Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18

Tema: Renis Nushaj

  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Vera e fundit

    Vera e fundit, zoteri!
    Dhe mjaf me...
    Ketu perpara jush
    keni silueten e mbetur
    te atij qe s'do te kthehet me!
    Siluete shpirterash...
    Por ju jeni me siguri nga ata
    qe s'reagojne ndaj dhimjes.
    Era rrotullohet neper Univers
    si per te gjetur dicka jo monotone
    duke krijuar keshtu vetveten,
    ate me te riperseritshmen.


    Ka shume menyra,
    shume menyra,
    per te arritur ate qe dua,
    ka shume menyra:
    S'mund t'i jepem vetem njeres.

    "S'me intereson"

    Pajtoni i fundit zoteri,
    dhe s'ka me.
    Do te me kujtojne hera heres,
    dhe do te me harrojne.
    I permendur vetem ne biseda
    sa per te shtyre kohen.
    Me flihet, me flihet.
    Edhe dores time, gjithckaje,
    turbullt i flihet.
    Si arinjte ne dimer,
    autostradat ne vere,
    por duhet edhe nje poezi,
    nje tjeter poezi
    per te mbajtur veten pas dickaje
    qe mund te me mbaje,
    qe mund te me shtyje,
    per te shkruar edhe nje tjeter
    per te ecur sadopak,
    pastaj per te fjetur.
    Nese do te me flihet ende;
    ne kete, kjo, ketu,
    qe ndodhet perpara jush, kjo...
    Kjo vera e fundit, zoteri.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Telefonata

    Ndjenjat jane si nje rrjedhoje erotike.
    Magnetofoni mbi komodine;
    nje shuk letre
    mbi disqet qe deshiroj.
    Jashte,
    nje shi i imet
    lag bisedat e harruara.
    Nder to,
    sharje te zbehta
    me veshtrojne miqesine,
    dashurite e zvetnuara.
    Jam nje mesymje e vetvetes
    qe rrjedh
    si akrepi i sekondave te ndaluara.
    Aty ku noton vetedija
    e ti kerkon vec dike ku te besosh,
    duke m'u drejtuar:
    A me deshiron?
    Deshire?!
    Po une s'njoh asnje deshire!...
    Alo?
    Jam Sena ku mbyten ikjet.
    Kush jeni?
    Jeni krahet e oqeaneve
    somnambul tek ecin rrugeve
    te letersise qe adhuroj
    si Ajnshtajni violinen.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Depresion

    Kam endrren time personale
    mbi pavdeksine;
    qe ne vere me djersitet
    e ne dimer
    me futet ne shpirtin e ftohte.
    Te dy se bashku
    s'kemi fare se c'te bejme
    derisa te vije momenti
    qe te dy me ankth presim
    per te kryer secili detyren e tij.
    Megjithate, ne vere,
    e shoh te harboje rrugeve,
    te rrezohet e te ngrihet
    e te motivohet nga dhimbja
    ne jeten e nxire te nates.
    Ne dimer,
    nga nje vetekultivim
    i mosdinjitetit
    me shtrihet
    ne te tere qenien time
    duke me mbyllur syte
    e i ndjeshem
    mund te perplasem kudo.
    Ne te dy stinet e tjera
    s'para e ve re.
    Jam zakonisht
    i depresionuar
    e mbeshtetem teresisht
    tek alkooli.
    Sidoqofte,
    cdo udhehapje te re
    e ndajme te dy.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Trendafili

    Ky trendafil i vyshkur
    qe zevendeson zemren tende
    dhe keto mendime qe s'te hyjne me ne pune
    permes te cilave
    shikoj frazat
    dhe format e cuditshme
    qe nuk me perkasin,
    por qe kur ulemi ne tavoline,
    naten,
    te tera me veshtrojne, pa drojtje
    me sy te larget
    e fytyra prej kukullash
    ndjenjash te balsamosura...
    Rrudhat e bezdisura te carcafit
    naten,
    pak pagjumesi
    dhe disa ide te trishta
    qe me ndjellin deshiren
    per te lozur me organet e tua
    me teorine time
    te veres dhe dhunes.
    Naten,
    perkatesisht, kemi pjeset e ndara
    te nje luleje qe duhet
    unifikuar:
    Ti,
    trendafilin e vyshkur;
    une,
    kercellin e thate, pa gjemba.
    Kemi planet reciproke
    per te dale hapur
    ne ekstaza violente
    tekstualisht te dhunshme
    sipas deshirave tona personale.
    E kjo dashuri e verber
    qe zevendeson zemren time...
    ....eshte gati ne te thyer.

  5. #15
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Bravo i pakapshem! Me pelqyen shume poezite e tua.
    Ndoshta je i pakapshem, por je i prekshem ama!
    urime!!!
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Lorkes

    Granada...
    Per ty dhe Granaden
    kete poezi te perzishme dedikuar!
    Me qelbin e lekures
    neteve,
    dhe diteve te nxehta
    oborreve ku kalojne
    cupezat e tua
    te vdekura
    nen driten e zbehte te Henes.
    Ju te dy,
    dhe dashuria e psheretimave
    per udhekryqet.
    Tamam tek ty
    ku ne zemer
    hyn si nje thike e ndryshkur
    helmi i dashurise,
    Folme!
    Folme;
    ne trion
    me zhurmen e dy lumenjve
    te Granades.
    Folme;
    aty ku dashurojme te tere,
    e te tere jemi dashuruar,
    edhe ciganet!
    Ciganet e tu kryelarte
    qe vallezojne
    me deshirat e tyre te mishit
    si gjilpera nen kembe...
    Ne syte e vogelusheve te befasuar,
    te zeshket, klithin.
    Ata klithin;
    dhe une kam deshire...
    Granadan...


    Per ty dhe Granaden
    rrugeve te shelgjeve
    ku mbreterojne puhite:
    Kjo poezi qelish...

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Per ty...

    Kam nevoje,


    per mungesen tende..!


    Dhe per veshtrimin tend qe me dashuron.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466

    Mosnjohja

    Thith nje fraze banale,
    sikur thith nje cigare,
    naten,
    perpara nje dritareje
    duke te reflektuar
    vec nje rreth drite
    ne fytyre,
    permes helmit
    qe shperndahet ne ajer, kudo,
    diku ku s'mund ta shoh,
    ta kontrolloj,
    e terheq pas vetes
    me te tere aromat qe permban,
    Dhe ky absurd i kesaj pikture
    qe kam perballe
    teksa mundohet te me trese deliret
    me ekstazat ne kujtese
    me terheq dhunshem
    drejt agonish qe s'i njoh
    per te me perfshire brenda tyre
    ne trillet e femrave plot epsh.
    Nje here, -tha, -
    mbaj mend
    qe iu afrova cvirgjerimit
    permes seksit me nje brune
    fare prane.
    Mbaj mend vetem zerin
    qe me tretej
    e zemren qe ralle here
    me rrihte shpejt,
    si i ngurosur
    pa emocione mendore,
    e me trupin te ngrire,
    Por me terheq,
    kjo mosnjohja, gjithashtu,
    me nderlidhjen e pasigurive,
    ne mocalet e jetes.
    Dhe ato pak hapa mistike;
    qe trokasin si therje diku larg
    ne koridoret e ftohte dhe te pajete
    te morgut qe aq mire njoh
    permes asaj vdekjeje personale
    qe me nje muzike ngjethese-mortore
    me aq ankth pres:
    mbase dhe se afermi;
    nuk e refuzoj.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •