Tatuazhet e Veriut

"Luleboje" tė gdhendura mbi shpinė tė dorės

Fatos Baxhaku-shqip29/04/2007


Tatuazhet i kemi njohur relativisht vonė. Nė fillim nga djemtė e lagjes qė ktheheshin nga ushtria. Ata tregonin me krenari o krahun, o parakrahun e tyre, ku me siguri do tė qe gdhendur ose ndonjė tank, ose ndonjė spirancė dhe mė rrallė ndonjė femėr me goxha tė ndenjura. Pastaj erdhi shpėrthimi i modės sė tatuazheve qė janė njėsoj si ato simbolet aziatike qė mbajnė tė rinjtė anė e kėnd globit. Me pak fjalė, na ishte krijuar bindja se tatuazhet mes nesh janė gjė relativisht e re. Porse ka qenė njė bindje e gabuar. Mjafton tė shfletojmė njė dorėshkrim tė vjetėr dhe ndėrrojmė sakaq mendim. Janė malėsorėt e Veriut ata qė na bėjnė tė ndryshojmė mendje. Njė simbol nazist pėr kohėn tonė pėr ta nuk ėshtė veēse "dilli i Hotit", ose "drita e dillit t‘Zotit", apo njė yll, qė pėr ne ėshtė i Davidit hebre, pėr ta ėshtė "hylli i Pejgamerit". Pėr ta nuk ekziston fjala eklips. Pėr ta njė rreth i ndarė nė tė bardhė e tė zezė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse "hana qi xen dillin" dhe kur ndodhte kjo, atėherė diēka e mbarė do tė vinte me siguri. Njė botė e mbushur me simbole, me besime dhe frikė, me dėshira dhe urime, kjo ėshtė bota e tatuazheve tė malėsorėve tė Veriut. Nėse i kundron gjatė kėto tatuazhe, qė kanė ardhur nga thellėsitė e shekujve, duket sikur kridhesh nė atė atmosferėn e brymtė tė maleve tė Veriut tonė, atje ku koha nuk ecėn aq shpejt sa poshtė ndėr fusha e qytete, atje ku janė tė pėrziera bashkė predikimet e priftit a tė hoxhės me legjenda tė stėrlashta. Malėsorėt tanė vetėm vonė e kanė mėsuar fjalėn tatuazh. Pėr ta simbolet qė mbanin nė trupin e tyre ishin thjesht "luleboje", pra zbukurime tė bėra me bojė, tė cilat sjellin fat e largojnė shpirtrat e kėqij qė i sillen rrotull ēdo njeriu. Nė disa raste ata tatuazhin e kanė quajtur thjesht "lule e bame me ferrė". Ferrė nė kėto anė i thonė gjembit tė madh me tė cilin bėheshin tatuazhet. Boja ėshtė nė tė shumtėn e herėve e zeza dhe ishte po nga ai lloj qė pėrdorej pėr tė ngjyrosur mėndafshin.

Nuk mund t‘ua paraqesim kėto tatuazhe pa folur pėr njeriun qė i ka mbledhur ato pėr mė shumė se tridhjetė vjet. Imagjinoni sikur sa herė tė njiheni me njė njeri, ta shikoni atė ngultas nga shpina e dorės. "Shumė i bukur. Kur e keni bėrė dhe kush ua ka bėrė? Ē‘do tė thotė kjo shenjė"? Kėtė pyetje personazhi ynė e ka pėrsėritur me qindra herė nė mė shumė se tridhjetė vjet ndėr kasolle fshatarėsh apo mbi karroceri kamionėsh, nė errėsira kullash, apo mes barinjve nė bjeshkė. Ai quhet Gėzim Uruēi, kėtij duhet t‘ia dimė pėr nder kėtė zbulim shumė tė rėndėsishėm etnologjik.

Sė bashku me emrin e tij lind edhe vėshtirėsia mė e madhe e kėtij shkrimi. Ėshtė vėshtirė tė shkruash pėr Gėzim Uruēin, sepse ai nė fakt ka shkuar dy jetė paralele. Qė t‘i rrėfesh tė dyja, do tė duheshin disa gazeta tė marra sė bashku. Njėra ishte ajo qė e lidhte me malin, me shpellat, me aparatin e tij fotografik tė pandarė, me makinėn e tij tė shkrimit, me librat dhe me studimet e panumėrta, me sportin dhe muzikėn. Kjo ishte pjesa e mbarė e jetės sė tij, ajo qė e bėnte tė ndihej mirė dhe qė do tė dėshironte tė zgjaste pa fund. Jeta e tij e dytė ishte e pėrditshmja, ajo qė e dėrgonte sa nė fermė si punėtor i thjeshtė, pastaj si nxėnės kėpucar, mė vonė si xhenerik e mekanik. Kjo

ka qenė pėr shumė dekada jeta e pėrditshme e Gėzim Uruēit, njė betejė pa fund pėr tė mbajtur familjen e tij.

Gėzimi na pret nė apartamentin e tij nė rrugėn "Ura Dervishbeg" nė Shkodėr, nė njė pallat qė ėshtė ndėrtuar pikėrisht atje ku ka qenė "zemra diplomatike" e Shqipėrisė, konsullatat e huaja nė Shkodėr. Edhe ky apartament nė katin e fundit tė njė pallati nė anė tė rrugės e ka njė histori mė vete. "Ma kanė dhanė masi kam projektu shatėrvanin nė qendėr tė qytetit. Deri atherė isha vetė i katėrt nė nji dhomė tė vetme. Po edhe kte deshėn me ma xanė n‘fillim", kujton Gėzimi. Shtėpia e tij ėshtė e stėrmbushur me libra, foto, albume e antikuarė gjithfarėsh. E gjithė historia e Shkodrės nė foto, historia e alpinizmit dhe e sporteve tė tjera nė Shqipėri, speleologjia shqiptare, personazhe tė njohur e tė panjohur, tė gjithė flenė nė raftet e Gėzimit qė kanė nisur tė harkohen ca nga pesha e rėndė e historisė. Kalojmė do kohė me Uruēin, me profesorin, sikurse e njohin tė gjithė nė Shkodėr, duke kujtuar historitė e tij tė vjetra. Gėzimi ka lindur nė njė shtėpi nga ato tė vjetrat shkodrane, nė lagjen "Ndocaj", nė vitin 1949. Prindėrit ishin tė shkolluar, mbase ca mė shumė se ē‘duhej pėr atė kohė. Fati e desh qė babai i tij, Myftari, qė kishte studiuar pėr sporte nė Itali, tė punonte ca kohė si ekonomat e kuzhinier nė ambasadėn jugosllave. Kjo ngjarje do tė ndikojė fort nė jetėn e mė pasme tė familjes Uruēi, sepse lidhja me jugosllavėt nga dashuri e pafund u shndėrrua nė armiqėsi vrastare. Gjithsesi, falė dėshirės sė tė atit pėr tė udhėtuar nė male, Gėzimi fillon rrugėn e alpinizmit. Ngjitjen e parė nė Jezercė e ka bėrė nė 1954, kur ishte veēse pesė vjeē. Myftari kaloi dy periudha nė burg, i dėnuar pėr agjitacion e propagandė. Nė akuzė i pėrmendėn edhe se kishte thėnė shprehje tė tilla si: "Tėrhiqe e mos kėput, e mos ha m…", ose: "Nė socializėm duhet me hangėr si zogu, me fjetė si lepuri e me punu si kali". Gėzimi ndėrkohė kishte mbaruar shkollėn e mesme tė muzikės pėr trombė, por tashmė njolla nė biografi ishte vėnė, ai duhej tė punonte nė fermė. Kėtu nis historia e pjesės mė tė madhe tė asaj qė e quajtėm "jeta e dytė" e Gėzim Uruēit. Nė kohėn e lirė personazhi ynė vazhdoi tė merrej me alpinizėm e speleologji. Duket se njė kthesė tė vėrtetė ka shėnuar nė jetėn e tij zbulimi i shpellės sė Gajtanit, njė vendbanim shumė i rėndėsishėm parahistorik. Pas shumė peripecish, ndėrsa punonte nė Vaun e Dejės si mekanik, mė nė fund arrin qė tė sigurojė tė drejtėn e studimit pėr Histori-Gjeografi nė Shkodėr. Gėzimi kujton me mall profesor Aleks Budėn. "E mbaj mend si tani, thotė, binte shi i madh nė Tiranė. Profesor Aleksi mė mori nga dora dhe kemi hyrė drejt e te zyra e Adil Ēarēanit. Prej tij e kam nisė shkollėn".

E shfletojmė edhe njė herė biografinė e Gėzimit dhe vrasim mendjen se si do t‘ia bėjmė nė redaksi qė ta pėrfshijmė tė tėrėn nė pak hapėsirė gazete. 1157 artikuj tė shkruar nė periodikė tė ndryshėm, mjeshtėr sporti, 3000 shpella tė eksploruara brenda dhe jashtė vendit, 217 maja tė pushtuara, kryetar fondacionesh dhe anėtar nderi nė disa vende, fitues medaljesh dhe ēmimesh kombėtare e ndėrkombėtare… Ėshtė e kotė. Nuk kemi mundėsi t‘i shėnojmė tė tėra, ėshtė njė listė shumė e gjatė. Gėzimi tani ēalon. "Aventura" e tij mė e fundit ishte mposhtja e njė sėmundjeje tė rėndė qė e mbajti tė paralizuar pėr disa vjet. Duke u ēapitur na vė pėrpara njė mal me dorėshkrime. "Janė afro 15 dorėshkrime. Kėto tė gjitha i kam gati pėr botim. Ma shumė janė tė etnokulturės, speleologjisė dhe alpinizmit, por ka edhe ndonjė gjė letrare". Kėshtu u njohėm me tatuazhet e Veriut qė feksnin menjėherė nė grumbullin e madh tė letrave. "Katalogu i tatuazheve te shqiptarėt", ėshtė titulli i dorėshkrimit qė i pėrmbledh. Njė pjesė shumė tė vogėl tė tyre po e botojmė me shpjegimet e thjeshtuara, duke ruajtur dialektin gegnisht tė mbartėsve. Nė origjinal ato janė shumė herė mė tė detajuara. Sikurse do ta shihni, emrat e mbartėsve tė kėtyre "lulebojėve" janė shėnuar vetėm me iniciale. Gėzimi ka dashur t‘i ruajė malėsorėt nga ndonjė pasojė e mundshme. Asokohe tė thoshe Krisht apo Pejgamber ishte njėsoj sikur t‘ia vije vetė prangat vetes, pa le t‘i kishe tė ngulitura fort nėn lėkurėn tėnde kėto simbole.

Kjo qė do tė shihni nuk ėshtė veēse njė fije shumė e vogėl nga puna kolosale qė ka bėrė ky njeri i habitshėm. Sekush prej nesh, qė kemi vetėm njė jetė nė kėtė tokė, lė gjėra pas. Disa mbeten, disa harrohen. Imagjinoni se ēfarė ka lėnė pas njeriu tė cilin e cilėsuam "me dy jetė".


Nr. 25


L.K.U., e datėlindjes 1898, bijė e Thethit. Nga fshati Nikē i Kelmendit. Monogramin e saj nė dorėn e djathtė ajo e quan "Tbani (kasollja nė stan) i babės nė Qafė Pejė me dritė t‘diellit t‘Zotit". Kėtė tatuazh ia ka punuar njė shoqe e saj nga Thethi. Ėshtė shkruar me bojė tė zezė (regjistruar mė 14 shkurt 1971).


Nr. 26


P.N.P., e datėlindjes 1890, bijė e Shoshit. Me banim nė Nikē tė Kelmendit. Tatuazhin nė dorėn e saj tė djathtė ajo e quan "Tbani (kasollja nė stan) n‘bjeshkė i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (nė ēati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Ėshtė punuar me bojė blu. "Me mereqep shkollet", thotė mbartėsja e saj (14 shkurt 1971).


Nr. 27


A.M.P., e datėlindjes 1899, bijė nga Lotaj. Banuese nė Nikē tė Kelmendit tė Shkodrės. Figurėn nė dorėn e saj tė djathtė ajo e quan: "Dilli i Zotit". Atė ia ka punuar njė kushėrirė e saj, ndėrsa ndodheshin nė bjeshkė. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė blu (15 shkurt 1971).


Nr. 55


F.K.I., e datėlindjes 1920, nga Dajēi i Bregut tė Bunės sė Shkodrės. Kėtė tatuazh nė dorėn e saj tė djathtė mbartėsja e interpreton si "Kryqi i Fatit" dhe emrat e burrit tė saj, Markut dhe tė sajin, File. Tatuazhin e ka punuar vetė i shoqi i saj me bojė tė zezė mėndafshi (11 gusht 1972).


Nr. 56


T.M.I., e datėlindjes 1918, bijė nga Bushati, banuese nė Dajē tė Bregut tė Bunės. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e quan: "Dilli i Shenjtės Mari". Ia ka punuar i shoqi pas martesės me bojėn e zezė tradicionale tė mėndafshit ( 11 gusht 1972).



Nr. 57


M.F.P., e datėlindjes 1900, nga Dajēi i Bregut tė Bunės. Kėtė figurė nė dorėn e saj tė djathtė bartėsja e quan: "Kur dilli xen hanėn". Ajo nuk ka asnjė ide se ēfarė mund tė jetė eklipsi. Thotė se edhe gjyshja e saj nga Nėnshati i Zadrimės e ka pasur njė tė ngjashėm. Vetė gjyshja ia ka bėrė mbesės atėherė kur kjo e fundit ishte vajzė e re, vetėm pak muaj para martesės. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė mėndafshi. Mbartėsja na tregon se kur ishte e vogėl, ajo kishte parė nė shumė zona tė Zadrimės gra dhe vajza qė kishin tė punuara tatuazhe tė tilla, "me dill e hanė", por edhe me vetėtima e yje tė vegjėl, por pėrse i bėnin, ajo nuk di ta shpjegojė (11 gusht 1972).


Nr. 58


F.N.K., i datėlindjes 1899, nga Pentari i Bregut tė Bunės nė Shkodėr. Tatuazhin qė mban nė dorėn e tij tė djathtė ai e shpjegon kėshtu: "M‘nimo o Zot, me e dashtė Marijen me gjithė zemėn". Tatuazhi ėshtė punuar nga njė kushėri i tij nė Suka tė Dajēit pas katėr vjetėsh martesė. Vitet e martesės pėrfaqėsohen nga katėr kryqet e vegjėl. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė mėndafshi (13 gusht 1972).


Nr. 59


M.K.K., e datėlindjes 1908, nga Pentari i Dajēit tė Bregut tė Bunės nė Shkodėr. Tatuazhin e ka nė dorėn e djathtė. Sipas saj, kryqi i thyer ėshtė "dilli i Hotit n‘Malėsi t‘Madhe", kurse dy inicialet janė germat e para tė emrit tė saj, Marije dhe tė tė shoqit, Matish. Ky tatuazh ka tė njėjtin autor, kushėririn e tė shoqit nga Suka e Dajēit. Katėr kryqet dhe rrethi i vogėl tregojnė se tatuazhi ėshtė bėrė pas pesė vjetėsh martesė. Rrethi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė vit burg qė kaloi i shoqi, Matishi, nė Burgun e Podgoricės. Dėnimi erdhi pas njė sherri qė Matishi pati me njė malazez nga Tivari, ndėrsa po peshkonte nė Bunė. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė shkrimi tė zezė italiane (13 gusht 1972).



Nr. 60


M.P.K., e datėlindjes 1887, bijė nga Kukli i Lezhės, banuese nė Pentarė tė Bregut tė Bunės. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e shpjegon kėshtu: "Peshku i Shejtit Jezu Krisht me dill tė Zotit, nė gojė qė po i jep jetė". Sipas saj, ajo, nėna e saj dhe shumė gra tė tjera e kanė kopjuar nga njė gravurė e kishės sė msheftė nė Malin e Kakarriqit, nė tė cilėn Dom Ndre Zadeja bėnte meshė "kur pat hy serbi n‘Shkodėr". "N‘atė kohė shumė kisha nė Zadrimė u vodhėn e u plaēkitėn. Unė vetė kam pasė marrė pjesė nė shumė mesha nė Kishėn Shpellė tė Malit tė Kakarriqit", thotė mbartėsja e tatuazhit, i cili ėshtė punuar me bojė tė zezė (13 gusht 1972).


