JETA NGJYRE MUTI
-I nderuar zoteri, shoqeria kulturore Nderrimi i Jetes, ka nderin tiu ftoje ne konkursin e pervitshem: Jeta jote ka ngjyre muti, ku keni te drejten te mbroheni dhe te luftoni per te bere tuajin respektin e nje publiku te gjere. Jeni seleksionuar mes nje kampioni prej njeqind mije pjesemarresish, duke marre parasysh te gjitha difektet e mundshme qe kemi arritur te gjejme duke studiuar arkiven personale qe keni dorezuar prane Kompanise Delfinet, ku ju punoni si sekretar.
Ju bejme te ditur qe deri ne diten e konkursit, jeni i lire te ushtroni jeten e meparshme, ka kerkuar ta permiresoni apo te nderroni dicka ne castet e fundit, aq me mire qe te mos perpiqeni te kombinoni ndryshe dhe artificialisht itinerarin e perditshem qe iu karakterizon. Vec kesaj jemi ne dijeni te deshirave tuaja te vakura per te patur nje jete aktive, gjithashtu kemi nje informacion te zgjeruar te jeteses suaj pasive, duke vene ne pah mungesen e njerezve ne perditshmerine tuaj. Skeda juaj si konkurues:
Emri: Lamberto Pandiani
Shenja e horoskopit: Virgjerasha ( Afiniteti me shenjat e tjera: konkurentet tane nuk kane asnje mik personal, keshtu qe ky cilesim eshte i pavlefshem per te gjithe pjesetaret e konkursit!)
Punesimi: Sekretar i rangut te peste ne kompanine tregetare Delfinet
Deshirat: Te panjohura ( me prirjen per te mos u realizuar asnjehere)
Inisiativat: Te deshtuara ( Ju nuk keni deshiren minimale per te bere dicka me vullnetin tuaj. E lini veten ne duart e fatit dhe prisni qe nga dita ne dite te zgjoheni ndryshe nga heret e tjera e te levizni dicka per ti dhene nje tjeter drejtim gjerave qe iu mundojne ndergjegjien. E keni kot, kete gje ia shprehni ne vetmi edhe vetes suaj, bindeni qe keni te drejte dhe duke buzeqeshur dilni jashte dhomes duke tundur gishtin ne ajer per te shprehur vullnetin qe iu shtyn te mbeteni i njejti)
Gjendja civile: Ju nuk mund te dashuroni dot as veten tuaj. Per profilin qe keni, kjo eshte nje tjeter pyetje pa vlere!
Kerkesat: Vuani nga nje deshire e pakontestueshme per tiu bere keq te tjereve. Qeshni kur arrini te merrni vesh nje fatkeqesi qe ka lindur brenda fantazise suaj e kjo iu ben te shijoni perkohesisht Elizirin e Mbinjeriut. Nuk i quani te denje njerezit qe iu rrethojne e ushqeni nje urrejtje te dukshme per te gjithe ata qe afrohen per tiu pershendetur apo per tiu bere te njohur dicka aktuale qe ndodh tek-tuk afer jush. Jeni nje njeri i urryer e kerkoni me cdo kusht te urreheni nga te tjeret. Keni nevoje per ndihme, e dini kete gje por ne asnje menyre nuk do te deshironit qe te merrej vesh nje luhatje e ketij lloji, ndaj shpresoni ne nje jete pa Perendi, ku asgje nuk merret vesh e gjithcka cohet pertej, ne hic, pas vdekjes, megjithese i druheni kesaj te fundit dhe mbi tavolinen tuaj te punes mbani nje engjell te gdhendur ne dru.
Shpresa e fundit: Mundesia per te dale i pari ne kete konkurs, qe ka ne dore te ktheje permbys apartamentin e jetes suaj, e te veje rregull aty ku ju nuk keni arritur te depertoni.
Cmimi i pare: Mundesia per te rilindur!-me te gjitha komoditetet e rastit, per te bere tuajen ekzistecen e nje sheiku arab njeqind e njezet vjecar, qe ka dorezuar ne arkiven tone mallin e njemije e nje deshirave ekskluzivisht ne dispozicionin e fituesit fatlum.
Procedura e konkurimit: Te gjithe konkuruesit jane te lutur te mos kthejne asnje pergjigje ne adresen tone, duke deshmuar ne kete menyre vullnetin e lire per te marre pjese pa asnje lloj pretendimi te jashtem ne kete gare. Per gjithe informacionet e tjera, do kontaktoheni ne cast, diten e konkurimit, kur te bejme njohjen e pjesemarresve te tjere ne loje.
JURIA E KONKURISITJETA JONE KA NGJYRE MUTI VITI... DATA... 0RA...
& & &
Lambertoja u kthye pas mesnates ne shtepi. Shiu qe kishte hedhur persiper e bente te dridhej i gjithi, u zhvesh nga koka tek kembet dhe ndezi driten e shtratit, ngriti letren qe ishte siper dollapit dhe buzeqeshi. E lexoi edhe nje here, pastaj iu afrua krevatit ku flinte miku i tij, qe kishte hapur syte dhe po e ndiqte me kujdes ne cdo hap.
-Te zgjova?-i tha Lambertoja.
-Sot takova Aldon. Me tha se nuk e priste qe ti te me ftoje ketu kur mbeta jashte. Ishe aq armik me te gjithe. Perse e bere? Me te vertete?
-Te tregova historine e shokut tim te ngushte?
-? Te atij qe vdiq ne nje aksident kur po shkonit ne nje feste me maska? Me the kur erdha ketu.
-Ishte nje fakteqesi, sic ta thashe. Ti ndjehesh mire tani ?
-Per mua ai ka qene nje njeri me fat qe te ka patur ty !
-Ai nuk ekziston fare,-dhe Lambertoja i lodhur vuri buzen ne gaz, i tregoi duart mikut te tij dhe i tha qe lekura ishte prishur nga puna e gjate qe kishte bere diten.
-Kur une te behem me mire, nuk do te te le me te punosh ne ato kushte!
Lambertoja qeshi. I tha qe parate ishin nje mjet i mire per ti dhene nje kthese jetes. Miku i tij u ngrit me kembe dhe mori nje pamje serioze.
-Nuk e ke drejt,-i tha. Kjo nuk eshte jete. Ty te marrin shpirtin dhe te perdorin per te zene te gjitha te carat e humbura te shpifesirave. Duhet ti japesh fund nje here e mire ketij keqtrajtimi.
-Por kjo eshte nje pune qe me jep te ha mua dhe ty!
-Do hame ne vend tjeter. Qe sot e tutje duhet ti themi jo ne sy te gjitha gjerave qe nuk na pelqejne. Perndryshe eshte e gjitha nje jete muti, e mua nuk me pelqen te zhytem ne felliqesi.
Lamberto qeshi, e ndjeu qe miku i tij ishte zgjuar keq dhe eci drejt pasqyres, ku kontrolloi me rradhe te gjitha pjeset e trupit, shtremberoi fytyren dhe i dha nje goditje barkut. U ngerdhesh pastj u pa i pafuqishem, Hapi gojen si i marre dhe ia dha vrapit duke kercyer me te dyja kembet ne ajer:
-Miku im kerkon qe te me ndryshoje mendjen! Perse? Perse?! Kete e di une, nuk e di tjeter, e dine pak te tjere!...
Keshtu kishte shkuar afer skrivanise ku nxorri letren dhe e lexoi edhe nje here. U mbush me ndjenja shperthyese e tha:
-Shume shpejt ti dhe une nuk kemi per te ekzistuar, te pakten jo ne kete gjendje mjerane. Une sdo te jem me mburoja jote e ti nuk do te ma dish me per nder kete qe po bej per ty. Ne rregull?
Miku i tij e pa ne sy dhe i tha qe ishte i marre. Pastaj i shkoi afer dhe e pyeti ne e mbante mend cdite ishte. Lambertoja u kollit e i tha qe per te ishin njelloj te gjitha ditet. Ai po periqej te bente dicka me vlere, por kjo nuk perfshinte qe ai te tregohej i vemendshem deri ne perckatimin e sakte te diteve te javes.
-Duhet te shkojme te defrehemi. Une njoh nje harem me vajza zezake. Po te coj aty!
Lambertoja qeshte. I shkoi neper mend ato vajza, pastaj u kujtua per historite e mikut te tij. Pak me vone, i tha, ndjeu nje therrje ne shpirt, u shtri ne kolltuk duke i lene pellembet e duarve te hapura, ne ajer. Miku i tij po priste me kembe.
E di qe nena ime ka per te udhetuar jashte shtetit?-i tha, por miku i tij nuk u ul, u be me i paduruar, si ktheu pergjigje dhe ferkoi me te dyja duart organin e tij brenda pantallonave, per te treguar qe i vinte te pelciste qe ata nuk ishin me kurva zeshkane per tu defryer ate cast.
-Nena ime,-mendoi me vete Lambertoja, e iu kujtua ajo grua qe kishte shenja te dukshme ne qafe nga biopsia e muajve me pare. Te kishte tumor? Ai u kollit dhe ne vend qe te qante, i dha nje grusht vetvetes, qeshi duke thene nje batute vulgare per prapanicen e zezakeve, futi koken ne frigorifer e nxorri nje shishe vere per te pire. Miku i tij, qe skishte marre vesh asgje, u afrua me nje gote te pafajshme ne duar, por Lambertoja e shtyu egersisht, i tha qe duhej te fitonte te piren e tij, ndaj sa me larg te mundej le te rrinte prej tij.
-Ou, u cmende? Une te pashe kur erdhe dhe u shtriva ne krevat te beja sikur po flija. E di se cpo te mundon, mos me di budalla?
Te dy u pane ne sy dhe miku i tij i dha nje te goditur te dobet ne shpatulla. Kjo eshte jeta ?-i tha.
-Jo, prandaj po ngul kembe qe te mos jesh kaq i cuditshem. Urdhero ketu!
Ai i dha nje kartvizite dhe Lambertoja lexoi dy emra te panjohur. Kerkoi ta pyese, por tjetri e nderpreu duke i thene:
-Ti me ftove mua dy muaj me pare, kur te gjithe te mendonin sikur ishe nje lloj kafshe qe nuk ndjente per asnje dhe beje asgje Dicka ndodhi me ty e per kete nuk ka gisht askush. Ti punon, ble per te ngrene dhe me mban mua ketu brenda, te izoluar, me kusht qe te mos leviz e vetem ti te kujdesohesh per mua.
Lambertoja i tha duke u kollitur qe kjo ishte nje ide e mire e tij, per te bere dicka te bukur qe kishte per te mbetur ne jeten e tyre.
-Nuk po ben asgje te keqe, por une u lodha,. Duhet te bejme kapercimin e cilesise. I lexove ata emrat? Ata dy njerez do vijne te luajne bashke me ne. Kemi per te bere nje dore pokeri! Mos u merzit, nuk po bejme asgje ilegale duke luajtur me letra me dy te panjohur. Behu i vemendshem dhe shiko: ne tavolinen e lojes kane per tu vendosur me shume gjera se sa para normale. Ky eshte kushti, ne mund te ndryshojme nata me diten duke i marre neper kembe ata dy viktimat.
-E pamundur,-tha Lambertoja. Ti je i cmendur, e une nuk po i bie kazmes kot gjithe keta muaj qe ta shoh veten ne zero nga dy mjerane te papare qe duan te me marrin gjithe ckam.
-Ej,.ej, ata jane me keq se ne. Imagjino, me nje dore kemi per te fituar ato qe enderrojme prej vitesh. Duhet te jesh ai egoisti qe iu jep shkelmin te gjithave e i le te tjeret me gisht ne dore?!!! Beje per mua. Ne kemi per tu bere njerez me endrra te tjera, bota jone do jete me ngjyra e do kemi nen vete qejfin e botes, dite pas dite, deri ne pafundesi.
Lambertoja u ul ne gjunje dhe mallkoi me ze te larte gjithe ate vrer qe po degjonte nga miku i tij.
-Nuk dua,-klithi,- Ti nuk e di qe mua sme lejohet te bej asgje deri sa te me vije nje thirrje nga lart per te ndryshuar jeten.
-Kur eshte keshtu, atehere zere se nuk ke bere asgje per mua. E vertete?! Ti ishe shoku im! Me dole ne krah kur une kisha me shume nevoje, e kete nuk ta kerkoi njeri, e bere vete. Tani kerkon te me braktisesh?
Lambertoja i shkoi afer dhe u mundua ta terhiqte pas krahesh. I tha qe e kishte gabim qe fliste ne ate menyre, qe jeta e tij duhej te merrte nje rrjedhe tjeter, pasi ai priste nje ftese te larget, qe duhej te vinte nga dita ne dite, prandaj nuk duhej te nxitonin, do ishin budallenj po te benin ate gje.
-Une po ik! Ti je i mallkuar, me braktise!-dhe miku i Lambertos u vertit ne shtepi duke mbledhur gjithcka neper duar, beri nje pirg rrobash dhe peshtyu pertoke. Hapi deren e zbriti jashte shkalleve rrembyeshem, duke turfullar sharje te turbullta qe nuk pushuan edhe kur ai kishte shume metra larg. Lambertoja e la pak deren hapur, pastaj piu nje gote vere me qetesi, ngriti supet dhe pyeti veten ne duhej te merzitej. Kishte ikur nje shoku i tij, por kjo duhej pare ne gradimin e pikeve qe mund ti jepte juria ne te ardhmen. Ai i kishte bere te gjitha per te fituar nje jete tjeter, nuk duhej te ishte e veshtire qe te tjeret ta kuptonin kete. Kur kishte cuar ne mend te gjitha sakrificat, pastaj i kishte realizuar per ti dhene nje goditje perfundimtare jetes se vakur qe kishte bere para zarfit, nuk i mbetej gje tjeter vecse te shpresonte ne vullnetin e mire te gjykatesve...
-Iku, me pandeh nje shokun e tij, por mund te jemi ne miq?-pyeti veten, pastaj vendosi qe te mos mendohej, sikur te kishte frike mos i pergjonte dikush deshirat. Shkoi te flinte, sic bente gjithone, qe nga dita e zarfit. Beri nje mal endrash, qe do ti realizonte kur te fitonte konkursin. Te ishte dikush tjeter, mbase nje njeri i suksesshem dhe i dashur nga bota, duhej te ishte shume ndryshe, e gjitha le te ishte per se mbrapshti me kush qe ai te ndihej i lumtur. Per kete i kishte dhene shoqerise ne ata dy muaj me teper nga cmund ti ofronte gjithe jetes se tij. Per kete e kishte marre nen mbrojtje mikun, por ky mik tani nuk ekzistonte me. Mos kishte per te shkuar ne dyert e konkursit, qe te ankohej?
-Jo, e ku e di ai qe ekziston nje konkurs i quajtur : jeta jote ka ngjyre muti,, nuk e di qe une jam i ftuar...
Po sikur te kete lexuar zarfin? Perse gjithe ato pyetje me leverdi???nuk duhej te pyeste! Nuk eshte keshtu...
Lambertoja u perpoq te flinte per disa ore rresht. Por nuk ia dilte dot kur mendonte qe kishte bere gabim duke lene letren mbi skrivani, ku mund ta lexonin te gjithe, edhe miku i tij. Kishte qene gjithcka aq e lehte, sa vetem ai, duke i vene rendesi asaj vogelsie, i kishte cuar ne ekstrem te gjitha ndodhite, kishte marre afer nje ish te njohur e kishte lene koken per te, qe te tjeret qe e pergjonin te krijonin nje ide te mire.
U ngrit nga shtrati dhe provoi te klithe. Goditi dyshekun me grushta dhe mallkoi veten. Nuk duhej ta kishte lene te ikte mikun e tij. U pergjum prape, e kur nuk e priste me, diku rreth mengjesit u degjua zilja e deres. As vete nuk e kuptoi se si i kishte kapercyer te gjitha pengesat, tashme ishte para deres, e hapi e per shansin e tij e njohu mikun, qe mbante koken e ulur, i zene ne faj.
-Oh, mik,-klithi Lambertoja dhe iu hodh ne qafe.
-Nuk jam vetem,-i tha ai dhe nga hijet e mengjesit dolen dy njerez qe pane me imtesi brendesine e shtepise.
-I lashe te gjitha. Luajta veten dhe humba! Vetem ti mund te me ndihmosh. Mund ti mundim te dy. Ti je shpresa ime!
Lambertoja shikoi ne sy mikun dhe iu be sikur preku fundin e shpirtit te ketij te fundit. Nuk kishte me asnje lloj shprese. Ishte i gatshem te vriste vetveten. Nuk mbante me asgje qe ta lidhte me kete bote. Ishte njelloj si puna e tij, kishte nje jete muti, e ne loje i kishte humbur te gjitha per te dale nga ai pellg i erret.
-Deshironi te luani zoterinj? Poker besoj...,-Lambertoja zgjati doren duke i ftuar me elegance dy zoterinjte ne sallonin e shtepise. Miku i tij mend plasi nga gezimi, leshoi nje piskame te ajert dhe kur dy te tjeret se kishin mendjen, i puthi doren Lambertos. Oh, mjaft, e shtyu ky duke i treguar vendin ku do te ulej. Tani po bente dicka me vlere per bastin e tij. U moren vesh qe ne fillim qe kishin per te luajtur me gjera te rendesishme te jetes.
-Nuk e caj koken,-mendoi Lambertoja. Miku im e la te gjithe jeten, une duhej te bej dicka per te.
U shtrua ne tryezen e lojes, duke uruar fatin me te mire, i bindur qe gjithcka qe mund te linte, ishte jeta e tij e vjeter
Pese dite me vone, pas nje loje qe nuk kishte pushuar per asnje cast, Lambertoja u cua i trullosur qe ta hapte deren, pas ziles qe binte pa pushim. Ishte i skuqur nga koka tek kembet. Brenda vete ushqente nje inat te verber per te gjithe, kishte lene cdo detaj te jetes se tij. Dy lojtaret e huaj, kishin dale njerez qe njihnin me themeli ate loje, fillimisht e kishin lene te gezohej pastaj i kishin marre mizorisht gjithe ckishte jeta e tij e zbrazet. Lambertos i merreshin mendte, aq keq i vinte sa sikur te mbyllej ne banje e te vriste vetes, do ishte normale pe te ato caste. Iu kujtua miku i tij. I kishte dhene nje pjese te gjerave, per pak ishin detyruar te luanin ne mes figuren e nenes se tij, qe vuante nga metastazat e kerkonte te bente nje biopsi.
-Kjo nuk durohet,-klithi nga e para Lambertoja, shtrengoi dhembet e brenda tij po rikthehej njeriu i meparshem qe i kishte humbur te gjitha e me kete gje kerkonte ti tregonte gishtin e mesit botes.
Hapi deren dhe pa te qendronte para tij nje djalosh qe buzeqeshte:
-Ketu jeton Lamberto Pandiani?-e pyeti dhe u perkul gjithe respekt, aq sa Lambertoja nuk i rezistoi dot dhe i tha duke peshtyre pertoke qe te shkonte ne djall, pasi nuk kishte asnje lloj Lambertoje ne ate apartament. Tjetri vazhdonte te priste, e ai nuk duroi me por i dha nje shkelm duke e fluturuar shkalleve. Mbylli deren, ferkoi duart dhe duke u dridhur i gjithi, nuk diti ctemendonte me perpara. Kush te ishte?
Ndjeu qe lodhja i kulloi e gjitha mbi xhakete, kur u perqendrua dhe kujtoi ftesen e djoloshit tek dera . Ishte djaloshi qe po e ftonte te konkuronte per nje jete me te mire. Juria e konkursit? Zarfi i nderrimit te jetes?!
-Une kam zarfin,-klithi, e me nje shenje supremacie ne gjithe fytyren, rreshkiti vetetimthi ne dhome. Miku i tij i dorezuar po fliste dicka me ze te ulet, duke kerkuar qe te bindte vecanerisht njerin nga dy konkuruesit e tjere.
-Erdhe?-e pyeten. Ke cte na ofrosh me shume?
-Jeta ime ka ngjyre muti! Fitoni per mua, po arritet te merrni zarfin e konkurimit! Vlen si shkembim per te gjitha qe me moret, le te bejme doren e fundit!
Dy te tjeret vune buzen ne gaz, u ngriten shpejt me kembe dhe thane qe po largoheheshin. Ai nuk kishte cti jepte me, i kishte lene te gjitha ne ato pese dite.
-Ndalni,-klithi Lambertoja. -Ju betohem qe eshte e vertete! Lexojeni po deshet!
Njeri nga ata e shtyu dhunshem dhe i hapi rruge tjetrit per te ikur tutje. Pas tyre u mbyll qetesisht dera.
-Iken! Nuk me besuan dhe iken!-klithi Lambertoja, i tronditur qe kishte lene jeten e tij te vjeter ne duart e te panjohurve. Kam shprese qe te fitoj. Me mbetet vetem kjo,-tha e iu drejtua skrivanise, por miku i tij i zuri rrugen dhe i propozoi te luanin akoma. I kishin lene te gjitha.
-Te gjitha?
-Une perdora zarfin tend, kur me debove, per ti bere vend besueshmerise sime ne ata njerez. E humba te parin. Ishin me fat, kjo eshte gjitha!
-Zarfi im!? Kjo seshte e vertete!
-Jeta eshte eshte e felliqur. Snambetet vecse ta bejme bashke doren e funditme letra. Kush fiton ka te drejte te vritet prej tjetrit. I fundit vret veten...
Lambertoja klithi, u rrezua pertoke duke rrokullisur ne inat e siper te gjitha orendite ne dhome. Pastaj u ndje i pazoti dhe i pafuqishem per te bere dicka. U ndje aq i lodhur sa per te paren here mendoi ti bente nje sherbim vetes, duke kerkuar te flinte, pas pese ditesh loje ne kerkim te nje jete te vjedhur me bixhoz.
Keshtu ra i fjetur, ne nje gjume te kobshem, por nje ore me vone u zgjua mes klithmash, duke ndjekur te gjitha makthet e tij neper dhome. I shkoi afer mikut te tij qe flinte edhe ky, e duke e shkundur me gjithe fuqine, i foli per jeten ngjyre kafe, qe i kishin dhene te bente.
-Kerkon qe te lozim?-i tha miku e duke i zgjatur letrat Lambertos, qe ti priste, mendoi sa keq do ishte dikur ta vriste me duart e tij ate njeri qe po te kishte fituar ne nje konkurs tjeter, do kishte zgjedhur te bente jeten e nje sheiku arab, te vdekur kusur e vite perpara nga anomali natyrore.
-Ti do fitosh,-i tha Lambertoja, por jeta e tij ishte akoma me keq nga ce priste, e shtyu te fitonte pasi ajo ishte dita e tij me fat, e detyroi te vriste mikun e tij dhe ne mbremje, ai u gjet ne banjo, duke u dridhur se si kishte per te qene vetvrasja e tij, ne vend te nje jete sheiku arab
Te nesermen u ndje akoma i lodhur. Kontrolloi trupin e vdekur te mikut te vet dhe buzeqeshi. Nuk mund ti evitonte te gjitha. Ndau letrat me dysh, e nisi te luaje nga e para pokerin e jetes, me vetveten! Duhej te humbiste, vertet, por pas pese rradhesh qe fitoi rresht, mbeshteti duart mbi temtha e besoi qe miku i tij kishte vdekur per te. Sic dukej, per te humburin, nuancat e vdekjes i ngjanin perfundimisht nje sfondi ngjyrash uniforme, te te fundit konkurs serioz te jetes per mbijetese.
Krijoni Kontakt