Londër, 13:00
Indipendenti i Londrës në ballinën e vet boton detaje nga raporti, sipas të cilit, në Irak pas okupimit kanë pësuar afër 25.000 civilë ose në mesatare 34 persona për çdo ditë.
Vlerësimi i këtillë është i organizatës - Grupi për numërimin e kufomave në Irak. Autorët i kanë shfrytëzuar raportet e mediumeve dhe të dhënat me të cilat disponon Qeveria dhe morgjet në Irak.
Gazeta raportit i kushton edhe koment redaktorial në të cilin vlerësohet se një nga aspektet më të turpshme të luftës në Irak është fakti se britanikët dhe amerikanët nuk kanë vendosur mekanizëm për përcaktimin e numrit të saktë të civilëve të vdekur.
Kjo, nga njëra anë lë hapësirë për spekulime për numrin e të vdekurve, ndërsa nga ana tjetër, dërgon mesash se amerikanët dhe britanikët brengosen pak për jetërat irakiane.
Për dallim nga irakianët e vrarë, ushtarët e vrarë të huaj në mënyrë të kujdesshme regjistrohen dhe në atdhe kthehen me arkivole të mbuluara me flamuj.
Burimi: /Makfaks/
Krijoni Kontakt