Close
Faqja 18 prej 61 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 603
  1. #171
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Bani gjk
    Mbasi ju po recitoni
    Edhe un po vazhdoj
    Por nuk po di se qfar te them
    Perveq dy fjal qe un i kom .

    Ja Allah,po te lutem un nga zemra,
    Shperble indritin, qka ti deshiron e ėma (nena).

    Selam (paq) Bani gjk
    Dhe ty Zoti te nderofte
    ne cdo kohe ne cdo vene
    plot mbaresi jeten ta shtrofte
    te dhente nje qerre mend.


    Citim Postuar mė parė nga forum126
    Indrit hap syte se dashuria virtuale fillon me ane te poezive.lol

    Firmato, cun katallogu je bere.Mashallah se mos te haj ne msysh.
    Lol bej mashallah me doren e majte se je si plake e keqe ti
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #172
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    E di qe kjo bejtja ne vazhdim nuk ka shume vlere pasi me besuat por meqe u lodha me te po e postoj.

    Deshmojne lotet qe te dua!

    Pirgje resh te dendura, u mblodhen rredh meje
    Kudo ish erresire dhe asnje rreze drite
    Lote te gjate litar pikonin prej reje
    Nje panorame e erret ne c'do hap me ndiqte.

    Qulle ma beri trupin ky shi e ky bresher
    Kokrriza te bardha prej se largu vinin
    Nuk paten meshire me vrane ne zemer
    Ndjenjat mi coptuan,me lagen dhe shpirtin.

    Kujtova buzet e tua si trendafil te qeshura
    Dy syte ngjyre-mjalti , c'te te them per to…
    Mi shkrine sikur boren tere plaget e regjura
    Drite ma mbushen zemren dhe rrugen ngado.

    Kujtova zerin tend, si ngasherim biblilash
    Kur me thosh te dua perplot embelsi
    O Zot sa i embel, porsi ere dafinash
    Si nje lule bliri, si nje poezi.

    Kurre se ke kuptuar sa shume te kam dashur
    As tani se ndjen qe tmerresisht te dua
    Vec teje ne zemer askend nuk kam pasur
    Loteve tu besosh. mos me beso mua.

    Kam pasur si qellim dashurine tende
    Madje do ta kem qellim pergjithmone
    Mos lejo djallezi dyshime, hamendje
    Te prishin e vrasin dashurine tone.

    Deshmojne lotet qe te dua
    Deshmojne strofa edhe shkronja
    Deshmojne vargjet edhe fletet
    Deshmon pena, deshmon boja.

    Me thone: e teprove ne dashurine saj
    E ka nje kufi edhe dashuria
    Ju them pse e gjykoni nje zemer qe digjet
    Nje lot qe pikon, nje bejte plot ndjenja…?

    Si valle u qortoka nje i dashuruar!
    Kur dihet se ndjenjat nuk njohin kufi?
    Merrni shpirtin tim djegur ,perveluar
    Shikoni nje here me dy syte e mi.

    Mos pandeh qe jam aktor
    E kaq bukur luaj, rolin e besuar
    S'jam poet as prozator
    Por nje zemerdjegur,nje i dashuruar.

    Ty te adresohen ankesat e mija
    Zemres se blinduar, rrethuar me mur
    Ne detin e loteve po lundron anija
    Brenda zemres sime te ndezur si furre.

    Deshmojne lotet qe te dua
    Deshmon deti mbushur plot…
    Deshmon boja e mbaruar
    Pena qe ngjyhet ne lot.

    Kur lotet te jene mbaruar
    Ne gjak penen do ta ngjyej
    Kur gjaku te jete shteruar
    Ne mes penen do ta thyej.

    Pasi ta kem thyer penen
    Kur ne det te mos kete lot
    Kur nga gjoksi ta shkul zemren
    Atehere s'te bind me dot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 17-03-2006 mė 15:44
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #173
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Kur nga gjoksi ta shkul zemren
    Atehere s'te bind me dot.
    Wow! Poezi shume e bukur, sidomos perfundimi (keto 2 vargjet e fundit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-03-2006 mė 18:55
    If I Only Could....

  4. #174
    me, my self and i. Maska e infinit
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    14
    Pasi ta kem thyer penen
    Kur ne det te mos kete lot
    Kur nga gjoksi ta shkul zemren
    Atehere s'te bind me dot.
    _________________
    kjo poezi shume e bukur ......
    Ah ca te ben dashurija thuaj...
    vazhdo te shkruash keshtu, me vertet qe me kenaqin poezite e tuja jane te mbushura plot me jete , me ndjenje....
    infinit

  5. #175
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Bradykinin dhe infinit, ju falemderoj qe i lexoni bejtet e mija nderkohe ju pershendes me poshte me nja dy te tjera
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #176
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Me pelqen…

    I dua lulet ne mengjes kur celin
    Cicerimen e zogjve ne vecanti
    Kjo melodi ma qeteson shpirtin
    Zemren ma ndez porsi qiri.

    Kenga e zogjve me pelqen
    Ne vecanti kenge e bilbilit
    Dua pranveren qe lulet cel
    Sidomos eren e trendafilit.

    Me pelqen zhurma e ujit
    Si kristal kur zbret nga bjeshka
    Me pelqejne castet e gjumit
    Kur ne enderr shoh princesha.

    Pelqej te fle ne guzhine
    Kur jashte shi,bie litar
    Kur kercet nje llamarine
    Kur valon grosha ne zjarr

    Me pelqen kur ti prek floket
    Duart, buzet edhe faqet…
    Me pelqen kur ma prek doren
    Kur me dore mi prek mustaqet

    Por me shume nga c'permenda
    Preferoj te rri prane teje
    Kur te shoh flakėron zemra
    Ndizet si shkendije rrufeje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 20-03-2006 mė 03:08
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #177
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Lules!

    Ti moj luleze me vese
    Te mbolla me k'to dy duar
    Te ujita cdo mengjes
    Shih je rritur, zbukuruar…

    A se sheh, erdhi pranvera
    Pse ke turp te celesh bocet?
    Mos ndoshta ke frike nga era?
    Shih, kane celur edhe shoqet.

    Lere vazon, dil prej saj
    A se sheh, tashme u rrite?
    Dil, ne shpirt do te te mbaj
    Perjete ne zemren time.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #178
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Te te them te dua...!

    Ngrihu, behu tingull, kenge dashurie
    Ngrihu e kendo, ne dysh ndaje qiellin
    Ngrihu shporre tutje kete brenge merzie
    Me puthjet e tua ndizma zemren,shpirtin.

    Ne doren e imte penen shtrengo fort
    Nje flete te bardhe merr ne doren tjeter
    Me kushto te pakten vec dy vargje sot
    Te te perkushtoj nje det vargjesh neser.

    Ngrihu e kendo nje kenge vec per mua
    Me zerin e embel si kenge e bilbilit
    Me thuaj ne vargje: te dua, te dua...
    Te te them te dua me zjarrin e shpirtit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Seē ma ngjeve penėn me perlat e tua
    Ti je miku im, INDRIT, vargbilbili
    Mė solle pranverėn qė mė tha: Tė dua!
    Poezia jote, aromė trėndafili.


    Urimeeeeeeeeeee INDRIT

  10. #180
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Indrit sa vjen e me mire po shkruan.
    Shkruan thjeshte, rimes i eshte shtuar kuptim dhe ndjenje. Mos po ndodh gje ore, ē'jane keto deshmira, dashurira...? Le te prese dhe ca bota per poezite e shekullit , derisa te burojne nga zemra dhe te perpunohen ne mendje... se tani me duket se ende ne mendje i kane rrenjet poezite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-03-2006 mė 06:06

Faqja 18 prej 61 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Miftar KRYEZIU, Udhėkryqet e njė maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  5. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •