Kulla e Fildishtė - interviste me regjizorin e drames - Erion Kame (marre nga Gazeta Panorama)
Regjisori Erion Kame: Gjykimi i artistėve nė kullėn time tė fildishtė
Njė dramė afrikano-jugore me realitet shqiptar
Anila Mema
Ka ngulmuar jo pak qė ti hapeshin dyert e Teatrit Kombėtar, pikėrisht nė kėtė kohė kur premiera e tij pret vetėm spekatorin. Megjithėse nuk mundi ti thyente barrierat e shumta qė e penguan pėr ta vėnė nė skenė.
Shkon pikėrisht nė Elbasan, nė teatrin Skampa, pėr tė servirur shfaqjen e tij tė parė Kulla e Fildishtė, njė vepėr tė cilėn e ka mbajtur prej dy vitesh nė sirtar. Regjisori Erion Kame, dje, pak orė pėrpara premierės, ka rrėfyer pėr gazetėn detajet dhe rrugėn qė e ēoi nė skenėn e teatrit Skampa.
Ēfarė ju ēoi pranė kėtij autori dhe veprės sė tij?
Kulla e fildishtė ėshtė njė shfaqje, subjekti i sė cilės ėshtė shkruajtur nga njė autor afrikano-jugor, Havud, i cili e ka zhvilluar karrierėn e tij nė Angli. Ai ėshtė autor i shumė dramave, madje ka bėrė skenarė pėr kinemanė nė Hollivud. Filmat mė tė famshėm tė tij janė Mandela, Pianisti e shumė tė tjerė. Nė kėtė vepėr autori ka vėnė nė qendėr raportin e artistit me politikėn. Njė dirigjent i famshėm, i Luftės sė Dytė Botėrore nė Gjermani, Vilhelm Furtvanger dhe njė major amerikan, protagonistėt e veprės, hedhin dritė mbi raportet e artistit me politikėn. Majori amerikan heton mbi tė kaluarėn e afėrt tė Furtvangerit nėn Rajhun e Tretė. Duke nxjerrė nė pah idenė se artisti duhet tė mbetet larg nga politika dhe tė mos shfrytėzohet nga ajo.
Ėshtė njė mesazh aktual pėr Shqipėrinė, ku besoj se shfaqja do tė ketė impakt shumė tė fuqishėm nė publik, pasi jemi nė njė kohė, kur ne flasim pėr dosjet e artistėve pėr tė parė se cilėt kanė qenė njerėzit qė kanė punuar me partinė, kush ka spiunuar, kush ka spiunuar shokėt dhe harrojmė nga ana tjetėr se, nė fund tė fundit, kemi tė bėjmė me artistė. Me njerėz qė kanė lėnė vepra nė artin shqiptar.
Mos ndoshta nė kėtė vepėr jeni mbėshtetur konkretisht nė jetėn e ndonjė artisti shqiptar?
Jo, nuk ėshtė kėshtu, por kjo vepėr mund tė pėrshtatej shumė bukur nė shqip, dhe ne mund ta kishim ndėrtuar me emra personazhesh shqiptare. Njė gjė e tillė ėshtė mjaft e thjeshtė, mjafton tė ndėrrosh vetėm emrat e personazheve. Por ajo qė mė bėn tė ndihem mirė ėshtė se ēdo artist shqiptar ka pėr ta parė veten nė kėtė shfaqje, ashtu sikurse edhe njerėzit e thjeshtė. Unė kėrkoj nga spektatori tė dalė i pozicionuar nga kjo shfaqje, tė debatojė pasi ta shohė, ti japė tė drejtė njėrit ose tjetrit. Por jam i bindur qė njerėzit do tė kenė njė lloj konfuzioni kur tė dalin, do ti japin tė drejtė artistit.
Cilėt janė aktorėt qė do tė interpretojnė nė kėtė shfaqje?
Dritan Boriēi ėshtė majori amerikan, njė nga aktorėt mė tė rinj tė Teatrit Kombėtar, ėshtė njė aktor punėtor i palodhur dhe shumė i talentuar. Ėshtė Ahmet Pasha qė luan rolin e dirigjentit, qė me kėtė shfaqje bėn edhe njė rikthim nė teatrin shqiptar. Andon Qesari, qė luan rolin e njė artisti tė dėshtuar, qė ka bėrė karrierė nė bazė tė lidhjeve qė ka pasur me poltikėn. Kam disa aktorė tė rinj, Gentian Zenelajn, qė ėshtė shumė i talentuar, Luljeta Bitrin qė ka pasur disa role e sė fundmi edhe tek Kopraci dhe Medi Gura, qė luan vejushėn e njė artisti tė persekutuar.
Pėrse zgjodhėt pikėrisht teatrin Skampa pėr premierėn tuaj?
Ka dy muaj qė kanė nisur provat. Unė kam bėrė njė punė shumė intensive nė tavolinė, mbi njė muaj e gjysmė. Kisha arritur njė fazė pjekurie tė dramės. Ajo kėrkon impaktin me spektatorin dhe duke qenė se sallat e Teatrit Kombėtar ishin nė rikonstruksion, ndėrsa Akademia e zėnė u mundova ta ēoj njė teatėr, qė ėshtė ndėr mė tė mirėt nė Shqipėri dhe ėshtė teatri Skampa i Elbasanit. Kjo ėshtė shfaqja ime e parė, tė cilėn e kam pėrkthyer para dy vitesh. Nė kėtė teatėr do tė qėndroj tri ditė, e mė pas mendoj tė shkoj nė teatrin Aleksandėr Moisiu nė Durrės. Ndėrsa pasi tė bėhet rikonstruktimi i plotė i Teatrit Kombėtar, mund ta sjell edhe kėtu.
Ēfarė ju bėn tė jeni kaq i sigurt?
Nga ana profesionale, mendoj se kemi njė shfaqje tė mirė. Ėshtė njė shfaqje e pastėr, ku marrėdhėniet aktoriale janė shumė tė sakta Unė mendoj se ėshtė konceptuar drejt. Sidoqoftė, fjalėn e fundit do ta thotė publiku. Ai e gjykon pėrfundimisht njė vepėr.
Skeda e teatrit
* Titulli: Kulla e Fildishtė
* Regjisor: Erion Kame
* Skenograf: Fjoralba Prifti
* Udhėheqės artistik: Gėzim Kame
* Interpretojnė: Dritan Boriēi, Anton Qesari, Ahmet Pasha, Luljeta Bitri, Gentian Zeneli e Medi Gurra
* Premiera nė datat: 24, 25, 26 nė teatrin Skampa
Artistė dhe konflikte brenda njė kulle tė fildishtė
Kulla e Fildishtė ėshtė njė shfaqje e bazuar nė ngjarje dhe fakte tė rėndėsishme. Njė dirgjent i famshėm vihet nėn hetim nga njė major amerikan, i cili ka vetėm njė kulturė tė cunguar. Midis tyre nis dukshėm konflikti i kulturave. Majori amerikan kėrkon gjatė gjithė kohės ta implikojė me fakte me detaje, shumė tė vogla tė cilat nuk janė thelbi i hetimit tė tij. Kulla e Fildishtė do tė ēelė kėtė fundjavė sezonin artistik nė teatrin Skampa tė Elbasanit. Regjisori i ri, Erion Kame, ka zgjedhur pikėrisht Elbasanin pėr tė pėrcjellė tek publiku njė pjesė qė u bėn ngjarjeve tė Luftės sė Dytė Botėrore duke e implikuar jo pak edhe realitetin e sotėm. Elbasani ka njė teatėr tė mrekullueshėm dhe spektatorė tė zgjedhur. Kjo mė shtyu qė pjesėn time tė parė si regjisor, Kulla e Fildishtė, ta prezantoj pėrpara publikut elbasanas, tha regjisori Kame.
Sipas tij, nė kėtė pjesė historike tė mesit tė shekullit tė kaluar, gjen paralelizma me situatėn e sotme nė Shqipėri. Nė qendėr tė pjesės ėshtė marrėdhėnia e artistit me politikėn. Mesazhi qė dua tė pėrcjell ėshtė se artisti duhet vlerėsuar pėr veprėn e tij dhe jo pėr pozicionet apo qėndrimet politike, vijoi Kame.
Krijoni Kontakt