Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    KAMELEONET - proze- esse

    ( Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga romani im “ Njė shqiptar nė oborrin e El Grekos “. )



    Nė njė librari nė krahun e majtė del njė vajzė qė i ngjan shumė Fridės . Edhe Frida bėn pjesė te ish-at e mi .Tek ish-at absolutė ,sepse nuk e kam takuar mė qė kur u ndamė . Mė kish tėrhequr shumė ,por ndoshta e kisha njohur nė njė periudhė tė papėrshtatshme tė jetės sime . kish qenė pranverė dhe filozofimet e mija tė atėhershme kishin patur njė karakter mė social .
    Kish qenė ndoshta fillimi i kėsaj epoke qė jetojmė sot . Kanalet televizive gėlonin nga modele anemike qė tė jepnin mėnd pėr gjithshka , sigurisht edhe pėr politikėn globaliste , meshkuj me fytyrė katrore dhe me nofulla tė spikatura reklamonin lavatrice , yje tė perėnduar tė kinemasė protestonin kundėr ndotjes sė mjedisit .Si edhe mė parė gazetarėt vazhdonin tė ishin tė pėshtirė dhe tė pacipė nė reportazhet e tyre.Lakuriqėsia nuk ishte mė tabu , por detyrė.
    Njė detyrė e shenjtė qė i conte tė gjithė nė krahėt e njė eksibizionizmi pothuajse pornografik me pasojė rėnjen e nivelit tė fantazisė mashkullore . Asgjė e trupit femėror nuk ishte mė e paekspozuar dhe e panjohur pėr publikun mashkullor i cili gjithnjė e mė shumė shtonte vizitat te psikologėt dhe mė shpesh te psikiatrėt . Farmacive ishte shfaqur Viagra dhe dashnori i gruas konsiderohej publikisht miku ( e pse jo edhe mjeku ) mė i mirė i familjes .
    Ligji i ndryshimeve dhe i thyerjeve tė tabuve kish sjellė pasoja qė s’i kishin parashikuar as vetė nismėtarėt . Duke dashur tė tregohen origjinalė , njerėzit u tjetėrsuan aq shumė sa qe filluan tė ringjanin me tė tjerėt . Bisnezmenėt visheshin me xhinse tė grisura , muratorėt me kostume dhe gravata , gjykatėset me mini dhe gjokslėshuara , putanat tė mbuluara deri nė grykė . Cantat shkollore shiteshin tė shoqėruara edhe me nga njė prezervativ dhe prezervativėt nga ana e tyre kishin nisur tė prodhoheshin me ngjyra nga mė tė cuditshmet duke pėrfshirė edhe ngjyrėn e zezė , gjė qė e kish ulur vlerėn e zezakėve nė tregun e seksit . Qentė qarkullonin me pantallona tė shkurtėra , ndėrsa zonjat e tyre pothuajse lakuriq . Nė Filipine njė burrė pretendonte se ishte shtatzėnė , ndėrkohė qė nė Holandė dy gay fotografoheshin me dy binjakė bullafiqė –frut i martesės sė tyre ( ! ) . Pas pak ishte shfaqur edhe delja Dolly si mishėrimi mė i qartė i tabuthyerjes , ndėrkohė qė priftėrinjtė kishin nisur tė kapeshin nė flagrancė kioskave duke vjedhur proteza penisėsh artificialė . Gjeneralė nė pension pohonin lidhjet e fshehta me armikun dhe studentėt tė pashpresė nė kėrkim tė ndonjė revolucioni tė ri qė mesa dukej nuk ekzistonte .
    Njerėzimi kish pasur mbifuqinė e duhur pėr tė rrėnuar tabutė e fundit ,por kishte treguar edhe dobėsinė e tij pėr tė administruar gėrmadhat e tyre . Qytetėrimi mė nė fund kish arritur tė kuptonte pashėrueshmėrinė e sėmundjes sė tij tė fshehtė .
    Nėn moton “ Njih vetveten ! “ shumica e njerėzve kuptoi qė thellė tyre fshihej njė krijesė e paskrupullt , njė kafshėz e rrezikshme egoiste qė shpesh nė mungesė tė viktimės hante veten e saj .
    Era e ndryshimeve i bėri njerėzit kameleonė dhe kameleonėt e rinj ngjanin aq shumė me njėri – tjetrin sa qe ndryshueshmėria ishte kthyer pa u kuptuar nė njė uniformitet tė ri qė s’mund ta ndryshontė mė askush .
    “Kush i bėn gropėn shokut ,bie shoku nė gropė ! “.Filozofia e saktė e epokės .Paraja si edhe mė parė vazhdonte tė lėvizte botėn dhe nė bursėn e vlerave njerėzore njė thes m.u.t kushtonte mė shtrenjtė se njė gotė lotėsh .
    Nė fillim ,pra , tė kėsaj epoke kisha njohur Fridėn ,njė bashkėatdhetare tek e cila Era e Ndryshimeve kish lėnė shenja tepėr tė pazakonta : kish mbetur e pandryshuar , si njė model mirėsie ,pėrkushtimi dhe sinqeriteti . Shkonte nė kishė cdo tė dielė dhe me mua bėnte dashuri me dritėn fikur . Kisha shkuar me tė thjeshtė pėr tė provuar dicka tjetėr , tė ndryshme nga nėnproduktet e Clirimit dhe tė Emancipimit dhe ajo kish ardhur me mua thjeshtė pėr tė mėkatuar . Ishte mėkati mė i vogėl qė mund tė bėnte dhe unė i jepja tė drejtė . I pėlqenin lulet , skuqej kur lexonte ditarin tim dhe qante me dėnesė kur shikonte filmin “Gone ėith the ėind” . Luante nė piano hymne fetare dhe ballada rock- u dhe besonte se nė vitin 2000 do t’i vinte fundi botės ,gjė qė sipas saj do tė ishte dicka e mrekullueshme nė tėrėsinė e vet si fundi i njė cikli tė vazhdueshėm mrekullish tė sė shkuarės.
    Isha ndarė nga Frida dy javė mė pas ,sepse mė kishte dėrmuar pafajėsia dhe naiviteti i saj .Sa kohė mund tė jetojė i lumtur njė burrė i mbyllur nė njė dhomė me njė pikturė , qoftė kjo edhe Mona Lizės ?
    Po tė mos kish vdekur nga sėmundja me siguri Leonardoja do tė kish mbetur i vrarė nga buzėqeshja enigmatike e krijesės sė vet ….
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    LENA - pjese romani

    ( kjo pjese eshte shkeputur nga romani im " Nje shqiptar ne oborrin e El Grekos " )



    Lena ka ardhur para meje . Ja ku ndodhemi ballė pėr ballė nė njė bar tė periferisė , ndoshta tė krijuar enkas pėr cifte tė paligjshme qė nuk mund tė bashkohen kurrė me kurrorėn e martesės . Ne tė dy nuk e di nėse bėjmė pjesė nė kėtė grup fatkeqėsh , por , sidoqoftė, prania jonė nė kėtė lokal sikur na afron me fatkeqėt nė fjalė . Vėrtetė , c’jemi ne tė dy ? Dashnorė nuk u bėmė kurrė , jo se s’deshėm , por se rrethanat e jetės na e privuan kėtė farė luksi . Ajo thoshte se mė shikonte si mikun mė tė mirė, por…njė ditė miku mė i mirė i kish rrėfyer dicka intime :
    Ishte i dashuruar pas saj .
    Historia e jetės sė saj , vėshtrimi , kėpucėt , tavlla ku shkundėte cigaren , sėmundjet e saj tė shpeshta , nervat e dobėsuara , librat qė lexonte , ėndėrrat qė shikonte , menstruacionet e dhimbshme , ironia , buzėqeshja , “ po iki se im shoq do nervozohet “ , flirtet e saj pėr tė mė bėrė mua xheloz , me pak fjalė , e tėrė qenja e saj kish aktivizuar nė trurin tim sensacione erotike ,shpesh paranoike . Ajo qė kisha ndjerė pėr tė nuk kish qenė dashuri , por njė ethe paralizuese , njė amok i vėrtetė qė deri atė kohė e njihja vetėm nga novela e Cvajgut .
    Me tė dėgjuar rrėfimin tim erotik ,Lena mė kish lėshuar pyetjen idiote : “ Me c’tė drejtė mė dashurove ? Kush ta dha tė drejtėn tė mė dashurosh ? “.
    Kish qenė ai moment kur pėr herė tė parė kisha pyetur veten : “ A kanė mbetur akoma vallė vlera mbi kėtė grua qė ta bėjnė tė dashurueshme ? “.
    Kjo kish ndodhur muaj mė parė . tani ishim nė tė njėjtėn tryezė . Nuk ka ndryshuar asgjė . Thjeshtė kanė kaluar muaj pa u parė. Lidhjen tonė tė cuditshme “as mik ,as dashnor “ e kishim future nė ngrirje nė frigoriferin e harresės . Sot e kemi nxjerrė tė shkrijė . Nuk e di nėse do tė kemi kohė ta shkrijmė .
    Nuk flasim . Ndezim cigaret (pi nga tė sajat ) ,hedhim njė vėshtrim pėrreth si pėr t’u siguruar se bashkėfajtorėt e tjerė qė mbushin barin ,sidoqoftė dashurojnė , nė mos njėri – tjetrin , tė paktėn fajin e pėrbashkėt qė i lidh aq pazgjidhshmėrisht nė kėtė orė kur “tė ligjshmit “ e tyre ndodhen diku tjetėr .
    E vėshtroj nė sytė e mėdhenj . Nuk gjej nė ta ndonjė shenjė dashurie apo dhembshurie . Lena s’di gjė pėr katandisjen time . S’ do ta dijė kurrė . Dalloj njė lloj gatishmėrie pėr agresion . Akoma nuk kemi shkėmbyer asnjė fjalė dhe e ndjej qė nga casti nė cast mund tė plasė sherri . herėn e fundit jemi ndarė miqėsisht . E kisha pėrcjellur deri nė rrugicėn e saj . kish qenė hera e fundit . nuk do tė ishim mė sėbashku dymbėdhjetė orė nė ditė.
    “ Hajde tė tė puth ! “ ,fjalėt e saj tė fundit . E kisha pėrqafuar e puthur shkujdesur nė njėrėn faqe . Mė kish puthur gjatė ,” do shihemi ‘ dhe ish zhdukur nė errėsirė .
    mė vonė e kisha sjellė shpesh ndėrmėnd lidhjen tonė ,atė love affair aq tė cuditshme si xhirrimet qė bėn njė operator i verbėr nėn udhėzimet e njė regjizori tė dehur tapė .
    Sidoqoftė , sonte ajo ndodhet para meje . Ka ardhur fshehurazi nga i shoqi . Ai natyrisht s’di gjė pėr vendndodhjen e saj .
    Ėshtė pikėrisht kjo “ fshehurazi “ qė tradhėton mosditjen e emrit tė saktė tė lidhjes sonė . Se qė njė grua e martuar tė shkojė fshehurazi nė njė takim , padyshim do tė ketė arėsyet e saja tė forta . Kushedi se cfarė gėnjeshtre ka pėrdorur . Ardhja e saj sonte kėtu bėn pjesė nė sakrificat e saja . E dija sa e vėshtirė ishte pėr Lenėn gėnjeshtra . Por nuk e di se nė c’masė do tė arrinte pėr tė vėshtirėsia pėr tė mos ardhur nė takim .
    Shkėmbejmė fjalėt e para , nė dukje tė qetė qė tė dy .
    Tashmė qė duhet tė vė dru nė oxhakun e bisedės duhet tė kujdesem pėr dy gjėra , e para drutė tė mos jenė tė lagur , ndryshe zjarri s’do tė ndizet kurrė, e dyta , tė mos jenė shumė tė thatė se pėrndryshe zjarri do tė ndizet aq shpejt sa qė do na i lėnė gotat tė pa pėrfunduara nė rastin mė dashamirė .
    E kam harruar pothuajse fare faktin qė kam dy ditė pa ngrėne asgjė . E vėshtroj nė fytyrėn e zbehtė , ndėrsa mė tregon dicka pėr punėn e saj tė re . Nuk ka ndryshuar fare . Flokėt e verdhė si ar qė ia kisha pėrkėdhelur e kundėrmuar me mijėra herė , hunda e vockėl ( ndoshta gjėja mė e vogėl nė atė trup tė brishtė pa llogaritur gishtėrinjė e kėmbėve ,klitorin dhe thithat e gjinjve tė saj ), goja epshore me buzėt e trasha tė lyera me kujdes e qė tani po thithnin cigaren me atė mėnyrė tė vecantė qė mua mė pėlqente shumė . Nė caste tė tilla mė kish ngjasuar me njė rrugacė kokėfortė dhe mospėrfillėse , e gatshme pėr tė vjedhur ndonjė portofol e pėr t’ia mbathur pastaj me tė katra njė udhe tė fshehtė . Pėr njė pėrfytyrim tė tillė sigutisht mė kishin ndihmuar edhe pesė vathėt e argjendit qė i vareshin nė veshin e majtė . Kish qenė e vetmja krijesė qė mė kish falur atė amok dashurie . Pėr herė tė parė kisha dashuruar dikė mė shumė se veten time . Ajo e kish ndjerė kėtė gjė e ndoshta ishte frikėsuar pikėrisht nga ky amok . Dashuritė e mėdha na trėmbin me pėrmasat e tyre dhe me peshėn patologjike qė kanė . Na japin njė lloj pasigurie tė tipit “ a mund ta mbajmė kėtė peshė pa na u dridhur kėmbėt e pa na u ngatėrruar hapat “ .

    ( vazhdon pas pak… )
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Nė njė moment Lena kujton dicka pėr tė qeshur nga e kaluar jonė e pėrbashkėt dhe unė buzėqesh lehtė duke vėshtruar shkujdesur mbulesėn e tryezės . Ajo mė pyet “ Pėrse nuk qesh ? “ . “ Qesha . “ I pėrgjigjem . “ Nuk qeshe ,por buzėqeshe ! Buzėqeshe ironikisht ! “ ,kėmbėngul ajo .
    E vėshtroj nė sy . E kuptoj qė sherri ėshtė i gatshėm pėr striptizėn e tij aspak tė mirėpritur . Ne gjithmonė ishim grindur pėr gjėra idiote .Sa mė tė pavlerė tė ishin shkaqet e sherrit , aq mė i madh ngrihej ai . Ndaj tani pėr tė shmangur njė sherr tė mundshėm e siguroj qė doja tė qeshja ,por nėse kish dalė vec buzėqeshje , kjo kish ndodhur pėr shkak tė cigares qė kasha nė buzė .
    Nuk mė shqetėson fakti qė do tė bėhet sherr ( uria tė bėn indifferent ) e pastaj njėri nga ne do tė ngrihet duke i lėnė akoma tė padjegur drurėt . Thjeshtė shqetėsohem kur mendoj se menjėherė do tė ripyes vetveten nėse kanė mbetur akoma vlera nė tė pėr ta bėrė tė dashurueshme .
    E pyes edhe unė pėr dicka . Njė tregues afiniteti dhe interesimi : pyes pėr tė shoqin . “ Si i keni punėt “ “. “ Pėr bukuri ! “ pėrgjigjet lena dhe vazhdon ligjėratėn pėr lumturinė qė i ka pėrfshirė tani qė kanė mė shumė kohė nė dispozicion tė asaj qė bashkon njė cift , tė qėnurit praėn fizikisht dhe shpirtėrisht . E dėgjoj me kujdes ,pasi vėrtet mė intereson pėrgjigja e saj e tejzgjatur . Interesi qėndron jo nė faktin qė unė dua tė mėsoj se sa e lumtur ėshtė ajo , por nė atė se sa e lumtur do tė donte ajo tė jetonte nė folenė bashkėshortore . Ėshtė aq e lumtur saqė ka ardhur f-sh-e-h-u-r-a-z-i tė mė tregojė pėr lumturinė e saj . Kjo ėshtė pjesa tragjike e lumturisė .Jemi tė lumtur , shumė tė lumtur e tė kėnaqur nga njeriu qė kemi praėn e befas ndjejmė njė nevojė tė pabėrballueshme pėr t’ia pohuar kėtė gjė f-sh-e-h-u-r-a-z-i dikujt tjetėr .
    Nėse ky tjetri ėshtė dikush qė ne nuk e honepsim , ne nuk do t’ia shpallim lumturinė tonė fshehurazi . Mė e logjikshme do tė ishte tė shfaqeshim para syve tė tė padėshiruarit bashkė me partnerin tonė tė lumtur dhe do ta dėrmonim atė tjetrin me lumturinė tonė .Me kėtė logjikė unė s’mund tė jem i padėshirueshmi .
    Nėse ky tjetri ėshtė dikush qė e konsiderojmė mik pėrsėri nuk ėshtė e nevojshme ajo “fshehurazi” : mund ta ftojmė mikun pėr drekė dhe ai do tė kėnaqej nga lumturia e ciftit mikpritės .
    Mesa duket edhe nė kėtė grup nuk bėj pjesė pa tė llogaritėsh qė i kam humbur tė gjitha cilėsitė qė mund tė mė bėjnė mik me familjen e saj .

    ( vazhdon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Tani po mė tregon dicka qė s’ka lidhje me ne tė dy . Lena e di qė njė gjė e tillė mė nervozon . Por megjithėse e deshifron vėshtrimin tim tė bezdisur ajo vazhdon tė mė tregojė pėr ca miq tė saj qė mesa duket jetojnė edhe ata tė lumtur .
    E pyes me ironi: “ Cilėt janė mė tė lumtur ,ata apo ju ? “.
    E kupton nė cast ironinė . Njė rrudhė i mblidhet midis vetullave . Vėshtrimi i ngulet drejt meje me ashpėrsinė e njė thike cuditėrisht prej guri , primitive , qė pėrsėri cuditėrisht nuk mė shkakton dhimbje , por pėr herė tė tretė cuditėrisht mė jep njė lloj gudulisje diku pas syve , diku nė tru , pikėrisht nė atė grup qelizash pėrgjegjėse pėr ironinė .
    I them : “ Mos mė vėshtro ashtu se do tė ta kalojnė ata tjerėt nė lumturi ! “.
    Bėhet nervoze. Mė lė pėrshtypjen qė do tė ngrihet tė ikė. Ngrihet . kur e sheh qė unė nuk reagoj aspak ndaj ngritjes sė saj tė vrullshme , niset drejt banjes duke mė dhėnė mundėsinė tė shikoj bashkėfajtorėt e tjerė .
    Disa janė tė lumtur , disa tė mėrzitur . Tė tjerė madje tė heshtur e tė trishtuar mes tymit tė duhanit . Njė gjė ėshtė e sigurtė : askush nga ata nuk po i pohon tjetrit lumturinė bashkėshortore . Kėtė gafė nuk e bėn madje as njė grua e majme qė mesa duket ėshtė gruaja e njė kapiteni anijeje qė i sjell nė shtėpi cdo muaj aq para sa tė hapė njė bar enkas pėr bashkėfajtorėt e tjerė .Them kapiten anijeje sepse nga goja e saj dėgjoj vazhdimisht fjalėt “det” dhe “anije” dhe dy herė emrin e largėt Panama. Sido qė tė jetė , muco nuk do jetė ai .

    ( vazhdon neser…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    per COB

    se pari Faleminderit Shume qe sjell ketu krijimet e tua. I ke dhene ketij forumi nje dimension tjeter.
    se dyti, kam nje sugjerim qe gjithsesi mendoje vete e bej si te duash. Kujto qe interneti eshte vend i cuditshem dhe ndoshta do ishte me mire qe keto pjese qe poston ketu, ti postosh me emrin tend. sepse nuk eshte cudi qe ndonje dite te blesh ne ndonje librari te tiranes shkrimet e tua nen emrin e ndonje tjetri..pra pak me i kujdesshem..nese keto jane te botuara athere mos e caj koken...jepi

    cfare me pelqen tek ty

    sinqeriteti dhe aftesia te pohosh dhe pranosh dobesite njerezore, grackat qe jeta i ngre atij ose ia ngre vetes. ajo qe te ben pozitiv eshte fakti qe dhe kur dukesh shume "pornografik" mbetesh njerezor.

    se fundi..te lutem vazhdoje kete qe ke nisur se mbetem lidhur pas kompjuterit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-01-2005 mė 02:46 Arsyeja: gjuhe e huaj
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #6
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Faleminderit Eagle ! Ke te drejte per sugjerimin , por keto qe publikoj ketu jane te botuara ! Te jam mirenjohes per gjithshka qe vlereson te shkrimet e mia dhe besoj se nuk do te te zhgenjej ne pritjen tende para kompjuterit....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    2
    Eshte kenaqesi e madhe te lexosh krijimet e tua.Je i mrekullueshem.URIME

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    crazy old baby,

    pjeset e romanit qe keni postuar jane vertete terheqese...

    nje gje qe me ngeli ne mendje eshte kjo fraze:

    Tani po mė tregon dicka qė s’ka lidhje me ne tė dy.

    PS: do isha kurioze te dija se cfare ju shtyu te zgjidhnit emrin "Lena"?

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Truri mė kthehet pėrsėri nė vijim tė hulumtimit tė mėparshėm .Qė njė grua e martuar t’i deklarojė fshehurazi njė tjetri lumturinė e vet bashkėshortore , cfarė mund tė tė jetė ky tjetri pėr tė ? Ndoshta edhe ky “ tjetri ‘ dikur kish patur mundėsinė ta lumturonte kėtė grua ,por s’kish ditur se si , kish gabuar nė administrimin e tė drejtės pėr tė lumturuar njė grua duke e humbur pėrgjithmonė kėtė tė drejtė hyjnore . Gruaja kthehet pas disa kohėsh , f-sh-e-h-u-r-a-z-i pėr t’i thėnė “ Jam e lumtur ( edhe pa ty , edhe pse ti je larg , edhe pse ti tanimė s’ekziston , edhe tani qė ti s’je gjė tjetėr vec njė kujtim transparent , pa ngjyrė , aspak tronditės apo mbresėlėnės ) ! “.
    Nė njė farė mėnyre kėtij “tjetrit” i shkoj disi pėr shtat . Megjithatė ajo fjali “ unė jam e lumtur edhe pa ty “ mund tė pėrkthehet lehtėsisht “ do tė isha mė e lumtur me ty ! “.
    Ky konkluzion mė entuziazmon , jo pėr anėn optimiste tė cėshtjes , por pėr arėsyen e thjeshtė se gjej thelbin e hulumtimit tim pikėrisht tani qė Lena ėshtė kthyer nga tualeti disi mospėrfillėse nė pamje .Duket se ato pak caste i kanė dhėnė mundėsinė qė bashkė me urinėn tė ketė shkarkuar edhe zemėrimin . ndoshta atje nė banjo ėshtė kujtuar qė nė fund tė fundit ėshtė njė bashkėshorte e lumtur qė s’ia vlen barra qiranė tė nevrikoset me njė tjetėr qė s’diti tė vlerėsonte tė drejtėn pėr tė lumturuar dikė.
    E shikoj pėrsėri nė fytyrėn e zbehtė . O Zot sa e kisha dashuruar dikur . Kishim bėrė seks vetėm njė herė . njė pėrvojė unikale nė marramendjen qė na kish falur . Aq e fortė kish qenė ajo seksbėrje saqė pas saj kasha pasur pėrshtypjen se s’do tė isha mė i aftė pėr tė seksuar pėrsėri nė jetėn time tė mėpasme . Amok seksi , djerse , sperme dhe rėnkimesh diku nė tarracėn e njė godine tė papėrfunduar , mes rėrės dhe cimentos nėn dritėn bujare tė njė hėne maji . Cudi qė nuk ishim betonuar atė natė pėr tė na gjetur tė nesėrmen tė statujėzuar nė pozicionin klasik si njė monument origjinal sakrifikimi pėr nder tė tė gjithė cifteve tė paligjshėm tė planetit .
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Crezi ..

    Meqense proza jote eshte nje Vlere qe eshte botuar ose do botohet bej kujdes tek hapsirat e vendi i shenjave te pikesimit.



    Ti shkruan:

    Truri mė kthehet pėrsėri nė vijim tė hulumtimit tė mėparshėm .Qė njė grua e martuar t’i deklarojė fshehurazi ...


    Duhet keshtu:

    Truri mė kthehet pėrsėri nė vijim tė hulumtimit tė mėparshėm. Qė njė grua e martuar t’i deklarojė fshehurazi..etj.


    Kjo eshte gabim:

    Beni , a ishe ne shkolle ?

    Duhet:

    Beni, a ishe ne shkolle?


    Vazhdo pra o skrimtari yne..

    suksese..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •