Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te shpallet amnistia fiskale?

Votues
12. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Jo, sepse kjo do te ligjeronte informalitetin

    6 50.00%
  • Po, sepse do te clironte kapitale te medha

    6 50.00%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11

    Tiranė: Qeveria dhe biznesi bien dakord per "Amnistine Fiskale"

    Qeveria dhe komuniteti i biznesit kane rene dakord per te ndermarre nje nisme ligjore, e cila do te kete ne baze te saj amnistine fiskale. Per kete qellim jane mbledhur dje ne nje tryeze te rrumbullaket, perfaqesues te komunitetit te biznesit, Ministrise se Financave, akademike dhe deputete te Komisionit te Ekonomise. Perfaqesuesit e Dhomes se Tregtise kane qartesuar se amnistia e plote fiskale do t'i jepte nje frymemarrje te re ekonomise shqiptare, duke zbutur faktoret e ndikimit te krizes globale, por kjo amnisti te jete e plote e cila presupozon shume legalizime asetesh, amnisti per detyrime qe kane te bejne me borxhin tatimor apo doganor te paqarte, apo shuarjen e detyrimeve tatimore per pasurine e vene ne vite, ne kohen kur kuadri ligjor dhe administrativ tatimor nuk ishte as i plote dhe as i konsoliduar. "Sot jemi perballe nje situate te re dhe per kete duhet njohje reale nga aktoret politikeberes, legjislativ dhe ekzekutiv te shtetit", u shpreh kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka. Ai shtoi se, "bizneset tona jane ne veshtiresi financiare, ndaj kerkohet njohja e kesaj situate si dhe nje studim i hollesishem i mundesive per nje qendrim te ri politik ne raport me ta". Nisma per amnistine fiskale u mbeshtet nga te gjithe te pranishmit ne kete takim ku ishin te pranishem edhe perfaqesues te botes akademike si Dhori Kule, Ardian Civici, Sherif Bundo, Artan Hoxha etj. Grupet e interesit jane shprehur se duhet maturi ne hartimin e nje amnistie te plote, te bere nje here dhe me te gjithe parashikimet e pas aplikimit te saj. Pasi perfaqesuesit e Ministrise se Financave u njohen me gjeresisht mbi pretendimin e biznesit per ndermarrjen e nje hapi te tille, qe per here te pare kerkohet ne menyre te plote nga vete biznesi, u shprehen te hapur dhe te gatshem per bashkerendim dhe bashkepunim ne hartimin e draftit ligjor per amnistine fiskale dhe legalizimin e aseteve. Nga ana e saj, drejtuesit e Dhomes se Tregtise po hartojne me kujdes dhe gjitheperfshirje grupin e punes, ku ne perberje te tij do te jete bota akademike me specialistet me te mire te fushes se ekonomise dhe jurisprudences, me perfaqesues te shoqatave te ndryshme te biznesit si dhe biznese dhe aktore te tjere qe jane te interesuar per amnisti te plote fiskale dhe legalizim asetesh. KOHA JONE

  2. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046



    Nuk kisha ndonje dyshim qe do te shpallej "Amnistia Fiskale" ne Shqiperi. Pas Amnistise Fiskale ne gadishullin e Apenineve "Made in Berlusconi & Tremonti", 5% takse per shtetin, te njejten gje kerkon edhe Komuniteti i biznesit ne Shqiperi. "Zedhenesi" per momentin qenka Nikolin Jaka, ish-burgaxhi per korrupsion tender rrugesh. Kafsheri e kaluar kafsherise.

    Jam kurioz ēfare mendon "Opozita" per aminstine e mundshme. Jam 100% i sigurte se nqs PS do te ishte ne Kuvend ky ligj do te kalonte me 100% te votave ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #13
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Opozita osht e pafajcme. Ajo do e votote ligjin per t`miren e katunarise. Po ku merr vesh ky pis milet.
    -

  4. #14
    Berisha: Bėni ligjin pėr amnistinė fiskale, pėrjashtoni paratė e drogės

    TIRANĖ- Kreu i ekzekutivit deklaroi nė mbledhjen e sotme tė qeversiė se “kryefjala e kėsaj mbledhje do tė ishte amnistia fiskale”. Duke kėrkuar miratimin e njė ligji tė gjėrė pėr amnistinė fiskale, Berisha deklaroi se prej tij duhen pėrjashtuar paratė e drogės, duke i kėrkuar ministrisė sė Financave qė "Gjatė hartimit tė draftit pėr amnistinė fiskale, tė bėjė tė mundur parandalimin e amnisitisė pėr paratė e vendosura me trafiqe dhe drogė".

    Berisha kėrkoi sot edhe votat e opozitės pė miratimin e kėtij ligji, pasi sic tha ai, miratimi i ligjit pėr amnistinė fiskale kėrkon 3/5 nė parlament pėr tu shpallur.

    “Ftoj opozitėn tė shqyrtojė projektin e qeverisė, tė amendojė kėtė projekt. Duke ditur qėllimet konstatente tė opozitės qeveria do tė pėrgatis dy variante atė tė amnistisė dhe tė faljes tė taksave tė prapambetura tė bizneseve",- shtoi kryeministri.

    Sipas kreut tė qeverisė amnistia do tė prekė tė gjitha bizneset me pėrjashtim tė atyre tė pushtetarėve. “Nga amnistia fiskale do pėrjashtohen tė gjitha bizneset tė lidhura me pushtetarėt dhe me ish-pushtetarėt”,- deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha kėrkoi mė tej qė amnistia fiskake tė ketė pėrparėsi biznesin e vogėl duke e konsideruar atė, "gjeneratorin mė tė rėndėsishėm nė ekonomi".

    Gajtė kėsaj mbledhje Berisha i kėrkoi ministrit tė Financave, pėrgatitjen e dy drafteve pėr amnistinė fiskale, njė qė parashikon faljen e detyrimeve, gjobave e detyrimeve tė prapambetura, si dhe njė draft qė parashikon amnisti. “Falja fiskale duhet tė hartohet nė mėnyrė qė tė mund tė operohet nė kuadrin ligjor. Kuadri ligjor lejon falje tė plotė e totale pėr biznesin",- theksoi kryeministri

    (m.a/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    "informaliteti" eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur ndonje here ekonomise shqiptare.

  6. #16
    Aminisitia fiskale po kerkohet pikerisht tani para zgjedhjeve lokale, sepse sigurisht duhen financime te fushates dhe kush me mire se pastrimi i parave mund ta beje kete!
    Nese ky ligj do te votohet edhe nga opozita, gje qe ma merr mendja se po, duke qene se te dy paleve iu intereson tani ne prag fushate, do ishte turpi me i madh per kete vend, sepse te bashkohen votat nga te dy krahet, ku opozita nuk miraton ligje shume te rendesishme, ku do te vecoja nder te tjera ligjin per Gjykaten Administrative, dhe te votoje pro me maxhorancen per pastrim parash eshte KULMI!
    Po faji eshte i yni, qe i zgjedhim akoma keta "perfaqesuesit e popullit"!

  7. #17
    Amnistia fiskale, me ritme tė ulėta, bankat legalizojnė 4 milionė USD

    2011-10-15

    Ard Kola


    Situata

    Zv/ministri Rushaj: Nuk ka shtyrje tė afatit

    Biznesi vijon ta shikojė amnistinė fiskale me skepticizėm, ndėrsa individėt duken mė tė shkathėt nė pėrfitimin e faljes sė shumė taksave dhe tarifave. Tė dhėnat e fundit, tė prezantuara dje nga zėvendėsministri i Financave, Alfred Rushaj, bėjnė tė ditur se amnistia fiskale ka mundur tė falė rreth 14 miliardė lekė, ose mė pak se 1/4, kur kanė mbetur mė pak se tre muaj nga mbyllja e procesit. Rushaj i ka kthyer pėrgjigje edhe biznesit sa i takon mundėsisė sė shtyrjes sė afateve. “Nuk shikojmė asnjė motiv pėr tė shtuar afatin. Biznesi ka kohė deri mė 31 dhjetor ta vėrė nė zbatim projektin”, tha Rushaj.

    Individėt

    Ndryshe nga sa pritej, individėt kanė gjeneruar tė mira monetare nga falja e ligjit. Nė banka raportohen rreth 400 milionė lekė (gati 4 milionė USD) tė ardhura tė legalizuara dhe tė depozitua kundrejt komisionit tė mbajtur nga shteti prej 3 pėrqindėsh. Ecuri e kėnaqshme paraqitet edhe te zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme (hipoteka). Tė ndarė nė kategori, pasuria e paluajtshme e rivlerėsuar e bizneseve ėshtė nė shumėn e 14 milionė lekėve, nga tė cilat bizneset kanė paguar vetėm 3 pėr qind tė kėsaj shume, rreth 418 mijė lekė. “Kanė bėrė rivlerėsim pasurie mbi 4 mijė individė. Shuma totale e pasurisė sė rivlerėsuar ėshtė 30 miliardė lekė, pėr tė cilat individėt kanė paguar vetėm 300 milionė lekė, ndėrsa 2.7 miliardė lekė u janė falur”, u shpreh zėvendėsministri, duke pėrllogaritur njė falje prej rreth 35 miliardė lekėsh te pjesa e legalizimeve.
    Tatimet

    Nė total, nga ana e komisioneve tė faljes, janė falur 44,734 raste nė vlerėn 3.6 miliardė lekė, ku nga ana e biznesit ėshtė paguar shuma prej 35,3 milionė lekėsh pėr 448 raste. Tė ndarė sipas kategorive, shihet qartė se falja mė e madhe i takon detyrimeve tė vitit 2008, pasi u amnistuan pa asnjė kusht. Pėr kėtė periudhė, tatimet kanė falur shuma prej 2.5 miliardė lekėsh, pėr 4,870 raste, qė i takonin biznesit tė madh. Sakaq, biznesit tė vogėl i ėshtė falur shuma 387 milionė lekė, pėr 14,860 raste, kurse individėve u janė falur 214,7 milionė lekė, pėr 5,317 raste. Pėr vitin 2009, ku falja realizohej nė rast se biznesi paguante 30% tė detyrimit, pėrfituan 2,013 raste nė vlerėn 70.8 milionė lekė dhe ėshtė bėrė pagesa e tatimit pėr 39 raste nė vlerėn 812 mijė lekė. Pėr 2010-n, ku duhej paguar 50% e detyrimit, si kusht pėr t’u falur, shifrat paraqiten edhe mė tė vogla. Kėshtu, pėr kėtė periudhė janė falur 3,446 raste nė vlerėn 87.8 milionė lekė, ndėrsa tatimi ėshtė paguar nė 149 raste nė vlerėn 15 milionė lekė.

    shqip

  8. #18
    Biznesi po ben nje gabim shume te madh, sepse shpejt do te vije dita kur ata do te ekrkojne te legalizojne parate e tyre te zeza, por nuk do ta gjejne me kete mundesi edhe per shume e shume vite.

    Sa me shume hapa qe ben Shqiperia drejt BE-se aq me shume ngushtohet dhe shtrengohet laku i parase dhe prones se zeze.

    Me mire nje pagese takse sot se sa nje skenar i paparashikuar neser!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •