Pershendetje miq,
Me poshte jane dy poezi, te shkruara nga une, studente ne vitin e dyte te nje gjimnazi pertej kufijve te mahnitshme te shqiperise; vargjet jane nje shqyrtim i habise ne shqyrtim me nje filozofi anesore;
Atij
Atij i ftohet shpina,
nje e tille e kthyer ne hark
ne drejtimin e musonit
...koka me floket e debores se re
mbeshtetur mbi pellembe,
pellemba qe mban gjakun e debores se vjeter,
ndersa muskujt perqafojne ibrikun fosfor
te cajit qelqor...
Verberisht, ai sheh gjendjen
e kontures se bresherit,
dhe s'pushon se numeruari pikat e ujit,
copezat e deshtimit, grimcat e lekundjeve nervore,
dhe me te preferuaren ngjyre, te kuqen,
ai ngjyros sintezen e tyre
Atij i mbetet vec te ulet.
Me nje buzeqeshje te thyer
nga skeptisizmi kembor,
dhe duke rrenosur nje
vendim hyjnor te perkule gjujnte,
Ai ngrihet ne kembe.
Etyd
Mbetur vetem,
ajo lexonte kohen.
E shtrire ne kanape,
e vijosur ne shtigjet e saj,
i mblidheshin mbi mes fletet e djegura,
qe te arratiseshin nga nje fytyre ogurzeze.
Te flinte,
vetem te mos shihte plaget e dites neone,
dhe kembente syte me kopertina.
Te arsyetonte ne gjume,
me e matura e arsyetimeve,
se kapet arsya nen dremitje.
***
Cdo koment kritik eshte me se i mirepritur.
Krijoni Kontakt