Punėt e mia
Rrallė mund ta shoh dikėnd pa e rrahur. Tė tjerė parapėlqejnė monologun e brendshėm.
Kurse unė jo. Mė pėlqen mė mirė tė rrah.
Ka njerėz qė ulen pėrballė meje nė restorant dhe nuk thonė asgjė, rrinė aty njėfarė kohe sepse kanė vendosur tė hanė.
Ja njėri.
E ta kap, tak.
E ta mbėrthej, tak.
E vari nė varėse.
E heq.
E vari prapė.
E heq.
E vė mbi tavolinė, e shtyp dhe ia zė frymėn.
E bėj pis, e mbys.
Ai pėrsėri jeton.
E shpėlaj, e zgjas (filloj tė nxehem, duhet ti jap fund), e ngjesh, e shtrėngoj, e mbledh shuk dhe e fus nė gotėn time, dhe gotėn e zbraz pėrtokė, dhe i them shėrbyesit : « Pa mė sillni mua njė gotė tė pastėr. »
Por ndjehem keq, ngrihem, paguaj faturėn dhe dal.
Krijoni Kontakt