--------------------------------------------------------------------------------
Kristaq Rama mbeti monument
Kristaqi iku pėr tė mbetur i pavdekshėm. Ai shkoi shumė herėt, por do tė rrojė gjatė. Ai ka mbetur nė gur, nė bronx, nė themele tė palėkundura. Kristaq Rama do tė mbetet si njė ndėr skulptorėt mė tė shquar monumentalistė. Ai nė fakt vetė ishte monument.
Atė ditė, pranė tij kokėulur, pashė buzėqeshjen qė i kishte ngrirė. Kristaqi shkoi duke sfiduar ligėsinė. Ai u kėput aty ku lindi heronjtė e tij madhėshtorė. Kristaqi ra mes Shotės, Azemit, Avniut, Sulejman Vokshit, Aleksandėr Mojsiut>, Mujo Ulqinakut, Ndrec Ndue Gjokės, Kristoforidhit, Batos. Kristaqi u kėput e ra nė prehėrin e hyjneshave tė krijuara nga dora e tij e madhe, qė kur ta zgjaste e kuptoje se sa i vogėl je.
Te Kristaqi jemi tė gjithė nga pak, mė shumė i takon Netės. Shpesh herė i drejtohesha si njė amazone qė mban gjashtė metra burra (kisha parasysh Kristaqin me dy djemtė e tij). Kristaqin e kanė babė Edi dhe Olsi, nuset, nipėrit dhe mbesat qė janė dhe do tė vijnė, atė e kanė gjakun e tyre. Por Kristaqin e kemi tė gjithė ne shokėt dhe miqtė e tij tė afėrt tė punės, krijimtarisė, tė jetės me gėzime, halle dhe derte, tė hidhėrimeve tė stisura qė i madhi Kristaq I kapėrcente me punė, nė studion e tij. Por mbi tė gjithė Kristaqin e ka populli e ka kombi me veri Kosovėn dhe jug Ēamerinė, me shpirt nė Preshevė, Tetovė, Gostivar, Kėrēovė etj, kudo ku ka shqiptarė. Shote Galicėn nė Kukės e vendosi me shikim nga Kosova e robėruar. "Kushtrimtarin" e varrezave tė dėshmorėve nė Bajram Curri e ngriti madhėshtor duke piskatur pėr liri, nė Mat gjendet Baba Faja Martaneshi, nė Mirditė ngriti Ndrecėn, nė Durrės Mujon, nė Korēė bijtė e saj, nė Vlorė Avniun, nė Elbasan si bashkėautor Kristoforidhin. Vepra pa mbarim nė Muzeun Historik Kombėtar, nė Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė, nė sheshe dhe mjedise nė tė katėr anėt e atdheut. Por "Nėnė Shqipėri" nė Tiranė, nė varrezat e kombit, "Monumenti i Pavarėsiė" nė Vlorė, "Pėrkujtimore e 1920-tės", etj. Vepra tė realizuara nė bashkėautorėsi do tė mbeten "faltore" tė kombit shqiptar.
Te Kristaqi, sigurisht edhe bashkėautorėt e tij, kemi tė gjithė nga pak. Kemi se, nė tė gjithė veprėn e tij ai ngjizi nė skulpturė shpirtin e popullit tė tij, e ngriti si piketa tė ndėrgjegjes sė tij kombėtare nė tė gjithė tokėn mėmė, la vepra qė na bėn ta kujtojmė pėrgjithmonė.
Eshtė e ēuditshme! Ngriti me tonelata baltė edhe bėri njeri, modeloi nė gur e dru, gdhėndi frymė dhe shpirt njeriu. Ra nga skelat dhe u ngrit prapė dhe udhėtoi nėpėr atdhe pėr tė lėnė shenjat, preku siluetė tė brishta tė rupit tė mermertė, skaliti simbole tė shpirtit tė trazuar dhe njė ditė Ö.. u kėput! Ra njė kollos qė pėr kėdo ishte e pabesueshme, ra skulptori i madh pa e kuptuar dhe ndjerė askush se mund tė binte.
Kristaq Rama aq sa i madh ishte si skulptor, po i tillė qe si njeri. Fisnik dhe human, burrė kuvendi, i urtė dhe i menēur. Ai kishte kulturė se studjoi dhe e thelloi vetėÖ.. Do ta kujtojmė gjithmonė "bablokun" tonė. Ngjiste shkallėt e tepėrta pėr nė apartamentin modest dhe ndjente lumturinė nė familjen e tij, duke pėrkėdhelur mbesėn qė kur e merrte nė supe dukej si lule mali. Hapte dyert e studios qė kėrcisnin nga lodhja, pasi kapėrcente pellgun me ujė dhe humbiste nė punė. "Zgjohej" kur e thėrriste Muntazi apo i vėrshėllente Thomai pėr kafe. Merrte pensionin e zakonshėm, pas njė pensionimi tė dhunshėm, por kėnaqej qė njerėzit e respektonin atė dhe veprėn e tij, pėruleshin pėrpara skulpturės Rama. Ē'na shėmtove o "bablok"! Por Kristaq Rama, bashkė me Vilsonin, Danishin, Saliun, Shabanin, Guri Madhin, Ksenofonin, Muntazin, ndikuan shumė nė zhvillimin mė tej tė artit tonė kombėtar. Ata ishin njė hallkė e rėndėsishme e pararendėsve tė tyre qė krijuan shkollėn e lartė tė arteve figurative, seleksionuan talente dhe riklasifikuan arritje tė pikturės dhe skulpturės, sollėn njė frymė tė re dhe aq sa u mundėn dhe dinin, ngritėn shkollėn dhe nė pėrgjithėsi artin nė njė stad tė ri zhvillimi megjithė privacionet dhe telashet e kohės.
Kristaq Rama me veprėn e tij krijoi vetė shkollė, njė koleksion veprash qė kanė vlerėn e njė Akademie qė meriton tė quhet "Kristaq Rama" pasi ajo ka vlerat e traditave mė tė shquara si dhe vizionet e reja tė kohės. Siluetet elegante dhe pėrkujdesja e sensit tė bukur tė Kristaqit, kur bashkohej me vrullin e kompozimin dinamik tė Muntazit, plastikėn e modeluar tė Shabanit, vepra e tyre monumentale bėhej e bukur dhe madhėshtore. Kristaq Rama i kishte shokėt tė rrallė. Miqtė e tjerė ishin nga tė gjithė moshat, punėrat, tė artit, tė sportit, tė lagjes, qytetit, tė Durrėsit, Shkodrės, Prishtinės etj., tė Shqipėrisė.
Kristaqin e deshėn se ishte pėr t'u dashur. Lum ai qė la kėtė emėr!
Kujtim Buza
Krijoni Kontakt