Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Sfondi grek në Ortodoksinë Shqiptare

    At Foti Cici (koha jone)

    Per te perkufizuar se sa grek eshte sfondi i ortodoksise shqiptare eshte njesoj sikur te metosh se ke fytyruar hijet arberore ne kishen greke. Sidoqofte, kisha ortodokse shqiptare eshte me afer kishes greke sesa kishat e tjera ortodokse, jo vetem gjeografikisht, por edhe ne aspekte te tjera te tradites se perbashket, si ne muziken kishtare bizantine, ritualin e sherbesave, artin ikonografik, etj. Kjo perndodhje erdhi si pasoje e natyrshme e nje bashkejetese te stergjatur; bashkeqytetare te nje perandorie, e cila ishte sa njehsuese per greket, aq njesuese per shqiptaret, e pjesetare te nje trupi kishtar, i cili here ishte koke e here gjymtyre e se njejtes fuqi.

    * * *

    Perzierja e dykahshme midis shqiptareve dhe grekeve, te cilet historikisht jane permendur me shume per dallimet sesa per vecorite e perbashketa, beri qe shume shqiptare te sherbejne ne hierarkine greke dhe shume greke te drejtojne fatet e kishes shqiptare, me nje ndryshim se keta te fundit kane vepruar e veprojne ne Shqiperi me identitetin e tyre kombetar. Historia e rajonit deshmon se kisha ortodokse shqiptare ka qene shume e lidhur me Greqine, gje qe per pasoje te perpjestimeve demografike ne jugun e Shqiperise eshte trajtuar si e tille edhe nga shqiptaret jo ortodokse, e madje dhe nga te huajt qe interesoheshin te kryenin pune shpirterore ne trevat shqiptare, para e mbas percaktimit te tyre.

    * * *

    Pyetjet qe trajtohen ne kete shkrim rrjedhin permes pervojes shqiptaro-greke, rreth greqishtes si gjuhe e si perzgjedhje kulturore ne rajon, e sidomos kur ajo sherben per shqiptaret here si lidhese e here si vargua, here si rit e here si makth, nen perdellimin e miteve e te folklorit te te dy vendeve. Jehona e ketyre zerave te greqishtes eshte e pranishme ne pervojen e sotme. Ka raste kur kreshpat e saj perhidhen e shkaktojne permendje ne gjeopolitiken ortodokse; ne harten e saj te levizshme.

    Kerthiza e greqishtes

    Ishte e natyrshme te ndodhte, prandaj dhe nuk ngrihen pyetje mbi ate korpus te literatures shqipe qe e nisi me greqishten. Qofte si gjuhe e mirefillte komunikimi a qofte si gjuhe ndihmese ne mesimdhenien tekstuale te rilindasve. Sa per psete e alfabetit grek tek reformatoret e shqipes, kjo ishte aq e thjeshte sic eshte sot perdorimi i w-se angleze, nga disa perdorues virtuale te shqipes, per te bere te lexuar e-ne, etj. Ose, edhe pse pak me ndryshe, kur femijet shqiptare qe rriten ne Greqi iu dergojne te afermve ne Shqiperi e gjetke kartolina te shkruara shqip, por me shkronja greke.

    Keshtu u mirepriten botimet e para biblike ne nje te folme jugore te shqipes "1827). Se pari, ato nuk mund te kryheshin ndryshe, pervecse me alfabet grek. Per me teper, krahas perkthimit shqip u paravendos edhe perkthimi ne greqishten e re, e made nje perkthim ne gjuhen e folur greke. Motivi ishte kulturor, sepse shume mire mund te zgjidhej origjinali ne greqishte, gje qe mund te justifikonte edhe motivet kishtare. Paralelet midis shqipes dhe greqishtes se re jane njesoj ketu.

    Edhe perkthimet e Kristoforidhit ne toskerishte u tekstualizuan me alfabet grek, ashtu si dhe Alfavitari e Gramatika e tij. Madje Dhjata e Re ne toskerishte "1879), edhe pse rrenjesisht e shqiperuar, ndryshe nga ajo e 1827-es, paraqiti perbri perkthimin grek te barasvleresve te perkthyesit, te levizjes puritane greke, e jo ate te perkthyer ne te folmen greke, sic ishte botuar me pare. Pavaresisht se kush i ndermori keto zgjedhje, trashegimia spirituale na thote se reformat gjuhesore te shqipes e te greqishtes shkonin krah per krah, duke u distancuar qe te dyja nga njejtesimi me greqishten rituale, gjuha e mirefillte e rajonit, e cila ne thelb nuk i perkiste askujt.

    * * *

    Kulmi i funksionit "amtar" te greqishtes ndodhet tek vepra e pare e mirefillte leksikografike, tek fjalori i Kristoforidhit, i cili edhe pse ishte nje fjalor shqip-greqisht, u emertua Fjalori i gjuhes shqipe, sepse alfabeti greqisht dhe perkthimi i gjithe zerave shqip ne greqishte behet per te ndihmuar shqiptaret te mesonin e leronin shqip, sesa anasjelltas "Kush mund te na provoje se Kristoforidhi nuk mendonte greqisht?) Madje ky fjalor, i cili u botua mbas vdekjes se Kristoforidhit, u mundesua me sponsorizimin e qeverise greke.

    Pavaresisht se lidhja me greqishtjen ishte prej kerthize, ne te njejten kohe beheshin perpjekje per te mevetesuar kishen ortodokse shqiptare nga kisha e Kostandinopojes, e cila perdorte atehere vetem greqishten, ne gjithe juridiksionin e saj. Kisha greqishtfolese, pra, kembengulte ne epersine e greqishtes mbi "egersine" e shqipes. Deri ne vitet 10 te shekullit te 20-te ekzistojne enciklike te mitropoliteve te Patrikanes ku zhvleresohet, ndalohet e mallkohet gjuha shqipe.

    * * *

    Kisha greke e kishte kaq te kollajte ta thoshte shqipen "gjuhe barbare", me te njejtin motivim qe cilesonte edhe greqishten e re si "gjuhe karagjozi", duke mohuar njesoj perdorimin e perkthimeve ne dy te folmet e rajonit. Kallja e shqipes ne sherbesa, vecse, ishte dicka qe i parapriu idese se pavaresise, gje qe tregon se tendenca gjuhesore e shqiptareve ortodokse ishte nje shtyse intuitive ne spiritualitetin ortodoks, dhe jo pasoje e rrymave politike te atehershme, sic mund te themi per autoqefaline. Ndersa kompaktesia e hierarkise ortodokse ne rajon nuk na la shume per te gjetur e shtjelluar kete fill, vendi fqinj pret nje reforme gjuhesore ne adhurim, gje qe shqiptaret e rroken nje qindvjecar me pare, me deshmi te pergjakshme etnomartiresh.

    Kurthi i greqishtes

    Shume prej rilindasve tane, myslimane e te krishtere, perqafuan me kaq pafajesi teorite folklorike te kohes se tyre, te cilat jo vetem qe i mbanin ata afer emocionit kulturor te greqishtes, por madje i genjenin se ajo qenkesh pjese e realitetit biologjik, perderisa, sipas ketyre teorive, greket dhe shqiptaret rridhnin prej nje fisi te sterlashte. Ky peshtjellim, bashke me degezimet politike qe vijuan krijuan kushtet per nje levizje filogreke midis ortodokseve shqiptare, duke munduar ata qe perpiqeshin per autoqefaline e kishes. Kishte caste kur autoqefalistet ndiheshin sikur ajo qe predikonin jo vetem qe ishte utopike, por edhe ndeshkuese nga Zoti, perderisa shtresat e gjera t- besimtareve ortodokse nuk ndiheshin natyrshem me shkuljen e greqishtes nga kisha, e aq me keq me shkeputjen e tyre nga kisha greke.

    Lidhja e shqiptareve te atehershem me greqishten rituale, mund te kuptohet duke pare bashkesite arbereshe te Italise sot, te cilat ruajne ende emocione te ngjashme ndaj ruajtjes se greqishtes kishtare, si gjymtyre e trashegimise se tyre kulturore. Nga njera ane mund te themi se rrethanat gjeopolitike te arberesheve ishin krejt ndryshe, nga ana tjeter nuk mund te bejme pergjithesime as per vete realitetin e shqiptareve ortodokse prej Shqiperie, te cilet as sot nuk degjohen te njezeshem ne perzgjedhjet e tyre.

    Qe nga Thimi Mitko e gjer tek Evllogji Kurilla, i cili ishte intelektuali i fundit filogrek qe influencoi shqiptaret ortodokse, u krijua nje biblioteke e tere me hulumtime e vleresime folklorike, ku dilte se shqipja na paskesh fillimisht moter, e pastaj meme, greqishten, e cila na qenkesh "Mbreteresha e gjuheve" "Mitko). I dilte pastaj se, se pari, sipas historianeve te ndershem e te fisshem, ne jemi njesoj te lashte ne rajon me greket "a kishte me bukur se kjo?), se dyti, kemi te njejten gjuhe, sepse rrenjet e shqipes dalin nga e njejta kacube me greqishten, dhe, se treti "si pasoje e ketyre te dyjave), edhe gjaku duhet te ishte i njejte, sepse s'kishte nga te shkullohej gjetke. Pervec kesaj, kur doktrina e mendimtareve te atehershem qerthullohej tek "qyteterimi greko-roman", gje qe perkthehej tjeter per tjeter ne greqishten e re, kush intelektual shqiptar guxonte te ngrinte pikepyetje?

    * * *

    Ne kete periudhe historike, pra, nuk kishte pse te liheshin te lira persiatjet vetepercaktuese te intelektualeve shqiptare, aq me teper kur shumica e bashkekohesve te tyre, ashtu si dhe sot, nuk kishte guximin te pranonte. Sidoqofte, Fan Noli, Ismail Qemali e Faik Konica, e te tjere mendimtare, ishin per nje mbreteri a federate shqiptaro-greke, gje qe Noli e ka shenuar te shpresuar edhe mbas largimit pergjithmone nga Shqiperia. Keto te dhena i perkasin nje zone qe krijon vazhdimisht pikepyetje per brezin tone, aq me teper kur pervoja jone nuk themelohet ne nje studim te mirefillte te tekstualitetit te rilindasve, e perballjes me teorite e denja nga ku u mekuan rilindasit, sesa perpelitet nen shoshitjen e gjithckaje teorike te trupezuar kaq thelle tek ne. Sado qe te perpiqemi, ne shumicen tone derrmuese, ne nuk mund te fshehim pasojat kulturore te kesaj pervoje.

    * * *

    Por Noli e ka qartesuar, gjate gjithe veprimtarise se tij, se ishte per nje bashkim ne diversitet, dhe jo ne shkrirje te dy kulturave ne nje ene helene, sic pretendonte levizja folklorike e filogrekeve, ashtu sic eshte perseritur kjo gjithatohere ne botimet e Kurilles. A mos ndoshta predikimi i rilindasve, jo vetem i ortodokseve, per nje trajte bashkimi me Greqine ndihej i perafert me doktrinat e sotme per bashkim, me Evropen per shembull, dhe prandaj nuk mund te mohohej?

    Makthi i greqishtes

    Kristoforidhi e Noli, te cilet ne krahasim me Kurillen i ofruan me shume spiritualitet botes shqiptaro-greke, ishin distancuesit e medhenj te shqipes nga greqishtja, ne nje kohe qe vepra e dy perkthyesve te dhuntishem deshmon se ata ishin heleniste te perkryer. Dhe megjithate, Kristoforidhi u perpoq te zevendesonte gjithcka greke me fjale te gjetura a te ngjizura ne shqipe. Nga ana tjeter, Noli e plotesoi Kristofordhin, duke e perballur greqishten me ndihmen e gjuheve evropiane "Ndoshta ne te ardhmen, kur te ezaurohet pyetesori i mistereve te Nolit, sidomos kur te deciklohet marshimi etnohedonist i klaneve te ketij brezi, shqiptaret do te pyesin me shume per Kristoforidhin, ndoshta duke e filluar me pyetjen, "perse klanet shqiptare te pasdiktatures nuk u terhoqen mbas pikave kulturore te vepres shqiptaro-greke te Kristoforidhit e te Nolit, por bene filologji mbi corapet e ketij te fundit, edhe pse nuk munden te gjenin saktesisht ngjyren dhe endjen e tyre?").

    * * *

    Botimet e Kristoforidhit e te Nolit, kryesisht, bene qe viti 1923, atehere kur u krijua kryesia e pare peshkopale e ortodoksise shqiptare, te ishte nje mot kaq i volitshem per shqiptaret ortodokse. Qe nga ky vit e deri ne vitin 1936, kisha ortodokse shqiptare beri kthese ne tradite dhe krijoi tipare vendore, gje qe per atehere ishte permbysja e nje mendesie, domethene permbushja e nje premtimi dyqindvjecar, ne qofte se llogarisim edhe perkthimet e para ortodokse, si fillese e kategorizimit te ortodokseve ne boten shqipfolese.

    * * *

    Sinodi i trete i KOASh-it, ngritur ne vitin 1937, i cili ishte e para kryesi kishtare qe u njoh nga patrikana, beri orvajte per nje rivleresim te greqishtes e te shqiptareve nepermjet peshkopeve Evllogji Kurilla e Panteleimon Kotoko, qe te dy korcare. Keta u shuguruan peshkope pa qene me pare prifterinj; njeri ishte murg e tjetri fare laik. E madje qe te dy ne nje moshe te madhe per te mos qene prifterinj: i pari 47 vjec e i dyti 57! Kjo tregoi e deshmon se sa nxit kishte ortodoksia greke per shqiptaret atehere... Vetem duke miratuar keta dy emra, mbreti Zog mundi te siguronte pelqimin e patrikanes per leshimin e tomosit te autoqefalise. Atehere besohej, sidomos kur i sheh gjerat permes vizioneve te politikes, se autoqefalia ishte shqiptari e garantuar ne jete te jeteve.

    * * *

    Por a ishte me kishtare, ne krahasim me realitetin Noli & CO, sherbesa e dy peshkopeve te pranuar nga qeveria mbreterore? A ishin keta "te vene", apo u zgjodhen nga faktoret patriarkale sepse ishin pikerisht ata qe ishin? Ne vitin 1939, mbas pushtimit italian, Kurilles iu ndalua hyrja ne Shqiperi, me motivimin se nuk kishte shtetesi shqiptare. Pavaresisht nga vleresimet e tij krejt sentimentale mbi boten shqiptaro-greke, Kurilla nuk u debua nga shqiptaret por nga pushtuesit italiane, te cilet kishin nje projekt te qarte kishtar per ortodokset, ndersa peshkop Evllogji perbente nje rrezik me qendrimet e tij. Vite me vone, kur diktatura ia humbi shpresen per t'u kthyer ne fronin e tij, jo vetem atij por edhe vete peshkop Theofanit "Noli), peshkop Evllogji mburrej ne librat e tij per shume gjera, por sidomos per dy bema: gjate sherbeses se tij si hierark i KOASh-it ai nuk shkroi "asnjehere shqip" dhe nuk pranoi te behej "shtetas shqiptar". Madje akuzonte ne shkrimet e tij Pandeli Kotokon, per faktin se si hierark i Gjirokastres ai pati botuar atje nje "broshure ne gjuhen shqipe", te cilen Kurilla ia peshonte si mekatin e hershem te njeriut.

