Ke te drejte te jesh dakort me ke te duash, po sme duket se ktu perkrahet individi.
Zombie, ty te njoh disi dhe e di qe i ke lexuar me shpejtesi shkrimet me siguri, dhe kam pershtypjen se asnje me siper nuk thote qe jashte Shqiperie je i perkrahur sinqerisht deri ne kocke, perkundrazi.
Qe te qendrojme tek pyetja jote me siper.... personalisht nuk kam ardhur si emigrant brekegrisur, dhe kjo i ndryshon gjerat, pra eshte mire te shohim individin dhe jo te pergjithshmen. Dhe si une ka dhe shume e shume shqiptare te tjere, jemi studenta qe anash studimeve, edhe punojme ndershmerisht e njerezit vertete na sillen mire sa per sy e faqe (ndoshta nuk mund te pergjithesoj), por ne ne Shqiperi pse je nga ndonje zone qe s'para pelqehet shume, (qe mos te permend emra qytetesh) s'te shohin dot me sy e s'ta pertojne ofendimin, pra nga njehere s'dine te adaptojne hipokrizine, qe edhe kur dicka s'te pelqen, te dish te ruash disa norma sjelljeje te pakten.
Keshtu vetem prej ketyre disave, kam pershtypjen se dikush i ardhur ne Tirane, apo diku tjeter mund te ndjehet me keq se dikush i ardhur jashte shtetit.
Pse duhet te jete keshtu? Fundja jemi te gjithe shqiptare por ama pergjithesojme duke menduar se te gjithe katunaret jane njelloj e se te gjithe malsoret jane maloke(ne sensin negativ).....sepse ne na mungon dicka tjeter, kultura ne pergjithesi e takti ne vecanti.
Qe ti jap fund kesaj bisede, sec ben perendimi e si sillet, sme intereson, fundja po i pij lengun vendit ku jam qe te kthehem me dicka me teper ne Shqiperi ne te ardhmen, por mua me intereson me shume sec bejme ne si shqiptare per te ecur para, e me sa kam vene re, kam pershtypjen qe bejme shume pak, mqs gjithcka duhet nisur pike se pari nga edukata personale e jona ....e pastaj te tjerat me radhe.
kshu kshu, Zombie vertete te pelqyen te sharat qe jane bere me siper?

Krijoni Kontakt