
Ish-shtetet komuniste dhe informatorėt
Gabriel Partosh
Analist i BBC-sė pėr Evropėn juglindore
Udhėheqėsi i Aleancės sė Majtė Demokratike qė ka pushtetin nė Poloni, Jozef Oleksy, ka mohuar botimin e njė liste tė bashkėpunėtorėve tė shėrbimit tė fshehtė nė periudhėn e komunizmit.
Zoti Oleksy, i cili vitin e kaluar dha dorėheqjen si kryetar i parlamentit pasi njė gjykatė vėrtetoi se ai vetė kishte bashkėpunuar me policinė sekrete, la tė kuptohet se njė listė me 240 mijė emra ishte bėrė publike pėr motive politike.
Por ēfarė problemi ka botimi i listave tė tilla, nė pėrpjekje pėr tė zbuluar se kush kanė qenė informatorė tė autoriteteve komuniste?
Menjėherė pas shembjes sė regjimeve komuniste nė vendet e Evropės Qendrore dhe Juglindore, filluan pėrpjekjet pėr tė vlerėsuar trashėgiminė e asaj periudhe, tė cilat pėrfshinė edhe thirrjet pėr hapjen e arkivave tė shėrbimeve tė fshehta.
Kėto thirrje ishin mė tė forta nė vendet ku tė ashtuquajturat organet e sigurimit tė shtetit kishin qenė tė ashpra nė qėndrimin e tyre.
Stasi nė Gjermaninė Lindore, STB-ja ēekosllovake, Securitate-a e Rumanisė dhe Sigurimi nė Shqipėri ishin, ndoshta, organizatat mė famėkeqe.
Por secili nga vendet e kėtij rajoni kishte shėrbimin e vetė tė fshehtė, tė ngritur mbi modelin e KGB-sė sovjetike.
Me kalimin e viteve, kėrkesa pėr hapjen e arkivave ka marrė dy forma kryesore.
Njėra nga kėto forma ishin qė individėt tė kishin mundėsi tė shihnin dosjet e tyre personale - pėr tė parė se ēfarė raportesh kishin pėrgatitur agjentėt e shėrbimit tė fshehtė pėr ta.
Forma e dytė lidhet me pėrpjekjet pėr tė zbuluar se kush ka bashkėpunuar me policinė sekrete, pjesėrisht si formė e ndėshkimit tė bashkėpunėtorėve duke iu bėrė emrat publikė, dhe pjesėrisht si mėnyrė e identifikimit tė tyre pėr t'i dėnuar me ndėshkime tė ndryshme.
Ēekosllovakia ishte e para me politikėn e pėrjashtimit nga poste publike pėr njė periudhė kohe tė atyre qė kishin qenė figura tė larta nė nomenklaturėn komuniste apo qė kishin bashkėpunuar me policinė sekrete.
Hungaria ndoqi njė politikė mė tė butė, ndoshta sepse qeverisja komuniste nė fazėn e fundit tė saj kishte qenė mė pak e ashpėr se nė Ēekosllovaki.
Edhe Polonia ka ndjekur njė politikė pėrgjithėsisht elastike.
Bashkėpunimi me ish-policinė sekrete nė Poloni nuk ėshtė pengesė pėr tė marrė njė post publik, por nėse dikush ka gėnjyer pėr tė kaluarėn e tij shkarkohet nga posti.
Pra botimi i paautorizuar nė internet i njė liste me emrat e atyre qė thuhet se kanė qenė bashkėpunėtorė tė policisė sekrete ka shkaktuar shumė zhurmė, aq mė tepėr qė kjo ndodh pėrpara zgjedhjeve qė do tė mbahen nė vjeshtė.
Lista ishte kopjuar nga arkivat e Institutit Pėrkujtimor Kombėtar nga njė gazetar, i cili mė pas dha dorėheqjen.
Zoti Oleksy, i cili udhėheq pasardhėsen e Partisė Komuniste, Aleancėn e majtė demokratike, thotė se botimi i kėsaj liste ka motive politike.
"Ēdo gjė qė po ndodh nė lidhje me kėtė rast shėrben si njė provė mė shumė e humbjes sė edukatės dhe sjelljes nė publik nė shoqėrinė polake. Ky institut u krijua pėr tė shėrbyer sivend ku depozitoheshin aspekte tė kujtesės historike, pėr qėllime hulumtuese dhe pėr ruajtjen e kėsaj kujtese, dhe jo pėr motive politike. Askush prej atyre me tė cilėt unė kam folur gjatė ditėve tė fundit, nuk besojnė se gazetari u fut nė arkivat e institutit dhe kopjoi 240 mijė emra. Prandaj vetė instituti ka pėrgjegjėsi," tha zoti Oleksy.
Ai vetė ka apeluar ndaj njė vendimi tė gjykatės sė ngritur pėr verifikimin e figurave nė dhjetor qė e shpalli atė bashkėpunėtor tė policisė sekrete, duke e detyruar qė tė jepte dorėheqjen nga posti i kryetarit tė parlamentit.
Ndėrkohė nė Hungari nė vitin 2002, kryeministri socialist i kohės, Peter Medgjeshi, u akuzua nga kundėrshtarėt politikė si agjenti me numėr D-209 nė periudhėn e komunizmit.
Zoti Medgjeshi arriti t'i mėnjanojė akuzat me argumentin se si zyrtar pėrgjegjės pėr financat, ai kishte punuar me shėrbimin hungarez tė kundėrzbulimit pėr tė siguruar qė anėtarėsimi i Hungarisė nė Bankėn Botėrore dhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar nuk do tė pengohej nga ndėrhyrja sovjetike.
Mė parė ish-ministrit tė jashtėm ēek, Jan Kavan, iu deshėn disa vjet pėr tė pastruar emrin e tij pas akuzave se njė takim i tij me oficerė ēekė tė sigurimit kur ai ishte i mėrguar nė Londėr nė vitet 70-tė ishte provė e bashkėpunimit me policinė sekrete.
Lista e botuar sė fundi nė internet nuk ėshtė shumė e qartė pasi nuk sqaron se cilėt ishin bashkėpunėtorėt, cilėt nuk pranuan tė ishin tė tillė megjithiėe iu kėrkua dhe cilėt ishin thjesht nė shėnjestėr pėr t'u bėrė bashkėpunėtorė.
Kėsisoj, ajo ndryshon nga listat zyrtare qė u botuan nė internet nė Republikėn Ēeke dhe nė Sllovaki.
Por edhe vetė dosjet kanė pasur tė metat e tyre. Organet e policisė sekrete kanė qenė shumė tė korruptuara. Oficerėt e kėtij shėrbimi shpesh merrnin shtesė nė rrogė pėr numrin e agjentėve tė rekrutuar.
Megjithėse kanė kaluar 15 vjet nga pėrmbysja e regjimeve komuniste, dosjet pėrdoren shpesh dhe ndonjėherė edhe manipulohen pėr motive politike.
Krijoni Kontakt