Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gandi dhe India

    tirana observer


    Nuk ka shpėtim pėr Indinė

    Mbajtur mė 4 shkurt, 1916

    Mohandas Gandhi*

    Ėshtė njė ēėshtje pėrulėsie e thellė dhe turp i madh pėr ne kur mendoj se jam i detyruar kėtė mbrėmje, nėn hijen e kėtij kolegji tė madh, nė kėtė qytet tė shenjtė, t'i drejtohem shtetasve tė mi nė njė gjuhė tė huaj pėr mua.
    Isha prezent nė seancat e Kongresit tė madh nė muajin e dhjetorit. Kishte njė audiencė mė tė gjerė, dhe a do tė mė besonit sikur t'ju thosha se fjalimet e vetme qė prekėn audiencėn e madhe nė Bombei ishin fjalimet nė gjuhėn hindu? Por mes gjuhės sė folur tė Presidencės nė Bombei nga njėra anė dhe hindusė nga ana tjetėr, nuk ka shumė ndryshim sa ē'ka mes anglishtes dhe gjuhės simotėr tė Indisė. Dhe audienca e Kongresit ishte nė gjendje t'i ndiqte fare lehtė folėsit e hindusė. Shpresoj qė ky universitet tė kujdeset qė tė rinjtė qė vijnė kėtu t'i marrin mėsimet e tyre nė gjuhėn e folur tė vendit tė tyre.
    Gjuhėt tona janė pasqyrimi i vetes sonė, dhe nėse mė thoni se gjuhėt tona janė shumė tė varfra pėr t'i shprehur mendimet mė tė mira, atėherė thoni se sa mė shpejt tė fshihemi nga ekzistenca aq mė mirė do tė jetė pėr ne. A ėndėrron ndonjė njeri qė anglishtja tė bėhet gjuha kombėtare e Indisė? Pse ky handikap mbi kombin? Vetėm mendoni pėr njė moment ēfarė gare tė barabartė do tė bėjnė djemtė tanė me djemtė anglezė.
    Akuza kundėr nesh ėshtė iniciativa jonė. Si mund tė jetojmė, nėse do tė na duhet t'ia kushtojmė vitet tona tė shtrenjta mėsimit tė njė gjuhe tė huaj?
    Arsimi i vetėm qė marrim ėshtė arsimi anglez. Por tė supozojmė sikur gjatė pesėdhjetė viteve tė fundit tė jemi arsimuar nė gjuhėn tonė tė folur, ēfarė do tė kishim tani? Do tė kishim njė Indi tė lirė, do tė kishim njerėzit tanė tė arsimuar, jo sikur tė ishin tė huaj nė tokėn e tyre, por do t'i flisnin zemrės sė kombit. Ata do tė punonin mes tė varfėrve tė tė varfėrve, dhe ēfarėdo tė kenė fituar gjatė kėtyre pesėdhjetė viteve, do tė ishte trashėgimia e kombit. Sot, as gratė tona nuk ndajnė me ne mendimet mė tė mira ...
    Ashtu si ju mė keni dhėnė privilegjin pėr t'ju folur, unė po jua hap zemrėn. Duhet t'i shohim gjėrat pėr sė drejti gjatė rrugės sonė drejt vetė-qeverisjes. Tani po ju paraqes njė tjetėr skenė. Madhėria e tij, maharaxhai, i cili foli dje pėr diskutimet tona, foli edhe pėr varfėrinė e Indisė. Edhe folės tė tjerė i vunė theks tė veēantė. Por ēfarė vumė re nė paradėn e madhe tė ceremonisė? Sigurisht shfaqjen mė tė madhe, njė ekspozim tė bizhuterive, njė gosti tė mirė nė sytė e argjendarit mė tė madh, qė zgjodhi tė vijė nga Parisi. Unė e krahasoj me fisnikėt e pasur pėrballė miliona tė varfėrve. Dhe e ndjej se duhet t'i them kėtyre fisnikėve "Nuk ka shpėtim pėr Indinė, nėse nuk i hiqni nga vetja kėto bizhuteri dhe t'i besojmė shtetasve tė Indisė". Jam i bindur se nuk ėshtė dėshira e Mbretit-Perandor apo lordit Hardinge, se nė mėnyrė qė t'i tregojmė besnikėrinė mė tė sinqertė Mbretit-Perandor, ėshtė e nevojshme tė boshatisim kutitė e bizhuterive dhe tė vishemi me to nga maja tek kėmbėt. Kam marr pėrsipėr, duke rrezikuar veten, t'ju sjell njė mesazh nga mbreti George, se ai nuk pret qė asgjė e tillė tė ndodhė.
    Zotėri, sa herė dėgjoj pėr ndonjė pallat tė madh qė ngrihet mbi ndonjė qytet tė madh tė Indisė, domethėnė nė Indinė Britanike, ose nė Indi, e cila drejtohet nga shefat tanė tė mėdhenj, unė bėhem xheloz menjėherė, dhe them: "Oh, gjithēka po bėhet nga paratė e bujqve". Mbi shtatėdhjetė e pesė pėr qind e popullsisė janė bujq dhe zoti Higginbotham na tha mbrėmė nė gjuhėn e tij tė pėrshtatshme, se ata janė burrat qė rrisin dy fije bari nė vendin ku mund tė rritet vetėm njė. Por ne nuk mund tė kemi frymėn e vetė-qeverisjes, nėse i marrim apo lejojmė qė tė tjerėt t'i marrin tė gjitha prodhimet e punės sė tyre. Shpėtimi ynė mund tė vijė vetėm pėrmes bujqėsisė. As avokatėt, as doktorėt, as zotėrinjtė e pasur nuk na e sigurojnė dot atė.

    *Udhėheqėsi politik dhe shpirtėror i lėvizjes pėr pavarėsi tė Indisė.

  2. #2
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Red face

    gandi ka qene njeri i paqes qe ka luftu (n'menyr paqesore) per pavarsin e venit t'vet...duhet t'admirohet...tashme bota ka sh pak njerz si ai ...fatkeqsisht...mpuqqqqqq...paqe dhe dashni people!!!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tirana observer

    Fjalimet qe ndryshuan boten

    Arsimimi i grave, mė i rėndėsishėm se i meshkujve

    Nju Delhi, 23 nėntor 1974

    Indira Gandhi*

    Njė thėnie e vjetėr nė sanskrisht thotė se gruaja ėshtė shtėpia dhe shtėpia ėshtė baza e shoqėrisė. Ėshtė njėsoj sikur ndėrtojmė shtėpinė tona duke ndėrtuar dhe vendin tonė. Nėse shtėpia jonė ėshtė e papėrshtatshme, qoftė e papėrshtatshme nė tė mira materiale dhe gjėra tė nevojshme, atėherė ai vend nuk mund tė ketė harmoni dhe asnjė vend qė nuk ka harmoni nuk mund tė rritet nė asnjė drejtim.
    Ja pėrse arsimimi i gruas ėshtė mė i rėndėsishėm se arsimimi i burrave dhe djemve. Ne, dhe me fjalėn "ne" nuk dua tė them vetėm ne nė Indi, por tė gjithė botėn, kemi neglizhuar arsimimin e gruas. Kur isha fėmijė, gratė sapo fillonin tė arsimoheshin nė Angli. Tė gjithėve u kujtohej se ēfarė kishte ndodhur gjatė ditėve tė hershme.
    Tani, ne kemi arsimim dhe nė tė gjithė vendin po debatohet nėse ky arsimim ėshtė i pėrshtatshėm pėr nevojat e shoqėrisė apo pėr nevojat e tė rinjve tanė. Unė jam njėra prej tyre qė gjithmonė beson se arsimimi duhet rishqyrtuar. Por nė tė njėjtėn kohė, mendoj se jo gjithēka nė arsimimin tonė ėshtė e gabuar, madje dhe arsimimi i tanishėm ka nxjerrė burra dhe gra tė mira, veēanėrisht shkencėtarė dhe ekspertė nė fusha tė ndryshme, tė cilėt kėrkohen nė tė gjithė botėn dhe madje dhe nė vendet mė tė begata. Shumė prej tė rinjve tanė na lėnė dhe shkojnė jashtė pėr shkak tė pagave mė tė mėdha, tė kushteve mė tė mira nė punė.
    Njė nga pėrgjegjėsitė mė tė mėdha tė grave tė arsimuara sot ėshtė mėnyra si sintetizohet ajo qė ka pasur vlerė dhe ėshtė e ēmuar nė traditat tona tė lashta, me atė qė ėshtė e mirė dhe e vlefshme nė shoqėrinė moderne. Jo gjithēka qė ėshtė moderne ėshtė po kaq e mirė, dhe jo gjithēka qė ėshtė e vjetėr ėshtė ose e mirė ose e keqe. Duhet tė vendosim, jo njėherė e mirė, por gati ēdo javė, ēdo muaj pėr tė mirat dhe vlerat e vendit tonė, dhe se cilat janė disa nga gjėrat e vjetra qė mund tė ruajmė pėr tė pasuruar shoqėrinė tonė. Pėr tė qenė modernė, disa njerėz mendojnė se ėshtė njė mėnyrė e tė veshuri apo njė mėnyrė e tė foluri apo disa zakone apo tradita, por kjo nuk ėshtė ajo qė fjala "modern" do tė thotė. Ajo ėshtė njė pjesė sipėrfaqėsore e modernizmit.
    Tani, qė India tė bėhet ajo qė ne duam tė bėhet, me njė shoqėri moderne, tė arsyeshme dhe njė bazė tė fortė nė traditat tona tė lashta dhe nė tokėn tonė, duhet tė kemi njė forum publik, me gra tė reja tė cilat nuk janė tė kėnaqura duke pranuar gjithēka qė vjen nga ēdo pjesė e botės, por janė tė gatshme ta dėgjojnė atė, ta analizojnė dhe tė vendosin nėse duhet pranuar apo duhet hedhur dhe ky ėshtė ai tip arsimimi qė duam, i cili i aftėson tė rinjtė tė pėrshtaten me kėtė botė gjithnjė e nė rritje dhe tė jenė nė gjendje tė kontribuojnė pėr tė.
    Disa njerėz mendojnė se vetėm duke pasur punė tė mira po bėjnė diēka tė rėndėsishme. Por ne tė gjithė e dimė mirė se edhe makineria mė komplekse do tė ishte infektive nėse njė kaēavidė e vogėl nuk punon ashtu siē duhet tė punojė dhe se ajo kaēavidė e vogėl ėshtė po aq e rėndėsishme sa dhe pjesa mė e madhe. Po kėshtu ndodh edhe nė jetėn kombėtare. Nuk ka asnjė punė tė vogėl; nuk ka asnjė person tė vogėl. Gjithkush ka diēka pėr tė bėrė. Dhe nėse ai apo ajo e bėn mirė, atėherė vendi do tė shkojė nė drejtimin e duhur.
    Kjo tregon se sa bukur ėshtė balancuar bota kur gjithkush ka diēka pėr tė bėrė. Gjithēka, qoftė e pisėt apo e vogėl ka njė qėllim.


    *Udhėheqėsja e parė femėr nė Indi. Vritet mė 31 tetor 1984 nė Nju Delhi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •