Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Pasdarka e vogël

    Prifti: I bekuar ėshtė Perėndia ynė gjithnjė;tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
    Por nėse nuk ka prift, thuhet nga Lexuesi:
    Nė emėr tė Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.
    Lexuesi: Amin
    Prifti: (ose lexuesi) Lavdi mė Ty, o Krisht Perėndi, shpresa jonė, lavdi mė Ty. O Mbret qiellor, Ngushėllimtar, Shpirti i sė vėrtetės, qė ndodhesh kudo dhe i mbush tė gjitha, thesari i tė mirave dhe dhurues jete; eja dhe qėndro ndėr ne dhe pastrona nga ēdo njollė dhe shpėto, o i Mirė, shpirtrat tanė.
    Lexuesi: Amin.
    Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėrn, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona (tri herė).

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
    Trini e Terėshenjtė, mėshirona; o Zot, fali mėkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhėsitė tona; o i Shenjtė, vėshtro dhe shėro sėmundjet tona pėr emrin tėnd.
    Mėshiro, o Zot. Mėshiro, o Zot. Mėshiro, o Zot.
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Ati ynė qė je nė qiejt, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė dėshira jote, si nė qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukėn tonė tė pėrditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė; dhe mos na shtjer nė ngasje, po shpėtona nga i ligu.
    Prifti: (Nėse nuk ka prift nuk thuhet)
    Se jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
    Lexuesi: Amin. Mėshiro, o Zot (12 herė). Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Mbretit, Perėndisė tonė.
    Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Krishtit, Mbretit, Perėndisė tonė.
    Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė vetė Krishtit, Mbretit e Perėndisė tonė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Psalmi 50

    Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time.
    Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.
    Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.
    Te ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
    Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.
    Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m'i tregove.
    Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
    Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.
    Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.
    Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtëri frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
    Mos më hidh larg prej fytyrës sate dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
    Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese.
    Do t'u mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesët do të kthehen tek ti.
    Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.
    O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.
    Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por ty s'të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
    Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.
    Bëji të mirë, o Zot, Sionit sipas mirëdashjes sate dhe le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
    Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë.
    Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Psalmi 69

    O Perëndi, ndihmës sime vëri re, o Zot, shpejto të më ndihmosh.
    U marrofshin e u turpërofshin ata që shpirtin tim kërkojnë;
    Shpatullat kthefshin me turp dhe u mbulofshin ata që të keqen time duan.
    Mbrapsht u kthefshin menjëherë të turpëruar ata që më thonë: Të lumtë, të lumtë!
    U ngazëllofshin e u dëfrefshin në ty të gjithë ata që të kërkojnë, o Perëndi, dhe ata që duan shpëtim prej teje, thënshin përgjithnjë: U madhëroftë Zoti!
    Dhe unë jam i varfër e nevojtar; o Perëndi, ndihmomë. Ti je ndihmësi im dhe çlirimtari im, o Zot; mos u vono.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Psalmi 142

    0 Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate.
    Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje.
    Se armiku ma ndoqi shpirtin dhe ma rrëzoi jetën përdhe.
    Më vuri në vende te errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m'u trishtua dhe zemra m'u trondit.
    Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua.
    I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si toka e thatë.
    Dëgjomë shpejt, o Zot, m'u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr.
    Bëmë që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se tek ty shpresova.
    Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se tek ty e kam varur shpirtin.
    Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek ti kërkova strehë.
    Mësomë të bëj vullnetin tënd se ti je Perëndia im.
    Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë, për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.
    Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhoksologjia

    Lavdi Perëndisë në më të larta dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit mirëdashje.
    Të himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, ty të falënderojmë për lavdinë tënde të madhe.
    Zot Mbret, Perëndi qiellor, At i tërëfuqishëm. Zot Bir i vetëmlindur Jisu Krisht, edhe Shpirti i Shenjtë.
    Zot Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës; mëshirona, ti që ngre mëkatet e botës.
    Prano lutjen tonë, ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona.
    Se ti je shenjt i vetëm, ti je Zot i vetëm, Jisu Krisht, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin.
    Për çdo mbrëmje do të të bekoj, dhe do të lavdëroj emrin tënd për jetë e në jetë të jetës.
    O Zot, u bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: O Zot mëshiromë, shëro shpirtin tim se fajtova tek ti.
    0 Zot, tek ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde se ti je Perëndia im.
    Se pranë teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë.
    Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.
    Bëna të denjë, o Zot, që të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkat.
    I bekuar je, o Zot, Perëndi i Etërve tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar në jetët. Amin.
    Le të jetë, o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek ti.
    I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
    I bekuar je, o Zot, bëmë të mençëm në porositë e tua.
    I bekuar je, o i shenjtë, ndriçomë me porositë e tua.
    O Zot, mëshira jote është për jetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të tua.
    Ty të ka hije lavdërimi, ty të ka hije himni, ty të ka hije lavdia, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Simboli i Besimit

    Besoj në një Perëndi, At të tërëfuqishëm, krijues të qiellit edhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave. Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëm-lindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.
    Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
    Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi e u varros.
    Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.
    Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.
    Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
    Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, Jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
    Në një Kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike.
    Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
    Pres ngjalljen e të vdekurve.
    Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.

    Meriton me të vërtetë të të lumturojmë, Ty Hyjlindësen, gjithmonë të lumturën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, Ty të madhërojmë.

    Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishërn, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona (tri herë).
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
    Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, fali mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd.
    Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot. Mëshiro, o Zot.
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.


    Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu edhe mbi dhë. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

    Prifti: Se jotja është mbretëria, dhe fuqia, dhe lavdia e Atit e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
    Lexuesi: Amin.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Pastaj thuhet tropari i Shenjtit të ditës, ose troparet e mëposhtme:

    O Perëndi i Etërve tanë, Ti që je gjithmonë me ne, sipas butësisë sate, mos largo mëshirën tënde, por me lutjet e tyre drejto me paqe jetën tonë.
    Kisha jote e stolisur si me porfir dhe vis, me gjakun e martirëve të tu në gjithë botën, të thërret me anën e tyre, o Krisht Perëndi: Dërgoi dhembshuritë e tua popullit tënd, dhuroi paqe shtetit tënd dhe shpirtrave tanë përdëllimin e madh.
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
    Bashkë me shenjtorët prehi, o Krisht, shpirtrat e shërbëtorëve të tu, atje ku nuk ka as dhembje, as hidhërim, as psherëtimë, por jetë të pambaruar.
    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
    O Zot, me ndërmjetimet e gjithë shenjtorëve dhe të Hyjlindëses, jepna paqen tënde dhe mëshirona si i vetëm zemërdhembshur.
    Mëshiro, o Zot (40 herë).

    O Krisht Perëndi, që adhurohesh e lavdërohesh në çdo kohë e në çdo orë në qiell e mbi dhe, Ti që je zemërgjerë, i shumëmëshirshëm, i shumëdhembshur, që i do të drejtët dhe i përdëllen mëkatarët, që i fton të gjithë për shpëtim me premtimin e të mirave të pritme. Ti o Zot, prano lutjet tona në këtë orë dhe drejto jetën tonë tek porositë e tua. Shenjtërona shpirtrat, pastrona trupat, ndreqna mendimet, pastrona mendjet dhe shpëtona prej çdo hidhërimi, të këqijash dhe vuajtjesh; mbrona me Engjëjt e tu të shenjtë që, duke u ruajtur dhe duke u udhëhequr prej ushtrisë së tyre, të arrijmë në bashkimin e besimit dhe në njohjen e lavdisë sate të paafrueshme, se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.
    Mëshiro, o Zot (tri herë).
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
    Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.
    Beko, o At, në emër të Zotit.

    Prifti: Perëndia na përdëlleftë dhe na bekoftë, shfaqtë fytyrën e Tij mbi ne dhe na mëshiroftë.
    Por nëse nuk ka prift, thuhet nga lexuesi: Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
    Lexuesi: Mëshiro, o Zot (12 herë).
    Dhe shpëtona, o Virgjëreshë e Tërëshenjtë.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Lutje Hyjlindëses së Tërëshenjtë

    (Nga Pavli, murg i Manastirit të Everjetit)

    E papikëluar, e papërlyer, e pacënuar, e panjollshme, Virgjëreshë e pastër, Zonjë Nuse e Perëndisë, që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me lindjen tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjinisë sonë me qiellorët; e vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve; përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe strehë e gjithë të krishterëve; mos të ardhtë ndot nga unë mëkatari, i mallkuari, që prisha tërë veten time me mendime, fjalë dhe vepra të turpshme dhe që u bëra rob me dashje nga plogështia mendore e dëfrimeve të jetës; por si Nënë e Perëndisë njeridashës, me dashamirësi le të të vijë keq për mua mëkatarin dhe plangprishësin, dhe prit lutjen që të blatohet prej buzësh të ndotura; dhe lutju Birit tënd dhe mbretit e Zotit tonë, duke përdorur guximin tënd prej nënë që të ma hapë dhe mua zemrën njeridashëse të mirësisë së tij; dhe, duke mos vënë re fjalët e mia të panumërta, të më kthejë në pendim dhe të më bëjë punëtor të sprovuar të porosive te tij. Dhe ji pranë meje gjithnjë, si mëshirëplotë, hirplotë dhe mirëdashëse; në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë, duke thyer sulmet e kundërshtarëve dhe duke më udhëhequr drejt shpëtimit; dhe në kohë të ikjes sime, duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj; dhe në ditën e frikshme të gjyqit shpëtomë nga Ferri i amëshuar dhe tregomë trashëgimtar të lavdisë së patregueshme të Birit tënd dhe Perëndisë tonë; të Cilin e paça, o Zonja ime, Hyjlindëse e përmbishenjtë, me ndërmjetimin dhe përkrahjen tënde me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit; të Cilit i përket çdo lavdi, nder e adhurim, bashkë me Atin e tij të pafillim dhe Shpirtin e tij të Tërëshenjtë, të mirë e jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Lutje Zotit tonë Jisu Krisht

    (Nga Andiohu, murg i Pandhektit)

    Dhe jepna, o Zot, neve që shkojmë për gjumë, prehje trupi dhe shpirti; dhe ruajna nga gjumi i errët i mëkatit dhe prej çdo epshi të errët të natës. Pusho hovet e pasioneve, shuaj shigjetat e zjarrta të të ligut që lëvizin kundër nesh dinakërisht; thyej kryengritjet e trupit tonë dhe vër në gjumë çdo mendim tokësor e lëndor. Dhe dhurona, o Perëndi, mendje vigjëluese, mendim të urtë, zemër esëll, gjumë të lehtë dhe pa ndonjë fantazi satanike. Dhe zgjona në kohë të faljes, të mbështetur në porositë e tua e duke pasur në veten tonë kujtimin e pathyer të gjykimeve të tua. Falna lavdërimin tënd tërë natën, që të himnojmë, të bekojmë e të lavdërojmë emrin tënd të gjithënderuar e madhështor, të Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
    E përmbilavdëruar, gjithmonëvirgjër, e bekuar Hyjlindëse, dërgoja faljen tonë Birit tënd dhe Perëndisë tonë dhe lypi që të shpëtojë me anën tënde shpirtrat tanë.
    O At, shpresa ime.
    O Bir perikja ime
    Shpirti i Shenjtë, mburoja ime.
    Trini e Shenjtë, lavdi më Ty.
    Gjithë shpresën time e vë tek ti, o Nënë e Perëndisë; ruajmë nën mbrojten tënde.
    Me ty gëzohet, o Hirplotë, gjithë krijesa tërësia e engjëjve, dhe gjinia e njerëzve: o tempull i shenjtëruar dhe parajsë shpirtërore, mburrja e virgjërisë; prej së cilës u trupëzua dhe u bë djalë Perëndia ynë që është para jetëve. Se mitrën tënde e bëri fron dhe barkun tënd më të gjerë se qiejt. Me ty gëzohet, o Hirplotë, gjithë krijesa; lavdi më ty.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Lutje Engjëllit ruajtës

    O Engjëll i shënjtë, mbrojtës i shpirtit tim të mjerë dhe i jetës sime të vuajtur, mos më ler, mua mëkatarin, as mos u largo prej meje për ngathtësinë time, mos i lësho vend djallit të lig për të pushtuar e sunduar trupin tim të vdekshëm, mbamë nga dora ime e mjerë dhe e mpirë dhe drejtomë tek udha e shpëtimit. Po, o Engjëll i shpirtit dhe i trupit tim të mjerë, ndjemë për gjithçka me të cilat të kam hidhëruar gjatë gjithë ditëve të jetës sime, si dhe për ndonjë faj të bërë ditën e sotme, mbromë edhe këtë natë dhe ruajmë nga çdo ndikim i armikut, që të mos e zemëroj Perëndinë me ndonjë faj dhe ndërmjeto tek Zoti për mua të më forcojë me frikën e tij dhe të më tregojë shërbëtor të denjë të mirësisë së tij. Amin.
    Përlufteshës gjenerale këngët mundëse,
    Si përhirim që e shpëtove prej tmerreve,
    Qyteti yt të përshkruan, o Virgjëreshë.
    Po sikundër ke fuqi të paluftueshme,
    Prej çfarëdo rreziku shpëtomë;
    Se po të thërres: Gëzohu, o Nuse e panusëruar!
    Gëzohu, o hirplotë Hyjlindëse Virgjëreshë Mari, Zoti është me ty. E bekuar je ti ndër gratë dhe e bekuar është pema e barkut tënd, se linde Shpëtimtarin e shpirtrave tanë.
    Por nëse nuk ka prift, thuhet nga lexuesi:
    Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. kur ka ai vazhdon:
    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
    Mëshiro, o Zot (tri herë). Beko, o At i shenjtë.
    Prifti: Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer, me fuqinë e Kryqit të nderuar dhe jetëbërës; me mbrojtjet e Fuqive të nderuara, qiellore, të patrup; me lutjet e Profetit të nderuar e të lavdëruar, Pararendës e Pagëzor Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar e të dëgjuar; të Martirëve të shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të Hyjprindërve të shenjtë e të drejtë Joakim dhe Ana, të shenjtit (të ditës) që lutim sot dhe të gjithë shenjtorëve, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë dhe njeridashës.
    Lexuesi: Amin.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •