Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    "Green Card" se shpejti edhe ne Europe

    Drejt Evropės, tani me “Green Card”

    Plakja e Evropės, alarmi nė Bruksel: Si do t’i afrojmė tė huajt


    Evropa duket se i ka kthyer sytė nga kontinenti fqinjė. Evropianėve u ėshtė dukur “njė gjetje” e dobishme stili pragmatist amerikano-verior i kontrollit dhe menaxhimit tė emigracionit ekonomik dhe nuk kanė hezituar tė fillojnė ta kopjojnė.

    Duket se viti 2005 ka vėnė nė axhendėn e ekzekutivit tė Brukselit shqyrtimin e praktikės “Green Card” qė aplikohet sot masivisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ajo do tė jetė njė nga opsionet mė kryesore qė evropianėt do tė shqyrtojnė nė fundin e kėtij viti. Qėllimi ėshtė jo vetėm mbajtja nėn kontroll e fluksit tė emigrantėve ekonomikė qė i afrohen me shumicė ēdo ditė dyerve tė Evropės, por edhe kurimi i njė prej plagėve mė serioze tė shoqėrisė moderne evropiane, plakja e popullsisė sė saj.

    Projekti
    Nė funksion tė kėsaj ideje, Komisioni Evropian ka hedhur pėr diskutim tė gjerė publik njė kartė mbi rregullat “mė tė pėrshtatshme” komunitare pėr mėnyrėn se ē’duhet bėrė me ekstrakomunitarėt qė nė kėmbim tė krahut tė tyre tė punės dėshirojnė tė fitojnė bukėn e gojės nė hapėsirėn evropiane. Qėllimi i kėtij debati tepėr sensibėl pėr vendet komunitare, ėshtė qė nė fund tė kėtij viti, Komisioni Evropian tė pėrgatisė njė plan veprimi qė do tė trajtojė nė detaje ēėshtjen e kontrollit dhe tė mirėmenaxhimit tė emigracionit ekonomik. Franko Frattini, komisioneri evropian i ēėshtjeve tė drejtėsisė, u tha gazetarėve se, “Komisioni Evropian pėrpara se tė parashtrojė propozimin e tij, dėshiron t’i drejtohet fillimisht tė gjithė aktorėve qė preken nga ky fenomen”. Mė tej, ai ka shtuar se “vetėm nėpėrmjet tė qėnit sa mė tė hapur pėr thithjen e sa mė shumė mendimeve, Brukseli do tė arrijė tė inkurajojė njė qėndrim pozitiv nė drejtim tė emigrantėve ekonomikė. Kjo, pa dyshim, do tė jetė shumė mė e mirė nė raport me imazhin e deritanishėm tė tyre, si njė kėrcėnim ndaj qytetarėve evropianė”. Njė ēėshtje e tillė ėshtė tepėr e ndjeshme dhe e mprehtė pėr tė gjithė protagonistėt socialė duke pėrfshirė jo vetėm sindikatat dhe shoqatat e biznesit, por mbi tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. Por, edhe pėr kėtė temė qėndrimet janė tė ndryshme mes anėtarėve tė klubit evropian.

    Qėndrimet
    Disa shtete-anėtare, si pėr shembull Gjermania, kėmbėngulin nė tė drejtėn e brendshme tė ēdo vendi pėr tė vendosur vetė mbi numrin e emigrantėve qė do t’u duhen. “Karta nuk lė shteg pėr njė numėr tė pakufizuar emigrantėsh ekonomikė apo ēfarėdo qofshin ata”, vijon mė tej ish- ministri i Jashtėm i Italisė, Frattini, duke shtuar se, “qėllimi ėshtė qė Evropa tė ndėrtojė njė sistem procedurial qoftė dhe minimal, por qė do tė jetė mė transparent se sa procedurat qė pėrdoren aktualisht brenda BE-sė”.
    Gjithsesi, komisioni ėshtė i mendimit se Bashkimi Evropian i nevojitet njė plan i pėrbashkėt nė qoftė se do tė dojė tė pėrmbushė me sukses strategjinė e Lisbonės, me qėllimin final krijimin e ekonomisė mė dinamike nė botė nė 2010, si dhe tė zgjidhė problematikėn e shkaktuar nga plakja e popullsisė sė saj. “Emigracioni nė vetvete nuk ėshtė zgjdhja e ndryshimeve demografike”, shprehet komisioneri i ēėshtjeve sociale, Vladimir Spidla. Por, ai paralajmėron se nėse niveli i emigracionit mbetet nė kufijtė e sotėm, Bashkimi Evropian, midis viteve 2010 dhe 2030, do tė pėrballet me njė mungesė tė krahut aktiv tė punės nė njė numėr prej rreth 20 milionė tė punėsuarish.



    Shtetet e preferuara tė emigrantėve
    Franca dhe Anglia, nė krye tė kėrkesave pėr azil

    Shtetet evropiane janė bėrė destinacioni mė i kėrkuar i emigracionit botėror. Gjatė vitit 2004, 75 pėr qind e totalit tė kėrkesave pėr azil tė regjistruara nė 36 vendet mė tė industrializuara nė botė, i pėrkasin vendeve tė Bashkimit Evropian. Nė gjashtėmujorin e parė tė 2004-ės, janė regjistruar gjithsej 147,340 kėrkesa nė tė 25 vendet e BE-sė, njė rėnie kjo prej 18 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2003. Mesatarja mujore e azilkėrkuesve nė kėto vende gjatė 2004-ės kap shifrėn 24,560, mė e ulėta qė prej 1997. Franca ėshtė nė krye tė toplistės pėr numrin e kėrkesave tė regjistruara pėr dhėnie azili, vend qė e mban qysh prej vitit 2003. Kėrkesat pėr aplikim nė kėtė vend kanė pėsuar njė rritje me 15 pėr qind pėr vitin 2004. Britania e Madhe zė vendin e dytė pas Francės. Referuar statistikave tė UNHCR, ajo (B.M.) ka zėvendėsuar Shtetet e Bashkuara tė Amrikės tė cilat janė tė pozicionuara nė vend tė tretė me njė rėnie prej 6 pėr qind, nė krahasim me tremujorin e tretė tė 2004-ės. Gjermania renditet e katėrta e ndjekur nga Austria, Suedia, Belgjika e Qipro. Rritjen mė tė dukshme tė numrit tė azilkėrkuesve e kanė pėsuar vendet e sapoanėtarėsuara tė BE-sė. Qiproja, ky ishull i vogėl, ka pėsuar njė kėrcim interesant nga vendi i 22-tė nė renditjen e 2003-it (me 510 kėrkesa) nė vendin e dhjetė nė 2004-ėn (me 2840 kėrkesa). Ajo pasohet nga Sllovakia me 3839 kėrkesa dhe Polonia me 1770 tė tilla. Pėrjashtim ka bėrė Republika Ēeke, qė ka shėnuar njė rėnie 37 pėr qind nė totalin e kėrkesave pėr vitin qė shkoi.



    Pasaportat
    Emigrantėt nė BE, zanatēinjtė mbizotėrues

    Rusėt, shumica e tė cilėve mendohet tė jenė ēeēenė, pėrbėjnė grupin e parė tė madh qė tenton tė kalojė nė vendet e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave evropiane, ata edhe pėr vitin 2004 kanė ruajtur kreun e klasifikimit pėr numrin mė tė madh tė emigrantėve nė gjashtėmujorin e parė tė 2004-ės. Ndėrkohė, serbėt dhe malazezėt zenė vendin e dytė tė ndjekur nga kinezėt, turqit dhe indianėt. Mė pas, renditen afganėt dhe irakianėt, numri i tė cilėve, nė krahasim me vitet e kaluara, ka filluar tė bjerė. Nė mesin e listės, renditen edhe qytetarėt shqiptarė tė cilėt nuk heqin dorė nga ėndrra pėr tė zbarkuar nė disa prej shteteve tė fuqishme tė Evropės, kryesisht nė Itali, Gjermani e Angli. Ballkanasit qė e njohin mė pak azilkėrkimin mbeten maqedonasit. Ushtria e azilkėrkuesve udhėhiqet nga njerėzit e profesioneve si mekanikė, elektricistė zanatēinj e mė pak nga intelektualė, mjekė e profesorė.

    Laura Xhaxhiu - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126

    Kartat E Indetitetit Per Ne Europe

    DO WE NEED PASSPORTS ?? DON“T THINK SO .... !!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    FC Bayern Munchen

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126
    NEW ID CARDS WITH CHIP
    Kartat e reja me CHIP.


    INCLUDE ALL DETAILS
    Duke perfshier te gjitha te dhenat.
    FC Bayern Munchen

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Sa Lek kushtojne, Ylli ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126

    Kjo Eshte Per Vitin 2009 Bohet Fjal !!

    JANE PER TE ARDHMEN NUK KAN HYR AKOMA NE FUQI VETEM NE SPANJ EDHE BELGJIK!

    SHTETET E BASHKIMIT EUROPEAN PRESIN QE TI FUSIN TE GJITH NE FUQI DIREKTE ME CHIP.

    EDHE NUK SHITEN


    GJITH TE MIRAT
    FC Bayern Munchen

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126
    PAMJA DY ANESHE DO TE DUKET KESHTU
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    FC Bayern Munchen

  7. #7
    Kam pershtypjen qe Anglia nuk do perfshihet ne kete marveshje , ose nuk do te kene te drejte pune !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e YLLI MUCA
    Anėtarėsuar
    13-08-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    126

    Anglia ??


    Per Anglin Kartat e indetitetit (ID) ka kushtuar £ 3 Billion

    Thats the only reason but one day they will too!! MAYBE ..
    FC Bayern Munchen

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Ballisti_Tetove
    Sa Lek kushtojne, Ylli ?
    Ka shume mundesi qe edhe ne Maqedoni te jene te tilla kartat e reja te identifikimit. Si pasaportat e reja qe jane bere biometrike.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrime tė ndryshme pėr studentėt Shqiptarė:
    Nga forever nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •