Kujtese kohesh qe s'kane ardhur,
Nje nate ne nje kopsht aq te bukur,
Sa do duhej nje ligj qe i penduari
Te mos qendroje me shume se nje sekonde i varur:
I preferuari i te penduarve,
Juda,
Var veten ne nje peme te thare ne nje shkretetire
Jo shume larg prej ketej,
Dhe pendesa eshte e rende,
Shpreson se dega nga pesha do thyhet,
E degen e thare t'a terheqi me mire me litar neper diell deri sa te piqet,
Me buzet e thara per pak uje e me gjuhen ngjitur ne qiellez pergjithmone,
Deri sa nga nje shkemb te bjere duke ndjekur degen e thare,
Me barkun e care.
Netet e veres jane te ngrohta ne kete kopsht te penduar ne lindje te eufratit,
Hena eshte e vetmja deshmimtare e peshperimave te komploteve
Dhe e vetvrasjeve te dashnoreve me zorre te varur,
Dashnoreve te mbretereshes,
E vetmja pergjuese e peshperimave sekrete te gjetheve te perkedhelura nga flladet e eres,
Trendafilat e kuq duken te zinj nen driten e saj,
Limonat te bardhe,
Galeria me pikturat e henes ndodhet ne lagjet e pasura te qyteteve,
Varur ne nje dege peme te kopshtit, nje kafaz dhe bilbili shoqeron
Psheretimen gjetheve.
Me juden ne bark,
Fshehur pas feshferimes,
Pergjoj henen,
Shshshsh!
Nje nate ne nje kopsht aq te bukur
Sa do duhej nje ligj...
Ne qender te terraces qe quhet terraca e tigrit blu,
Mbeshtetur ne nje shtambe balte te larte sa nje njeri,
Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
Me gjoksin si limona te bardhe,
Me vjedh vemendjen,
Ndjen syte e mi te zbehte mbi ty.
Shshshshsh!
Krijoni Kontakt