Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (vijim)
    * * *
    Sot gegnishten e dėnon diktati dhe mendėsia barbare e atyne qė vetėm me dhunė kanė mujtė me e fundos. E pra dhuna nuk āsht shenj i nji intelekti tė zhvilluem e ndjesish tė pastra qytetare!
    Sot aty-kėtu shihen edhe tentativa tė dėshtueme me kthye nė standard shprehje e frazeologjķ gege e deri edhe vargje tė ndonji poeti si Fishta, por kėto janė patologjina kalimtare qė bājnė me qeshė edhe pulat e Gegnķs e tė Tosknķs.
    Duhet thanė se «Hylli i Dritės» (nova series) i rilindun pėr pak kohė falė pėrkushtimit tė At Zef Pllumit, edhe pse revistė tradicionalisht gege mirėpriti artikuj e shkrime tosknisht. Tė njejten vijė po mundohen me ndjekė sot «Bota Shqiptare» nė Romė, «Java» nė Prishtinė, «Milosaoja» dhe «Arsi» nė Tiranė etj.
    Kur e pyeta «dreqtorin» e nji gazete tė mirėnjohtun shqiptare pse nuk pranonte shkrime gegnisht, m’u pėrgjegj se ai vetė s’merrte vesht kurrgja n’at punė, por kėshtu kishin vendos redaktorat e tij, tė cilėt ishin shkollue ndėr mejtepet e Partisė.
    M’erdhi me i thanė: - Ti mor zotnķ, n’mos dijsh me vozitė pse mban sule, pse s’ka ēka tė duhet. Por ai, menjiherė mė sqaroi se po tė binte ndryshe lodra kishte me kcye ndryshe edhe ai vetė.
    Qe pra, na dolėn prapė redaktorat, kėto qenje tė shpėrlame qė deri dje ishin rrėcokėt(1) e atij tiranosaurit qė i thojshin «Partia e Punės», kurse sot, si kontorsionista (nji rod pehlivanit) mundohen me na dhanė me pi ujin e budallės.
    Mjerė na atėherė, kur ulen malet e ēohen sukat, pse me mend kena mbetė aty ku kena qenė para 14 vjetėsh.
    Dikur Fan Noli botonte «dekllaratat» e veta tosknisht te gazeta «Ora e Maleve» e Shuk Gurakuqit, kurse Millosh Gjergj Nikolla botonte gegnisht te “Bota e re” e te “Illyria”. Kah ana tjetėr Mehdi Frashėri, Gabriel Meksi, Eqrem Ēabej, Spiro Konda e tė tjerė botojshin tosknisht te “Hylli i Dritės”, ndėrsa tanė vendi pėrdorte regjistra tė administratės e formularė zyrtarė tė shtypun nė gegnishten e Elbasanit. Edhe vetė E. Hoxha desht me na nderue tue shtyp veprėn e tij tė parė (botimi i parė) gegnisht, por kur e pau se s’pat fort lexuesa e ndrroj «drugo kajde» per ato 100 veprat tjera qė pasuene.
    Kurse sot mendėsija shqiptare, mjerisht e sėmundė prej nji sindrome moniste 50-vjeēare tė eksportueme nė pleqninė e vet deri edhe n’atdheun e demokracisė, pretendon me ushtrue diktatin gjeo-linguistik: «o shkruani si themi neve o ndryshe s’ka!».
    Diktati āsht vorfnija mendore e shpirtnore qė don me u imponue si rregull jetet, e kjo vorfnķ āsht njikohėsisht nana dhe bija e marrisė, e cila si lija e keqe, po s’u kalue nė fėminķ rrezikon me e mbytė njeriun nė moshė tė pjekun.
    Sapo kena dalė prej nji epoke ku ky «aut-aut» ishte familjar, por mos tė harrojmė se letėrsija shqipe s’pati ndonji pėrfitim tė madh prej faktit qė Zef Zorba, Primo Shllaku, Zef Pllumi, Anton Ēefa, Andrea Skanjeti, Lec Shllaku, Nikoll Mazrreku, Sandėr Gera,Tefė Krroqi, Ernest Perdoda e disa dhjeta tė tjerė parapėlqyene mos me shkrue sesa me ju nėnshtrue diktatit tjetėrsues.
    Mbasandej diktatet bijnė me vete gjithmonė nji letėrsķ tė shkrueme nė mėnyren urdhnore, e cila dihet qė āsht e vorfėn nė forma – aq sa i mungon edhe veta e parė. Kurse ne na pėlqen nji letėrsķ e lirė e shkrueme nė gjuhėn e dashunisė dhe jo nė gjuhėn e pronarėve tė pėrkohshmeve tė vjetra e tė reja.
    Pėr mendėsinė e lbozun (tosk. me blozė) tė diktatit gjeo-linguistik kishim me i kėshillue tė sėmundve me pi bar dyndės(2) pse kishte me ja ēlirue rrėcokun prej shumė gjanash tė nditshme e gurathepash qė i mundojnė tash nji gjysmė shekulli.


    Fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 28-01-2005 mė 15:02

  2. #32
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Labeat e lexova shumicen e shkrimit te atij zoterise, pergjithesisht hedh disa problematika qe nuk mund te lihen pa u vezhguar por me thene te drejten nga nje gjuhetar prisja qe shkrimi te perqendrohej tek ana gjuhesore (per te cilen shkrimtari mund te jet me i afte) por gjuhetari kishte preferuar anen historike (si gjithe te tjeret te te njejtit stil). Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte se gjuhetari kishte marre mundimin te shkruaj ne dialektin geg me reth 80% te fjaleve te jen nga letrarja (te cilat fjale/fraza mund t'u "zevendesonin" nga dialekti geg). Dhe do doja me te vertet te shikonim nese kjo dukuri eshte pasoje e mosnjohjes se dialektit geg nga shkrimtari, pasoje e deshires se shkrimtarit thjesht te lej nje pershtypje duke perdorur percaret disa menyra shprehese gege apo pasoje e mosmundjes se plotesimit te ambjentit kuptimor te artikullit ne trajten gege nga ana e shkrimtarit, dhe e cdokujt tjetri me gjendjen ne te cilen gjendet ky dialekt sot?

    Megjithate dicka duket e sigurte, fenomene si rasti me shkrimin e mesiperm (ku nje perzierje shfaqet si "gegerisht") por edhe i shume autoreve te tjere do kishin si rezultat qe nese te hidhej poshte gjuha standarte qe kemi tani atehere do jet e pamundur te krijohet nje gjuhe standarte tjeter (keto lloj shkrimesh nuk bejne gjuhe standarte), pa hyrur ne zgjedhjen se dicka e tille do ishte e mire apo e keqe (ja u lej ne vendimin tuaj).

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. ku eshte ndryshimi midis ketyre fakulteteve?
    Nga flaibi nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:44
  2. Ndryshimi ndėrmjet....
    Nga ClaY_MorE nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 10:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 21:29
  4. Ndryshimi midis gruas shqiptare dhe amerikane
    Nga Strwbry nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-02-2005, 00:21
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •