Close
Faqja 20 prej 61 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 603
  1. #191
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Zemrushe flm per ndjekjen ne teme, te uroj cdo te mire.

    Pershendetje edhe per ty hajla,dhe ti vetem te mira te kesh ne jete.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #192
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Agim Doēi
    Askush s'ka kohe te dale ta prese
    Askujt si vete mendja tek dera
    Thone:do trokase do lodhet vete
    Neve na iken telenovela.


    INDRIT je fantastik keto vargje jane kulmore!!!!!!!!
    Urime Agimi
    Ka qene nje kohe kur mbahej fjala
    bese e qendisur , purteke e arit...
    genjeshtra ish me e rende se shpata
    keshtu dikur ishte bese e shqiptarit.

    Po sot e dini ku vajti besa?
    sa shume e shkel besen shqiptari
    fjala e tij si uji glina
    me kapak hapur, qe i del gazi.

    Ps. Po te mos kisha provime do e beja te gjate kete bejte por ce do, duhet te diplomohem per tre muaj
    Flm per ndjekjen.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #193
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Nxito!

    Kjo zemra ime si rere e thekur,
    si shkretetire…
    E zemra jote plot lule celur,
    si nje lendine.
    Ah zemra ime ngjan me nje diell
    te ndezur zjarr
    Dhe zemra jote ngjan me nje shi
    qe shpirtin lag..

    Eja me shpejt shiun te derdhesh
    mbi shkreteterie.
    Zjarrin te shuash, mbi te te mbjellesh
    lule , pranvere…
    Afrohu pra,fli permbi mua
    me gjelbero.
    Ma shuaj zemren, thuame te dua
    me shpejt,nxito…
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #194
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Ka qene nje kohe kur mbahej fjala
    bese e qendisur , purteke e arit...
    genjeshtra ish me e rende se shpata
    keshtu dikur ishte bese e shqiptarit.

    Po sot e dini ku vajti besa?
    sa shume e shkel besen shqiptari
    fjala e tij si uji glina
    me kapak hapur, qe i del gazi.

    Ps. Po te mos kisha provime do e beja te gjate kete bejte por ce do, duhet te diplomohem per tre muaj
    Flm per ndjekjen.
    Te kam ndjekur me vemendje dhe me pelqen progresi yt. Sa per "priority", une mendoj qe besa e shqiptarit sa vjen dhe forcohet, pa mendoje njehere nga ky prizem?lol
    Te lumte per poezite
    DP
    sereno

  5. #195
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    o endriti poezite i kishe me gjithe mend te bukura, skane thene kot postuesit me lart
    mos je gje nga poradeci ti se paske nje stil te ngjashem me lasgushin ne nja dy vargje
    bej dhe un poezi lool (po jane shume karagjoze prandaj i nxjerr tek pdg)
    gjithsesi urime
    all u need is love

  6. #196
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Te kam ndjekur me vemendje dhe me pelqen progresi yt. Sa per "priority", une mendoj qe besa e shqiptarit sa vjen dhe forcohet, pa mendoje njehere nga ky prizem?lol
    Te lumte per poezite
    DP
    Flm qe me ke ndjekur te jam borxhli per kete, por ama duhet te dish se ketu ne poezi nuk kam permbledhur te gjithe shqiptaret por vetem anen negative qe sa vjen e behet me e fuqishme.
    Do mundohem ta kthej monedhen nga ana tjeter sic me the ti te shohim cpo na del
    Nderkohe nese do kisha kohe koplet kete shkrim do e vija ne vargje.
    Hidhja nje sy: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44809
    Flm edhe nje here.


    chi_mai Te falenderoj per leximin, nderkohe do te thoja se nuk jam nga Pogradeci, por edhe jo shume larg tij.
    Lol, lazgushi se ka arritur graden time kurre ca eshte ky krahasim
    Shpresoj te te lexoj ndonje dite ketu se te padogana fatmiresisht ka kohe qe nuk hyj.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #197
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Lumturise!

    Lumturi sa te kerkova
    Ne kerkim me shkoi jeta
    Male e kufinj kalova
    Por askund, askund s'te gjeta.

    S'pati vend qe nuk e brodha
    Mendova do jesh diku
    Te kerkova sa u lodha
    Ku qenke fshehur keshtu?

    Te kerkova ne toke thelle
    Shtate pash nen dhe germova
    Asgje brenda saj nuk gjeta
    Vetem gure, krimba e kocka.

    Neper dete te kerkova
    Thelle ne fund te tij jam zhytur
    Nuk pashe ,vetem peshq, balena
    Skafe, emigrante te mbytur.

    Lart ne qiej te kerkova
    Yll me yll e re mbi re
    As aty dot s'te takova
    He pra dil e ku me je?

    Dhe ne google te kerkova
    Oh sa shpejt u hap katrori
    Lumturi brenda tij shkrova
    Asnje rezultat nuk doli.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Lumturise!

    Lumturi sa te kerkova
    Ne kerkim me shkoi jeta
    Male e kufinj kalova
    Por askund, askund s'te gjeta.

    S'pati vend qe nuk e brodha
    Mendova do jesh diku
    Te kerkova sa u lodha
    Ku qenke fshehur keshtu?

    Te kerkova ne toke thelle
    Shtate pash nen dhe germova
    Asgje brenda saj nuk gjeta
    Vetem gure, krimba e kocka.

    Neper dete te kerkova
    Thelle ne fund te tij jam zhytur
    Nuk pashe ,vetem peshq, balena
    Skafe, emigrante te mbytur.

    Lart ne qiej te kerkova
    Yll me yll e re mbi re
    As aty dot s'te takova
    He pra dil e ku me je?

    Dhe ne google te kerkova
    Oh sa shpejt u hap katrori
    Lumturi brenda tij shkrova
    Asnje rezultat nuk doli.


    O sa shume qenke lodhur
    paske bredhur gjith dynjan
    nuk e di se aty pran teje
    e ke lumturin shume pran

    Pa kerkoje dhe nje here
    mbill tek njerzit vec dashuri
    dhe ate qe ti do korresh
    do ket emrin lumturi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #199
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    O sa shume qenke lodhur
    paske bredhur gjith dynjan
    nuk e di se aty pran teje
    e ke lumturin shume pran

    Pa kerkoje dhe nje here
    mbill tek njerzit vec dashuri
    dhe ate qe ti do korresh
    do ket emrin lumturi
    Ah, ke te drejte!

    Vetem ata qe jane permbytur nga dashuria do te jene ne gjendje te ndertojne lumturine dhe te ndricojne boten per te ardhmen. Buzet e tyre buzeqeshin me dashuri, zemrat u mbushen me dashuri, syte e tyre rrezatojne dashurine dhe ndjenjat me te thella njerezore - te tille jane heronjte e dashurise qe vazhdojne te marrin mesazhet e dashurise nga lindja deri ne perendim te diellit dhe nga mbremja deri ne agim.

    Ps.Keto fjale tingullonin ne bukur nga vargjet, megjithate edhe vargjet nuk do jene te tepert
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #200
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Lumturise!

    E di lumturi qe ti egziston
    Ndodhesh aty ku eshte ciltersia
    Ne shpirt te njeriut qe dashuron
    Ne zemren e mbytur nga dashuria.

    E di lumturi, ti je e pranishme
    Ne zemrat e bardha qe s'kane asnje smire
    vezullon fuqishem porsi rreze drite
    Rezaton, tere boten e mbush plot meshire.

    Ai qe e pastroi shpirtin, bore te bardhe
    Kush e mbushi zemren, perplot dashuri
    Nuk do te gjeje kohe te merret me fjale
    Ne zemer s'do kete vend per xhelozi.

    Kush veten pastroi nga c'do shpirtligesi
    Dhe ne vend te saj vuri dashurine
    Kush nga zemra hoqi smire, armiqesi...
    Ai do ta njohe vertete lumturine.

    Ata qe ne zemra mbollen vec meshiren
    Qe ne buze te tyre kane sheqer e mjalte
    Ata nuk kane kohe te cojne ndermend smiren
    Zemrat ju shkelqejne nga dashuri e zjarrte.

    Keto jane fanaret e jetes, bukurise...
    Qe boten vezullojne si hena e yjet
    Keto jane heronjte e dashurise
    Shpirterat ideale qe botes i duhen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 05-04-2006 mė 16:05
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 20 prej 61 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Miftar KRYEZIU, Udhėkryqet e njė maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  5. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •