Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 101
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 61-TË, I BERATIT
    (OROLOG)

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 22 x 14.7 cm.
    Sasia e fletëve: 233.
    Teksti: Në një kolonë.
    Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe. Shënimet dhe inicialet janë në ngjyrë të kuqerremtë.
    Por teksti ka një vlerë të theksuar kaligrafike (bukurshkrimore).
    Gjendja e kodikut: Kapakun e sipërm, të vjetrin, nuk e ka. Fletët e para mungojnë. Fletët 9 e
    10 kanë pësuar mjaft ngrënie nga mola, duke dëmtuar dhe tekstin. Edhe fletët e fundit dhe
    kapaku i poshtëm në pjesën e sipërme janë brejtur nga insektet, duke dëmtuar dhe lëkurën
    me të cilën është mbuluar. Ka shumë nevojë për restaurim. Ky kodik ka dhe mjaft fletë të
    ndotura.
    Kodiku, si libër orolog, përmban lutje, që përdoren gjatë ditëve të javës në tempull.
    Duke u mbështetur në grafinë e tij, kodiku nuk mund të jetë më i hershëm se shekulli i 16-të
    dhe i 17-të.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 62-TË, I BERATIT
    (TYPIKON - LIBËR LITURGJIE )

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 15.7 x 11.7 cm.
    Sasia e fletëve: 264.
    Teksti: Në një kolonë.
    Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë.
    Grafia: E tipit të vonë.
    Shkrimi: Në ngjyra kafe të errët, kurse shënimet dhe inicialet - të kuqe.
    Kodiku është libër shërbese liturgjike, i njohur me emrin tipikon. Është një libër që përmban
    rregullore liturgjike, që tregon çfarë teksti prej leximeve dhe këndimeve duhet të përdoret në
    shërbimet e kultit për festat e mëdha, të vogla dhe për çdo ditë të rëndomtë të vitit. Kështu,
    ata që ishin meshtarë në kishë e përdornin këtë rregullore tipike si udhëzues për përgatitjet
    për çdo ditë të vitit. Tipikoni u shërbente për të ditur çfarë duhej të lexonin ose të këndonin.
    Ky kodik ka pësuar shumë dëme:
    Lëkura e kapakëve është grisur në anën e lidhjes së fashikujve.
    Tri fletët e para janë brejtur nga mola.
    Prej fletës 40 deri në fletën 63 ka brejtje nga mola në mënyrë vertikale.
    Fleta 82 ka pësuar pak djegie në anën e poshtme, duke dëmtuar pak tre rreshta.
    Në fletën 243 ka mbetur një fragment i vogël, fleta 244 është grisur, duke lënë vetëm disa
    shkronja fillestare të rreshtave; fleta 245 është ngrënë nga mola në mënyrë vertikale, duke e
    lënë faqen pa pjesën më të madhe të tekstit. Fleta 246 dhe ajo 247 janë brejtur nga mola,
    duke dëmtuar nga katër rreshta në anën e sipërme. Në fletët 249-252 ka mbetur vetëm një
    fragment me disa shkronja.
    Fletët 253-267 janë brejtur nga mola në mënyrë vertikale, kurse në tri nga këto fletë, tri fletët
    e fundit, ruhen vetëm nga dy-tri shkronja.
    Tipikoni ndahet sipas muajve të vitit, duke filluar me shtatorin.
    Muaji shtator fillon në fletën 18 recto.
    Muaji tetor fillon në fletën 34 verso.
    Muaji nëntor fillon në fletën 40 verso.
    Muaji dhjetor fillon në fletën 49 verso, tek fleta e grisur.
    Muaji janar fillon në fletën 61 recto.
    Muaji shkurt fillon në fletën 74 verso.
    Muaji mars fillon në fletën 78 recto.
    Muaji prill fillon në fletën 87 verso.
    Muaji maj fillon në fletën 89 verso.
    Muaji qershor fillon në fletën 92 recto.
    Muaji korrik fillon në fletën 96 recto.
    Muaji gusht nuk shquhet, sepse nuk është theksuar fillimi me shkronja të kuqe si në muajt e tjerë.
    Në fletën 106 fillon triodhi me të Dielën e Publikanit dhe të Fariseut.
    Edhe fillimi i librit të Pesëdhjetores nuk është cilësuar me shkronja të kuqe. Në fletën 182
    fillon lista e festave të mëdha të çdo muaji, që vazhdon deri në fletën 185 recto.
    Në fletën 185 janë disa shënime rreth librit të tipikonit, të shkruara nga murgu Mark. Në fletën
    186 murgu Mark e cilëson veten “jeromonak Marku”, që do të thotë se është dorëzuar dhe
    prift. Në tetë fletë janë dhënë udhëzime se si tipikoni ndihmon për përdorimin e teksteve
    liturgjike në festat fetare. Fleta 248 verso si dhe fleta 249, janë shkruar nga një dorë tjetër, gjë
    që konstatohet nga ndryshimi i grafisë. Fleta 249 është zbehur shumë.
    Datimi: Në bazë të grafisë, kodiku duhet t’i atribuohet fundit të shekullit të 14-të dhe mund të
    shkojë deri në fillim të shekullit të 15-të.

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 63-TË, I BERATIT
    (MINEJ I MUAJIT TETOR)

    Përmasat: 21.3 x 14.2 cm.
    Sasia e fletëve: 306.
    Teksti: Në një kolonë dhe i shkruar në letër.
    Grafia: E tipit të vonë. Titujt dhe shënimet janë në ngjyrë të kuqe, kurse teksti në
    ngjyrë kafe.
    Kodiku përmban kalendarin e jetëve të shenjtorëve të 31 ditëve të tetorit, si dhe tekstin që
    përdoret në faltore për shenjtin e çdo dite.
    Kodiku, duke pasur disa fletë të zhdukura, fillon me fragmente që i takojnë datës 2 të muajit,
    në fletën 3 të kodikut. Po në këtë fletë, faqja recto, fillon teksti i datës 3, që i përket Dionis
    Areopagjitit, dhe vazhdon me tekstet që u përkasin shenjtorëve në ditët e muajit që përmendëm
    dhe që festohen. Kjo vazhdon deri në datën 31 të tetorit.
    Në fletën 306 recto ruhet një shënim më i vonë se teksti i kodikut, ku thuhet se librin minej të
    tetorit e bëri një prift, emri i të cilit është i palexueshëm. Gjithashtu edhe datimi nuk u dëshifrua
    dot.
    Në këtë shënim fleta është prerë. Kjo na bën të supozojmë se mund të ketë pasur ndonjë
    shënim me emrin e riprodhuesit, si dhe datën kur e ka riprodhuar. Fatkeqësisht një dorë e
    vrazhdë (në tekst: “skandaloze”) e ka prerë dhe e ka marrë atë copë të fletës.
    Kodiku ka disa fletë të shqitura nga vëllimi. Fleta 1 është dëmtuar nga grisja në pjesën e
    poshtme, kurse fleta 2 është errësuar shumë në tetë rreshtat e sipërm, duke zhdukur tekstin.
    Pjesët e tjera të kodikut ruhen në gjendje të mirë, me pak ndotje në dy-tri fletët e para fillestare
    dhe në ato të fundit.
    Duke u mbështetur në grafinë e tekstin, ky kodik duhet t’i atribuohet fundit të shekullit të 15-të
    ose fillimit të shekullit të 16-të.

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 64-T, I BERATIT
    (PSALMET E DAVIDIT)

    Përmasat: 23.3 x 14 cm.
    Sasia e fletëve: 134.
    Grafia: E tipit të vonë.
    Shkrimi: Në ngjyrë kafe, titujt me të kuqe.
    Kodiku përmban psalmet dhe këngët e Davidit, si dhe disa ode të Asafit. Duke e krahasuar
    përmbajtjen e psalmeve dhe të odeve me botimin e Septuaginta-s (Dhjata e Vjetër, përkthim
    greqisht) të Alfred Rahlfsit, që konsiderohet botim kritik nga më të shquarit, kemi konstatuar
    se dorëshkrimi ynë korrespondon plotësisht me atë të Rahlfsit, përveç ndonjë rasti kur ndonjë
    shkronjë shumë rrallë është përdorur në mënyrë të gabuar. „Gabim“ tjetër i riprodhuesit është
    se kreun 116 e ka quajtur kreu 115. Gjithashtu në „himnin e tre djemve“ teksti vazhdon deri në
    vargun („stihun“): “Bekoni o meshtarë Zotin, ju shërbëtorët e Zotit “, kurse pjesa tjetër e himnit
    është zhdukur.
    Dëmtimet: Ky kodik ka pësuar shumë dëme. Fleta 1 ka pësuar shumë dëme nga brejtja e
    molës. Fleta 2 ka më pak dëme. Fleta 8 ka pësuar grisje nga fundi, duke dëmtuar dhe tekstin.
    Të gjitha fletët, tek cepi i poshtëm, atje ku lidhet kodiku, kanë pësuar shumë dëme, por teksti
    në to pak është dëmtuar.
    Letra e kodikut është shumë e dobët dhe ka nevojë urgjente për restaurim. Edhe lëkura e
    kapakëve është dëmtuar.
    Vlera e këtij kodiku nuk është e vogël, se është kopjuar mirë, me ndonjë gabim fare të vogël.
    Në bazë të grafisë së vonë, kodiku duhet t’i atribuohet kohës prej shekullit të 15-të deri në
    shekullin e 16-të ose të 17-të.

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 65-TË, I BERATIT
    (KANONE - POEZI NË PROZË - DHE TREGIME TË NDRYSHME)

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 21 x 13.5 cm.
    Sasia e fletëve: 323.
    Prej fletës 1 deri në fletën 58 dorëshkrimi përmban kanone, poezi në prozë, ose prozë poetike,
    që lexohen gjatë festave në kishë. Këto vazhdojnë edhe prej fletës 59 deri në fletën 101. Më
    tej ka tekste të ndryshme.
    Grafia: Ky kodik është shkruar prej duarsh të ndryshme dhe me grafi të ndryshme, disa në
    ngjyrë të zezë dhe disa në ngjyrë kafe.
    Dëmet: Kodiku është nga ata që kanë pësuar shumë dëme. Fleta 1 ka pësuar grisje në mes,
    edhe fleta 13. Ndërmjet fletëve 55 dhe 56 është shkëputur një fletë. Prej fletëve 56-59 ka pak
    grisje në mes të tekstit. Prej fletës 57 teksti fillon të errësohet dhe ky errësim vazhdon deri në
    fletën 64, kurse prej fletës 64 deri në fletën 86, veç errësimit, ka dhe grisje. Errësimi dhe
    grisja vazhdojnë deri në fletën 101.
    Në fletët 106-135 ka dëme fizike në pjesën e sipërme dhe në të poshtmen, gjë që ka bërë që
    nga teksti të kenë mbetur vetëm fragmente. Gjithashtu fletët 155-202 kanë pësuar shumë
    grisje në pjesën e sipërme. Prej fletës 202 e në vijim, nga lagështia, gjysma e tekstit në anën
    e sipërme është zhdukur e zbehur thuajse fare. Të gjitha grafitë e këtij kodiku tregojnë se
    dorëshkrimi duhet t’i atribuohet afërsisht fillimit të shekullit të 17-të.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 66-TË, I BERATIT
    (NOMOKANON -)

    Përmasat: 20 x 14.7 cm.
    Sasia e fletëve: 320.
    Data e shkrimit: Në vitin 7121 (1613 ), më 15 dhjetor.
    Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe, kurse titujt janë shkruar me të kuqe.
    Ky kodik është rregullore që përmban ligje dhe norma fetare morale, pak a shumë të njohura,
    sepse çdo peshkopatë duhej të kishte një nomokanon për administrimin fetaro-moral të
    besimtarëve (në tekst: „besnikëve“). Në këtë kodik nuk ka çështje me përmbajtje vetëm
    shoqërore; kështu që e gjithë përmbajtja e çështjeve që trajtohen është përshkruar në frymë
    moralo-fetare.
    Ndonëse me një përmbajtje të tillë, po ekspozojmë mjaft çështje që trajtohen në të, si vijon:
    Mbi gjykatësin, si duhet të jetë i afërt e simpatik për të gjithë dhe të mos u besojë fjalëve pa i
    shqyrtuar.
    Mbi drejtësinë dhe si duhet të veprojë gjykatësi për drejtësinë.
    Mbi ligjin, ç’është ligji dhe mbi paligjësinë.
    Mbi kanonet (rregullat) e pashkruara të kishës („kanone që nuk janë shkruar“) dhe ato të
    qyteteve.
    Për çfarë arsyeje e dorëzon peshkopi patrikun.
    Mbi atë që dëshiron të bëhet peshkop.
    Mbi shtatë dhuratat e shpirtit të shenjtë.
    Si duhet t’i pagëzojë fëmijët prifti.
    Mbi krezmimin.
    Përse bëhet përshpirtje për të vdekurit.
    Mbi gabimet në shërbimet liturgjike.
    Po të ketë ndonjëri armiqësi, të mos i pranohet mesha në kishë.
    Mbi fejesat në raste të ndryshme: Nëse vdes i fejuari, i vëllai i tij mund të martohet me të
    fejuarën e të vëllait.
    Mbi ndarjen e të fejuarve në raste të ndryshme:
    Mbi shkallët e kurorëzimit - nga fleta 175 deri 187.
    Shkaqet përse njeriu ndan gruan, fleta 207.
    Rreth konflikteve ndërmjet burrit dhe gruas.
    Shkaqet e ndryshme të ndarjes së burrit nga gruaja dhe anasjelltas, të ndarjes së gruas nga
    burri.
    Kur ndonjë nga bashkëshortët kërkon vdekjen.
    Mbi vdekjen e burrit pa lënë testament, fleta 226.
    Mbi trashëgimitë pas vdekjes së burrit kur ka vëllezër e nipër, fleta 227.
    Mbi trashëgimitë e burrit e të gruas, fleta 228.
    Mbi fëmijët e prindërve, të burrit e të gruas.
    Fëmijët duhet të nderojnë prindërit e tyre, fleta 224.
    Mbi trashëgimitë, fleta 237.
    Mbi betimin, fleta 241 verso.
    Mbi djemtë, se si duhet të ndihmojnë e nderojnë prindërit e tyre.
    Mbi Pashkën e të krishterëve, e cila bie për t’u festuar prej datës 22 të muajit mars deri në 25
    të muajit prill.
    Detyrat e klerikëve: rrëfimi.
    Prej cilës moshë fillojnë t’i njihen mëkatet njeriut?
    Rreth mëkateve të njerëzve, fleta 259.
    Mësime morale nga Niqifor Ksanthopulli, prej fletës 270.
    Mbi kreshmën, fletët 274-275.
    Mbi kreshmën, nga Shën Thanasi i madh.
    U ndalohet kreshma grave lehona dhe të sëmurëve, fleta 276.
    Rreth sinodeve të kishës, gjithsej 7, fleta 280.
    Lista e patrikëve dhe të kryepeshkopëve të Kishës lindore dhe nënshkrimet e tyre. Si duhet
    t’u shkruajë peshkopi për çështje të ndryshme superiorëve të tij.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 67-TË, I BERATIT
    (NOMOKANON)

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 21.2 x 15.2 cm.
    Sasia e fletëve : 326.
    Teksti: Në një kolonë.
    Grafia: Në ngjyrë të zezë, titujt dhe inicialet të kuq, stili i shkrimit i tipit fare të vonë.
    Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë. Lëkura në anët e lidhjes së fletëve është
    grisur dhe zhdukur.
    Si edhe kodikët e tjerë të tipit „nomokanon“, edhe ky kodik është gati i njëjtë në paraqitje si
    nomokanonet e tjera, si rregullore fetare.
    Karakteristika kryesore e këtij kodiku qëndron në përmbajtjen e tij morale-fetare dogmatike.
    Çështje kryesore të trajtuara në të janë:
    Rreth doktrinës së fesë së krishterë ortodokse.
    Rreth çështjeve dogmatike.
    Mbi çështjet e sinodeve të Kishës lindore ortodokse.
    Rreth problemeve dogmatike morale.
    Mbi organizimin e personave me grada klerikale.
    Mbi detyrat e secilës pozitë klerikale në kryerjen e ceremonive të pagëzimit, në fejesat, martesat,
    si edhe shërbimet e ndryshme të kultit.
    Rreth figurave të shquara të kishës dhe kontributit të tyre në përpilimin e detyrave dhe në
    ndëshkimin e shkelësve të normave morale fetare, si kundër lavirësisë, simonisë, vjedhjeve
    etj.
    Rreth atyre që quhen “mëkate të rënda”, sipas frymës së pikëpamjeve të fesë së krishterë.
    Duke u mbështetur në grafinë e tekstit, ky kodik duhet t’i atribuohet kohës prej shekullit të 17-
    të deri në shekullin e 18-të.

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 68-TË, I BERATIT
    (LETËRSI LAIKE, HYRJE NË LOGJIKË)

    Materiali: letër.
    Përmasat: 21.5 x 15.4 cm.
    Sasia e fletëve: 66 .
    Kodiku mban titullin “Hyrje në logjikë“ dhe është punë e Anastas Vasilopulit, shkruar në vitin
    1696, dhuruar kërkuesit (porositësit, ktitorit); i cili, duke qenë se mban emrin e Joasafit të
    parë, peshkopit të Beratit, duhet të jetë nga Bubullima.
    Duke qenë se kodiku mban si datë vitin 1696, vetë ky fakt tregon se intelektualët tanë, siç
    është Joasafi i Beratit, janë marrë me probleme filozofike edhe në shekullin e 17-të. Kjo do të
    thotë se edhe në periudhën otomane, intelektualët tanë merreshin me probleme të larta,
    sidomos kur dimë, nga burime të tjera autentike, që të dy Joasafët e Beratit kanë qenë me
    origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 69-TË, I BERATIT
    (NOMOKANON)

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 22.3 x 16.2 cm.
    Numri i fletëve: 65.
    Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë, kurse titujt në ngjyrë të kuqe.
    Në fletën 2 verso gjendet shënimi: “Ish-peshkopi (ose mitropoliti) i Durrësit zoti Gerasim, i cili
    erdhi në eparki në vitin 1833, në nëntor, data 8, u preh me Zotin në (vitin) 1837, në 22 shtator.
    Në (vitin) 1838, 28 korrik, erdhi (mitropolit) i Durrësit i shumëhirshmi muzikant i ditur zoti
    Anthim“.
    Ky kodik përmban rregulla ose ligje kishtare të lidhura me emrat e autorëve që i kanë
    konceptuar, si pason: Grigori i Kostandinopojës, Vasili i madh, patrik Foti. Një vend më vete
    zë kanoni i apostujve, kanoni i Antiokas, kanoni i 16-të i sinodit. Ka, gjithashtu, çështje morale
    të trajtuara sipas apostullit Pal, të perandorit Justinian, perandorit Kostandin të sinodit të
    Selanikut, të Shën Gjon Gojartit; të sinodit të katërt, të sinodit të gjashtë, të Vasilit të Madh, të
    sinodit të Kartagjenës (në tekst “të Qithargjenës”), të perandor Konstandinit dhe në vazhdim
    janë regjistruar kanonet me burimin nga kanë ardhur.
    Ky nomokanon, duke qenë i vogël, përmban probleme ose çështje fetaro-morale nga më
    kryesoret dhe është konceptuar bukur.
    Duke u mbështetur në grafinë e tekstit, kodiku në fjalë duhet t’i atribuohet shekullit të 18-të.

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I 70-TË, I BERATIT
    (MESHAR, MESHA E SHËN GJON GOJARTIT DHE LITURGJIA E PARASHENJTËRUAR E GRIGOR THEOLOGUT)

    Materiali: Letër.
    Përmasat: 18.2 x 12.2 cm.
    Sasia e fletëve: 72.
    Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë, kurse titujt dhe inicialet janë në ngjyrë të
    kuqe. Ka dhe iniciale më të mëdha, të pikturuara po në ngjyrë të kuqe.
    Kodiku stoliset me dy vinjeta. Njëra është në fletën 6 dhe e dyta në fletën 54.
    Kodiku është riprodhuar nga prifti me emrin Gjika, i cili, në mbishkrimin që ka lënë, veten e tij
    e quan „mëkatar“ dhe e konsideron „më të voglin, më të mjerin, të paditurin“.
    Duke u mbështetur në grafinë e vonë, mund të themi se kodiku duhet t’i atribuohet afërsisht
    shekullit të 18-të.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kodiku i Purpurtë i Beratit dhe Kodiku i Artë
    Nga Brari në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 26-03-2021, 08:43
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •