Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Sakramenti i Marteses

    Meqe shume ortodokse nuk jane ne dijeni te ligjeve edhe natyres se vertete te mesimeve edhe sakramenteve Kishtare, si edhe domosdoshmerine e tyre, une po perpiqem te sjell, brenda mundesive te mia, disa artikuj, ku do perqendrohem me teper, ne ato qe une i arsyetoj si primare ne nevojat e atyre qe deshirojne rrugen e besimit, por qe dine pak. Ne kete grup hyjne sidomos te rinj, per te cilet besimi ndaj Zotit edhe Kishes, shprehet ne nje forme nderimi edhe respekti, por qe ende nuk prek thelle jeten e tyre, edhe as e percakton ate. Po filloj me Martesen, nje hap shume i rendesishem ne jete!




    Sakramenti i Marteses

    Qellimi i familjes se krishtere, sikunder eshte e njohur, permban qelizen baze te organizimit shoqeror, duke qene berthama edhe themeli i shoqerise. Keshtu edhe ne Kishen militante te Krishtit, perbente nje njesi Kishtare. Prandaj familja e krishtere, ne vetvete, eshte quajtur ne shkrimet e apostojve si nje "Kishe": Pershendete Prisillen edhe Akuilan, ndihesit e mi ne Krishtin Jesu....edhe Kishen qe eshte ne shtepine e tyre (Rom 16:3,5); Pershendete Nimfen edhe Kishen qe eshte ne shtepine e tij (Kol 4:15). Prej kesaj kuptohet se i eshte kushtuar nje vemendje e madhe familjes, e pare nga kendveshtrimi kishtar, keshtu qe familja te mund te permbushe qellimin e saj si nje "Kishe" e vogel.


    Serish ka edhe nje menyre tjeter te jetes personale, qe eshte e bekuar ne krishterim: virgjeria, ose celibati. Celibati per hir te Krishtit, ka krijuar nje tip tjeter te njesive shoqerore te krishtera, monasticizmin (murgjerine). Kisha e ka vendosur ate mbi jeten martesore, edhe ne fakt, ne historine e Kishes, ka qene nje element drejtues e paraprijes, nje mbeshtjetje e Kishes, duke bere realitet nje nga shkallet me te larta te ligjit te moralit te Ungjllit, edhe duke ruajtur dogmat, Sherbesat hyjnore, edhe funksione te tjera te Kishes.


    Sidoqofte, jo te gjithe munden te marrin mbi vete betimin per virgjeri ne emer te Krishtit edhe Kishes. Prandaj, me bekimin e virgjerise, si nje forme e zgjedhur edhe perfekte e jetes, Kisha bekon po ashtu jeten martesore per hir te veshtiresive qe jane vendosur perpara familjes se krishtere, edhe keto bekime njihen si Mister (sakrament).


    Domethenia e Misterit (sakramentit)


    Ne misterin e marteses, Kisha therret per ndihmen e Zotit ndaj atyre qe po martohen, ne menyre qe ata te mund te kuptojne, permbushin edhe arrijne synimet e vena perpara tyre, dmth: te jene nje "shtepi-Kishe", qe te krijojne brenda familjes marredhenie te verteta te krishtera, te rrisin edhe edukojne femije ne Bese edhe jete sipas Ungjillit, qe te jene nje shembell shprestarie per ata perreth tyre, qe te mbajne me durim edhe perulesi problemet e pashmangeshme, edhe shpesh vuajtjet qe do ti ndodhin familjes ne jeten e tyre.



    Momenti qendror i Misterit


    Momenti me te cilin fillon ekzistenca e familjes se krishtere eshte veprimi i shenjte i Misterit. Pjesa kryesore ne ritin e Misterit te Marteses eshte vendosja e kurorave ne kryet e atyre qe po martohen, me fjalet: "Sherbetori i Perendise (emri) martohet me sherbetoren e Perendise (emri) ne emer te Atit edhe te Birit edhe te Frymes se Shenjte," edhe me pas vjen bekimi i zakonshem me lutjen e recituar tre here, "O Zot, Perendia i yne, kurorezoji me lavd e nder."



    Martesa si nje Institucion hyjnor


    Martesa ka bekimin e Perendise, thuhet shume here nder Shkrimin e Shenjte.

    Keshtu Gjeneza 1:27-28 thote: Keshtu Perendia e krijoi njeriun ne Imazhin e Tij, ne Imazhin e Perendise e krijoi ate; mashkull edhe femer i krijoi. Edhe Perendia i bekoi, edhe u tha, jepni frut edhe shumohuni edhe mbushni dheun.

    po ashtu, ne Gjenezen 2:18-24, shkruesi, pasi flet mbi gruan e krijuar nga brinja e Adamit, thote ne shtese, 'prandaj edhe burri do ta lere atin edhe nene e tij, edhe do ti ngjitet gruas, edhe ata do te jene nje mish.

    Vete Shpetimtari, duke urdheruar qe te ruhet besnikeria ne martese edhe duke ndaluar ndarjen (divorcin), i permend keto fjale te Gjenezes edhe meson: Ate qe pra Perendia e ka bashkuar, le te mos e ndaje njeri (Matheu 19). Keto fjale te Zotit, e bejne te qarte dinjitetin moral te marteses. Zoti Jesu Krisht e shenjteroi martesen me pranine e Tij ne dasmen e Kanes te Galilese, edhe aty Ai kreu edhe mrekulline e pare.


    Apostolli Pavel e krahason karakterin mistik te Kishes me martesen me keto fjale: Burrat le ti duan grate e tyre, sikunder edhe Krishti desh Kishen, edhe dha edhe Jeten e vet per te.

    edhe me tutje: Prandaj edhe burri do ta lere atin edhe nene e tij edhe do ti bashkohet gruas, edhe qe te dy do te jene nje mish. Ky eshte nje Mister i madh, por une e krahasoj me ate te Krishtit edhe Kishes (Ef 5:25, 31-32).

    Apostolli Pavel flet edhe me ne detaj mbi martesen edhe virgjerine ne Letren e pare te Korinthianeve, kapitulli i shtate, edhe ai nuk e denon martesen, duke urdheruar qe te ruhet edhe duke keshilluar per mosdivorcim, madje edhe me jobesimtare, me shpresen qe keta do te kthehen ne bese.

    Duke patur ndermend qellimin e krishtere te marteses, Kisha e ndalon martesen me heretike (kanonet e Keshillit te katertedhe te gjashte), edhe po ashtu me ato te religjioneve te tjera.


    Pazgjidhshmeria e Marteses


    Kisha vetem ne raste te jashtezakonshme pranon shperberjen e nje martese, kryesisht kur ka te beje me rast te shkeljes se kurores, ose kur eshte e shkaterruar prej kushteve te jetes (ps, nje mungese e gjate e bashkeshortit, pa lajmerim). Hyrja ne nje martese te dyte pas vdekjes se bashkeshor-tit/tes, eshte e lejuar nga Kisha, edhe pse ne lutjet per ata qe po martohen per here te dyte, kerkohet falje edhe per mekatin e marteses se dyte. Nje martese e trete tolerohet vetem si nje e keqe me e vogel per te shmangur nje te lige me te madhe - jeten imorale (sikunder e shpjegon edhe Shen. Vasili i madh).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-12-2002 mė 06:26

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Klod shume drejt i ke thene, por a mund te me thuash kjo pika e fundit ku mbeshtetet biblikisht?
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje Hobbit!

    Nqs e ke fjalen per divorcin, baza biblike per te eshte ne pjeset ku Krishti thote se martesa edhe pse e pazgjidheshme, behet e tille vetem ne rast imoraliteti, te shkeljes se kurores....

    Megjithate, hobbit, une kam kohe qe ne kudhren time une po rrah nje mesazh shume te rendesishem, edhe baze!

    Ne Kishe kurre nuk ka qene problemi per nje ligj apo doktrine se KU e thote bibla kete, ne kuptimin pike e presje......

    nje mendesi e tille do te ish terthorazi nje shkelje edhe keqperdorim i vete Bibles, sic ka ndodhur me heretike te ndryshem ne boten e krishtere.

    Kur Kisha mblidhet ne nje Keshill Ekumenik (Kongres ps do te ish nje koncept shqiptar), ajo ka autoritetin hyjnor te vendose per rregullat e jetes etike e doktrinore te Kishes, ashtu sikunder bene Apostojt ne Jerusalem, te pershkruar tek Veprat e Apostojve lap 15 ose 16 ne mos gabohem, kur te gjithe sebashku vendosin (s'kishin me vete canta edhe Bibla te veshura me lekure, por traditen gojore edhe autoritetin ete lidhurit edhe te zgjidhurit) se si do te verpohej me paganet edhe ligjin e Moisiut!

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Simbolizmi i Marteses


    Martesa eshte nje Mister, ne te cilin dhenderri edhe nusja, ne syte e priftit edhe Kishes, premtojne me vullnet te lire qe te qendrojne besnike ne martesen e tyre. Ky bashkim, duke qene nje simbol i bashkimit te Krishtit edhe Kishes se Tij, bekohet me ane te sakramentit te shenjte.

    Fejesa konfirmon qellimin e ciftit per te hyre ne martesen e shenjte, edhe si zotim ne kete premtim, vendosen unazat ne gishterinjte e dores se djathte. Unaza martesore, sipas zakoneve te hershme, eshte vula edhe konfirmimi, ku mirebesimi i plote reciprok i ciftit afirmohet. Unazat shkembehen tre here -- unaza e nuses mbetet si shenje sigurie me te shoqin, ndersa e te shoqit mbetet me nusen. Domethenia e ketij riti eshte se nusja do ta marre frymen e kurajos prej te shoqit, edhe se ajo duhet te jete ne nje mendje me te ne gjishka.

    Ne ceremonine e kurorezimit, bashkimi i ciftit martesor bekohet edhe Kisha lyp qe Zoti te jape bekimin e Tij mbi ta. Mbi ciftin martesor vihen Kurorat - shenja te pushtetit mbreteror - meqe ata do te behen zoteruesit, si te thuash, te nje brezi te ri. Kurorat, po ashtu, na rikujtojne kurorat e martireve, me te cilat kurorezohen ne qiell. Po ashtu sikunder ne koherat e hershme, ato zbukuronin kryet e pushtetmarresve, po ashtu tani, ato vihen mbi kryet e ciftit martesor, si nje shperblim per pastertine e tyre paramartesore.

    Qirinjte e ndezur qe i jepen ciftit, perfaqesojne pastertine e jeteve te tyre, e cila, sipas kuptimit te krishtere, duhet te shkelqeje ne virtutshmeri. Ato, po ashtu, simbolizojne driten e marre gjate vete Sakramentit.

    Ashtu sikunder Krishti ne Kana te Galilese, e bekoi martesen me prezencen e Tij edhe kreu mrekulline e kthimit te ujit ne vere, po keshtu edhe Kisha i ofron ciftit martesor vere prej nje kupe te perbashket, duke nenkuptuar se ato duhet te mbesin ne nje marreveshje te panderprere, te mbajne edhe perdorin te pandare gjerat e tyre, edhe qe te ndajne barazi kupen e trishtimeve edhe gezimeve, lumturise edhe fatkeqesise.

    Prifti bashkon duart e burrit edhe gruas mbi te vetat, si nje shenje e bashkimit te tyre, edhe i drejton ne nje shkuarje tre heresh pereth analogionit, mbi te cilin eshte vendosur Kryqi edhe Ungjilli i shenjte. Qarkullimi - simboli i perjetesise - deshmon per zotimin e tyre pergjithnje se do te rruajne martesene tyre te lidhur deri sa vdekja do ti ndaje. Procesioni i tre hershem, behet ne nder te Trinise se Shenjte, qe edhe therritet si Deshmitar te betimit te tyre.

    Ne bekimin perfundimtar, te sapomartuarve, qe sapo u kurorezuan ne nder edhe lavdi, u kerkohet qe te ndjekin ne gjurmat e mbreterve te shenjte, te kurorezuar prej Perendise edhe te barabarte me Apostojt, Shen Konstandinit edhe Shen Helenes, si pararendesit e Beses ortodokse. Therritet po ashtu edhe Shen Prokopi Martiri i Madh, pasi ai i mesoi te 12-grate qe te shkojne drejt martirizimit si drejt nje dasme. Te sapomartuarve, keshtu, u kerkohet qe te rruajne martesen e tyre ne Besen e krishtere, qe te jene te zellshem edhe plot virtut, keshtu qe Mbreti i Qiellit, I Cili sapo i kurorezoi me lavd e nder, ti shohe po ashtu ne jetet e tyre te reja te bashkejeteses edhe ti dhuroje kurorat e perjeteshme te nderit edhe lavdise se ardheshme ne qiell.

Tema tė Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 04:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •