E mua me ka marren malli Per Vocerraket e mi dhe familjen time, dhe KOSOVEN
Pershendetje Nga Afganistani
E mua me ka marren malli Per Vocerraket e mi dhe familjen time, dhe KOSOVEN
Pershendetje Nga Afganistani
gjithmone tema te tilla na sjellin deshperim....
per njerezit e larguar kudo, per ato qe nuk kemi mundesine ti shohim me, per te gjallet dhe per te vdekurit, per ato qe nuk patem mundesine ti shtrengojme per here te fundit, per ato qe rastesia ose koha nuk na bashkoi, dhe vitet ikin dhe ne lengojme nga malli......rutina e jetes vrapon dhe ne me ate......dhe thelle ne shpirt kemi plot brenga e deshira, plot mall e kujtime....per vitet qe nuk vijne me.....dhe per njerezit apo ato rruge te dikurshme qe skemi per ti shkelur me si me pare....
Tani e kuptojme cdo te thote te jesh larg atyre qe kurre nuk e ke menduar qe do te mungojne kaq shume....rendem larg dhe ja ku jemi....prape me mall!!!!
Enya-Adiemus
Gjithe familja ime jane ketu me mua por mua me mer malli per disa gjera por dy nga keto jane:
Gjyshja e babit qe me ka rritur deri 5 vjec dhe me vone kurr nuk me ka lene dhe ajo gjithmone me puth ne tel dhe thote nuk do arrij tju shoh me sy. Eshte 84 vjec dhe ne kemi Asil Politik keshtu qe me vjen per te qare qe ajo ka shume te drejte. Por cte bejme keto jane rrethanat dhe te keqiat e mergimit.
E dyta jane dy qenushat qe njerin e kemi lene ne Greqi (Pit Bull) nuk e marim dot ketu pasi eshte shume i eger dhe mund te kafshoj dhe njeri dhe qenushi i vogel qe me ngordhi para nja 8 muajsh (Pekignese). E patem per 11 vjet kete te voglin dhe e kemi qare si njeri.
Ah ne te vertete kjo teme eshte shume depressing por une personalisht keshtu deal me gjerat qe jane depresing duke folur about it.
NE kete moment me ka mare malli shume per nji loj kala dibrance me shoqerine e femijrise!!!
mua me mungon thjeshtesia e gjerave. gjithcka qe aq e thjeshte; aqe lehte. tani me kohen gjithcka ndryshon; ke pagesa per te bere per shkollen, per shtepine, per telefonin qe perdorim pa pushim (sepse, larg qofte nes nuk jemi ne kontakt sigurisht me abientin e jashtem do humbasim shume gjera te vlefshme).
shume pergjegjesi qe na japin dhimbje koke dhe na lene pa gjume. lol
kjo me mungon mua.
Lorina
I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones
Me vjen keq per te gjithe juve, qe nuk e keni familjen prane dhe uroj te jeni prane tyre sa me shpejt. une i kam prinderit ketu dhe ndaj thashe qe me mungon thjeshtesia.
lorina![]()
I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones
mua me ka marre malli per detin
Postuar mė parė nga ajdielk
Ne fakt dhe mua me ka marre shume malli per detin ( sidomos plazhin e durresit )
U be gati 9 vjet qe se kam pas kenaqesine te shtrihem aty ne breg te detit .. dhe te bej cap e cup si patat ne govate ... lol
Sidomos mbasditeve , kur dielli fillon e perendon dhe uji i kripur eshte vale i ngrohte .... dhe ti shtrihesh aty ne breg .. dhe gjysma e trupit te nxire already freskohet dhe ledhatohet nga uji qe perplaset lehte ne breg , dhe gjysma tjater ngrohet dhe vazhdon te nxihet nga rrezet e diellit tashme te lodhura dhe gati ne ikje perendim .
E bera kete me lart njehere ketu ne usa , ne oqean .. po desh u mbyta .. dallget me nxoren jashte , me degdisen te cadrat , rradha e pare .. dhe goja mu mbush me guricka dhe rere ... lol
Ehhh deti adriatik .. deti blue ..sometimes not lol por sa kujtime te bukura qe kemi![]()
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Me ka mare malli shume per mamin e babin qe jane aq te dashur sa ska me ku me shku.Sa keq qe jam larg tyre.
Me ka mare malli per motren time te vetme.Per ate kohe kur ziheshim bashke...ooo bo bo ..per gjera koti.Kush te conte taven ne fure,kush te blente buken ne kohen kur vinte funizimi ,se ishin te ngrohta....
per kohen kur shkonim ne plazh,te rrapi, qe kur vajta ne Vlore ishte rezuar...kur rinim ne radhe per te mare cadra...kur ziheshim kush do hapte gropen e cadres ...eee sa gallata ka pas ajo kohe.
Tani ,ne ket bote qe jemi,asnjigje sna mungon ne kuptimin material por na mungonjne njerezit e dashur.
ju puth te gjitheve nga larg...muahhhhhhhhh
Wild and crazy can't be lazy
Me ka marre malli per dike qe me gerric, qe ne fakt me gudulis![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt