Institucionet e artit dhe kulturës kanë përfshirë në kalendarin e tyre këto aktivitete për javën në vijim:
TK
25 mars, ora 19.00: Në Teatrin Kombëtar për publikun e kryeqytetit do të vihet në skenë drama "Këmbanat e Muzgut" e Teodor Laços, e sjellë me regji të Alfred Bualiotit dhe Andon Qesarit.

25 mars, ora 19.00: Në Teatrin Kombëtar për publikun e kryeqytetit do të vihet në skenë monodrama "Mënyra e zysh Margaritës", e dramaturgut brazilian Roberto Athayade me regji të Kiço Londos.

TKOB

25 mars, ora 19.00: Grupi gjerman "Albhia" do të zhvillojë në Tiranë koncertin e fundit të tij në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

30 mars: Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të shfaqet mbrëmja "Muza e fatit", ku do të ketë interpretime në poezi nga Ledi Myshketa, e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe muzika në piano do të luhet nga Daniola Kruja.

QNK

28 mars: Në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, do të përkujtohet shkrimtari i madh i letërsisë botërore, Johan Volfang Gete, përmes një mbrëmjeje letrare me krijimtarinë poetike dhe dramatike të tij, kushtuar 175-vjetorit të vdekjes.

GK

Deri në fund të muajit mars, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të qëndrojë e hapur ekspozita personale retrospektivë e piktorit shkodran Zef Kolombi në 100 vjetorin e lindjes së tij. Në këtë ekspozitë prezantohen 40 vepra, duke nisur nga portretet, natyra e qetë, kompozim, etj.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve do të qëndrojë e hapur në sallën nr. 2 ekspozita personale e piktorit Nestor Jonuzi, i cili prezantohet me 50 punime në akuarel. Këto vepra përfshijnë peizazhe, kompozime dhe portrete.

Koha Jone