Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Moisiu: Bahri Shaqiri, shefi i ri i SHISH

    Presidenti pranon propozimin e Kryeministrit per drejtimin e sherbimit sekret shqiptar, duke dekretuar Bahri Shaqirin si drejtor te SHISH-it. Kreu i Shtetit kerkon nga kryeagjenti respektimin e rruges ligjore ne aktivitetin e Sherbimit, aq me teper gjate ketij viti elektoral

    Elton METAJ

    Presidenti Alfred Moisiu dekretoi Bahri Shaqirin si drejtuesin e ri te sherbimit sekret shqiptar, duke pranuar ne kete menyre propozimin e Kryeministrit Fatos Nano. Kreu i Shtetit ka pritur dje ne zyren e tij Shaqirin, deri me tani shef i kabinetit te drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror, duke i konfirmuar emerimin ne detyren qe mbante Kujtim Hysenaj, i ndare nga jeta pak dite me pare.

    Ne kete takim te shkurter mesditen e djeshme, Presidenti mesohet se ka kerkuar nga 35 vjecari Shaqiri vijimin e punes per te forcuar aktivitetin e sherbimit sekret ne goditjen e krimit te organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Ne te njejten kohe, duke i uruar kryeagjentit shqiptar sukses ne detyren e re, Presidenti ka kembengulur qe Sherbimi Informativ Shteteror duhet te vazhdoje te respektoje rrugen ligjore ne aktivitetin e tij, aq me teper ne nje vit te rendesishem, kur ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Kreu i Shtetit mesohet te kete nenvizuar se per organet kushtetuese e shteterore, sic eshte edhe SHISH-i, nuk duhet te kete rendesi cili eshte fituesi i zgjedhjeve te ardhshme. Sipas Presidentit, sherbimi sekret duhet te mbaje qendrime te rrepta ndaj punonjesve te tij qe abuzojne me ligjin, duke e vene theksin ne rritjen e ndergjegjes profesionale.

    Bahri Shaqiri ishte kandidatura e propozuar nga Kryeministri Nano per te drejtuar Sherbimin Informativ Shteteror, ndersa Kreu i Shtetit ra dakort te dekretonte pa vonese shefin e ri te SHISH-it. Ne ndryshim nga emerimi i drejtuesve te tjere te larte shteterore, Moisiu dhe Nano duket se ishin ne nje mendje per t'i besuar Bahri Shaqirit drejtimin e sherbimit sekret.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush lexon gaz. Temen le te sjelle nje koment per kta Shaqon e Shishit..
    Ne ato pak fjale qe lexohen thuhet se qenka shok i Celibash Toskave ky..



    ..

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Braro, duhet me e pa kush e ka marre ne pune Bahriun me thene shok i kujt eshte. Ai Kujtimi, rafmet past u dukte burre i mire, ndoshta edhe ngaqe e kushtezonte semundja, megjithate koha do e tregoje ēfare njeriu eshte ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    E Merkure, 16 Mars 2005

    MISTERET E NJE KRYESPIUNI

    Emerimi i numrit nje te spiunazhit ne Shqiperi pak kohe me pare, nga kryeministri Fatos Nano, u kalua ne nje heshtje te plote. Heshti politika dhe media. Sigurisht qe emri i Bahri Shaqirit nuk u kujtonte asgje dhe per me teper qe ishte i ri ne moshe. Por shume shpejt, ky "gjak i ri" i lancuar ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror nga kreu i ekzekutivit shqiptar do te shfaqej me nje vizion disi te habitshem. Te gjithe drejtoret nderruan vendet, jo sipas asaj qe meritonin, por sipas nje politike te caktuar me nje qellim enigmatik. Nuk vonuan edhe raprezaljet ndaj disa prej me te vjeterve ne sherbim.
    Te gjithe pyesin tashme, se kush eshte kryetari i ri i spiunazhit ne vend. Dihet vetem qe ka qene shef i kabinetit te te ndjerit Kujtim Hysenaj. Ndoshta eshte nje episod fare i vogel ai qe do permendim me poshte, por teper kuptimplote. Dy here u mat Hysenaj per te ndermarre shkarkimin e Shaqirit per disa veprime te tij jo fort te ligjshme. Por dy here deshtoi. Pas kryetarit, ai ishte numri nje i SHISH-it. Hysenaj ishte prekur nga semundja e pasherueshme qe i shoi edhe jeten pak jave me pare. Ai u perpoq qe te ndryshonte imazhin e Sherbimit Informativ, e deri diku ia arriti, megjithese nuk pati shume kohe ne dispozicion. Por "tentakulat" e brendshme do te rivalizonin hapur me te vjetrit. Disa prej tyre jane hequr dhe disa te tjere kane pesuar nje gjysme ndeshkimi, duke u transferuar ne rrethe.

    Nje fare misteri mbetet e kaluara dhe "curriculum vitae" e kryetarit te ri te SHISH-it. Per opinionin per dy jave rresht u hodhen versione se vendin e Hysenajt do ta zinin disa prej te vjeterve, deri tek preferencat e ministrave, presidentit, kryeministrit. Si perfundim, fitoi nje emer pak i njohur, qe shume lehte mund te behet edhe nje vegel e pushtetit, po te kihet parasysh eksperienca dhe fatura qe mund t'i lere neser sherbimit do te jete fatale per vendin. E thene ndryshe, ky institucion mund te shkermoqet perseri. Por me i cuditshem mbetet fakti se si opozita zgjodhi rrugen e heshtjes dhe nuk kerkoi ne parlament te dhena per Shaqirin.
    Te gjithe dine fare pak, ose aspak. Nuk eshte turp ta pranosh, por e vertete. Nje nga ish-bashkepunetoret e ngushte te Hysenajt ne kompanine ajrore qe drejtonte dikur dhe i katapultuar ne nje rruge qe ka patur lidhje miqesore, Shaqiri vetem me dy vjet eksperience do te ngjitej ne krye te SHISH-it. Edhe spiunet me te vjeter e te sprovuar jane zhgenjyer nga ky emerim. Sipas tyre, ky njeri nuk ka asnje lidhje me sherbimin, per me teper per vendimet qe mund te ndermarre, ose urdhrat qe mund te jape. Kryekeput mund te thuhet se kemi te bejme me nje katastrofe. Jo katastrofe humanitare, por institucionale. Nuk mund te paragjykojme tani e te parashikojme ate qe do te ndodhe, por duket ashiqare qe zgjedhja e kryeministrit ka qene thjesht nje preference e tij per nje qellim te caktuar, sesa nje zgjedhje profesionale.
    Thuhet se dikur Shaqiri, megjithese me arsim te larte, ka tregtuar celulare. Pak rendesi ka puna qe ka bere, sepse puna eshte nder, por fatkeqesisht eksperienca per te drejtur institucionin qe garanton siguri publike e kombetare, eshte e vockel. Vetem me dy vjet pune si shef kabineti ne Sherbimin Informativ, ai ka gjetur hapesira per te penetruar deri tek posti i kryetarit, pa llogaritur nese e meritonte, apo jo. Nuk behet fjale per paragjykim te tij si njeri, por per postin qe gezon.
    Kryeministri Fatos Nano gjate festimeve te Dites se Veres, do te perfitonte te shpaloste njembedhjeteshen e tij per ndeshjen e ardhshme te korrikut, zgjedhjet e pergjithshme, zona e Tiranes. Emra publike te njohur, me karriere politike, por dhe emra teper befasues. Nje nder ta ishte dhe drejtoresha e arsimit, Majlinda Keta. Mjafton te pyesesh. Cfare ka bere ajo per te fituar te drejten e kandidimit si deputete? Keta eshte shoqe e ngushte e bashkeshortes se kryeministrit. Por njekohesisht eshte edhe motra e kryetarit te Sherbimit Informativ Kombetar, SHISH, Bahri Shaqiri.
    Kryeministri Fatos Nano duket se nuk ka menduar per pasojat qe sjell ky nepotizem per te qeverisur. Zgjedh nje te ri me dy vjet eksperience per te drejtuar institucionin me te rendesishem dhe me pas motren e tij si nje nga kandidatet per deputete ne Tirane. Te dy nuk njihen ne publik per sherbime karshi zgjedhesve, ose qytetareve. Gjithsesi keto jane vetem zgjedhjet e kryeministrit Nano!

    KOHA JONE
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Aleksandėr Moisiu - Si u krijua njė legjendė
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 01:07
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •