O Indriti po na mbyte fare me keto poezi, bukur vetem perpara.
O Indriti po na mbyte fare me keto poezi, bukur vetem perpara.
Shume e bukur INDRITI. mund te behet nje kenge fare lehte, ka nje ritem te mirefillte dhe linjen elegante te vargut popullor,Postuar mė parė nga INDRITI
DP
sereno
Ju falenderoj. buki19,Merix dhe Dp.
Nderkohe ju pershendes me nje minibejte frymezimi i se cilen rrjedh qe nga femijeria ime.
Po ju tregoj edhe historikun
Kur kam qene i vogel e rrihja shume motren dhe ajo perdorte rruget ligjore per hakmarrje, shkonte dhe i thonte nenes.
Nena i thoshte mos qaj se ja rregulloj une qefin ketij, do i gjej nje nuse te madhe qe ta rrahe e ta mbyse.
Filloi te ma permende si sh[esh kete punen e nuses se madhe sa me zuri frika sinqerisht,apo nuk kisha para edhe filmin e Gjinos...
E vrava pak mendjen dhe mora vendimin qe ta gjej nusen vete, te gjej nje te vockel perpara se te me gjenin nje bullgare te madhe , te cilen e imagjinoja Marigo.
Isha ne klase te pare me duket, kur i pashe te gjitha vajzat e klases dhe shkova tek me e vogla ku isha i sigurte qe nuk ka rrezik, e i them se ty do te te marr per nuse une
Po ka qene tjeter kohe atehere i kemi pas cupat me namuz, do ti filloi te qaje goca huj, se kam lene rehat nja dy tre jave te shkreten...
Qe ti biem shkurt, kete vit nje dite perpara se te braktis shqiperine shkoj ne Tr dhe cte shoh ne autobuz shikoj nje goce por qe ishte rrit tashme, e kish vite qe ish shperngulur ne Tr.Ishte ajo vocerrakja e dikurshme.
O Zot sa qesha, mirepo kur dola nga shtepia kisha veshur nje xhup te holle se binte shi.
Po ti me thote cne me kete xhup keshtu, eshte shtator.
Eh i them,keshtu e kemi ne malsoret. Pasi qeshem nje here po me thote qe ke ngel po ai palacoja i klases se pare. Cti thoja qesha. Pastaj me pyeti, mos je fejuar gje? Ah jo jo i them, kam ndryshuar nga ky plan, tashme nuk kam me zemer ti ben gocat te qajne
Ishte dicka interesante te takosh dike qe se ke pare qe nga Kl. e peste.
Po ju le me nja dy vargje koti...
Injoranca nuk zhduket me top
Ne zemren e ftohte!
Se njihja dashurine ne ato vite
por te dashurohem me ty enderrova
E kisha zemren ,ama nuk me rrihte
e kisha te ftohte, me te ftohte se bora.
Per ty enderrova,mbretereshe e zemres
Megjithese zemren ne kraharor se ndenja
Doja te me mbjellesh aty bime te ndjenjes
Si nje llamarine eshte pa ndjenja zemra.
Doja te te kisha ne zemren e ftohte
Te ishe perjete bime e zemres sime
Ende nuk e dija qe bima ne bore
Nuk i hedh dot rrenjet, por thahet prej ngrice.
Injoranca nuk zhduket me top
Syte e tu…
Tashme rri i qete sepse te kam prane
Dhe nese vjen vdekja me s'me behet vone
Prane teje dhe vdekja do me duket mjalte
Ti pashe te dy syte dhe kjo me mjafton.
Keto sy te kaltert si boja e qiellit
Tere kohen i shoh edhe nuk ngopem dot
Te celur, te qeshur si lulja e prillit
Si vese e mengjesit, te paster si lot.
Tani qe te pashe, ndjehem kaq i lumtur
Le te vije po deshi vdekja te me marre
Prane teje dhe varri ngjan si park i bukur.
E di, syte e tu do ma hapin varre.
Injoranca nuk zhduket me top
Postuar mė parė nga INDRITI
Indrit ...je per mua fenomen i veqant sa i perket poezise ....te lumte pena.... tani po e kuptoi sa shume me paskan munguar poezite e t'ua ...te pershendes vllazerisht dhe mos lodhje te uroi ....qofsh i lumtur dhe i shendetshem ....!
Me respekt nga "Ēaushi"!
Shpifje...
Mbolla endrra sa u lodha
kur te tjeret me qortuan
dashuri ne zemer mbolla
dashuri nuk me dhuruan.
Nuk vola pervecse dhimbje
Vetem plage e lot ne sy
vola nje det plot me shpifje
dhe pse mbolla dashuri.
Fundja keshtu eshte kjo bote
Te ndihmon njerzit te njohesh
Mbjell c'te duash eshte e kote
Ne fund shpifje do te korresh.
Injoranca nuk zhduket me top
flm per leximin dhe vleresimin mik, te jam borxhli.Postuar mė parė nga Ēaushi
Ashtu si e kam theksuar edhe ne te tjere poste, une nuk jam fenomen dhe as qe do behem, por ndonjehere mbushemi plot si puna e gotes se ujit dhe duhet te derdhemi diku.
Nderkohe Indriti derdhet ne bejte...
Nuk dua te te pershendes me poezine e mesiperme sepse nuk vlen per ty, prandaj do e vonoj pershendetjen tende per pasdite ose per nje tjeter dite.
Indriti.
Injoranca nuk zhduket me top
Caushi te pershendes me kete...
Prandaj nuk me fal!
Te rinj jemi, si dime gjerat
Ndonjehere edhe gabojme
Jeta na perngjan me endrrat
Vone dremitjen e kuptojme.
Te rinj jemi, plot deshira
Dhe pas tyre shpesh vrapojme
Ndonjehere na genjen zemra
Dhe i thyejme koke e kembe.
Kush lindi e nuk gaboi
Kush nje here nuk beri keq?
Nje njeri nuk behet engjell
Por ama nuk eshte as dreq.
Te gabosh eshte njerezore
Ndaj gabojme sa jemi gjalle
Ndersa falja eshte hyjnore
Prandaj ndoshta nuk me fal.
Injoranca nuk zhduket me top
VG Indrit je plot frymezimPostuar mė parė nga INDRITI
dp
sereno
Krijoni Kontakt