NR. 61


L.P.M., e datėlindjes 1903, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Kėtė figurė bartėsja e quan thjesht "kryqi me rreze". Ėshtė punuar nga njė shoqe e saj me bojė tė zezė (15 gusht 1972).


Nr. 62


K.F.I., i datėlindjes 1908, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Tatuazhin e tij mbi dorėn e djathtė ai e quan: "Kryqi i shpirtit tė Zotit, nė kishė t‘rrėnueme tė Shirgjit nė Breg tė Bunės". Tatuazhi ėshtė bėrė nga njė shok i tij, i cili ka kopjuar motive nga muret e rrėnuara tė kėsaj kishe. Tatuazhi ėshtė punuar me bojė qielli tė errėt. Bartėsi i tij ėshtė i njohur nė krejt zonėn si interpretues popullor me gjethe (15 gusht 1972).


Nr. 63


M.K.I., e datėlindjes 1918, nga Shirgji i Bregut tė Bunės. Ėshtė bashkėshortja e K.F.I.-sė. Ky ėshtė munduar qė tė bėjė me tė shoqen tė njėjtėn gjė qė shoku i tij pat bėrė me tė. Mbartėsja thotė se ky tatuazh i pėlqen shumė, sepse atė ia ka bėrė i shoqi kur ishin tė rinj. Tatuazhi ėshtė me bojė tė zezė (15 gusht 1972).



Nr. 73


M.K.Gj., i datėlindjes 1892, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin mbi dorėn e tij tė majtė e ka bėrė vetė nė kohėn e Luftės sė Parė Botėrore, apo "Italisė sė Parė" sikurse e mban mend ai vetė. Asokohe ai ishte ushtar me pagesė nė Shkodėr. Tatuazhin e tij mbartėsi e shpjegon si "Bajraku Shqiptar Katolik". Ėshtė pėrdorur bojė e zezė italiane (20 korrik 1975).



Nr. 74


P.T.V., i datėlindjes 1899, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin nė dorėn e tij tė djathtė ai e shpjegon: "Shqypja e Shqypnisė". Atė ia ka punuar njė kushėri i tij nė Vukėl. Ėshtė pėrdorur bojė e zezė "kinash" (njė lloj bime me kokrra tė zeza)dhe u regjistrua mė 20 korrik 1975.


Nr. 75


A.L.S., e datėlindjes 1882, nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhi qė ajo mban mbi dorėn e djathtė paraqet sipas saj "Shenjtat e Krishtit me dill tė gjyshave tė Hotit". Tatuazhi ėshtė punuar nga djali i xhaxhait tė saj, Martini, "i cili asht vra nė Andrijevicė nga shkjetė pėr me na i vjedhė bagėtitė". Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė (20 korrik 1975).



Nr. 76


L.P.M., e datėlindjes 1907. Tatuazhin e saj nė dorėn e majtė me dafinė ("me gjeth larit") ajo e shpjegon kėshtu: "Ky asht gjethi i shenjtė i ditės sė bekimit tė tė Lartit". Ėshtė punuar nga nėna e saj para se vajza tė martohej, si ogur i mirė "qė t‘i shkonte jeta bukur e erėmirė". Tatuazhi ėshtė punuar me bojė tė zezė (2 korrik 1975).



Nr. 77


A.M.K., e datėlindjes 1889, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin e saj mbi dorėn e djathtė ajo e quan thjesht: "Peshku i t‘Shejtit Jezu". Ėshtė punuar me bojė tė kaltėr nga njė kushėrirė e saj, kur mbartėsja ishte ende vajzė e re (22 korrik 1975).



Nr. 78


F.N.P., e datėlindjes 1897, nga Vukli i Kelmendit. Tatuazhin qė mban nė dorėn e saj tė djathtė e quan "Peshku i tė madhit Zot, me dill t‘Hotit". Tatuazhin ia ka punuar gjyshja e saj kur ishte vetėm 14 vjeē. Kur e pyetėm pėr "Dillin e Hotit apo tė Gjyshave t‘Hotit", ajo na u pėrgjigj se "qyshse asht kriju dyrnjaja, dilli asht pituru qeshtu. Bile dhe bajrakun e kanė pasė me nji dillė tė madhe dhe dy buēa (gjarpėrinj) anash. Pa shqiponjė. Atje dhe nė tė tanė Malėsinė e Madhe edhe gurt e vorreve i piturojnė me to, se janė gjanat ma tė shenjta pėr to" (22 korrik 1975).



Nr. 79


A.K.V., nga Nikēi i Kelmendit. Tatuazhin e ka punuar vetė mbi dorėn e majtė. Ajo e quan "lule bjeshke" dhe nuk bėn asnjė koment tjetėr (23 korrik 1975).



Nr. 80


N.D., e datėlindjes 1899, e besimit mysliman, nga Nikēi i Kelmendit. Mbartėsja e ka nė dorėn e djathtė. Ėshtė punuar nga e ėma kur ishte vajzė e re, pėr ta ruajtur Zoti, "se kam qenė vajzė shumė e shkathėt". Ajo vetė kėtė shenjė e quan "Ylli i hazretit Pejgamerit me dill tė Hotit". E mban tė fshehur nga tė tjerėt, sepse ka njė nip komunist dhe ka frikė se mos i prish punė (23 korrik 1975).



Nr. 81


G.F.M., nga Nikēi i Kelmendit. Shenjėn qė ajo mban nė dorėn e saj tė djathtė e quan "Kryqi nė bjeshkė tė Jamės". Ėshtė punuar nga i shoqi me bojė tė zezė (23 korrik 1975).



Nr. 172


M.K.N., e datėlindjes 1920, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė e quan "Zemra e Jezu Krishtit" (17 shtator 1981).



Nr. 173


A.P.M., e datėlindjes 1917, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė kjo malėsore e quan "Zemra e Krishtit" (17 shtator 1981).


Nr. 174


K.F.P., e datėlindjes 1910, nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Tatuazhin qė mban mbi dorėn e saj tė djathtė malėsorja e quan "Kryqja e Krishtit". Tatuazhin ia ka punuar me bojė blu njė kushėriri i saj nė Mazrek (17 shtator 1981).


Nr. 175


Z.K.P., nga Gomsiqja e Vaut tė Dejės. Ky malėsor, brigadier i blegtorisė, na rrėfen se kėtė tatuazh e kishte bėrė nė nderim tė gruas sė tij, me tė cilėn ishte dashuruar nė aksionet nė hekurudhė. Ėshtė punuar me bojė tė zezė kineze (17 shtator 1981).



Nr. 177


L.P.N., e datėlindjes 1923. Malėsorja qė e mban tatuazhin nė dorėn e saj tė djathtė jep kėtė shpjegim: "Zemra e tė lumit Krisht" (19 shtator 1981).



Nr. 178


S.P.P., e datėlindjes 1900, nga Mnella nė Hajmel tė Shkodrės. Malėsorja e moshuar na thotė se tatuazhi qė ajo mban nė dorėn e djathtė, ka kėtė shpjegim: "Hana me zemrėn e Krishtit". Tatuazhin e ka punuar njė shoqe e saj nga Bregu i Matės (20 shtator 1981).



Nr. 179


L.M.K., e datėlindjes 1898, nga Mnella e Hajmelit nė Shkodėr. Kjo malėsore na informoi se edhe gjyshja e saj dhe plot tė moshuara qė ajo mbante mend nė tė gjithė fshatrat e Malit tė Rrencit, qė nga Shėngjini e deri nė malin Kolaj nė Velipojė, mbanin tė tilla "luleboje" (tatuazhe). Tatuazhin mbi dorėn e saj tė djathtė ajo e quan: "Dilli dhe hana e tė lumit Krisht" (20 shtator 1981).



Nr. 180


N.F.P., i datėlindjes 1905, nga Mnella e Hajmelit tė Shkodrės. Fshatari kėtė tatuazh mbi dorėn e tij tė djathtė e quan: "Zemra dhe gozhda e Krishtit". Ėshtė punuar me bojė tė zezė (20 shtator 1981).