    Kotoko, nga ana e tij, ishte larguar nga Gjirokastra bashke me ushtrine greke, kur ajo la pa kthim Shqiperine, ne vitin 1941. Pavaresisht nga lidhja e tyre grindavece me njeri-tjetrin, te dy peshkopet filogreke binin dakord se problemi i grigjes se tyre duhet te shtrohej jo ne nivel ortodoks, por ne nivel politik, prandaj dhe ne epistolarin e tyre drejtuar organizmave greke e nderkombetare, te pakten nga c'eshte botuar, problemi ortodoks nuk adresohet. Edhe kur permendet, formulohet per te bere me te besueshme ceshtjen e Vorio Epirit, prandaj dhe problemi ortodoks lihet per t'u zgjidhur mbas atij vorioepirot, edhe pse kisha ortodokse shqiptare ishte ajo qe i beri te paharruarit peshkope, nga e mosqena. Sa per Vorio Epirin, i cili vuante "nen zgjedhen e turkoshqiptareve", e jo te komunisteve, te cilet besonin atehere ne nje Antihyjni Trikrenore "myslimane, ortodokse e katolike) me hipostaza te barabarta te tre kokeve, dy kryeprifterinjte e qane me vaj e vyerje gjer ne fund.

    Lipsanat e greqishtes

    Dy peshkopet iken, edhe pse nuk ishin te vetmit, por ata ne fund te fundit ishin shqiptare. Greqishten e gjeten dhe e lane ne Shqiperi. Ndersa e folmja iu nenshtrua per perkthim te zeperzeshem kanonit te ri, LRS-se, e shkruara periku nen varret e ushtareve greke, me frike se edhe qe andej mund te zhvarrosej, nese eshtrat kercisnin kunder diktatorit. Keshtu u imponua nje abetare shqipo-greke, qe u mesonte femijeve minoritare te shkronjezonin "Parti-Enver" ne greqishte. Me vone pastaj, ata duhej te mesonin permendesh Cajupin ne greqishte: "I Turqia tin Alvania/pire ojmé/Alvané, sikosu olorthos/Alvané!" "Perkthim i Pano Cukes). Ata greke qe kerkonin dicka te tyre ne Shqiperi, ku duhej te perqendroheshin per meditimet "mekatare", pervecse tek varrezat e ushtareve greke?

    Por gjithe kjo as qe flitej se kishte lidhje me greqishten e sfondit te kishes. Kaq afer, edhe prapeseprape trajtoheshin si dy gjuhe te pavarura nga njera-tjetra, pervec varesise se detyruar qe mbante secila me shqipen. Mbas viteve 40 e deri ne vitet 60, kur ortodoksia shqiptare iu dorezua e tera komunizmit, ose hijes a pasojave te diktatures, ne Shqiperi ishte rrenjosur nje tradite vendase per ortodokset, pavaresisht se librat kishtare nuk ishin perkthyer plotesisht. Keto vite perndjekjeje, shqipja e librave kumbonte lirshem ne kishe, pa shtirjet e dhjetevjecareve te pare, ku lipsej improvizim, per te sfiduar vetveten.

    * * *

    Greqishtja i perkiste tashme kujteses kulturore. Per disa ortodokse trajtohej si relike, per te tjere si emocion, e per ca te tjere e kote, por e pamohuar nga askush, edhe pse librat kishtare nuk sillnin asnje pasthirrme liturgjike ne greqishte, gje qe vete kisha e Romes, Kisha Katolike, ruan ende sot, si tregues i shekujve te pare, kur atje meshohej greqishtja ne kishe "Njesoj kjo dhe ne kishat orientale ortodokse, si ajo kopte per shembull, e ne disa kisha lindore ortodokse, si tek kisha ruse, ku ende sot ekzistojne sentenca te tera greqisht). Kur te krishteret e traditave te tjera pyesin shqiptaret ortodokse per kete, se perse nuk kane asnje thirrme greqisht ne adhurim, besoj se asnje nga ne nuk eshte i afte te jape nje pergjigje bindese per ata. Pohuesit dhe mohuesit e greqishtes ne boten shqiptare, jane njesoj te emocionuar.

    * * *

    Perderisa perkthimet tona liturgjike jane kaq te reja, ato ruajne metodat e kohes se tyre, prandaj dhe mesha jone nuk ka nevoje per njelmesimet e greqishtes, sesa per ploterine e shqipes standarde, gjuha e shqiptarit te sotem ortodoks. Megjithe metodat kitsch te ortodoksise se pasdiktatures, trajtimi i greqishtes duhet rivleresuar, qofte dhe duke e rremuar, nga cdo pikepamje. Cdo gje e vyer qe perdoret pa dobi e pa mase, ne thelb e ne kohe nuk nderohet. Keshtu duhet trajtuar dhe gjuha greke, te cilen gjuhesia e sotme nuk pranon me si "Mbretereshe", sic na e thane rilindasit shqiptare, pavaresisht se nuk mund ta mohojme si te mbreteruar dikur ne disa treva shqiptare, prandaj dhe te cmuar. Sidoqofte, imponimi i saj ne boten shqiptare behet sot vetem nga pozitat e epersise kulturore; nje perdhune e gjymtyruar ne cektinen tone morale e materiale.

    Heshtja e ortodoksise shqiptare ne harten gjeopolitike te ortodoksise se perbotshme, ku renditen Maqedonia, Ukraina, ShBA, etj, nuk tregon se problemet tona jane zgjidhur, sesa provon dobesimin e nje institucioni qe e ka lene te ardhmen tone ne meshire e ne rastesi. Gjithsesi, gjendja e sotme nuk le hapesire per kryengritje, sepse ceshtjet qe mund te perfshihen ne platformat e reformave jane shtruar qyshkur, duke kurthuar keshtu ne favor te kishave autoqefale greqishtfolese, te cilat sot jane pese: Kostandinopoje, Aleksandri, Jeruzalem, Qipro e Athine. Kjo pentarki helene, nga e cila dy kisha perdorin greqishten plotesisht, ndersa tre te tjerat pjeserisht, sipas dialektikave perkatese, nuk shenohet e numeruar nga te zotet, pikerisht se rasti shqiptar eshte ne ecje e siper, me plane afatgjata per ta numeruar.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja dhe ky qe i ven kapakun fare. Janullatosi qenka engjell ne krahasim me Fot Cicin. Te keqen e kemi nga brenda ne e jo nga jashte po hec thuj, terhiq e mos e keput, sic thote dhe "patrioti" Fot Cici qe un shoh nje lidhje shume te madhe me gjendjen e nje Greku ne kishe, madje jo vetem kaq por dhe me tonalitetin e virilitetin e At. Cicit:

    "Heshtja e ortodoksise shqiptare ne harten gjeopolitike te ortodoksise se perbotshme, ku renditen Maqedonia, Ukraina, ShBA, etj, nuk tregon se problemet tona jane zgjidhur, sesa provon dobesimin e nje institucioni qe e ka lene te ardhmen tone ne meshire e ne rastesi. Gjithsesi, gjendja e sotme nuk le hapesire per kryengritje, sepse ceshtjet qe mund te perfshihen ne platformat e reformave jane shtruar qyshkur, duke kurthuar keshtu ne favor te kishave autoqefale greqishtfolese"

    Duket qe i "paska humbur shpresat" i ziu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 30-01-2005 më 21:47
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •