Vera e fundit, zoteri!
Dhe mjaf me...
Ketu perpara jush
keni silueten e mbetur
te atij qe s'do te kthehet me!
Siluete shpirterash...
Por ju jeni me siguri nga ata
qe s'reagojne ndaj dhimjes.
Era rrotullohet neper Univers
si per te gjetur dicka jo monotone
duke krijuar keshtu vetveten,
ate me te riperseritshmen.
Ka shume menyra,
shume menyra,
per te arritur ate qe dua,
ka shume menyra:
S'mund t'i jepem vetem njeres.
"S'me intereson"
Pajtoni i fundit zoteri,
dhe s'ka me.
Do te me kujtojne hera heres,
dhe do te me harrojne.
I permendur vetem ne biseda
sa per te shtyre kohen.
Me flihet, me flihet.
Edhe dores time, gjithckaje,
turbullt i flihet.
Si arinjte ne dimer,
autostradat ne vere,
por duhet edhe nje poezi,
nje tjeter poezi
per te mbajtur veten pas dickaje
qe mund te me mbaje,
qe mund te me shtyje,
per te shkruar edhe nje tjeter
per te ecur sadopak,
pastaj per te fjetur.
Nese do te me flihet ende;
ne kete, kjo, ketu,
qe ndodhet perpara jush, kjo...
Kjo vera e fundit, zoteri.
Krijoni Kontakt