Shkeputur nga permbledhja "Gjuha e Zjarrte..." (2004)
Prangosja e Fjalės
I shkunda fjalėt e figurat i raskapita,
absurden dhe logjikėn i vura pėrballė.
Dhe prap' nga ky mendim asgjė s'arrita
lėmin e jetės ia shiva si kali gėrdallė.
Asgjė s'fitova
Dhe pse u rropata aq gjatė.
Gėrmat qe tregtova, e zanoret ē'i qepa me fije tė artė,
dhe pse i lėmova
t'iu heq ndryshkun,
t'iu pastroj bykun,
askush s'm'i bleu.
Sigurisht Orfeu
u mėrzit pėr ē'ka kėndova.
Po ē't'i bėj vetes qė nuk u ngjiza mėshteknė,
po valanidh mbi shkėmb qė e rreh dallga,
E gjak i pikon plaga…
Qė kur mė lindėn jeta ma vu emrin - Brengė.
E blerimin ma kyēi nė pranga.
Pano Taēi
Krijoni Kontakt