Desha te them qe per disa dege edukimi qe merret ne Shqiperi eshte i nje niveli shume te ulte dhe per keto dege mbase duhet te kete nje fare prioriteti per ata qe studiojne jashte. Per te tjerat, AFTESIA.Postuar më parë nga gocpersmari
Desha te them qe per disa dege edukimi qe merret ne Shqiperi eshte i nje niveli shume te ulte dhe per keto dege mbase duhet te kete nje fare prioriteti per ata qe studiojne jashte. Per te tjerat, AFTESIA.Postuar më parë nga gocpersmari
Eshte shume veshtire, dhe shume gabim, te behen pergjithesime te tilla. (Nuk po them se ka pergjithesuar njeri thjesht po flas une ne pergjithesi tani)Postuar më parë nga SuiGeneris
Cdo njeri eshte ndryshe, dhe si i tille cdo njeri i shfrytezon rastet ne menyr te ndryshme.
Ne fakt, une skam shume njohuri mbi menyren se si edukohen studentet e shkolles se larte ne Shqiperi. Por pavaresisht, them se disa gjera duhen patur parasysh:
1---A e kane mundesine studentet ne Shqiperi te mbledhin matrial te ndryshem mbi gjithcka qe mund te studiojn ashtu si ata qe mund te jene ne Amerike psh?
a----------Kur them matrial, bije fjala per libra/dokumeta/statistika/studime/analiza te vlefshme. Dhe kur bije fjala te libri, poashtu duhet patur kujdes se nga kush eshte perkthyer sepse ndodhin qe edhe perkthimet te shtojn nje fare "bias" duke mos u shprehur aq objektivisht sa mund te jete shprehur vete autori.
2---Cili eshte mentaliteti i studenteve Shqiptar sot ne lidhje me punen dhe studimet?
a---------A ka shumica e studiuesve shpres te punesohet atje ku do, me pagen qe do?
b---------A jane duke studiuar ate qe kane deshire?
c---------A e kane mundesine financiare te blejne gjithcka (libra) qe i duhet?
d--------Cilat jane konditat shoqerore ku jetojn (pasi edhe k'to ndikojn te psikologjia dhe si rezultat ndikojn te menyra si studiojn, sa studiojn, me ke dhe cfare studiojn...etj)?
3---Kualiteti dhe njohuria e mesuesve sot ne Shqiperi ne c'rang ndodhet?
a-----------A jane shumica e mesuesve me magjisratura dhe doktorata? (Nese jane, si i kane fituar kto magjisratura dhe doktorata: vetem duke studiuar apo vetem duke paguar?)
b----------Sa te dedikuar jane mesueset ndaj edukimit te studenteve?
c----------A jane mesueset "up-to-date" me ngjarjet/zhvillimet/krijimet e fundit ne deget ku japin mesim?
Dhe mendoj ka shume pyetje te tjera qe mund te behen...
Ne pergjithesi (po pergjithesoj edhe pse ndoshta sduhet pergjithesuar), une mendoj se kualiteti i mesimit dhen jashte Shqiperise (sidomos ne Amerike) eshte me i mire. Por ama, kjo nuk do te thot qe sejcili student e shfrytezon ate rast qe i jepet ashtu si duhet kur studion jashte.
Ky eshte mendimi im.
Nuk eshte e then qe studentet qe mbarojne jasht shtetit duhet te kene prioritet ne Shqiperi.Postuar më parë nga SuiGeneris
Prioritet duhet te kene te gjithe ata qe kane aftesi dhe zotsi pamvarsisht se ku mbaron studimet. Per mendimin tim student me aftesi te njejta por qe kane studjuar njeri brenda vendit dhe tjetri jasht prioritet duhet te ket ai qe ka studjuar brenda sepse eshte me afer ralitetit.
Vertet universitetet jashte vendit jane me te mira se ato brenda vendit por ky fakt nuk te jep te drejten e pretendimit te nje vendi pune pa patur aftesi por vetem per faktin se ke mbaruar ne keto universitete.
Persa i perket sakrifices matriale cdo njeri shtrine kembet sa ka jorganin. Kjo do te thot se ata qe kane jorgan te madh i shtrine kembet me shuem kurse ata qe kan jorgan te vogel i shtrine me pak.
Cfar doja te thoshja me kete?
Se nje qe, familja e tije nga ana ekonomike eshte mire mund ti lejoje vetes privilegjin e te studjuarit jasht ne te kunder do te kenaqej edhe me shkollimin brenda vendit dhe kjo nuk do te thot se ai qe shkon per studime jashte eshte me i zgjuar dhe me i zoti se ai qe studjon ne Shqiperi.
TE MERITUARIT E NJE VENDI PUNE NUK MATEN ME SAKRIFICA POR ME DIJE
Edhe une jam per vlersimin e aftesive..
Nese nxenesit qe studiojn jasht jane me te pregatitur le ti fitojne vendet e punes.Per te shmangur largimin ose qendrimin e tyre jasht, mendoj se duhet te kete drejtesi ne keto vlersime..
Jo ai qe vjen nga jasht te prese se s'ka miqte e atij qe ka hyre e ka dale me qindra here nga zyrat e te njohurve gjate shkolles e anasjelltas e dikush qe jasht thuajse "e ka blere" shkollen me lek,te vije e te zere vendin qe nje student mjaft i pergatitur, por qe ka mbaruar ne Shqiperi e meriton.
Ndryshuar për herë të fundit nga marsela : 18-02-2005 më 15:11
hey, ne shqiperi ka shum dege qe kan petagog te pregatitur dhe qe kan nje tradit te mir, ka dege te tjera ku ata qe kan studjuar jashte jan shum me te pregatitur. Por duhet patur parasysh qe jo te gjith ata qe studjojne jashte jan vertet serioz per studimet e tyre. Madje shumica dermuesve e studentave qe jan ne usa nuk jan aspak serioz per studimet.
Postuar më parë nga [xeni]
I see, I completely agree with u on that...especially dege si mjeksia dhe stomatologjia, apo edhe inxhinjeria elekronike etc...
I like nothing but the truth
Socrates
Po ve re qe une e kuptoj pak ndryshe rendesine ne edukimin e nje personi jashte shtetit; duke folur eksluzivisht per ato qe jane te pregatitur, une mendoj qe pikepamjet qe keto persona kane krijuar jashte vendit jane shume te vlefshme per zhvillim e shqiperise nga te gjitha fushat. Kur dikush studjon jashte vendit te tij, sidomos Shqiperia qe akoma vazhdon te jete e izoluar nga lindja apo perendimi, nuk ka rendesi nese ekpserienca e ketij personi ka qene negative apo pozitive; e rendesishme eshte se pikerisht kjo eskperience i jep personit prioritet...Shpresoj te jem kuptuar mire. Une flas duke e ditur shume mire qe edukimi im ne lenden Finance ne Shqiperi do kishte qene i manget ne shume fusha; sepse pike se pare sistemi yne bankar eshte shume primitiv, stock exchange apo shume koncepte fianciare qe mund te kuptohen thellesisht vetem ne nje vend te zhvilluar si psh. Amerika, jane pothuajse non-ekzistente ne Shqiperi.
I like nothing but the truth
Socrates
Nuk jam i njohur shume me procesin arsimor ne Shqiperi,po nga shoket qe kam qe studiojne ne Tirane,shof se deri dikund niveli i tyre akademik eshte me i larte se i yni kendej.
Ndoshta ky eshte mendimi im personal,mirepo mendoj se Shqiperia,per dallim nga Maqedonia,Kosova dhe Mali i Zi,ka sistem arsimor me te zhvilluar dhe me efikas.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Ne shqiperi ka studenta shum te mir. problemi eshte se shkollat jan te neglizhuara ne shum qytete te shqiperis. nuk eshte rastesi qe 4 studenta te shkollave te mesme nga Fieri fotojn me shum vende te para ne olimpiadat e fundit se studenta nga e gjith shqiperia bashk. Kjo do te thot se neqytete te tjera shkolla nuk merret aq seriozisht sa duhet.
Per mendimin tim nuk ka pse tema te jete percarese dhe kjo e ka nje zgjidhje te cilen une e mendoj shume te thjeshte ..............
Ne vendet e punes per te cilet njera - pale ose tjetra duhet te kandidoje , thjesht jam i mendimit te behet nje konkurs i cili perjashton c'do lloj perparesie absurde qe mund te jepet ne c'do rast .....
Pastaj me temen nuk jam dakort ne nje gje , nuk eshte e thene qe ata qe kane shkuar jashte shtetit sakrifikojne me shume duke harxhuar para andej dhe per kete duhet te kene perparesi , mendoj se shume nga ata qe jane ketu dhe shume inteligjent madje ndoshta nuk kane mundesite per te vajtur jashte dhe per te studiuar pikersiht per ato para qe ju andej ne nje menyre ose ne tjetren jeni te afte te gjeni ..... nuk e di se sa e bera te qarte pikpamjen time por puna e perparesise ne kete menyre mund te zgjidhet ma do mendja![]()
No More Bitches In My Life
Krijoni Kontakt